Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Demonët Hakmarrjes që përndjekin Blushin

    Libri `KM` i Ben Blushit i përket realisht zhanrit të publicistikës se sa një romani apo novele të gjatë, sepse në fakt mënyra e të shkruarit nuk është një krijimtari artistike e pastër por në fakt i përket siç e thashë më lart publicistikës, sepse ashtu si e ka përmëndur një kritik i njohur Publicistika është një `krijimtari artistike e nxituar`…. Po kështu është dhe KM e Ben Blushit, i cili është ngutur dhe ka nxituar të blasffemojë sipas mënyrës së tij ata që e kanë penguar të ngjisë shkallët e politikës dhe të bëhet një lider i madh politik i vegjëlisë apo fundja të jetë lider i madh pavarësisht se i kujt klase, rëndësi ka të jetë lider më çdo kusht…
    Dhe këtë, ai mund ta kishte arritur nëse nuk do të ishte vetëm hipokrit, por nëse do të ishte edhe servil deri në momentet e fundit; ai mund t`ja kishte arritur qëllimit duke i a hedhur Kryeministrit aktual.
    Meqënëse nuk arriti dot atëhere..fap doli libri KM si një model alternativë për tu bërë lider.. dhe nuk qënka nevoja të bëhesh lider politik. Mund të bëhesh edhe lider në letërsinë të cilën e lexojnë po ata njerëz që i kanë hyrë politikës por që kanë problem në ngjitjen e shpejtë të hierarkisë politike.
    Dhe nuk janë vetëm njerëzit e interesuar për politikën, as politikanët amatorë dhe as ata të kafeneve. Jo. Simpatizantë të zhanrit të çuditshëm të një letërsie që po lind dhe për këtë ka merita vetë Ben Blushi janë edhe katundaria e qytetarizuar këto vitet e fundit.
    Këta janë turma (turma ka dallim rrënjësor nga populli), që duartroket çdo politikan, parlamentar apo dhe V.I.P., i cili kundërshton qeverisjen apo shtetin por….. që pas tij është Media…. Pra duan të dalin dhe ata në tv e media, për të treguar .. injorancën e tyre.
    Dhe këtu hyjmë në artificialitetin e bërjes se njerzve mediatikë edhe kur nu e meritojnë por që kundërshtojnë njëshin, apo dyshin apo flasin çti vijë në mëndje porn ë të cilën elementi kryesor është popullariteti. Kështu Shqipëria po vuan populizmin dhe liderët e saj, duke lënë mënjanë shtresën e intelektualëve të cilët duhet të drejtojnë vëndin por që nuk kanë akses në Media. Median e kanë zënë një grup i caktuar me detyra të caktuara për të mbrojtur pushtetin apo për ta kundërshtuar sipas `His Master Voice`. Një nga këta është dhe Ben Blushi, por ka dhe plot të tjerë.
    Interesant është fakti që personat mediatikë të cilët dalin në TV pothuajse çdo ditë kanë dhe interesin më të madh edhe në panairin e librit që u mbajt në Tiranë këto ditë me librat e tyre përkatës Pushteti i B.Fevziut dhe KM e B. Blushit.
    Mesa duket shijet artistike letrare kanë ndryshuar pas viteve `90 dhe vazhdojnë të priren ndaj literaturës gjysmë artistike të publicistikës.
    Me përpjekje më të mëdha por pa dalë nga korniza e publicistikës, del rrrëfenja halucinante e B.Blushit e cila tregon një histori të pabesueshme që ndodh në të ardhmen por që në fakt ka ndodhur edhe në të kaluaën (kujtoni vrasjen –vetvrasje të ish Kryeministrit Komunist M.Shehu), e ndërthurur me problematikën e sotme të drogës dhe të ekstremizmit islamik.
    E gjithë kjo i shërben Blushit për tu hakmarrë virtualisht ndaj Kryeministrit të sotëm i cili e shmangu nga ambicia e tij politike për tu bërë udhëheqës dhe drejtues politik në Shqipëri.
    Së dyti kjo ngjarje nuk mund të mos tregojë dhe realitetin se sa hipokrizi ka në këtë luftë politike të sotme në raport me pamundësinë e politikanëve të rinj dhe atyre me eksperiencë por pa miq e rekomandime, se sa mllefe dhe inate mbajnë në psikikën e tyre Hipokritët të cilët duan të bëhen drejtues por që në fakt nuk kanë kapacitete për të drejtuar (por që në Shqipëri këto realizohen), dhe se sa seriozë janë politikanët e ndershëm të cilët respektojnë ligjet madje dhe largohen nga Parlamenti kur shohin se ata janë vetëm për numur.
    Kujtoni dhe krahasoni rastin e Deputetit brilant Sabit Brokaj i cili dhe dorëheqjen sepse nuk dëshëronte të ishte një votë në parlament me hipokritin Ben Blushi i cili largohet nga Partia që e mikloi dhe e bëri deputet por nuk u largua nga deputetllëku…
    Fantazia ose më mirë marrëzia e shkrimtarit Blushi i cili vendos një histori fiktive të vitit 2021, nuk ka kufi, dhe pasqyron më së miri mllefin patologjik ndaj atyre që e penguin, e për më tepër ta ndërpresin ngjitjen e tij të shkallëve të madhështisë së politikës në Shqipëri.
    Historia është e komandos (gardisti) shqiptar në Afganistan i cili bie në kontakt me islamin Radikal dhe frymën anti-amerikane nëpërmjet një bashkatdhetari të tij të quajtur Uinston Harasani, anëtar i Otzit, dhe merret peng nga kjo organizatë të cilit i është vënë kusht që nëse do të shpëtojë duhet të tregojë komandot që kanë vrarë fshatarët që kultivojnë drogën, por që në fund do të plagosë por `padashje `vret Kryeministrin.
    Paralelet që heq Blushi midis Shqipërisë dhe Afganistanit përsa i përket drogës dhe islamit radikal, të cilat ai i tregon në libër sidomos kur gardisti i rekrutuar nga orgaizata islamike OTZ, nuk janë aspak paralele por thjesht për të justifikuar konfliktin që lind në familjen e gardistit kur ai kthehet në Shqipëri.
    Konflikti lind sepse familja mbjell kannabis pra drogë, kundër të cilës ai luftoi në Afganistan po aq sad he kundër islamistëve radikalistë, aty ku ai me shokët e tij vranë fshatërët që mbillnin drogë, dhe më vonë ky gardist vrau shokët e tij për të shpëtuar vehten.
    Shantazhi i këshilltarit të Kryeministrit për të plagosur Kryeministrin në mënyrë që të shmanget nga zgjedhjet e ardhëshme- sepse ndryshe do të futej në burg për `bëmat` që ai kishte bërë në Afganistan, e detyron gardistin të qëllojë për ta plagosur Kryeministrin por në fakt e vret atë. ishtë vetvrasje apo vrasje? Duke bërë një reminishencë edhe për ish krymenistrin Mehmet Shehu.?
    Në fakt duket sikur këshilltari i Kryeministrit-gazetari Kim Kurani i cili i bëri shantazh gardistit ka shumë mundësi të jetë vetë ego-ja e Ben Blushit apo më mirë vetë shkrimtari.
    Përse është një roman që anon tërësisht nga publicistika e tipit alla shqiptarçe hamarrëse? Sepse nuk ak asnjë mundësi krahasimi misdis Shqipërisë dhe Afganistanit përveçse në halucionacionet e shkrimtarit! sepse nuk ka ekstremizëm islamik në Shqipëri në raport me Afganistanin! sepse droga e mbjellë në Shqipëri (kanabisi), është në vëmëndjen e qeverisë dhe të BE dhe po luftohet me sukses në raport më Opiumin afgan, i cili ka rekorde mbjelljeje dhe korrjeje e shitjeje prej vitesh në të gjithë botën!
    Dhe së fundi mllefi ndaj Kryeministrit shfryhet nëpërmjet vrasjes së Kryeministrit imagjinar! Urrejtja ndaj Kryeministrit që e bëri deputet dhe jo ministër apo zv/kryeministër, vlon përbranda koshiencës së tij dhe shprehet me një `letërsi artistike të nxituar` ashtu siç është publicistika e transformuar në roman nga Blushi.
    Ky fenomen i vrasjes apo i vetvrasjes ose i plagosjes, pra idea e vdekjes së kundërshtarit është një fenomen i përsëritur në letërsinë paranojake blushiste. Kujtoni dhe romanin e para dy viteve që fliste për një pretendent bashkiak të vdekur.
    Dominimi i vdekjes së kundërshtarëve nëse është një risi në këtë tip letërsie absurde, mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm në letërsinë e sotme të deformuar dhe të asfiksuar nga pseudo-shkrimtarët e rritur në përmasa, nga mediat shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Demonët Hakmarrjes që përndjekin Blushin

    Blushi mbetet sinonimi i hipokritit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Demonët Hakmarrjes që përndjekin Blushin

    E drejte Blushi eshte sinonim i hipokritit. Dhe ketu qendron problemi i vertete i atij vendi. Kur, Blushi,qe nuk mundet te meret si shembull pozitiv,si hipokrit eshte i vetmi qe thote diçka te zgjuar,i vetmi qe thote ndonje gje te drejte,i vetmi qe ben edhe ndonje beteje parimore mbase dhe per interes personal,por mbetet prap i vetmi . Pra,dhe ai i vetem qe eshte,eshte hipokrit dhe socialist. Imagjino,pjesa tjeter qe mbetet se me çfare sinonimesh e epitetesh duhet ti percaktosh dhe eshte e veshtire ti percaktosh jashte paraleles injoranc-krim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Demonët Hakmarrjes që përndjekin Blushin

    Po i nderuar Serafim, pjeserisht ke te drejte.
    Sidoqofte perfshirja ne dy romanet e Blushit njeri Kandidati qe ka elementin vdekje per personazhin negativ dhe tek romani KM (PSEUDO-ROMAN) ku personazhi negativ i vertete eshte KM i cili vritet, tregn nje sikike te erresuar te Blushit nje psikike e mbushur me urrejtje dhe egersi e armiqesi te madhe ndaj atyre qe e kane penguar ne ngjitjen e e madhe te Egos se tij perverse.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Demonët Hakmarrjes që përndjekin Blushin

    Fatkeqsisht o fatmirsisht romanet e Blushit nuk i kam lexuar dhe nuk mundet te jap nje mendim edhe mbi psikologjin e Blushit,natyrisht duke supozuar se sa e drejte eshte te lidhesh psikollogjin e personazhit te nje romani me psikollogjin reale te vet autorit.

    Po nejse,e supozojme se vertet Blushi eshte nje psiqik e mbushur me urrejtje,egersi dhe armiqsi perverse. Kundershtar te Blushit,brenda partise por sidomos ne zonen e zgjedhjes ka o kemi Ballen. Fatmirsisht,edhe ketu,nuk kemi mundesin ta lexojme Ballen edhe se ne fakt perversiteti i vertete ne ate vend eshte ta degjosh Ballen,imagjino te krahasosh Blushin me Ballen.

    I nderuari Pirro keto jane diskutime kot,eshte njesoj sikur te diskutosh se kush eshte Rektori me i mire i universitetit ai pro Shullazit apo ai qe Shullazi ishte kunder zgjedhjes se tije. Dhe perversiteti i vertete ne ate vend qendron qe me shume propabilitet kandidati rektor i zgjedhur nga Shullazi te jete me i ndershem se kandidati tjeter. Si te thuash, qe kjo analize, qe te kishte nje vertetesi kritike jo vetem politike por edhe letrare duhej bere ose vetem mbi romanet e Blushit,ose kur Blushi ishte ne pozite o pushtet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •