Të nderuar bashkëatdhetarë në mbarë botën,
Forumi shqiptar ju uron Gëzuar 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë!
Urojmë që në këtë ditë të shënuar, krahas festimeve në familje dhe në komunitetin shqiptar, të mund te meditoni e kujtoni sakrificën e bërë nga brezat që kanë ardhur para nesh për të arritur këtë pavarësi e liri që gëzojmë sot. Nuk është vetëm një ditë festimi por është edhe një ditë përkujtimi i të gjithë atyre patriotëve shqiptarë që sakrifikuan gjithçka nga jeta e tyre, që fëmijët, nipërit e mbesat e tyre të gëzonin e trashëgonin lirinë e paqen që u mungonte aq shumë atyre në kohën e tyre.
Eshtë shumë e lehtë për brezin e sotëm të shqiptarëve që të harrojë sakrificën e brezave para tyre. Prandaj është detyra jonë që t'i kujtojmë këtij brezi të ri se sa të bekuar janë që jetojnë në epokën e lirisë dhe demokracisë. Ashtu siç duhet t'iu bëjmë të qartë se liria asnjëherë nuk është falas. Ajo është paguar me gjakun e sakrificën e mijëra shqiptarëve në shekuj.
Ta gëzojmë, ta vlerësojmë siç duhet, dhe ta trashëgojmë këtë liri në brezat e shqiptarëve që do të vinë pas nesh!
Gëzuar 104 vjetorin e Pavarësisë!
I përjetshëm kujtimi i gjithë patriotëve që bënë të mundur këtë pavarësi!
Stafi i Forumit
Krijoni Kontakt