Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Problemi real i Ramės me Trump

    Nga Ēim Peka - 19/11/2016
    Fitorja e Donald Trump, duket se e ka zėnė krejt tė papėrgatitur Edi Ramėn. Opinion publik ėshtė rreshtuar kundėr tij, duke marrė hera-herės edhe forma folklorike tipike shqiptare, duke i kujtuar atij, se tani presidenti i ri amerikan do tė hakmerret pėr deklaratat ekstreme kundėr kėtij tė fundit.

    Nė fakt, angazhimi i Edi Ramės nė debatin e brendshėm politik amerikan, ishte vėrtet i paprecedent. Ēdo politikan, dhe ēdo kryetar shteti, me siguri qė ka pasur njė preferencė dhe njė qėndrim ndaj dy kandidatėve pėr president, por akti i Edi Ramės ishte i pashembullt.

    Fillimisht u shpreh nė Klan Kosova kundėr kandidaturės sė Trump, por nuk u mjaftua me kaq. Nė mėnyrat qė vetėm ai i di, Rama gjeti rrugėn pėr tu paraqitur edhe nė studion e CNN, nga ku jo vetėm qė nuk u tėrhoq nga deklaratat e tij, por shkoi edhe mė larg.

    Tre fjali tė artikuluara nga Rama do tė mbeten pėrgjithmonė nė memorien politike, nė raport me kėtė ēėshtje: i) ‘Mos e dhėntė Zoti qė Trump tė zgjidhet president”, ii) ‘Trump ėshtė fyerje pėr civilizimin’, dhe iii) ‘zgjedhja e Trump do tė pėrkeqėsoje marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe SHBA-ve’!!

    Mė vonė, edhe politikane tė tjerė botėrorė u artikuluan kundėr tij, por asnjėri nė mėnyrė kaq brutale. Vetėm Edi Rama, foli si Zarathustra dhe futi Zotin dhe Djallin nė mes. Edi Rama nuk ėshtė budalla. Madje ka njė nuhatje tė fortė politike. Deklaratat e tij nuk ishin as emocionale dhe as tė pa-kalkuluara. Por jo nga Rama. Parashkrimi ishte bėrė, nga sponsorėt e tij nė Washington. Edhe tani pas fitores sė Trump, Rama vazhdon nė tė njėjtėn linjė. Sigurisht qė gjithēka ėshtė mbajtur shėnim nė Washingon, dhe nuk do tė kalojė pa pasoja tė paktėn pėr Ramėn si individ politik, por ky nuk ėshtė problemi i tij mė i madh.

    Problem i tij i vėrtetė ėshtė, George Soros. Pikėrisht, ai qė e urdhėroi dhe e pėrdori tė bėnte deklarata tė tilla. Gjithsesi, fakti qė Soros e detyroi Ramėn tė pozicionohej botėrisht me qėndrime tė tilla, nuk pėrbėn problemin e tij tė vėrtet, atė mė tė madhin. Problemi real qėndron nė humbjen e aksesit dhe mbylljen e dyerve nė Washington.

    George Soros, nga aset i ėshtė kthyer nė barrė dhe “njollė nė biografi”. Publikimi nga Wikileaks i emaileve tė Clinton nxori edhe raportin e ngushtė, midis saj dhe Soros. Nė njė email, pas 21 janarit, Soros i kėrkon Clinton tė pėrfshijė nivelet mė tė larta tė politikės amerikane nė krizėn politike nė Shqipėri, duke ju kundėrvėnė haptazi kryeministrit Sali Berisha.

    Madje, aty del qartė qė edhe i dėrguari i BE-sė Miroslav Lajēak, pėr tė ndėrmjetėsuar krizėn nė Shqipėri ishte propozim ekskluziv i Soros. Ne dimė vetėm kėtė element sporadik tė bėrė publik, por edhe vetėm kaq pak nga maja e ajsbergut sorosian, na ndihmon pėr tė kuptuar rrjetin e gjerė tė fijeve qė janė luajtur nga miliarderi spekulant nė favor tė Edi Ramės: nga Washingtoni nė Londėr, nga Roma nė Bruksel e Beograd.

    Vetė-ofrimi i Ramės pėr tė pranuar lėndėt kimike siriane nė Shqipėri thuhet se ka qenė ide e Sorosit. Pėr rrethana qė tashmė dihen, kryeministri i refuzoi ato, nė momentin e fundit. Pas kėsaj Edi Rama bėri disa ece-jake dėshpėruese nė SHBA, por pa mundur tė shkelte nė Washington. Pas njė ndėrhyrje konstante dhe tė fuqishme nga ana e Soros dhe lidhjeve tė tij, nė fillim tė prillit 2015, Shtėpia e Bardhė ktheu pėrgjigje negative pėr njė vizitė tė mundshme tė Ramės. Atėherė, miqtė e tij, dolėn me idenė se vetėm njė nder i madh nga ana e qeverisė shqiptare, do tė mund tė hapte portėn e pėrplasur syve disa herė, tė Shtėpisė sė Bardhė. Dhe ky nder, ishte pranimi i tė gjithė anėtarėve tė organizatės MEK, apo tė ashtuquajturve muxhahedine iranianė, deri pak kohė mė parė nė listėn e zezė tė terroristėve nga Departamenti i Shtetit.

    Ky vetė-ofrim shoqėruar me organizimin e vizitės sė tij nė Shtėpinė e Bardhė pėrkoi, edhe me kandidimin e vėshtirė brenda partisė tė Hilary Clinton, pėr presidente. Tashmė, Soros bashkėpunėtor dhe mik i vjetėr i ish Zonjės sė Parė, ishte kthyer jo vetėm nė financuesin mė tė madh tė fushatės sė saj, por edhe si ‘Guru-ja” personal dhe njeriu mė i afėrt i presidentes sė ardhshme, siē besonte shumėkush.

    Aq shumė influencė kishte Soros tek Clinton, sa qė mediat kundėr saj shpreheshin, se nė rast fitoreje, presidenti real i SHBA-ve nuk do tė ishte Hilari, por vetė George Soros. Afėrsia e tij me Clinton, dhe armiqėsia me Trump nuk ėshtė vetėm politike, por pikė sė pari ideologjike. Filozofia, ideologjia, linja politike dhe ekonomike e Donald Trump ėshtė krejtėsisht e kundėrta, e asaj tė George Soros. Idetė e Karl Popper, babait shpirtėror tė Soros mbi Shoqėrinė e Hapur, dhe Demokracinė Liberale janė e kundėrta e qėndrimeve tė Donald Trump mbi ekonominė, financat, emigrantėt, kufijtė e hapur, angazhimi amerikan nė botė, politika e jashtme etj.

    George Soros ėshtė akuzuar publikisht nga mediat, si financuesi i protestave kundėr Trump, nėpėrmjet organizatės sė tij moveon.org dhe mbi 130 organizatave tė tjera anė e mbanė Amerikės. Jo vetėm kaq, por edhe Clinton dhe Obama kanė shprehur mbėshtetjen e tyre, pėr kėto protesta pėr tė cilat sė fundmi u zbulua se pjesėmarrėsit paguheshin me 15-20 dollarė ora. Ėshtė e qartė se beteja elektorale po transferohet nė njė betejė afat gjatė midis dy kampeve. Ėshtė njė betejė e fortė, e ashpėr dhe konsekuenciale, e cila pėrplas jo vetėm dy kampe, por edhe dy ideologji. Bėhet fjalė pėr atė, se si do tė jetė bota nė tė ardhmen.

    Duke e parė nga lartė kėtė betejė, George Soros gjendet nė mes tė vorbullės sė saj si njė nga 2 aktorėt kryesor, por tashmė nė mbrojtje duke pritur fundin e epokės sė tij. Kurse Edi Rama, as si individ dhe as si kryeministėr nuk rezulton as nė periferi tė ciklonit, sepse faktikisht ai ėshtė askushi dhe nuk pėrfaqėson asgjė nė gjithė kėtė panoramė gjigante. Dhe pėr kėtė arsye, momentalisht mund tė vazhdojė tė delirojė i qetė.

    Por nuk ėshtė i qetė aspak dhe ai e di mė mirė se tė gjithė, se pėrse. Krijuesi dhe sponsori i tij, po shkėrmoqet. Trump dhe republikanėt qė kanė nisur betejėn pėr tė zhbėrė pėrgjithmonė oktopodin Soros, ndoshta nuk i kanė fare nė listė vezėt e vockla qė ai ka pjellė nėpėr cepa tė botės, si ėshtė edhe Shqipėria. Prandaj pėrsėrisim qė problem i vėrtetė i Ramės, nuk ėshtė frika se mos Trump merret direkt me atė si individ. Ai e di qė ėshtė thjesht njė krijesė e Soros, ashtu si dhe u bind qė mė 8 nėntor, krijuesit tė tij i ka nisur numėrimi mbrapsht i ditėve qė i kanė mbetur. Vezėt nuk ka mė kush ti ngrohė dhe ti ēelė...Ky ėshtė problemi i vėrtetė i Kryeministrit tonė!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Kjo analize eshte nje "hap perpara" se te pakten nuk permend Mesin-Meten,ka dale nga kuadrati,Meta, Trump,Rama,Soros o ka dal nga rrethi Demokrat ku Meta eshte epiqendra e gjithe universit. Si e tille,mbetemi vetem ne trekendeshin Trump,Rama,Soros, ku,Rama nuk diskutohet qe beri nje gafe,edhe se ta quash gafe i jep nje kuptim pozitiv se ne te vertete qe nje budallik. Problemi eshte qe ky budallik po dyfishohet. Sikur,qe eshte pothuajse e sigurte o normalitet,qe ; mardheniet Shqiperi-USA nuk do ndryshojne aspak me ardhjen e Trampit,si do ta quajme nje analize te tille ; nje budallik mbi nje budallik ?

    Puna e Sorosit,ēifuteve,bilberbergeve,masoneve o edhe marsianeve te tjere eshte kthyer ne argumentin me te lezeēem per te justifikuar ēdo person o qeveri,kam filluar te dyshoj se kete teze e perhapin vet qeveritaret,si te thuash edhe ketu mjafton te drejtosh teleskopin nga Marsi qe edhe marsianet te ndryshojne emertimin e tyre ne jashtetoksor.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Ne planetin mars po e po, por edhe andej nga vijne ufot e kane kuptuar se kryeministri yne eshte nje eksponent i mirefillte i Sorosit. Dhe sikur mos i mjaftonte vetem mbeshtetja politike, mediatike, financiare, shoqerite civile etj, i jane bashkangjitur edhe diplomatet me te larte ne vend. Ka afera te tmerrshme korruptive, mungon kudo transparenca, blihen votat, mbillet rendomtazi hashash, ka arrogance, frike, pasiguri, varferi, thuajse gjysem milion shqiptare qe emigrojne, nderkohe qe kasta e financuar nga Sorosi per interesa te Sorosit mbyll syte para kesaj anomalie. Atehere si do e shkulim kete te keqe? Me zgjedhje eshte e pamundur. Me protesta, nuk na lejon Lu, i cili nuk sheh asnje arsye per te ngritur zerin. Kemi arritur deri aty sa fale ketyre leshkove te Sorosit, lexojme edhe ca raporte nderkombetare jashte realitetit. Njefare Ndihmes Sekretari Amerikan pėr Ēėshtjet e Trafikut Ndėrkombėtar tė Narkotikės, NOTA BENE ish-ambasadori amerikan Arvizu qe mbeshteti me deklarata dikur ardhjen e Rames ne pushtet, me daljen e tij te fundit publike perkrahe Rames dhe policeve te Tahirit, miratoi asgjesimin e 99,7% te hashashit. Me pak fjale ky njeri pati guximin te inkurajoj shefat e policise qe jane pjese e ketij trafiku sebashku me fshataret, qe kane menjanuar agrikulturen per kultivimin e hashashit.

    Nejse thene te gjitha keto, ka akoma UFO verdalle qe 'besojne' se Sorosi eshte bamires. Dhe ne mbeshtetje te kesaj barcalete, e gjejne shpetimin duke huazuar fjalet bajate te Naltgjatesis, 'fajin e ka saliu' dhe se fundmi 'dogmatizmi i Metes'.
    Vetem ato fjalite mos i lini pergjysem, sepse roli shqiptaro-amerikane mbas ardhjes se Trump, perkundrazi marrezive qe na thane mediat rilindase, nuk ndryshon. Roli mbetet i njejte, vetem ndikimi i Sorosit zbythet!!!

    PS: Grushtin larte, gjithmone ne sherbim te parimeve te shenjta e "te shtrenjta" : ))
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Pse me zgjedhje eshte e pamundur ! Nuk ishte PD tete vjet,natyrisht pa Sorosin ! Se imagjino te ishte dhe me Sorosin ! Do ta kishim Gerdecin tek sheshi Skenderbeut,ne vend te kjoskave.

    Pyetjes, se si do te shkulim kete te keqe ? Ka nje pergjigje te thjeshte; qe nuk mundet ta shkuli PD,se ne mos eshte me keq se kjo e keqe si minimum eshte njesoj si kjo e keqe.

    Megjithate,eshte analize qe nuk ka Meten dhe si program,dhe si e tille ka njefar kuptimi. "Kuptimi",shpresa nga teresisht tek Meta spostohet tek Trump.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Duke riperseritur gjithmone te njejtat karagjozlleqe, nuk thuhet asgje e re! Se dikustohet per zgjedhje por mbase kemi harruar se Saliu ne kulmin e pushtetit humbi zgjedhjet, madje ne 8 vite i humbi dy here. Nano gjithashtu ne kulmin e pushtetit i hapi rruge rrotacionit te pare te bute ne Shqiperi. Ndersa persa i perket zgjedhjeve te menaxhuara nga Rama e ke te veshtire t'i gjesh nje emertim!

    Nejse mos u dekurajoni. Fundja largimi i Sorosit nuk do te thote automatikisht largimi i Rames. Thjeshte i hapet rruga disa zgjedhjeve paksa me normale dhe me mė pak ndikim. Plus do kete nje trysni me te madhe nga nderkombetaret persa i perket aferave korruptive.
    Megjithese kjo e fundit e kuptoj i djeg pakėz atdhetareve te Rilindjes II, te molepsur mbas PARIMEVE...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Ai eshte problemi,se kemi 20 e ca vite qe perseris-isim te njejtat gjera,qe : Per zgjedhjet ne Shqiperi nuk ka rendesi se kush i humb a kush i fiton. Imagjino tani t'ja shpegosh tjetrit qe akoma thot;qe Saliu humbi zgjedhjet dhe Nano i hapi rruge rrotacionit. "Tu hapte kaptina ty me gjith rotacionin... !"

    Tani, te shpegoj dhe Sorosin (per ta mbyllur kete debat kot),se mbase e kupton,shpresoj jo si rrotacioni :

    Largimi i Sorosit o mardheniet e Sorosit me Ramen kane rendesi per Sorosin jo per Ramen. Se : Rama, si me Sorosin dhe si pa Sorosin do bente,po ben,do beje te njejtat gjera. Rendesi kane per Sorosin,se me tipa si Rama shfaqsohet..."ka dhe me keq se mua"

    Sorosi, eshte vertet personazh negativ,por sma ha mendja te jet aq budalla sa mund edhe te mendonte se Tirana mundej te ēimentifikohej.( Imagjino pastaj per kjoskat).

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Shoku profesor perpara sesa te nisesh leksionet, kupto se nuk po i drejtohesh nexenesve te tu imagjinar.
    I gjithe opinioni yt bazohet ne hamendesime, tek tuk ndonje cinizem dhe pastaj riperseritje mbas riperseritjesh. Kur te shterojne argumentet i rikthehesh e kioskave. Shembulli optimal per ta banalizuar debatin...
    Ate O-nė me karar, se ngjan pak si gagaē. Ne vend te O-sė, perdoret apo dhe ose shoku presor!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Amanet rrotacionin.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Problemi real i Ramės me Trump

    Jo jo, shqiperia prevalon. O presor o pedagog o instruktor o OO
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •