Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të tjera

    Politikan dhe zyrtar Shqiptar që punuan dhe punojnë ende për Serbinë...
    Andaj nuk kemi liri dhe bashkim kombëtar....
    Këta duhet zhdukur me plumb në ball....Enver H. kishte të drejt kur i mbante zagarët nën zinxhir...Ja çka u solli "demokracia,,.....Enveri ka pas njohuri për sjelljet dhe gjakun e "shqiptarëve!,, andaj mos e akuzoni për disa vepra të tij.Ka qenë domosdoshmëri veprimi i tij , në të kundërtën ky gjak i prishur e kishte shitur komplet Shqipërinë tek sllavët...(v.ime)
    Lavdi kolosit Shqiptar...
    Shiko ç`bëjnë "demokratët,, sot në Tiranë:
    http://telegrafi.com/operacioni-chao...-te-arrestuar/

    Emri:  enver-hoxha-2.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  44.6 KB




    Viron Bezhani, biri i Nafiz Bezhanit, kryetarit të ish-komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, deklaron se një ish-punonjës i SHIK-ut, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave.

    Në këtë kuadër, Bezhani shton se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe nga procesi i hapjes së dosjeve.

    Bezhani ka deklaruar gjithashtu se gjatë drejtimit të komisionit nga babai i tij, 20 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan me çdo kusht dosjen e Sali Berishës.

    Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Bezhani pohon se grupi i deputetëve, të kryesuar nga Genc Pollo, kishin bindjen për ekzistencën e një dosjeje për Berishën. Por, sipas Bezhanit, Berisha nuk u verifikua asokohe pasi pozicionin e kryetarit të opozitës nuk e përfshinte ligji.

    Z. Bezhani, Parlamenti ka finalizuar zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve, duke ngritur komisionin për informimin rreth dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë proces?

    Nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe për arsyen se dosjet kryesore janë zhdukur. Disqet me informacione të rëndësishme në SHIK janë zhdukur. Ata kanë pasur kaq kohë në dispozicion për t’i përpunuar dhe zhdukur dosjet.

    Është shumë e vështirë sepse duhet të shohësh shumë dosje të tjera, për të gjetur dosjen e një personi konkret. Kështu që, nuk do të ndodhë diçka e madhe. Më shumë do të jetë një siklet për njerëzit e thjeshtë.

    Nga informacionet që ju keni, si është e vërteta e diskut apo disqeve?

    Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK-u për të kërkuar disqet.

    Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet, për të qenë i saktë. Por, disqet janë zhdukur gjatë kohës së qeverisjes së PD.

    Di që babai ka bërë një denoncim në prokurori për vjedhjen e disketave, por personi i dyshuar u largua nga Shqipëria menjëherë pas zhdukjes së disketave dhe jeton ende në Belgjikë.

    Çfarë të dhënash ruheshin në to?

    Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja.

    Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ’97.

    Pra bien edhe dyshimet se hapja e dosjeve mund të krijojë tensione sociale?

    Jam i sigurt se nuk do të ketë asgjë. Mund të dalin disa të varfër sepse pothuajse të gjitha dosjet kryesore janë zhdukur. Dosjet janë zhdukur dhe përpunuar.

    Në media qarkullon një listë me rreth 140 pseudonime. Pretendohet se janë pseudonimet e politikanëve dhe personazheve të njohur të fushave të tjera. A ka një bazë të vërtetë lista në fjalë?

    Asgjë nuk është e sajuar. Pseudonimet janë të vërteta. Ish-Sigurimi i Shtetit ka qenë shumë i organizuar. Duhet të qartësojmë një gjë; Ka njerëz që kanë bërë realisht krime, por ka njerëz që kanë qenë pjesë e Sigurimit, por që nuk kanë bërë krime, por vetëm detyrën.

    Dikush ka spiunuar dikë për vjedhje dhe në këtë rast ai thjeshtë ka bërë punën. Por, ka raste të tjera që bashkëpunëtori ka shpifur dhe sajuar, për të futur në burg njerëz të pafajshëm.

    Gjatë drejtimit të komisionit nga babai juaj, a ka pasur zyrtarë, të cilët janë verifikuar dhe konfirmuar si bashkëpunëtor të Sigurimit, por kanë refuzuar për të dhënë dorëheqjen?

    Nuk ka pasur raste sepse babai ishte këmbëngulës, duke u thënë: Nëse ju nuk do të jepni dorëheqjen, unë do ta publikoj dosjen tuaj në shtyp. Nuk kishte shanse që të qëndronte. Më vonë ka pasur raste që janë ricikluar, por kjo është çështje tjetër.

    Po sa i takon ndërhyrjeve politike?

    Normalisht që po. Unë mbaj mend sherrin që u bë me ish-ministrin e Jashtëm në kohën e PS, në vitet ’98-’99. Ministri donte që të mbante një ambasador në Angli me çdo kusht.

    Qëndroi pesë ditë në shtëpinë tonë. Por, babai ishte i prerë, për largimin e ambasadorit. Ndërsa nga Partia Demokratike erdhi një grup prej 20 deputetësh dhe kërkuan dosjet.

    Grupi i deputetëve që kryesohej nga Genc Pollo?

    Po. Ata i thanë babait se donin të verifikonin Sali Berishën. Babai u tha se nuk kishte asnjë tagër për ta verifikuar Sali Berishën sepse ishte thjeshtë kryetar i PD. Por, babai u tha që të verifikoheshin vetë fillimisht.

    Ata ranë dakord. Bënë deklaratat që do të kontrolloheshin. Kur bënë takimin e dytë, babai i sqaroi se nuk mund të bënte kontrollin e një personi, i cili nuk ishte në pushtet.

    Nuk kishte bazë ligjore. Por, ata filluan duke e sulmuar babanë, duke e akuzuar se ishte komunist, se ishte komunist më i keq se Sali Berisha etj. Në këtë kohë, babai u detyrua dhe u tha katër pseudonime. Pas dy minutash, pasi u përmendën pseudonimet, u larguan të gjithë.

    Burimi:
    http://maqedoniashqiptare.com/2016/1...bime-te-tjera/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 11-12-2016 më 09:14

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të

    Po te ishte per Enverin sot do ishim nje republik ish Jugosllave.

    Dhe per kete duhet falenderuar Stalini jo Enveri,mbas prishjes se Titos me Stalinin jugosllavet hoqen dore nga spiunazhi ne Shqiperi.

    Agjentet e UDB ne Shqiperi eshte nje budallek,edhe ne qofte se ka pasur ndonje agjent (me pelqimin dhe njohurin e shtetit shqiptar) keta agjent mereshin vetem me desidentet o te arratisurit nga Kosova.

    Shqiperia ka qene vendi ku agjentet e huaj mundet te numuroheshin me gishta.Keshtu qe eshte argument kot per te justifikuar kete çmenduri 25 vjeçare,ku do mjaftonte te thuhej vetem e verteta e thjeshte edhe per te justifikuar mos-hapjen e dosjeve qe : PD e krijoi Sigurimi, se sa te vazhdohet jo dosjet jan humbur,jo dosjet jan ndryshuar etj etj .Tani na dolen dhe dosjet e UDB !

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të

    Nuk jam xheloz fare, por disa gjëra atje në Ballkanin e trazuar nuk mund të justifikohen asesi; për tu pasuruar në perëndim(ku edhe jetoj momentalisht) mesatarisht i mer 15-27 vite punë të palodhshme...siç e dini këta janë vënde të industrializuar. Shembull: për të ndërtuar një shtëpi apo blerë apartament në shtetet perëndimore duhet te¨marrësh hua bankare dhe mbi 95% e njerëzve blejnë apartamente/shtëpi me kredi. Nëse blen me para të gatshme(cash, organet tatimore menjëherë/të nesërmen fillojnë me hetimet për burimin/orgjinën e të hollave.
    Shqipëria e varfur, pa industri të zhvilluar, brënda 20-25 viteve prodhoi qindra mija politikan të pasur/milionerë....Duke marrë parasysh rrogat e ulta, se di sa janë me saktësi(medoj diku 250-500 euro ) këta sot disponojnë shuma marëmendëse nëpër banka vendore dhe të huaja...të gjithë e dijnë këtë dhe askush deri vonë nuk e nxorri në dritë këtë fakt....vetëm pas arritjes së Amerikanëve, gjërat filluan të lëvizin....jo vetëm në hetime të krimit ekonomik por edhe politik....Si arrite që me 1-2 rroga të ndërtosh jo 1 por disa shtëpi, apartamente, biznese?!
    E këta me siguri do hetojnë çdo pore të jetës ekonomike dhe politike Shqiptare....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 11-12-2016 më 10:49

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të

    Pyetja e drejte nuk eshte si keto politikan u pasuruan ose ku i gjeten leket qe u pasuruan,pyetja e vertete eshte te kujt jane keto leke qe u pasuruan ? Se do ishte e thjeshte edhe ta akuzoje si princip ;"Ti ke vjedhur leket e popullit" dhe do kishte dhe nje llogjike denancimi edhe gjykimi .Por "ministri o tjetri" do te pergjigjet; "Te kujt populli ? Te atije qe nuk ka te drejte te njohi pronen e tije ? Apo te atij populli qe nuk ka te drejte te njohi edhe te kaluaren e tije ?"
    Do ishte absurde per nje popull ku nuk i njihet e drejta minimale, si ajo e te vertetes,te pretendonte se keta kane vjedhur leket e popullit.
    (Keshtu qe e shumta eshte se mundet ti akuzosh vetem se kan vjedhur leket e Sigurimit se populli deri me sot nuk ka te drejten e autorizimit te asnje lloj dokumentacioni.)

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të







    Retro: Sali Berisha agjent i UDB, dokumenti i vitit 1987 zbardh skandalin

    May 25, 2016

    Katër vite më parë, Sekretari atëkohë i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në adresën e tij të rrjetit social Facebook një dokument të shkruar në gjuhën serbokroatishte (foto) për të cilin ai pretendon se është dokumenti zyrtar që verteton se kryeministri i vendit i asaj kohe, bëhet fjalë për marsinin e vitit 2012, Sali Berisha është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë, dokument që u mor dhe u botua dhe nga mediat shqiptare në atë kohë, në Shqiptarja.com dhe Tema kryesisht.
    “Sali Ram Berisha bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave. Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumenta të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”, ka qënë deklarata e shkruar përmes së cilës deputeti socialist Balla ka shoqëruar dhe dokumentin që sipas tij verteton dhe ka të shkruar për praninë e Sali Berishës në listën e bashkëpuntorëve të sigurimnit jugosllav. Kaq ka mjaftuar që menjëherë pas publikimit të këtij dokumenti në serbokroatisht, që sipas deputetit socialist Balla rezulton të përmbajë emrin e Berishës, të vërshojnë komentet e ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve bënte fjalë për hapjen urgjente të dosjeve të sigurimit të shtetit, pasi do kishte xhevahire të tjera e të tjerë emra të mëdhenj të politikës do ishin prezentë në listën e spiunëve të diktaturës por dhe të shërbimeve të huaja.
    “Jemi duke mbledhur hap pas hapi informacione dhe në pritje të dokumenteve të tjerë plotësues dhe origjinale që vertetojnë se Sali Berisha ka qënë agjent i UDB Jugosllave. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së tij në shërbimet sekrete jugosllave, dhe ne do t’i zbardhim ato për publikun shqiptar”, deklaroi sekretari i grupit socialist Balla. Duke paralajmëruar që dosjen do ta çojnë në Kuvend. Ky dokument në të cilin bëhet fjalë për kontaktet e UDB, sipas tij, me agjentin e tyre Berisha në Tiranë. Këtë fakt Balla e ka denoncuar në adresën e tij në rrjetin social ‘facebook’. “Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”, shkruan deputeti socialist. Ndërkohë që ende nuk kemi pasur ndonjë reagim nga ana e Berishës apo stafit të tij, s’kanë munguar të reagojnë ekspertë të shërbimeve inteligjente, që nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e deri tek Luan Pobrati të cilët ditë më parë për gazetën “Shqiptarja.com” kanë pohuar se shërbimi sekret jugosllav, UDB ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me përfshirjen e kryeministrit aktual Berisha në rrjetin e ish-bashkëpuntorëve të UDB, sikurse akuzon deputeti socialist Balla, e kanë marrë me rezervë, duke deklaruar se duhen më shumë dokumente për të vertetuar një akuzë të tillë. Ndërsa në reagimet e mëvonshme për mediat, kanë qënë dhe deputetët socialistë Braçe dhe Lutaj ata që e kanë akuzuar Berishën si spiun të serbëve, dike evidentuar faktin se është dhëndër në Serbi, por dhe terrenin e lirë që ka lënë Berisha për Fazlliç dhe shumë njerëz të krimit serb në pasuritë e tundshme dhe të patundshme shqiptare. Madje Lutaj ka deklaruar për gazetën tonë ditë më parë se dihet Berisha ka lidhje të hershme me qarqet serbe. “Ne disponojmë kartelën e Berishës që nga lindja e tij dhe deri më sot. Ne disponojmë lidhjet e tij me shërbimet serbe. Këto fakte ne do t’i bëjmë publike në Parlament”, ka qënë deklarata e Lutajt.

    Akuzat e Hajdarit: Berisha spiun i UDB

    berishaudbPor shqetësimi për spiunët e UDB në politikën shqiptare ka qënë më herët. Ishte
    ish-kryetari i komisionit të rendit dhe SHIK, lideri i dhjetorit Azem Hajdari, ai që në fundin e vitit 1995 vuri alarmin se të vetmet dosje që kishin humbur ishin ato të spiunëve të UDB jugosllave. Alarmi i tij erdhi pasi kishte marrë informacione nga komisioni i verifikimit të figurave “Mezini” se ishin zhdukur këto dosje. Por ndonëse nuk u verifikuan më nëse ishin humbur ose jo, vetë Hajdari pati një përplasje në PD, ku për një shpullë që i futi njërit prej pjestarëve të administratës blu, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD pak muaj më vonë.
    Por s’kanë qënë të pakta rastet kur në Shqipëri gjatë përplasjeve politike mes të majtës dhe të djathtës, sipas rasteve kur kanë qënë në qeveri dhe në pushtet, herë PS dhe herë PD, përpos akuzave për korrupsion dhe qëndrime antikombëtare, ka pasur akuza dhe për vënien ne interesave të shqiptarëve në shërbim të angjecive të huaja të sigurisë. Fillimisht kanë qënë socialistët ata që kanë akuzuar Berishën se ka qënë në shërbim të serbëve të Milosheviçit, duke e argumentuar me këtë fakt furnizimin e Serbisë me naftë në kulmin e embargos së OKB ndaj Milosheviçit. Por me ardhjen e PS në pushtet, ishte opozita e Berishës që akuzonte qeverinë e Nanos dhe të gjitha qeverisjes socialiste si agjente te grekëve, serbëve e të gjitha shërbimeve të huaja.
    Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Berishës, akuzat e socialistëve morën një tjetër dimension, teksa përmes figurave të rëndësishme, që nga nënkryetari i grupit të PS Braçe por dhe nga kryetari Rama e kanë akuzuar Berishën si dhëndërr të Serbisë dhe si një njeri që ua ka shitur interesat e vendit Serbisë, duke shitur bregdetin, por dhe duke e ndihmuar sipas PS në të gjitha rastet Serbinë. Kështu Braçe e ka akuzuar Berishën si politikanin që ka dhënë të gjitha pasuritë e ndërtimin e rrugëve për njerëzit e UDB e të familjes së bashkëshortës, që sipas nënkryetarit të grupit socialist, është serbe.
    Rivitalizimi i akuzave të ndërsjella erdhi kur Berisha akuzoi Ramën se me bllokimin që i bëri reformave dhe integrimit, ndihmoi Serbinë. Kaq mjaftoi dhe sulmet erdhën nga të gjitha anët, nga Rama, Braçe, Topi dhe ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE, ish-deputeti demokrat Biberaj. Por kulmi i akuzave ka mbërritur dje nga ana e deputetit të PS, Balla, që e akuzoi Berishën si bashkëpuntor i UDB jugosllave.
    Kreu i qeverisë shqiptare është akuzuar në vijimësi për lidhje me serbët. Madje akuzat ndaj tij e kanë fillesën që herët, kur ishte President i vendit dhe kur duke thyer embargon e OKB të vënë për Jugosllavinë e Milosheviçit, furnizoi makinën luftarake serbe në masakrat e kryera në Bosnje, Kroaci dhe më vonë në Kosovë. Ndërkohë që dhe sulmi ndaj UÇK dhe deklarata që ‘kush firmos marrëveshjen e Rambujesë është tradhëtar i çështjes kombëtare’, firmosja e të cilës nga Thaçi u hapi rrugë trupave të NATO-s për çlirimin e Kosovës, është komentuar si një ndihmë e dhënë nga Berisha për Millosheviçin dhe serbët. Ndërsa djali i Remzi Hoxhës e ka akuzuar Berishën për takime me Millosheviçin që ndikuan dhe në vrasjen e të atit të tij. Pa përjashtuar akuzat për përfshirje në trafikun e armëve në Libi, bashkë me serbët.

    Kërkesa e 4 eurodeputetëve: Duam dosjet serbe

    Katër eurodeputetë për qeverinë serbe kanë bërë një kërkesë për qeverinë serbe, që si kusht për të
    hyrë në BE, duhet të hapë dosjet e UDB për vendet e BE, për vendet që kanë qënë pjesë e Jugosllavisë, dhe për vendet aspirante për në BE. Kjo bëhet e ditur nga ana e deputeti socialist Taulant Balla, i cili thotë se me këtë rast do të dalë edhe dosja e Sali Berishës si spiun i serbëve.
    “Në vijim të publikimit të disa dokumentave për lidhjet e Sali Berishës me shërbimin sekret jugosllav UDB dhe në pritje të dokumentave të tjera, ju informoj se e gjithë arkiva sekrete e
    UDB ndodhet në arkivën shtetërore serbe. UDB (Uprava Državne Bezbednosti) pushoi së ekzistuari më 4 shkurt 2003 dhe prej atij momenti arkivat u zhvendosën në arkivën shtetërore.

    ballaAty ndodhet edhe dosja e plotë e Sali Berishës. Aktualisht nuk lejohet aksesi në arkivat e UDB. Rreth dy vite më parë edhe Parlamenti Europian ka kërkuar hapjen e dosjeve të UDB. Sot po ju njoh me kërkesën e katër eurodeputetëve për publikimin e dosjeve të UDB”, shkruan deputeti Balla në Facebook.

    http: //www.e uroparl. europa. eu/ sides/get Doc.do? type= Ë Q &reference =E -2010-5105 & language=EN.

    Kjo është kërkesa e Parlamentit Europian, ku është teksi i kërkesës së katër eurodeputetëve për hapjen e dosjeve të UDB-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shqipëri-73 dosje u zhdukën, 56 lidhnin politikanë dhe zyrtarë të lartë me UDB dhe shërbime të


    Qerim Kelmendi, Zahir Pajaziti


    “Adem Jashari na porosiste, me Berishën kujdes si me serbët”


    një libër i studiuesve James Pettifer dhe Miranda Vickers përmend faktin se kur Berisha ishte President në Tiranë u arrestua Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Përmendet dhe një antentat ndaj Hashim Thaçit ku mbeti i vrarë shoku i tij i dhomës gazetari Ali Uka.



    Qerim Kelmendi është një ndër themeluesit e LPK-së që më pas njihej gjerësisht si UÇK-ja. Kur ishte veprimtar i LPK-së ai mbante pseudonimin “Shpirtmadhi”, ndërsa me krijimin e UÇK-së ai njihej me nofkën “Dema”.

    Eshtë plagosur në një betejë me forcat serbe, gjatë një përplasje të ndodhur në vitin 1996.

    Ai tashmë jeton në Kosovë me familjen e tij, por që prej fillimit të viteve 90’ ai ka ardhur në Shqipëri me mision si pjesë e grupit të rezistencës së Kosovës dhe ka vazhduar të luajë role të dorës së parë brenda rezistencës dhe UÇK-së deri në vitin 1999, kohë kur Serbia u tërhoq nga Kosova.

    Kelmendi ka qenë për shumë kohë krahu i djathtë i Zahir Pajazitit njërit prej komandantëve më kryesorë të UÇK-së sëbashku me Adem Jasharin. Më pas gjatë viteve 97-99 Kelmendi është angazhuar në mënyrë direkte nëpërmjet kontakteve me shërbimin sekret shqiptar për furnizimin me armë të UÇK-së.

    Në intervistën ekskluzive për “DITA”-n botuar në 21 shkurt 2013 ai rrëfen detaje të këtyre kohëve, duke e akuzuar madje Berishën edhe për një takim që sipas Kelmendit ai ka zhvilluar me Zhelko Raznatoviç Arkanin në Shkodër në vitin 1992.

    Më tej Kelmendi hidhet në ngjarjet mes viteve 1997-1999 ku ndër të tjera sqaron edhe rolin e Berishës dhe Bukoshit gjatë luftës së Kosovës. Gjatë intervistës, Kelmendi përmend edhe natyrën e lidhjeve mes UÇK-së dhe familjes Haklaj në Tropojë, veçanërisht Fatmir Haklajt.

    Qerim Kelmendi ka punuar ngushtë edhe me heroin e luftës Ilir Konushevci si dhe me Adrian Krasniqin në krijimin e bazës së nevojshme luftarake për ushtarët e UÇK-së.



    Zoti Kelmendi, një libër i studiuesve James Pettifer dhe Miranda Vickers përmend faktin se kur Berisha ishte President në Tiranë u arrestua Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Përmendet dhe një antentat ndaj Hashim Thaçit ku mbeti i vrarë shoku i tij i dhomës gazetari Ali Uka. Ju keni qenë ndër themeluesit kryesorë të UÇK-së asokohe, i konfirmoni ju këto analiza dhe cili ka qenë aktiviteti i kësaj organizate në fillim të viteve 90’ në Shqipëri?
    Qerim Kelmendi

    Qerim Kelmendi

    Në fund të vitit 1991,në dimrin e egër të këtij viti,një grup i ish-antarëve të LPK-së(Lëvizja Popullore e Kosovës), një organizat ë klandestine në Kosovë, ne jemi nisur maleve të Gjeravicës, dhe mbetëm në dëborë dhe nuk mundëm të depërtojmë në Shqipëri. Për peripecitë e atij udhëtimi dhe të udhëtimeve tjera nuk do marrë kohë të rrëfehem sot. Në janar të vitit 1992, në përpjekjen tjetër, po në borën mbi një metër, ia dalim të shkojmë në Shqipëri. Në Shqipëri, meqënëse shkuam sëbashku me vëllain e Adrian Krasniqit (tani i shpallur Dëshmor dhe Hero), pra me Ilir Krasniqin, i cili në atë kohë ishte antar i LPK-së u vendosëm tek një familjar i afërt i Ilir dhe Adrian Krasniqit, pra u vendosëm tek vëllezrit Besnik, Agim, Lul dhe Edi Krasniqi (i aksidentuar në vitin 1992 në komunikacion dhe i vdekur). Kjo familje shqiptare e Kosovës ishte detyruar të shpërngulej nga Kosova për në Shqipëri, gjatë aksionit famëkeq të armëve, që e drejtonte krimineli i atëbotshëm Rankoviçi, në vitin 1956. Në Bajram Curri kemi ndejtur dhe u çlodhëm me sa mbaj mend nja dy-tre ditë. Iliri dhe Ramadan Kastrati qëndruan në Bajram Curri ndërsa unë dhe Sali Kelmendi (djali i vëllait tim) vazhduam rrugën në Tiranë sepse misioni konsistonte në vendosjen e lidhjeve të organizatës tonë, për të parë mundësitë, se si mund të organizonim bartjen e armëve në Kosovë.

    Në Tiranë takova vëllain tim Ibrahim Kelmendi, që është i njohur për opinionin si themelues i LPK-së sëbashku me Kadri Zekën dhe Jusuf Gërvallën. Kur shkuam atje ishte koha e kaosit dhe u skandalizuam me situatën në Shqipëri. Në Shqipëri ishim nisur me kërkesën e Nënkrytarit të LKP-së, Dega Jashtë Vendit, pra ishim nisur me kërkesë të Muhamet Kelmendit, i cili kishte dërguar mesazhe përmes dikujt tjetër, me qëllim që antarë të LPK-së të vinin e të organizonin bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë. Koha dhe hapësira kur shkuam në Shqipëri ishte plot kaos, me zhvillime të neveritshme politike, me gangsterë që kishin përçudnuar jetën e shqiptarëve në Tiranë e gjetiu. Me Ibrahim Kelmendin (vëllain tim) u dakorduam që të takohemi me një oficer të Kosovës, që kishte qenë i burgosur në Jugosllavi. Meqë Xhafer Jasharaj kishte afërsi dhe miqësi me Zv.Kryeministrin e Kosovës Ramush Tahirin, na propozoi që t’i trokasim në derë dhe me ndërmjetësimin e Jashar Salihut, në Sheshin Skënderbej, aty tek një qoshe e çimentos, ku ishte tregu i valutës, takohem me Zv. Kryeministrin Ramush Tahiri. Natyrisht nuk kishte nevojë të prezantohesha meqë mestar i takimit tonë ishte oficeri Xhafer Jashari.

    Të them të drejtën, Ramush Tahiri më mirëpriti dhe e vlerësoi gatishmërinë e të rinjve të LPK-së që kishin filluar të mendonin për armatosjen e njësiteve. Z.Ramush Tahiri më tha se në Shqipëri është një situatë kaotike dhe sugjeroi që të presim zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 dhe të shpresojmë se po fiton Sali Berisha , (që konsiderohej në atë kohë si dora jonë) dhe nëse fiton Sali Berisha atëherë çështja e armatimit të grupeve në Kosovë do të jetë një çështje e lehtë teknike. Ramush Tahiri më propozoi që takimin tjetër ta mbajmë pas zgjedhjeve, 3 javë ose 4 javë pas zgjedhjeve. Meqë kisha marrë premtime të mëdha nga parashikimet e Ramush Tahirit, duke patur parasysh se ai ishte dhe Zv.Kryeministër në qeverinë Bukoshi u ngazëlleva dhe nuk përmbahesha nga gëzimi.
    Qerim Kelmendi, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Adrian Krasniqi

    Qerim Kelmendi, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Adrian Krasniqi

    A u realizua takimi?

    Krejt këtë përshkrim të zgjeruar e bëra për të ardhur tek ky detaj. Vjen koha dhe diku pas 5 javësh bëhet takimi i dytë në mes meje dhe Zv.Kryeministrit Ramush Tahiri dhe ishte një takim që nuk do e dëshiroja kurrë, sepse Ramush Tahiri erdhi me fytyrë të mërzitur që reflektonte keqardhje dhe zhgënjim. Priste një takim rezultati i të cilit do na angazhonte dhe do na gëzonte të gjithëve, por ndodhi e kundërta nga takimi u përcoll vetëm zhgënjim. Kur erdhi për të më përcjellë mua rezultatet e takimit Ramush Tahiri më tha tekstualisht këto fjalë : “Ju lumshin krahët juve të ilegales,dhe mos shpresoni te Sali Berisha, sepse na ka zhgënjyer. Ai po preferon të mbajë dhe të krijojë kontakte vetëm me strukturat sekrete shqiptare, që ishin pjesë e UDB-së”. Më pas Ramush Tahiri më kërkoi ndjesë që më kishte mbajtur me shpresë për disa javë me radhë.

    Unë u theva shumë nga ky takim dhe nuk di si kam arritur tek banesa ku banonte vëllai im Ibrahimi, ku e njoftova për epilogun e takimit tim me Ramush Tahirin. Gjatë qëndrimit tim kam patur rastin që të takoj udhëheqësit e studentëve, që e quanin veten Studentët e Dhjetorit, duke filluar nga Azem Hajdari, Arben Lika, Miftar Gjanaj dhe gjithë të tjerët. Në takimet me disa nga këta jam zhgënjyer shumë sepse jam befasuar se si rastisën këta njerëz që të jenë në krye të këtyre ndryshimeve kaq të rëndësishme? Me përpjekje e pa sukses kam qëndruar në Tiranë deri më datën 18 gusht. Aty kemi qëndruar bashkë edhe me shokët tanë të LPK-së, si me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Naser Krasniqin, të cilët kishin ardhur në Tiranë që të hulumtonin rrugët dhe mënyrat për të krijuar lidhje dhe për të parë mënyrat se si mund të realizonim furnizimin me mjete luftarake.

    Pra grupi i rezistencës kosovare nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri në kohën kur Shqipëria kontrollohej nga ish-Presidenti Berisha?

    Pas fitores së Sali Berishës në vitin 1992 është bërë një listë e zezë kundër ilegalëve dhe pjestarëve të LPK-së dhe është penguar dhe ndaluar kushdo që ka bërë përpjekje që në Kosovë të kalonte ilegalisht armatim për njësitet ilegale të LPK-së në atë kohë. Presidenti Sali Berisha në Shqipëri i strukturoi mirë pacifistët dhe strukturat e UDB-së të cilat ishin filiale të UDB-së së Prishtinës dhe Beogradit.

    Për këto zhvillime, besoj se është koha të shprehen dhe flasin ata njerëz që kanë qenë më kompetent se unë. Edhe Lista e Zeze e patriotëve të organizuar në LPK, por edhe të organizuar në LKÇK ekziston dhe është mirë të bëhet transparente.

    Po thoni që shteti shqiptar asokohe ka patur lista të zeza me emrat e veprimtarëve ilegalë të Kosovës për t’i neutralizuar?

    Më lejoni t’iu shpjegoj një rast. Nga Kosova në 1991 kanë shkuar drejt Shqipërisë dy grupe të organizuara,me vullnetarë nga Kosova dhe nga diaspora. Meqë tani Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u bënë figura të njohura, sot këto dy grupe për të cilat po flas etiketohen si grupi e Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit. Gjatë qëndrimit dhe kontakteve në Shqipëri njëri nga grupet ka dhënë informacione të sakta për antarët e në Kosovë dhe me të arritur në Kosovë kanë nisur ti arrestojnë dhe ti përndjekin. Ndërsa grupi tjetër që nuk dha emrat e vërtetë të veprimtarëve të tij gjatë vizitës në Tiranë, u shpëtoi arrestimeve dhe përndjekjes. Si pasojë e dekonspirimit në atë kohë, ka filluar dhe përndjekja e Adem Jasharit në Drenicë.

    Si nisi ky organizim i juaji?

    Ne ishim antarë të organizatës Ilegale në Kosovë dhe disa nga ne kishin filluar të rebeloheshin në kuadër të organizatës LPK, sepse ishim lodhur duke u martirizuar nëpër dhomat e hetuesisë së inspektorëve serbo-shqiptarë të UDB-së, andaj nuk dëshironim që për një libër të Enverit,për një parullë të shkruar, për literaturë patriotike të binim nëpër burgje, ndaj grupet e rrebeluar të LPK-së, që ishin të shpërndara anekënd Kosovës, kërkonin që organizata jonë, LPK-ja ta ndryshonte kursin dhe taktikën e veprimit kundër pushtuesit serbo-maqedono-malazez dhe kolaboracionistëve shqiptarë.

    Drejtuesit e organizatës e morën seriozisht kërkesën tonë dhe në vitin 1993, në Mbledhjen e Përgjithshme të LPK-së, u vendos që LPK-ja të themelojë krahun e saj ushtarak, e në vitin 1994, Dega e LPK-së Jashtë Vendit, që kishte marrë kompetencat e LPK-së brenda vendit, për shkak të goditjeve që kishim pësuar brenda, e pagëzoi këtë organizim të ri me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pra themeluesja dhe pagëzuesja e UÇK-së ishte LPK-ja , e jo ndonjë individ i veçantë, sado i lavdishëm qoftë , siç është bërë modë të thuhet tani nëpër ceremonitë tona përkujtimore.

    Ndërsa bartësit e organizimit të celulave të para të UÇK-së ishin padyshim edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, të cilët ka rastisur që të përndiqen nga shteti shqiptar i cili drejtohej nga Presidenti Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede. Sot, nuk di se përse opinionit në Shqipëri i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së.

    Fenomeni i thyrjes së embargos së OKB-së nga Sali Berisha është kulmi i tradhtisë dhe dëshmia më e madhe e miqësisë që ky dhëndër i Milicës (vjehrra e Saliut) kishte me nëntokën e zezë të UDB-së. Kur të bëhen analizat historike, ky shembull i rrallë do të trajtohet si Kryetradhëtia më e madhe që një prijës i shtetit të Shqipërisë ka bërë në kuadër të tradhëtive të mëdha që na kanë ndodhur në mesin tonë, si Komb dhe si Shtet.

    Çfarë mendonin ish udhëheqësit e UÇK-së Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti për Berishën? Si e shikonin ata Berishën?

    Përshtypjet dhe pikëpamjet e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit por edhe gjithë bartësve të organizmit të celulave të para të UÇK-së në lidhje me Sali Berishën kanë qenë të qarta.

    Vazhdimisht ia kemi bërë me dije kujtdo që ka lidhje me UÇK-në se në Shqiperi, ku drejtonte Sali Berisha, të bëjmë kujdes të madh sepse nga shteti i Sali Berishës dhe nga zyra e Kosovës që ishte instaluar aty duhet të bënim kujdes njësoj sikur të ishim në Kosovë dhe vazhdimisht kemi marrë masa mbrojtëse, nga survijimet dhe përndjekjet e mundshme.

    Edhe Adrian Krasniqi, në muajin shkurt 1997 është prangosur dhe i është marrë armatimi personal që dispononte nga larot e Berishës. Në muajin tetor 1997 Adriani është vrarë. Por ky arrestim mund të ketë qenë edhe i rastësishëm ndaj nuk dua të spekuloj me këtë rast. Me keqardhje e them se sheti i Sali Berishës, qeveria Bukoshi, Zyra e Kosovës, kishin ndërlidhje me nëntokën e zezë të UDB-së. E them me bindje dhe mendoj edhe sot e kësaj dite kështu.

    Për lidhje të tilla të kësaj natyre ka materiale edhe shteti shqiptar dhe kur arkivat të hapen do vërtetohet kjo që po ju them unë.

    Në ç’rrethana u vra miku juaj Ilir Konushevci në vitin 1998? Si i kishit ju të dhënat për vrasjen e tij?

    Ilir Konushevci është vrarë nga banda e Demir Demirit që ishte mik i Azem i Hajdarit dhe për detajet e kësaj vrasje ekzistojnë shënime të evidentuara në zyrat e shtetit, në prokurori dhe në policinë e atëhershme të Shqipërisë.
    Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi

    Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi

    Konushevci ishte një mik edhe i familjes Haklaj në Shqipëri apo jo?

    Ilir Konushevci e ka njohur shkurtimisht Fatmir Haklajn dhe nuk kanë patur ndonjë lidhje të veçantë. Fatmir Haklaj, që në vitin 1997 endej gjysmë-ilegal ne Bajram Curri dhe Tropojë. Ka ardhur tek ne dhe na është vënë në dispozicion, që të ndihmonte nga pengesat që na ishin krijuar pas konsolidimit të bazës që e kishim në Bajram Curri tek vëllezërit Krasniqi, të cilët i përmenda më herët.

    Një tjetër bazë ne e kishim tek familja e Sylejman Berishës, që ishte një i afërm i Sali Berishës, por shkaku pse jemi lidhur me të ishte miqësia që familja Krasniqi ka patur me familjen e Bacës Sylejman Berisha, meqë vajza e Sylejman Berishës, Zyraja, ishte e martuar me Lul Krasniqin, një i afërm i Adrian Krasniqit.

    Pra siç ju thashë Fatmir Haklaj ka shprehur dëshirën me na dal në ndihmë, neve si UÇK, por unë personalisht gjatë një takimi i kam thënë tekstualisht: “Fatmir, ti sot je në gjak me një pjesë të kësaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mirë nga kundërshtarët e shumtë që ti ke, ndaj më e udhës është që me ne të rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis të jemi në sy të keq nga një pjesë e Malësisë së Madhe”. Fatmiri e ka mirëpritur këtë këshillë timen. Madje atë natë ai ka ardhur vonë në takim dhe mbante kapuç, dhe ja vura në dukje këtë fakt duke i thënë : “a po shef se edhe tek ne po vjen gjysëm i fshehur, ilegal”.

    Në disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qenë një periudhë kur Fatos Nano kishte urdhëruar që bazat tona të mbyllen medeomos për shkak të presionit që i bënin ndërkombëtarët e sidomos anglezet dhe italianët. Sepse deri atëherë edhe ndërkombtarët që më vonë u rreshtuan me ne, ishin kundër nesh dhe akoma po përkrahnin Serbinë dhe politikën e Rugovës dhe ishin katërcipërisht kundër UÇK-së.

    Në ç’mënyrë i mbanit lidhjet me krerët e shtetit shqiptar në vitin 1998?

    Gjatë kohës që kam drejtuar ose më mirë të them bashkëdrejtuar furnizimin me armatim, kam mbajtur lidhje me oficerët e SHIK-ut, veçanërisht me Fatos Klosin,Vangjush Thimjon, Artan Meçkën, më pas edhe me disa të tjerë. Natyrisht lidhje me shtetin shqiptar mbante edhe Kryesia e LPK-së që luante edhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të LPK-së, e në veçanti lidhje më të konsoliduara mbante sektori i posaçëm i LPK-së që ishte ngarkuar me këtë detyrë. Unë dhe Ilir Konushevci jemi lidhur me Fatos Klosin nëpërmjet vëllait tim Ibrahim Kelmendi.

    Me shtetin shqiptar që në atë kohë po drejtohej nga PS-ja, e veçanërisht me shërbimin sekret që ishte autorizuar nga Presidenti Mejdani që të mbështeste UÇK-në, kemi gjetur mirëkuptim, ndonëse ndërkombëtarët që operonin në Tiranë na kanë marrë shpesh armatim në Portin e Durrësit. Por jo vetëm ata, por edhe disa policë shqiptarë që për motive të dobëta apo dhe nga deliri i madhështisë, shpesh na kanë dëmtuar duke na konfiskuar armë të shumta. Fatet e një Kombi thuhet se dalin nga dyert e tragjedisë së tij dhe tragjedia e ngjarjeve të marsit 1997, thyrja e depove, ishte fati më i madh që krijoi rrethanat për t’u organizuar UÇK-ja dhe për të fituar Kosova. Thyerja e depove dhe rënia e familjes Jasharaj janë dy tërmete të dhimbshme që ia kthyen faqen dhe fatin e mirë historisë së Kosovës. Jo më kot thuhet, fat në fatkeqësi.

    A ka patur një luftë mes dy linjave të tregtimit të armëve drejt Kosovës në vitin 1998. Një linjë ku ishte influent Azem Hajdari e Bujar Bukoshi dhe një tjetër linjë që drejtohej nga familja Haklaj dhe shteti shqiptar?

    Berisha nuk e ka mbështetur Bukoshin por kanë bashkërenduar veprimet në të gjitha periudhat, dhe se a do jenë bashkë apo nuk do jenë bashkë nuk varej nga ata, sepse e kanë patur urdhër të jenë bashkë. Qeveria Bukoshi-LDK dhe partia e Sali Berishës, veçanërisht Sali Berisha dhe LDK-ja kur e panë që UÇK-ja po forcohet në terren dhe as FARK-u që ishte krijuar si kundërpeshë ndaj UÇK-së nuk po arrinte rezultate, bën një plan strategjik, kuptohet me direktivë të Bogradit.

    E vetmja mënyrë për ta dëmtuar luftën e UÇK-së në Kosovë ishte lufta civile në Shqipëri, ndaj grushti i shtetit më 14 Shtator 1998 që u bë sëbashku me Sali Berishën dhe Bujar Bukoshin kishte këtë synim. Si kurban i kësaj lufte u zgjodh Azem Hajdari.

    Ju po thoni se vrasja e Azem Hajdarit ishte një kombinacion i shërbimeve serbe për luftë civile në Shqipëri dhe se në krye të këtij kombinacioni në Shqipëri ishte Berisha me Bukoshin?

    Pikërisht këtë po them. Koha do ta dëshmojë këtë fakt dhe zbardhja e këtij grushti shtetëror do ta forcojë këtë të dhënë, këtë të vërtetë. Pak rëndësi ka se si u vra Azem Hajdari, sepse Fatmir Haklaj, po të paguhej mirë mund të vriste këdo edhe në Beograd, sepse vërtet ai ka qenë trim dhe ka patur strategji. Ama, në rastin e Azemit, ai është vetëm një i porositur, ndërsa skenaristët janë aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së. Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori.
    Qerim Kelmendi, Zahir Pajaziti

    Qerim Kelmendi, Zahir Pajaziti

    Përse jeni i bindur se Berisha ka patur lidhje me këta eksponentë të rëndësishëm serbë. Ku bazoheni?

    Ne kemi patur asokohe të dhëna të sakta në lidhje me këto marrëdhënie. Po ju jap një detaj. Në mënyrë operative dhe të sigurt, ne jemi informuar se Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren. Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit “Vllaznia” dikur.

    Ka patur rol Remzi Hoxha në organizimin e rezistencës së UÇK-së?

    Asokohe në projektin e LPK-UÇK-së përfshiheshin tre zona. Zona e parë ishte Kosova. Zona e dytë ishte Maqedonia. Ndërsa zona e tretë ishte Presheva dhe viset shqiptare në Malin e Zi. Ky ishte projekti fillestar që më pas u reduktua vetëm në zonën e parë, atë të Kosovës. Sali Berisha është urdhëruesi direkt i pengmarrjes së Remzi Hoxhës. Madje vrasja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë ne sepse pas vrasjes së Remziut ishte e qartë se nëse do guxonim të operonim në Shqipërinë e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim të njëjtin fat dhe të njëjtin trajtim si ai që na bënte UDB-ja në Kosovë. Por jo vetëm këto akte por dhe një sërë veprimesh të tjera të Berishës në vite e tregojnë qartë se kujt ka zgjedhur ti shërbejë ai.

    Për cilat veprime e keni fjalën?

    Shikojeni me vëmendje të gjithë trajektoren e ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri sa herë që ai ka drejtuar vendin. Berisha ishte ai që ndërtoi sistemin piramidal, ky sistem ishte një projekt i financuar nga Serbia dhe 70 % e kapitalit të mbledhur në këto firma, nëpërmjet bandave të SHIK-ut të Gazidedes dhe Milicës (vjehrrës së Berishës) janë përcjellë thasët me lekë për në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë. Faktet do ta vërtetojnë një ditë këtë konstatim timin, i cili kurrë nuk është ndriçuar nga prokuroria shqiptare. Berisha është përgjegjës, jo vetëm për vjedhjen e votave dhe zjarrëvënien e Shqipërisë, masakrimin e opozitës, por edhe përgjegjës për 4000 të vrarë në vitin 1997. Gërdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetarëve me duar në xhepa. Shpërblimi që i bëri ekipit të të rinjve që punuan në UNMIK-un e Kosovës, e që drejtohej nga vajza dhe dhëndri i tij, të cilët në UNMIK u punësuan përmes lidhjeve serbe. Ata punuan në departamentin e UNMIK-ut që mblidhte fakte dhe falsifikonte prova për kriminalizimin e luftës në Kosovë, janë dëshmi të qarta, janë fakte të pamohueshme, se Berisha është kokë e këmbë i lidhur me Bogradin.

    Po përmend vetëm disa nga puntorët e shtetit shqiptar që u punësuan në UNMIK, në Departamentin për kriminalizimin e luftës së UÇK-së. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarbër apo Jamserb Malltezi. Analizojeni pak se ku janë këta njerëz sot dhe çfarë peshe kanë ata sot brenda shtetit të Shqipërisë. Pra, i gjithë ekipi i këtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijnë në krye të Shqiperisë ata që në UNMIK u punësuan përmes Beogradit. Sepse njohës të gjuhës angleze ka me mijëra, unë pyes si u gjendën pikërisht këta për ta bërë atë punë. Të jetë rastësi?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •