Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Njeriu,sistemi,njeriu hashashi dhe dosjet

    Nje filozof per te shpeguar ideologjit fetare kerkonte te kuptonte se kjo o ajo fe "ēfare njeriu kerkon" ? Feja e krishtere kerkon kete njeri,feja islame kerkon kete tip njeriu,feja budiste ka si qellim kerkimin e ketij njeriu etj etj (njeriun ideal). Ne, si sistem i sotem,midis nje populli te korruptuar dhe nje ekonomie mbase edhe kriminale ēfare njeriu kerkojme ? Sepse, nuk ka sistem sa do perfekt te jete qe te funksionoje e te perparoje pa njeriun e mire pozitiv. Edhe sot per te shpeguar kete politike dhe ekonomine e hashashit pyetja qe duhet bere eshte; "ne ēfare njeriu kerkojme" ?

    Kjo teori e kerkimit te njeriut vlen edhe per te shpeguar nje sistem o nje ideologji,p.r.sh sistemi komunist kerkonte ate qe e quante "njeriun e ri",kerkonte ate njeri qe ti sherbente Partise,pra kerkonte nje njeri qe duhej te kthehej praktikisht ne spiun dhe mundesisht anonim. Historia e letrave anonime ne sistemin komunist eshte shume e gjere dhe e gjate, ishte baza ku ajo shoqeri u formua.Dhe kur vet personi me emer e mbiemer i deklaruar kallxonte ose spiunonte bashkshtetasin e tije prap sistemi qe ishte Partia preferonte qe ky kallzuez te qendronte e te mbahej anonim,sepse natyrisht ishte Partia qe do zgjidhte se si duhej vepruar,nuk ishte as ligji dhe as shteti.

    Me tregonte nje ushtarak i larte i asaj kohe qe kishte punuar ne Sazan e Pashaliman qe :" Mblidheshim gjate punes dhe diskutonim me oficeret e tjere dhe diskutonim gjera te pergjithshme,nganjehere diskutonim edhe per Marksin o Stalinin; "jo ka thene ky keshtu e jo ka thene ai ashtu",gjera qe ne pergjithsi nuk sillnin probleme,ishin brenda "vijes". Gjate diskutimit shpesh here na vinte dhe nje shok nga Ministria e Mbrojtjes nga Tirana ku punonte ne degen e asaj qe quhej "Sigurim i ushtrise" qe duhet te raportonte mbi kuadrot ushtarak te Shqiperise dhe sa here qe ngjiste shkallet kollitej dhe thoshte;"erdha une,aty jeni !". Kete gje e bente ēdo here dhe qe te na paralajmeronte. Natyrisht,ne ndryshonin diskutimin per te mos krijuar probleme sepse ishte problem dhe per ate. Sikur te degjonte diēka e te mos e raportonte do denohej sepse nuk kishte raportuar biseden qe kishte degjuar" .
    Kjo histori eshte per te treguar se edhe ne ate sistem kishte njerez qe edhe se e kishin detyre "spiunimit" i shmangeshin kesaj detyre per te mos qene nje njeri negativ. Dhe ne fakt,ajo hapja e dosjeve qe eshte "A-ja" e "problemit njeri" ne ate vend nuk duhej te behej vetem per te denuar ata qe i sherbyen atij sistemi se sa aq me teper per te vlersuar njeriun e mire e te ndershem. Natyrisht, siē dihet, jo vetem ky njeri por te gjithe njerezit u futen ne parrullen e famshme "te gjithe bashkvuajtes e te gjithe bashkfajtor" qe jo vetem nuk denoi te degjeneruarit por degjeneroi edhe ata qe ishin munduar te silleshin mire. Kjo parrulle o dogme,deri me sot edhe ligjore,degjeneroi edhe ate pak moral qe ai sistem nuk arriti ta degjeneronte.

    Ne kohen e Zogut,qe eshte nje tjeter degjenerim kulturor i mosnjohjes dhe mos analizimit te asaj periudhe,eshte dhe nje rast tjeter qe ja vlen qe ta permend. Ne doganen e Gjirokastres nje tregtar shkon tek drejtori i kesaj dogane dhe i kerkon zhdoganimin e nje sasie duhani.Jo i pergjigjet drejtori tregtari,qe ishin dhe shohe feminerie,nuk mund ta beje se s'ma lejon ligji. Kur u fut ne kete kerkese dhe nje person i trete dhe e pyet ; perse nuk ja zhdoganon duhanin ? Ai pra i pergjigjet;qe nuk ma lejon ligji. Personi i trete kembngul;qe po nuk ja zhdogonove ti ne Gjirokaster ai do ta zhdoganoje ne Tirane. E di-i pergjegjet drejtori- por ata qe do ta zhdoganojne do ti fusin kazmen ketij vendi. Legjenda tregon qe tregtari nuk kerkoi me zhdoganimin e duhanit.
    Kjo per te thene qe ne ate periudhe kishte plot njerez e nepunes te tille qe ishin model administrativ i asaj kohe,natyrisht brenda sistemit postfeuadal te asaj kohe por njerez te tille kishte. Mjaftojm te kujtojme ministrin e arsimit,ai qe i preu bursen e shkollimit Enverit qe u kthye i bindur ne Shqiperi sepse "une s'kam bere asgje,kam zbatuar ligjin" (ligji i kerkonte qe kush nuk sillte notat nga jashte i pritej bursa) U kthye ne Shqiperi dhe dihet si perfunduan te gjithe ;u shperblyen o me plumb ose kur ishin me fat vetem me burgun. Sepse kryesisht ai sistem nuk kishte alergji intelektualin sa kishte alergji njeriun e ndershem per vet faktin qe i ndershmi eshte e veshtire te behet besnik i partise.
    Pak a shume si sistemi i sotem.Edhe se ne fakt si paradoks njeriun e sotem qe kerkojme e kerkojme me te keq se edhe ē'ishte ne kohen e komunizmit .Sepse ne komunizem si fukarai dhe maskarai ishin teorikisht te barabarte,u kerkohej ti sherbenin partise dhe kishte dhe mundesine te qendronte fukara. Sot,fukarait i kan hequr dhe kete mundesi o te drejten e jetimit si fukara. O do vdesesh si fukara ose ne qofte se do te hash buke e te jetosh duhet te behesh maskara.

    Desha te ndalesha tek ekonomia e hashashit por eshte diēka natyrale ne ate vend ose do kemi ekonomin e hashashit ose do kemi nje ekonomi tjeter ne njefare menyre kriminale,ai vend alternativ teter nuk ka,si ekonomike dhe jetese. Edhe se ekonomia e hashashit te sotem bie ne kundershtim me idete dhe ekonomine e Edi Rames si princip dhe si parim,sepse Rama thote qe ;" ka vende pune por shqiptaret nuk punonje". Ekonomia e hashashit tregon nje realitet te kundert ;qe nuk ka vende pune dhe shqiptaret punojne. (Ne fakt po te vazhdoje keshtu dhe nje vit tjeter me hashashin premtimin per 300 mije vende pune edhe mundet ta realizoje).
    Si u formua dhe si u brumos ky njeri i sotem ? Natyrisht baza,themeli i ketij njeriu ishte " te gjithe te vuajtur e te gjithe fajtor". Mbi kete moral u ngrit edhithe etika dhe ekonomia e atij njeriu,mbi kete mashtrim vazhduan dhe teorite e tjera premtuese deri sa u bene degjeneruese. Mjaftojm te kujtojme "ēekun e bardhe,ekonomin zero","kjoskat o vjedhjen e pasurise publike dhe private"," vidhet se nuk kemi Kushtetute",si edhe sot me ligjet e dekriminalizimit o reformen ne drejtesi etj etj por ajo qe vertet prishi ate njeri ishte qe "kapitalizmi eshte korrupsion " (natyrisht,nga nje komunist nuk mundet te egzistoje nje shpegim tjeter),"qe pa korrupsion nuk ka zhvillim" U arrit deri ne ate pike qe merej si shembull dhe Amerika;"dhe vet Amerika eshte ndertuar dhe ka perparuar me ane te korrupsionit". Teori dhe praktike qe ka nje perkrahje te gjere ne ate vend,eshte rrenjosur si tek maskarai dhe tek fukarai.Natyrisht me arsyetime dhe motive te ndryshme por baza e njeriu te sotem eshte kjo dogme.

    Per ta mbyllur nje citim te Alan Greenspan : "Per civilitetin dhe civilizimin,lufta e pare boterore ishte shume me shkaterruese sesa konflikti i tmerrshem i luftes se dyte boterore : shkaterroi nje ideologji. Nuk mundem te heq nga mendja mendimin per vitet perpara luftes se pare boterore,ku e ardhmja e umanitetit ngjante pa pengesa e pa limite.
    Ruaj akoma nje liber te kohes kur isha student, Economics and the Publik Welfare (Ekonomia dhe welfare publik),ne te cilin ekonomisti Benjamin Anderson fliste ne menyre te paharueshme per idealizmin dhe optimizmin e asaj epoke te humbur : " Kush mban nje kujtim e nje ndergjegjshmeri te larte se botes perpara luftes se pare boterore,nuk mund te kete gje tjeter perveē se nostalgjise. Atehere jetonte nje sens sigurie qe nuk ka egzistuar me mbrapa. Progresi ishte i pergjithshem dhe jepej si i garantuar... Dhjetvjeēar mbas dhjevjeēari ishte vertetuar nje ngritje e lirive politike,shperndarja progresive e institucioneve demokratike,permirsimi i standartit te jetes se masave... Per sa i perket ēeshtjeve financiare,besimi i madh ne qeverite dhe ne bankat qendrore ishte nje siguri (qartesi). Qeverite dhe bankat qendrore jo gjithone ja dilnin te mbanin premtimet,por kur nuk ndodhte nje gje e tille turperoheshin dhe mundoheshin ta korrigjonin sa me shpejt te ishte e mundur".

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Njeriu,sistemi,njeriu hashashi dhe dosjet

    Fete te bejne majmun(te dikujt) dhe te shemtojne!!

    Por njeriu(psikopati qe sheh pak) i hashashit ngeli kafshe dhe nuk u be dot mbinjeri(normal) sepse nuk u genjye dot dhe lemsa(llogjika) iu shtua.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •