Mediet proqeveritare kanë nisur një fushatë denigrimi ndaj Gunther Krischbaum, kreut të Komitetit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman.
Vala e goditjes mediatike po vjen pas deklaratave të forta të bëra në Tiranë nga zoti Krischbaum, i cili paralajmëroi ngecjen e negociatave me BE-në për shkak të problemeve të Shqipërisë me kanabisin, reformat dhe ligjzbatimin.
Në mediet e ndikuara nga qeveria, zoti Krischbaum po paraqitet si një investim ‘privat’ i opozitës, apo si një individ i shkëputur nga qëndrimi zyrtar.

Emri:  IMG_7240.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  39.0 KB
Kancelarja Merkel dhe Gunther Krichbaum

Pas takimit me Krischbaum, Rama shpërndau nëpërmjet Top-Channel një informacion, që sugjeronte se kryeministri jonë e kishte zhvleftësuar tërësisht vizitën dhe qëllimet e zotit Krischbaum.
Lexoni si informonte Top-Channel me datën 24 Nëntor:
Ndërkohë, një burim i dytë për TCH siguron se duke e përcjellë zotin Krichbaum, Edi Rama i ka uruar deputetit gjerman suksese në fushatën e tij të ardhshme elektorale dhe i ka sugjeruar me humor që as të mos e ngatërrojë Shqipërinë me axhendën e fushatës së tij në Gjermani dhe as fushatën e tij të mos e ngatërrojë me fushatën e Partisë Demokratike në Tiranë”.
Duket sikur zoti Rama e ka përcjellë me shpërfillje zotin Krischbaum, por burime diplomatike të konsultuara nga Hashtag.al kanë zbardhur disa detaje interesante të takimit.

Emri:  IMG_7241.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  25.4 KB
Hans Joachim Falenski

Bashkë me zotin Krischbaum, në delegacionin gjerman ishte dhe një deputet i CDU-së i quajtur Hans Joachim Falenski.
Ka qenë ky i fundit që ka pasur dhe replikat më të ashpra me Ramën gjatë takimit.
“Kryeministri Rama nisi të mbronte punën e qeverisë së tij, sidomos për sa i takon çështjes së kanabisit dhe krimit të organizuar. Rama përmendi dhe raportet e Delegacionit të BE-së në Tiranë si një tregues që mbështeste thëniet e tij.
Por në këtë moment deputeti i CDU-së Falenski, ka flakur në drejtim të Ramës pikërisht një raport të BE-së, duke i thënë se po mashtronte dhe se kanabisi dhe krimi i organizuar ishin problem që nuk ishte mohuar ndonjëherë nga BE-ja.
Më tej, Falenski i bëri të ditur kryeministrit shqiptar se përveç raporteve administrative, ekzistonin dhe raporte të specializuara të inteligjencës që kishin zbardhur veprimtaritë kriminale”, – shprehet burimi diplomatik për Hashtag.al.
Ndonëse po përpiqet që të menaxhojë mediatikisht situatën e vet në raport me ndërkombëtarët, Edi Rama është i vetëdijshëm se do i duhet që bashkë me kanabisin, të korrë dhe reperkursionet e institucioneve ndërkombëtare.
Rama është njoftuar që në muajin Qershor se shërbimi inteligjent gjerman BND e kishte në shënjestër implikimin qeveritar në çështjen e kanabisit., Ai bëri disa përpjekje diplomatike për të ndikuar në rangjet e BND-së, por pa sukses.
Nga ana tjetër, Rama ja ka arritur që të mpijë reagimin e ambasadorit amerikan mbi çështjen e kanabisit apo të Guardia di Finanza në Itali.
Njësoj ka ndikuar edhe mbi Delegacionin e BE-së në Tiranë, të drejtuar nga zonja Vlahutin, ndërsa kjo e fundit u shigjetua nga deputetët gjermanë gjatë një darke pune në Tiranë.
Rama u investua dhe nëpërmjet komisionerit grek të BE-së Avramoupulos, i cili i dërgoi dhe një letër përgëzuese Saimir Tahirit për aksionet anti-kanabis.
Por përtej lojës së lobingut, kancelarja Merkel informohet nga raportet e BND-së dhe jo nga letrat përgëzuese të politikanëve grekë.
Ndaj dhe tentativa e Ramës për të mpirë reagimin e Berlinit, rezultoi e paefektshme dhe tashmë kanabisi nuk është më një problem që mund ta kontrollosh nëpërmjet mediave proqeveritare apo dy-tre ambasadorëve në Tiranë. / Hashtag.al