Nga Kastriot Islami - 25/11/2016
Rama, kur është ulur në karriken e kryeministrit, në shtator 2013, i kanë treguar se borxhi i vëndit është 898 miliard dollarë. I paditur dhe injorant për cështjet e buxhetit i ka kërkuar atyre që ja kanë bërë me dije këtë fakt që ti tregojnë sesi mund të ulët borxhi…Gjithçka ka ndodhur më tej është një aventurë e një mediokri dhe mashtruesi…

Aktualisht borxhi është parashikuar të shkojë në fund të vitit 2017, në vlerën 1104 miliard lekë ose 1.104 trilion lekë (të reja) ose rreth 11 miliard dollarë. Kjo do të thotë se mbi shpatullat e çdo familje shqiptare do të qëndrojnë rreth 15 mijë dollarë borxh. Në vetëm katër vitet e qeverisjes së Rilindjes të drejtuar nga Rama borxhi është rritur me 206 miliard lekë ose me rreth 2.1 miliard dollarë. Kjo rritje për 4 vjet është rreth 25 për qind, rritja më e madhe në 25 vjet.

Rritja 2.1 miliard dollarë në 4 vjet do të thotë se cdo familjeje shqiptare borxhi i është rritur me 3000 dollarë vetëm gjatë qeverisjes së Rilindjes. Kjo rritje ka rrezikuar dhe rrezikon në mënyrë të konsiderueshme stabilitetin ekonomik. Ka krijuar një mosbesim të madh të investitorët e huaj gjë që shpjegon përse investimet e huaja kanë rënë ndjeshëm gjatë këtyre 4 vjetëve. Kjo rritje e borxhit ka bërë që buxhetet vjetore të shpenzohen në një masë të konsiderueshme, aktualisht dhe në vitet në vijim, për shlyerjen/larjen e tij, duke penguar kështu rritjen ekonomike, investimet për rrugë, arsim e shëndetsi, asistencë sociale e papunësi, për rritje pagash e pensionesh. Përveç kësaj duhet tërhequr vëmendja e publikut në faktin se në 10 vitet e ardhshme, shqiptarët duhet të paguajnë për koncesionet që Rama ju ka dhënë miqëve të tij edhe 72 miliard lekë ose 720 milion dollarë shtesë.

Pyetja që shtrohet është se çfarë ka bërë Rama më një borxh kaq të madh që ka marrë? Dikush do të thotë që ka paguar borxhet e vjetra që i la qeverisja e mëparshme. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Sepse “detyrimet e prapambetura” dhe jo sic i quan Rama “borxhet” kanë qenë vetëm 500 milion dollarë. Pra letë zbresim nga 2.1 miliard dollarë të marra borxh, vlerën e “detyrimeve të prapambetura” prej 500 milion dollarë, mbeten 1.6 miliard dollarë. Po ti shtohen kësaj shifre edhe 147 miliard lekë ose rreth 1.5 miliard dollarë që duhet të kishin ardhur në buxhet nga rritja e taksave në 4 vjet, atëherë Rama ka pasur ne dispozicion për të shpenzuar 1.5 miliard dollarë nga marrja borxh plus 1.5 miliardë dollarë nga rritja e taksave, pra gjithsej 3.1 miliard dollarë në katër vjet, ku kësaj vlere i është hequr vlera prej 500 milion dollarë të “detyrimeve të prapambetura”…

Pyetja që shtrojnë qytetarët është: Çfarë ka bërë Rama me 3.1 miliard dollarë që ka pasur në dizpozicion? Sepse pagat e pensionet s’janë rritur. Sepse asnjë rrugë e re s’është ndërtuar. Sepse asistenca sociale nuk është rritur. Sepse shëndetësia s’është përmirësuar. Se arsimi s’është bërë më i lirë apo më cilësor. Se papunësia s’është ulur. Se numri i t ë larguarve nga vëndi është rritur si asnjëherë më parë. Se rritja ekonomike ka mbetur në vend-numëro. Vetëm diçka është rritur, pasuria e kupolës së korrupsionit, krimit, kanabisit. Dhe shumica e investimeve janë rritur për zyra më luksoze, për dieta e shërbime jashtë vendit…Kjo që ka ndodhur me rritjen e borxhit dhe të taksave është e tmerrshme, prandaj mbi 200 mijë shqiptarë janë kthyer në emigrantë në vendet e BE dhe mbi 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për vizë në SHBA… /SYRI.net/