Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    Nga Astrit Patozi

    Është luks i madh që dikush nga opozita të merret sot me arsyet e shkarkimit nga detyra të një socialisti nga Tropoja, pasi ky i fundit ka përgjuar telefonatën me ministrin e vet. Aq më tepër, kur në "scoop-in" e transmetuar, çuditërisht, nuk ishte kapërcyer pothuajse aspak etika dhe kodi i mirësjelljes”, shkruan Patozi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    “Është luks i madh që ministrin e megaskandaleve të korrupsionit të kësaj qeverie, në këto tre vjet, ta akuzosh sot për shpërdorim detyre, se ka hequr nga puna një militant të partisë së vet, i cili nuk i paska shkuar në mbledhje. Është më shumë se luks, mendoj unë, që këtë qeveri, e cila po i bën gjëmën çdo ditë vendit, gati në çdo aspekt, ta "kryqëzosh" sot për emërime dhe shkarkime politike brenda mazhorancës”, vijon deputeti demokrat.

    “Sepse ndoshta mund të jetë rasti i vetëm, kur Ilir Beqja ka bërë një punë si ministër dhe buxhetit të shtetit nuk i kanë fluturuar qindra mijëra apo miliona euro. Saqë më vjen ta përgëzoj, se të paktën për këtë rast nuk kam ndonjë motiv të fortë si deputet i PD për t'u marrë me të. Por po të isha pa punë dhe qejfli përgjimesh, mbase do t'ia vlente vërtetë. Ndaj për këtë rast "suksese në jetë Ilir Beqja! Nesër flasim ndryshe.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    Jam dakort me kete Patosin.

    Jo vetem "Beqja i shkrete" nuk duhet akuzuar por do thoja se edhe duhet pergezuar. Kete jave Beqja nuk ka bere asnje tender.Siç duket,Ministia e Shendetsis kete jave ka qene pushim.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    O Bilo, e ka Patoz me Z
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    I kerkojme falje shokut Patoz. Nuk do ta perserisim me nje gabim te tille fatal. Eshte e pafalshme,mea culpa,mea culpa,mea maxima culpa.

    Autokritike natyrisht edhe kundrejt partise.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    Padiskutim, auto-kritika referuar disa dogmave fetare, sherben edhe si pagezim.
    Se jo per gje, por po te isha ne vendin tat, s'do me pelqente te me therrisnin Derafim Silo, me nje L-ë. Qe mos ta konfondojme me ate shoqeruesin e trimit te Gjirokastres, shokun Sillo.

    Po edhe nese e ben me dashje s'ka gje, se shyqyr ja arritem kesaj dite te kritikojme Oligarkine Sorosiane : ))
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 16-11-2016 më 20:38
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    "konfondojmé" ça eshte ?

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    Zhytje me polumbar neper gjiret e Karavastas. Ky eshte kuptimi i trete i fjales.

    Nejse ke te drejte te revoltohesh. Edhe parimor edhe perdorues barbarizmash sikur nuk shkon...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe

    Nje analize e ftohte, ndonese shpeshhere sot pergjimet jane mundesia e fundit per te gjetur zgjidhje ndaj padrejtesive. Por kjo shkakton debate pafund me argumenta te drejta pro dhe kundra pergjimeve


    Përgjimet mes socialistëve dhe arroganca që nuk habit!

    Nga Artur Zheji

    Ministri Beqja, 'I uron sukses në jetë", socialistit Çlirim, sepse ai nuk ka shkuar në një mbledhje të Asamblesë. Duket se socialisti Çlirim, njëkohësisht edhe drejtor, e ka pritur, që herët a vonë, do ta kishte një përplasje me eprorin e vet dhe duket se e ka rregjistruar telefonatën.

    Nga ana tjetër, është më se e qartë nga zbardhja e bisedës, se Ministri Beqja, ka dashur një shkak dhe jo një arësye për të pushuar socialistin dhe drejtorin Çlirim nga Tropoja.
    Dhe kështu janë ndeshur dy "pabesi" të ndërthurura, ajo e Ministrit Ilir dhe ajo e socialistit, Drejtor Çlirimi shef në Tropojë. I pari, ministri pra, ka pritur në "shteg" viktimën që do t'ja ketë bërë borxh për arësye që nuk dalin në telefonatë dhe mosardhjen në mbledhjen e PS, e quan të arësyetueshme, që socialisti Çlirim, jo korrekt në një mbledhje partie, të fluturojë edhe si drejtor, i një drejtorie të shtetit!
    Mirëpo socialisti Çlirim, që nuk ja ha njeri kollaj të drejtën, do të ketë filluar rregjistrimin audio të bashkëbisedimit të pafat me shefin e vet të dyfishtë, edhe ministër, edhe të deleguar të partisë.
    Dhe kështu vijmë te emisioni Stop, që ka shtënë në dorë materialin "sekret", të cilin material rregjistrimi, dukshëm socialisti Çlirim, e ka mbajtur peng, për të zbutur apo për të bërë një pazar të ri, me shefin e vet të ashpër.
    Kuptohet që "Pazari' nuk ka ecur dhe ministri socialist Beqja, ka ndejtur i qëndrueshëm në pozicionet e veta dhe si pasojë ka ardhur ndëshkimi publik, përmes publikimit të bisedës.
    Në këtë rregjistrim, nuk flitet për shëndetësi dhe as për shpëtim jetësh dhe as për korrupsion në mjekësi.
    Beqja nuk është dorëzuar presionit, ndonëse pabesia socialiste e ka ndëshkuar atë, sepse unë mendoj që rregjistrimi apo spiunimi, është një hakmarrje edhe më e ulët se sa pushimi i padrejtë apo i turpshëm nga puna.
    Gjithësesi, këto lajme që vijnë nga PS, rrëfejnë një parti në krizë dhe një egërsi të skajshme në pasionin për ngrënie kokash.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •