Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor
    Nga 72 vende pjesëmarrëse në këtë test, Kosova ndan vendin e fundit në lexim me Libanin, ndërsa në matematikë dhe shkenca të natyrës lë prapa vetëm Algjerinë dhe Republikën Dominikane
    Shteti i Kosovës është në nivelin më të ulët të mundshëm të arsimit, duke qëndruar afër Algjerisë dhe Republikës Dominikane. Kështu vlerësohet sistemi arsimor në Testin e “PISA”, i cili është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm të arsimit.

    Testi “PISA 2015” është fokusuar në shkencë, me leximin, matematiken dhe zgjidhjen bashkëpunuese të problemeve si fusha minore të vlerësimit, transmeton Express. Përafërsisht 540 mijë nxënës kanë marrë pjesë në testim, duke i përfaqësuar rreth 29 milionë nxënës të moshës 15-vjeçare nga shkollat e 72 vendeve pjesëmarrëse.

    Derisa Kosova është e treta nga fundit për nivelin e keq arsimor, Singapori është i pari.

    Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se testi i PISA-s ka treguar se nxënësi mesatar në Kosovë i klasës së nëntë mund të krahasohet me një nxënës të klasës së gjashtë nga vendet e industrializuara përkrah aftësisë për të zbuluar njohurinë e vet në zgjidhjen e problemeve praktike

    “Nëse krahasohemi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, nxënësit tanë ngecin për 1 ose 2 vite shkollimi në raport me nxënësit e këtyre vendeve”, ka shkruar Pupovci.

    Nga 72 vende pjesëmarrëse në këtë test, Kosova sipas tij, ndan vendin e fundit në lexim me Libanin, ndërsa në matematikë dhe shkenca të natyrës lë prapa vetëm Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

    “Asnjë nga 5,161 nxënësit 15-vjeçarë që morën pjesë në test nuk arritën të kualifikohen në mesin e atyre që shquhen me performancë të lartë (nivelet 5 dhe 6), ndërsa 77 për qind nuk e arritën nivelin minimal në fushën e leximit.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë të ditur se i ka pranuar Rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar (PISA) 2015, të cilat kanë treguar rezultate jo të mira për Kosovën.

    “Me punën e bërë dhe masat e ndërmarra si dhe me përvojën e krijuar nga administrimin dhe organizimi i testit PISA 2015, jemi të bindur se në testimin e vitit 2018, përkatësisht 2021, nxënësit tanë do të krahasohen jo vetëm me simoshatarët e tyre në rajon, por edhe më shtete të zhvilluara e me traditë”, thuhet në Komunikatën e MASHT-it.
    http://www.albinfo.ch/


    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...TpjmyGt-WNkMvA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 08-12-2016 më 12:41

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Nuk e di ne qofte se eshte e vertete dhe çfare parametrash kane perdorur per kete test...,por ne qofte se eshte e vertete eshte nje skandal i permasave te paimagjinueshme. Shpresoj qe gjendja dhe testi mos jete e vertete se ne qofte se eshte e vertete...(me mire mos ta them..)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor



    Keta dhe shoket e tyre deshtuan ne "PISA".
    keshtu eshte tuj punue me te madhe Koalicioni VETVENDOSJE-ISIS-BIA Serbe per ta pengue Kosoven ne qdo lami
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk e di ne qofte se eshte e vertete dhe çfare parametrash kane perdorur per kete test...,por ne qofte se eshte e vertete eshte nje skandal i permasave te paimagjinueshme. Shpresoj qe gjendja dhe testi mos jete e vertete se ne qofte se eshte e vertete...(me mire mos ta them..)
    Ky nuk eshte skandal, deshtimi dhe genjeshtra eshte gje normale ne vendin tone. Qe 17 vite pothuajse asgje nuk eshte permiresuar. Jeta eshte permirsuar vetem per te pasurit dhe ata ne pozita. Eshte gje shume e zakonshme kur ne nje vend askush nuk mban dhe nuk jep pergjegjesi qe te ndodhin keto deshtime. Kur Qeveria qeverise me genjeshtra keshtu shkojne keto pune.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Keta dhe shoket e tyre deshtuan ne "PISA".
    keshtu eshte tuj punue me te madhe Koalicioni VETVENDOSJE-ISIS-BIA Serbe per ta pengue Kosoven ne qdo lami
    I nderuar aty ku Qeveria nje populli e rinise nuk i krijon perspektive aty rriten keto te keqija si vahabizmi, ekstremizmi, dhuna ne shkolla, perdorimi i droges etj. Aty ku ska dituri njerezit marrin vendime te gabuara.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Keta dhe shoket e tyre deshtuan ne "PISA".
    keshtu eshte tuj punue me te madhe Koalicioni VETVENDOSJE-ISIS-BIA Serbe per ta pengue Kosoven ne qdo lami
    Oj qoke,

    Keta qe jan afër Zotit, nuk jan ne listën e "PISA"ve !

    Shiqoj lludat e tu, thaci s'ka kurrfar shkolle dhe "president" !
    Veseli nga bujk i kosës, në kryetar partie e kryetar parlamenti !
    Lladrovci nga "llud / stupc" i pa gdhendur ne Ambasador, Doktor Shkence dhe tash ndoshta edhe Kryetar komune !!!


    O Duhët zgjim, e me t'ju hi stupc, stupcave per kete mjerim te korruptuar !
    Duhet ngreh zhag si mërrsha per t'a shenuar fundin e nje dinastie hajdutësh, injorantësh dhe tradhtaresh !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    I nderuar aty ku Qeveria nje populli e rinise nuk i krijon perspektive aty rriten keto te keqija si vahabizmi, ekstremizmi, dhuna ne shkolla, perdorimi i droges etj. Aty ku ska dituri njerezit marrin vendime te gabuara.
    T'i lutësh Zotit qenka veper e keqe ?

    Mesi ti si besimtar, po tregon se sa djallzor e ke shpirtin !
    Keta qe i luten Zotit, as nuk jan te korruptuar, e as te droguar !

    Ekstremisti ne fjal je ti, qe i fyen vetem pse i luten Zotit !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Oj qoke,

    Keta qe jan afër Zotit, nuk jan ne listën e "PISA"ve !

    Shiqoj lludat e tu, thaci s'ka kurrfar shkolle dhe "president" !




    Hashim Thaçi, njeriu i fitoreve

    Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi me sukses të lartë i përfundon studimet në degën e Historisë. Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e historisë së Europës Juglindore dhe shkencave politike deri në fillim të vitit 1998.


    Hashim Thaçi, lider i spikatur i politikes se Kosovës në 15 vitet e fundit, synon të rikonfirmojë PDK-në si forcën kryesore në vend. Kryeministër qe prej vitit 2008, Thaçi arriti kulmin e karrierës së tij kur Kosova u shpall shtet i pavarur më 17 shkurt te atij viti, duke u bërë njëkohësisht kryeministri i parë i një qeverie të njohur ndërkombëtarisht. Gjatë procesit te negociatave mes Serbisë e Kosovës, nen mbikëqyrjen e përfaqësuesit te OKB-së, Marti Ahtisari, Thaçi ishte anetar i ekipit te Unitetit negociator. Dokumenti i Ahtisarit kulmoi me propozimin gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

    Gjatë konferencës ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte kryesues i delegacionit të Kosovës dhe përfaqësues politik i UCK-së. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe nisjes së bombardimeve ndaj rrëgjimit të Miloshevicit. Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne vitin 1992. Më herët, gjatë viteve 1990-1993 Thaçi u shqua si lider i lëvizjes studentore ne periudhat e trazirave.

    Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështoi në përpjekje për ta burgosur më 1993. Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, gjykoi një grup pjesëtarësh të UÇK-së me në krye me Adem Jasharin, duke i dënuar në mungesë me shumë vite burg. Në këtë grup bënte pjesë dhe Hashim Thaçi. I diplomuar për histori, Thaçi ndoqi studimet pasuniversitare per shkenca politike në universitetin e Zyrihut në Zvicër. Thaci është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në kosovë. Ai ka lindur në 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin

    Keta qe jan afër Zotit, nuk jan ne listën e "PISA"ve !

    Shiqoj lludat e tu, thaci s'ka kurrfar shkolle dhe "president" !

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    T'i lutësh Zotit qenka veper e keqe ?

    Mesi ti si besimtar, po tregon se sa djallzor e ke shpirtin !
    Keta qe i luten Zotit, as nuk jan te korruptuar, e as te droguar !

    Ekstremisti ne fjal je ti, qe i fyen vetem pse i luten Zotit !
    Po cfare besimtare o zoteri jane keta. Keta qe gezohen kur njerezve u prehen kokat. Paramendoje kah 15-16 vite i kane dhe kur shohin se si ISIS pret kokat e njerezve qe nuk jane myslimane keta ekzaltohen.
    Si sjane te droguar o zoteri, qysh i duket njeriut normal gje normale vrasja e njerezve sepse nuk jane myslimane apo i perkasin fese tjeter. Jane te droguar por me drogen me te rrezikshme, e kjo droge quhet islami politik.

    Ekstremist je ti pasi ti punon per sauditet ndersa une punoj per nje shtet normal e demokratik dhe laik, larg prej myslimaneve (sauditeve, turqve, pakistanezeve, algjerianeve, afganeve etj.).
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 14-12-2016 më 22:45

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Ata nuk kane informasionin e duhur qe zoti(kafshe bote magjike dhe potente) u kap dhe u denua nga Alieni shume kohe me pare dhe nuk di ku ka koken. mua me duket se keta nuk jane besimtare te pakten nga gjuha e djajve qe eshte jugore dhe tenton oratorine kunder Alienit apo pushtuesit si quhet nga ata por jane matjane qe ngrohin veset e gjarprit(mbretit)

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Keqedukimi eshte fenomen mbarekombetar, jo vetem ne Dardani.
    Analfabetizmi eshte rritur ne te gjitha trevat, dhe kjo pasqyrohet nga gjendja shoqerore aktualisht, Krimi dhe papunesia.

    Duhet nje program i njejte edukativ per te gjitha trevat Shqiptare, nje nivel i njejte si dhe subjekte mesimore te njejta.

    Po ashtu, institucionet mesimore duhet te jene LAIKE, feja tw mesohet si kronologji historike dhe jo te shitet si ideologji.

    Trushperlarjes te mos i jepet platform mediatike.

    Ne vend qe te shohim telenovelat Turke etj, te transmetohen programe edukimi, si dokumentare dhe mesimdhenje.

    Ne nuk jemi Komb idiot, por moskokeçares.

    Fqinjet tane qe na duan te keqen vetem sa ngazellohen mga deshtimet tona si komb.

    Shtetet tona udheheqen nga harbute.

    E di sesa e turpshme eshte te krenohesh vetem me nje figure Kombetare, qe ka vdekur tash 550 vjet?!

    Me çfare figurash moderne mund te krenohemi?!

    Ata Shqiptate qe perparojne sot e bejne kete ne vendet e huaja duke perfaqesuar ato.
    Ata qe deshtojne, kthehen ne Shqiperi dhe behen Rrepera, Police apo Pokitikane!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor

    Une personalisht kam kaluar neper sistemin e edukimit ne Kosove, edhe sot jam nje nga studentet me te dalluar ne Gjermani edhe e konsideroj qe gjermanet nuk jane me te mire. Une ndihem i pergatitur dhe i krahasueshem me cdo gjerman ne matematike, shkenca, histori, politike dhe ngjarje te perditshme. Bazen nga Kosova e kam te mire, pjesa tjeter varet nga angazhimi im personal ne studime.

    Sistemi i edukimit ne Kosove eshte i mire per ata qe interesohen per te mesuar, por deshtimi eshte qe nuk ka sistem per ata qe refuzojne te mesojne. Nese nje nxenes ne Kosove meson me rregull edhe i merr notat me merite, eshte lirisht i krahasueshem me kedo neper bote. Problemi qendron te 90% e nxenesve qe nuk mesojne gjate tere vitit edhe ne fund ju falet nota 5 ne diten e fundit te mesimit. Me nota kalojne shkelqyeshem, por kur vjen puna te bejne dicka, nuk jane ne gjendje. Kurrikula eshte e mire, arsimtaret jane ne rregull, literatura eshte pak e vjeter por ne rregull. Problemi qendron te mungesa e sistemit per nxenesit e painteresuar per mesim, qe per fat te keq jane 90%+. Me vjen keq kur i shoh shoket e femijerise qe ne fund te vitit i ngrisnin notat nga 1 ne 5 edhe e kalonin vitin me sukses te shkelqyeshem, pa qene te pergatitur as per 3-sh. Kur nje nxenes pret qe ne fund i falet nota, gjate vitit nuk mundohet. Nese e di qe 1-shi i mbetet aty, i kap librat edhe meson. Kjo casje e gabuar pedagogjike po na kushton, edhe ne PISA.

    Shqiptareve ju duhet qe urgjentisht ta kuptojne qe notat duhet te merren me merite, edhe qe me "intervenca" edhe me blerje te notave nuk i bejne nder femijeve te tyre. Pas perfundimit te shkollimit, notat mbesin vetem numra. Ne momentin qe e kalojme kete kompleksin e "notave te mira", nxenesit detyrohen te mesojne edhe gjerat rregullohen vet. Askush nuk ka deshire me kalu me mesatare 2 apo 3. Nese e dijne qe nuk ka meshire, mesojne edhe i arrijne 4-shet edhe 5-shet vet. Ne momentin qe bazohen ne falje te notave, rrijne me 2-sha gjate shkollimit, edhe dalin te shkelqyeshem ne fund. Edhe cka fitojme? "Badihavxhinj" te kafeneve...
    VETËVENDOSJE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •