Shkencëtarët në Kinë kanë raportuar modifikimin e dytë eksperimental gjenetik të embrioneve të njeriut të publikuar deri më sot. Vitin e kaluar, një ekip tjetër mjekësor kinez ka modifikouar embrionet njerëzore në përpjekjen për larguar gjenet përgjegjëse për një sëmundje të rëndë të gjakut.

Në kërkimin e ri, shkencëtarët nga Univeristeti Mjekësor i Guanzhusë u përpoqën t'i shtojnë një mutacion embrioneve, duke u përpjekur t'i bëjnë rezistente ndaj virusit të pamjaftueshmërisë imunitare të njeriut, njohur më gjerë si HIV. Në të dyja rastet, eksperimentet kanë rezultuar pjesërishs të suksesshme, dhe janë kryer mbi embrione të refuzuara që nuk kishin mundësi të zhvilloheshin në njerëz.

Sipas studimit të fundit të botuar në revistën e gjenetikës dhe të riprodhimit të asistuar "JARG", shkencëtarët kanë mbledhur 213 vezore të fekonduara nga 87 paciente të një klinike fekondimi. Vezoret janë mbledhur në gjendje të papërshtatshme për fekondim laboratorik, pasi kanë pasur një grup kromozomesh tepër, si dhe janë dhuruar për qëllime kërkimore.

Me anë të instrumentit "CRISPR" për modifikimin e gjeneve, shkencëtarët kanë shtuar një mutacion që ndodh në formë të natyrshshme në embrionin e njeriut. Mutacioni, i cili modifikon gjenin CCR5 të qelizave imuntare, e bën bartësin rezistent ndaj virusit HIV.

Nga 26 embrionet e testuara u arrit të modifikoheshin me sukses vetëm 4 prej tyre, ndërsa disa shfaqën dhe mutacione të pasynuara - një pasojë anësore kjo e vënë re dhe në kërkimin e botuar vitin e kaluar.

Nga rezultatet e deritashme shkencëtarët pohojnë se teknikat e "CRISPR" për modifikimin gjenetik nuk janë ende gati për përdorim te embrionet njerëore dhe do të duhet edhe pak kohë deri në rritjen e efikasitetit të këtyre instrumenteve për të rritur përqindjen e suksesit.

Pas eksperimenteve, embrionet janë asgjësuar në rrezen e tri ditëve, duke dhënë sidoqoftë shpresën se në të ardhmen e afërt modifikimi gjenetik do të jetë i prekshëm për ndërhyrje të kësaj natyre.