Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Skandali me Vetting-un/ Shkarkohet shefi i EURALIUS

    Zyra e EURALIUS ėshtė nė mesin e njė fortune pas zbulimit se ajo e ka pėrkthyer me shumė gabime ligjin e Vetting-ut qė Gjykata Kushtetuese i dėrgoi Komisionit tė Venecias pėr mendim. Shtypi shkruan sot pasojat e kėtij skandali kanė prekur kreun e misionit, Rainer Deville. Sipas gazetės Shekulli, Deville ėshtė shkarkuar nga detyra.

    “Zoti Deville para njė jave ėshtė larguar nga Shqipėria nė drejtim tė Gjermanisė. Kemi informacione se ai ėshtė shkarkuar nga detyra qė mbante nė Tiranė”, i kanė thėnė disa burime gazetės.

    Shekulli ėshtė interesuar edhe pranė zyrės sė EURALIUS dhe ka marrė kėtė njė pėrgjigje evazive, teksa zyra e Deville i ėshtė lutur tė mos e publikojė informacionin. “Ėshtė e vėrtetė qė zoti Deville prej disa ditėsh ka shkuar jashtė me pushime, ndėrsa nuk kam hollėsi pėr ēėshtjen qė mė pyesni ju. Madje zėrat pėr njė shkarkim tė mundshėm tė zotit Deville pėr herė tė parė po i dėgjoj nga ju. Jam i habitur pėr kėto qė thoni, sepse pėr aq sa dimė ne, zoti Deville ka marrė lejen e zakonshme dhe ka shkuar jashtė shtetit pėr pushime. Gjithėsesi unė do tė mundohem t’ju lidh me personin pėrgjegjės, sapo tė kumunikoj, do t’ju njoftoj. Do tė doja nga ju qė tė mos publikonit asgjė nė lidhje me kėtė ēėshtje derisa t’ju japin njė pėrgjigje zyrtare”.

    Opozita gjeti gabime tė shumta nė pėrkthimin e ligjit nė anglisht. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Bashkim Dedja, i tha gazetės Mapo se ligjin e kishte pėrkthyer EURALIUS. Opozita thotė se nėse Komisioni i Venecias gjykon mbi variantin anglisht, vlerėsimi nuk do tė ishte i drejtė, pasi nė versionin anglisht ligji ka marrė formė tjetėr. TV Klan publikoi njė listė me ndryshimet e dhjetėra neneve nga shqipja nė anglisht, me fjali tė shtuara, tė hequra apo tė transformuara.

    Deville ka qenė nė qendėr tė kritikave tė opozitės edhe gjatė hartimit tė ligjit tė Vetting-ut. Burime tė lapsi.al thanė se ishte ai qė vendosi tė mos pranojė asnjė nga amendamentet e opozitės pėr ligjin. Gjatė diskutimit tė reformės nė drejtėsi nė komisionin e posaēėm pati disa herė zėra se ndėrkombėtarėt qė asistuan, hodhėn nė letėr versione tė ndryshme nga ato qė palėt kishin rėnė dakord.

    Mbi Deville duket se bien kėshtu tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr “pėrkthimin e gabuar”, qė opozita dyshon se ėshtė bėrė qėllimisht pėr tė ndikuar opinionin e Komisionit tė Venecias. Kot nuk thonė qė djalli fshihet nė detaje apo siē thuhet nė anglisht “(D)Evil is in the details". /Lapsi.al
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Skandali me Vetting-un/ Shkarkohet shefi i EURALIUS

    Loja me ‘telefon tė prishur’ shqip-anglisht, pėr tė rikthyer variantin Xhafa nė ligjin e Vettingut dhe Kushtetutėn e re

    13:09, 02/12/2016
    Ka plasur njė debat i madh pėr sa i pėrket asaj qė ka ndodhur me variantin anglisht qė Gjykata Kushtetuese i ka ēuar pėr mendim Komisionit tė Venecias, pas ankimimit tė Partisė Demokratike. Opozita akuzon pėr ndėrhyrje tė qėllimshme gjatė pėrkthimit, nė disa nene tė rėndėsishme. Shumė ēėshtje tė rėndėsishme pėr tė cilat ishte arritur konsensus, me variantin e “pėrkthyer gabim” rikthejnė “draftin Xhafa” i cili pėrkrahej fortė edhe nga njė pjesė e ekspertėve tė EURALIUS, veēanėrisht nga shefi i misionit Ranier Deville.

    Do tė duhej njė publikim nė faqen zyrtare tė Venecias, qė opozita tė zbulonte se nė variantin pėrfundimtar pėr kėtė ligj por edhe tė ndryshimet nė Kushtetutė, kishte ndryshime jo tė vogla nga ai variant pėr tė cilin ėshtė rėndė dakord, por edhe nė disa nene tė votuara vetėm me votat e shumicės. Dokumentin qė Gjykata Kushtetuese ja dėrgoi Komisionit, e ka pėrgatitur zyra e EURALIUS nė Tiranė nė gjuhėn angleze dhe pikėrisht nė atė formė ėshtė dėrguar.

    Por tashmė ėshtė zbuluar se EURALIUS nuk ka ndryshuar vetėm pėrmbajtjen e ligjit tė Vetingut nė variantin nė anglisht, por edhe atė tė ndryshimeve kushtetuese tė 21 korrikut. Syri.net, po ju sjell nė mėnyrė tė detajuar tė gjitha mospėrputhjet dhe ndryshimet qė kanė tė dy variantet, shqip dhe ai anglisht. Disa prej tyre ndryshojnė dukshėm kuptimin e ligjeve nė fjalė, duke lenė hapėsira pėr abuzim gjatė zbatimit tė tyre.

    Nė nenin B tė kushtetutės, nė variantin shqip thuhet se Operacioni Ndėrkombėtar i Monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe pėrzgjedhjen e kandidateve pėr pozicionin e anėtarit tė komisionit, gjyqtarit te kolegjit tė apelimit dhe komisionierit publik. Nė variantin anglisht tė EURALIUS, i shtohet pjesa; “sipas atyre qė parashikon ligji”.

    Por kjo shtesė, e shtuar nė kushtetutėn nė anglisht, tė publikuar nė faqen zyrtare tė Komisionit tė Venecias, i jep kuptim tjetėr nenit. Nė nenin C , nė variantin shqip thuhet se Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnė vendimet e tyre si dhe ēdo informacion tjetėr tė nevojshėm tė marrė nga publiku. Nė versionin anglisht thuhet se informacionet e nevojshme tė marra nga publiku mund tė merren nė konsideratė. Nė ligjin e shumėdiskutuar tė Vetingut, nė nenin 8 nė variantin shqip thuhet se Lista pėr votim pėrmban kandidatė tė cilėt plotėsojnė kriteret formale, pėrveē atyre qė nuk janė rekomanduar nga operacioni ndėrkombėtar i monitorimi.

    Nė variantin anglisht tė EURALIUS, thuhet “pėrveē atyre qė janė rekomanduar”. Pra ėshtė hequr fjala Nuk, ēka i jep tėrėsisht tjetėr kuptim kėtij neni.

    Nė nenin 33 nė lidhje me hetimin e pasurisė thuhet se ILDKPKI, mund tė kėrkojė nėpėrmjet drejtorisė sė pėrgjithshme tė parandalimit tė parave ose ministrisė sė drejtėsisė, dokumente qė pėrdoren jashtė shtetit nga subjektet e rivlerėsimit dhe personat e lidhur me ta... Nė variantin anglisht kjo fjali ėshtė hequr. Nė nenin 33 nė shqip thuhet se kontrolli i figurės zhvillohet bazuar nė prova tė sakta. Nė anglisht thuhet sipas provave mė tė sakta, duke e relativizuar saktėsinė e provės. Nė nenin 49 procesi penal shndėrrohet nė proces rivlerėsimi, pėr sa i pėrket deklaratės sė dhėnė nga dėshmitari apo eksperti. Nė 14 nene tė Ventingut dhe tre nene tė kushtetues, sipas opozitės, ka ndryshime thelbėsore qe tjetėrsojnė kuptimin dhe veprimin e ligjit. Pėr ketė arsye, opozita iu drejtua gjykatės kushtetuese pėr ta ripėrkthyer ligjin dhe pėr t’ia dėrguar serish komisionit te Venecias.

    Draftin final i dėrguar nė Komisionin e Venecias do tė mbyllet nė 7 dhjetor dhe mė pas i pėrcillet ambasadorėve tė Unionit, tė atashuar nė Bruksel. Mėsohet se palėve shqiptare, mazhorancės dhe opozitės, zyrtarisht i vihet nė dispozicion opinioni final nė datėn 9 dhjetor dhe mė pas, duhet tė mblidhet Gjykata Kushtetuese. Ndėrsa mėsohet se mbledhje paraprake e komisionit tė Venecias ėshtė bėrė qė nė datėn 25 nėntor, por do tė ketė njė konsultim tė dytė pas korrigjimit tė “gabimeve” nė pėrkthimin anglisht. Vetėm dy ditė mė parė Gjykata Kushtetuese dėrgoi nė Komisionin e Venecias variantin e dytė tė Vettingut, tė pėrkthyer saktėsisht.

    SYRI.net
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Skandali me Vetting-un/ Shkarkohet shefi i EURALIUS

    Kaos nė zyrėn e EURALIUS nė Tiranė: 'Shefi ėshtė larguar, por mos publikoni asgjė pėr kėtė ēėshtje'

    11:30, 02/12/2016
    Tė panjohurės sė pėrkthimit me gabime, me (pa)dashje tė ligjit tė rivlerėsimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve, i shtohet dhe “largimi” misterioz nga Tirana i shefit tė EURALIUS nė vendin tonė, Rainer Deville.

    Mėsohet se Deville ėshtė larguar me urgjencė nga Shqipėria rreth njė javė mė parė. Burime jo zyrtare bėnė tė ditur se ai ėshtė thirrur nga shefat e tij gjermanė nė Bruksel, ndėrsa flitet dhe pėr njė shkarkim tė Deville nga detyra qė mban. “Zoti Deville para njė jave ėshtė larguar nga Shqipėria nė drejtim tė Gjermanisė. Kemi informacione se ai ėshtė shkarkuar nga detyra qė mbante nė Tiranė”, thanė burimet.

    Ndėrkohė zyra EURALIUS nė Tiranė konfirmoi pėr gazetėn “Shekulli” se Deville nuk ndodhet nė Tiranė, por ata sqarojnė se nuk kanė informacione pėr njė shkarkim tė mundshėm tė shefit tė misionit.

    “Ėshtė e vėrtetė qė zoti Deville prej disa ditėsh ka shkuar jashtė me pushime, ndėrsa nuk kam hollėsi pėr ēėshtjen qė mė pyesni ju. Madje zėrat pėr njė shkarkim tė mundshėm tė zotit Deville pėr herė tė parė po e dėgjoj nga ju. Jam i habitur pėr kėto qė thoni ju, sepse pėr aq sa dimė ne, zoti Deville ka marrė lejen e zakonshme dhe ka shkuar jashtė shtetit pėr pushime. Gjithsesi unė do tė mundohem t’ju lidh me personin pėrgjegjės, sapo tė komunikoj, do t’ju njoftoj. Do tė doja nga ju qė tė mos publikonit asgjė nė lidhje me kėtė ēėshtje derisa t’ju japin njė pėrgjigje zyrtare”, tha zyra e shefit tė EURALIUS nė Tiranė interesimit tė gazetės.

    Po kush ėshtė Deville, burokrati qė u bė i njohur si mbrojtės i zjarrtė i variantit “Xhafa” pėr reformėn nė Drejtėsi dje veēanėrisht i ligjit tė Vettingut?

    Deville e mbaronte zyrtarisht mandatin e tij si Shef i misionit EURALIUS nė Gusht tė vitit 2017. Rainer Deville dhe misioni qė ai drejtonte ka pasur rol tė dorės sė parė nė procesin e reformės nė drejtėsi. Zoti Deville u bė objekt debatesh kur u citua nė media duke thėnė se reforma nė drejtėsi do tė sillte si rezultat largimin e 400 prokurorėve dhe 400 gjyqtarėve. I gjendur ngushtė nga buja e deklaratės sė tij, mė vonė ai tha se fjalėt e tij ishin keqkuptuar. Deville cilėsohej nėn zė nga opozita si njė burokrat i BE-sė qė ka mbėshtetur synimet e kryeministrit Rama pėr reformėn nė drejtėsi. Misioni EURALIUS ėshtė njė entitet i Bashkimit Europian, i cili ndihmon Shqipėrinė nė jurisprudencė, pėr reformat ligjore dhe kushtetuese.

    A ka lidhje zhdukja e papritur e kreut tė misionit EURALIUS me dyshimet se pėrkthimi i ligjit tė Vettingut dhe pasazhe tė tjera nga Kushtetuta e re qė u dėrgua nė Komisionin e Venecias, janė bėrė me qėllim?

    Kėtė javė Gjykata Kushtetuese dėrgoi pėr tė dytėn herė nė Venecia njė version tė pėrkthyer me korrektime tė ligjit pėr Vetting-un. Versioni i parė i kėtij ligji u gjet me gabime nė pėrkthim. Gjykata Kushtetuese pohoi se versioni i parė ishte marrė nga publikimet zyrtare tė misionit EURALIUS. Pezullimi i gjermanit Deville vjen nė tė njėjtėn kohė kur kreu i grupit parlamentar gjerman tė CDU-sė shigjetoi ashpėr qeverinė Rama. Tashmė ėshtė provuar zyrtarisht se misioni qė asiston vendin tonė nė Konsolidimin e Sistemit tė Drejtėsisė ėshtė autori i pėrkthimit tė gabuar tė ligjit tė Vettingu-t qė i ėshtė dėrguar Komisionit tė Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Ekspertė tė njohur tė jurisprudencės dyshojnė se pėrkthimi i gabuar ka qenė i qėllimshėm. Kjo pėr faktin se EURALIUS ėshtė hartues i ligjit tė Vetting-ut dhe mbėshtetės i fortė i tij. Dhe sipas ekspertėve, me tjetėrsimin e tekstit nė anglisht, ky mision ka synuar qė tė marrė njė pėrgjigje pozitive nga Komisioni i Venecias, duke e manipuluar kėtė institucion me reputacion ndėrkombėtar.

    Kjo tentativė, sipas zėrave pranė opozitės, cilėsohet si njė akt i rėndė dhe i paprecedentė nė historinė e Shqipėrisė. Ata shtojnė se nė kėtė mėnyrė, EURALIUS, i ftuar qė tė ndihmojė nė reformimin e Sistemit tė Drejtėsisė, nė vend qė ta pėrmirėsojė, e ka nxirė imazhin e Shqipėrisė, duke e turpėruar si para Komisionit tė Venecias ashtu edhe nė sytė e Bashkimit Europian. Ndėrkohė pak ditė mė parė dhe kryetari i Gjykatės, Bashkim Dedja, e ka konfirmuar kėtė fakt, ashtu si edhe ekzistencėn e pasaktėsive nė variantin anglisht tė ligjit.

    Kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Bashkim Dedja, ka pranuar se variant anglisht i ligjit tė Vetting-ut, qė i ėshtė dėrguar Komisionit tė Venecias pėr opinion, ka pasur gabime. Ndėrsa opozita flet pėr ndryshime thelbėsore tė ligjit nė variantin e pėrkthyer nga EURALIUS, vetė zyra e EURALIUS nuk ka bėrė asnjė reagim pėr kėtė akuzė tė rėndė. Nė kėto kushte, askush nuk di tė thotė nėse gabimet nė pėrkthim kanė qenė tė qėllimshme pėr tė ndikuar nė opinionin e Komisionit tė Venecias apo paaftėsi e pėrkthyesve.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •