Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    NGA AGRON GJEKMARKAJ

    Prej ditësh shkruhet e flitet shumë për dëmin që Edi Rama i ka shkaktuar kombit shqiptar dhe karrierës së tij me deklaratat ekstreme kundër Donald Tramp, gjatë fushatës elektorale në SHBA. “Turpi i civilizimit” është zgjedhur President i SHBA–ve, ndërsa “turpi” ynë i ka skuqur të gjithë. Kryeministri me gjasë e mendoi banakun e CNN, apo faqet e “New York Times” si takim me fshatarët, të cilët ngarkuar me halle të mëdha mbi shpinë buzëqeshnin nga zori, kur u thoshte se fëmijët i keni bërë nga tre njëherësh, apo veç e veç!

    Ndaj u rehatua, u shkreh dhe iu lezetua llafi, të cilin as e mati, as e peshoi, por e lëshoi galmuç, sikur ndodhej mes arave të Myzeqesë me fuqinë e njeriut që të këput litarin. Bëri analiza, nxori konkluzione, la porosi, u vizatoi udhën e drejtë zgjedhësve amerikanë, si një person që njeh qelizë më qelizë krejt dinamikën e demokracisë botërore dhe të vetë civilizimit. Trampin, me guxim prej të marri, e shau, e fyeu, duke gënjyer dhe abuzuar me Kosovën dhe këtë e bëri si Kryeministër i Shqipërisë dhe në emër të shqiptarëve për llogaritë e veta që nuk i dolën.

    Pastaj, meqenëse ndodhej, pa ç’pa qortoi pakëz edhe gazetarët e atjeshëm që zgurdullonin sytë prej habisë. U kthye me krahë të lehtë. Çfarë i la mangët asaj ane, e plotësoi tek emisioni i Baton Haxhiut në Kosovë, me një tjetër batare sulmesh ndaj Trampit e të tjera kërcënime për rishikim marrëdhëniesh me Amerikën nëse ai fiton. Ia bënë qejfin qeder e nuk e dëgjuan. I ra bota mbi shpinë. Tani provon makth dhe mbështet ballin mbi jastëk, siç shfaqej së fundi në një fotografi të shkrepur në avion.

    Rama është i lexuar, i njeh mirë shtresat e folklorit edhe ndoca letërsi. Shpesh në Parlament ojnat e çapkënllëkut popullor e hedhin në ekstazë tek mbështjell me to kundërshtarët. Kushedi sa i patakt dhe banal, mbase uthull e shafran, i duket kësaj vjeshte proverbi “mendja e madhe, e zeza e të zot!” që i sulmojnë mendimet si sinozit.

    Tani, pasi ndien mjerimin e marrëzisë, thërret në ndihmë Konicën e Shekspirin dhe me logjiken e Enver Hoxhës evokon të drejtën e vendit të vogël për të thënë çka mendon, që pranon sfidat e skllav nuk bëhet! Kur e pyeti vendin ai se çfarë mendon për Amerikën, Trampin e zgjedhjet atje? Mendimi i tij haluçinant, nuk është mendimi i Shqipërisë. Ky soj unifikimi është delir diktatorësh. Tani, nga bataku ku ka rënë, nuk e nxjerr dot as Shekspiri, as dreqi e as i biri, as servilët e as bilbilat, që fryjnë melodi për veshët e tij.

    Po t’i shkonte tymi fjollë çdokujt që do të guxonte sot t’i kërkonte hesap pse braktis vendin gjatë përmbytjeve për ekspozita personale, pse kanabisi, pse varfëria, pse korrupsioni, pse mujsharia, do t’i thoshte hazërxhevap shkoni e flisni me Donald Lunë, i cili gjithashtu duket pakëz i surprizuar, siç u shpreh vetë. Tramp fitoi duke prishur ëndrra e shkërmoqur plane.

    Pas një hezitimi prej disa orësh, shefi i ekzekutivit tonë i la detyrë Ditmir Bushatit ta uronte me “Twitter” Presidentin e sapozgjedhur, ngaqë vetë, hëpërhë, ishte i zënë me vaje. Kushedi sa do të jetë gëzuar Tramp me urimin e Bushatit! Do të ketë thënë me vete “çfarë djali flori!”. I gjendur në udhëkryqin e dëshpërimit diku nga e vona, Kryeministri ia tereziti edhe vetë një justifikim më shumë se urim një tekst, ku binte në sy mungesa e moralit, ankthi, gracka ku ka rënë dhe frika që e rrethon.

    Këshilltari politik i Tramp pak orë pas fitores bëri një deklaratë, në të cilën spikasin tri thënie.

    1- Roli korruptiv i Sorosit në Shqipëri do të marrë fund.

    2- Jemi të informuar që keni drejtues të korruptuar.

    3- Me Shqipërinë do të kemi marrëdhënie të afërta.

    Qartësia e këshilltarit shkakton mjegull, pezëm dhe preokupim në kampin e Rilindjes si dhe rrëqethje në zyrën me flutura të Edi Ramës. Sorosi është mbështetësi i madh i Edi Ramës. Po drejtuesit kush janë? Kryedrejtuesi është Kryeministri. Mbetet enigmë nëse marrëdhënia e mirë do të vijojë me apo pa drejtuesit e korruptuar.

    Në këtë “mort”, Ilir Meta nuk duket i mërzitur. Në bahçen e tij ka rënë shi. Ai e sheh aleatin “armik” në ditë të zezë dhe i hedh kripë mbi plagë pa iu dridhur qerpiku. Në një deklaratë së fundmi la të kuptohej se nuk ishte aspak dakord me qëndrimin e Ramës ndaj Trampit e as me qëndrimin kinse patriotik ndaj Greqisë. Ai pohoi duke nënvizuar rëndësinë e pakrahasueshme që ka aleanca jonë me SHBA-të.

    Vendimin për vazhdimin, apo prishjen e koalicionit e bën tërkuzë për ta marrë atë në kushte force, sipas parimit “tu pa e tu ba”. Ai do t’i marrë gjithçka atij qoftë nëse rri, qoftë nëse ikën. Meta e di që me Amerikën nuk bëhet shaka, siç do të thoshte avokat Ngjela. Si zor që të ketë harruar pranverën e verën e këtij viti, ku presioni ndaj tij për Reformën në Drejtësi me inspirim të fortë sorosian nuk ka qenë i vogël sipas këshillës së Kryeministrit “shkoni e pyesni Lu”!

    Për kanabisin, ndonëse me vonesë, Meta i nxori Manjanin, i cili jo vetëm e konfirmoi totalisht si problem, por i tha qit ushtrinë se na mori lumi, duke tentuar diferencimin dhe shkarkimin e barrës. Ndërkohë që fiton kohë, Ilir Meta nuk prehet por kalkulon. Në Athinë ua bëri të qartë komshinjve se partneri juaj majtas në Tiranë jam unë. Një përpjekje të tillë do ta bëjë edhe me amerikanët, ndonëse është partner në koalicion me një Kryeministër, që i vuri një njollë të madhe vendit në raport me SHBA-të.

    Fitorja e Tramp sigurisht që ndikon në marrëdhëniet Rama-Meta. Madje, ajo do të kushtëzojë qëndrimin e Metës për ta vazhduar koalicionin me Edi Ramën me kushte të pamundura për këtë të fundit, ose duke dalë prej tij në mënyrë që Rama të mos e tërheqë edhe atë vetë në qerren e të padëshiruarve. Sjella e qeverisë së re të SHBA-ve pas janarit pritet ta komplikojë raportin mes dy bashkëkryetarëve.

    Një gjë mund të thuhet me siguri! Edi Rama nuk mund të ndikojë më nëpërmjet Sorosit tek Ambasada Amerikane, as kundër opozitës e as kundër Metës. Tani, një gjë kuptohet me lehtësi, Rama nuk mund të përdorë më kartën amerikane si “carta bianca” kundër opozitës, Metës etj. Ai nuk është më “njeriu i tyre”! Nuk është çudi që kënga popullore “në ato maja rripa-rripa, herë ma hipe e herë ta hipa” të sintonizojë me bashkëkohësinë tonë politike.

    Parashikimet thonë se ambasadori Lu do t’i kthehet së paku neutralitetit të tij fillestar. Ëndrra e Metës për të rimarrë të majtën, apo për t’ia kallur Ramës në kushte force, nuk duket thjesht ëndërr vere, ajo mund t’u rezistojë stinëve. Qëndrimi i Tramp i bën të dy të rrinë me dorë në zemër. Sido që të ndodhë, nuk mund të thuhet më që këtë koalicion qeverisës po e bekon Amerika./panorama/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Lexon "nganjeher" ca analiza qe te vesh duart ne koke eshte pak.Ti kerkosh me qiri nuk gjen analiza te tilla provincialiste analfabetesh politik.

    Mbesim gjithmon tek "Meta ik",por duke pasur kujdes e çdo shprese tek Meta. Edhe fitoren e Trumpit e analizojme ne baze te Metes. Mbetemi gjithmone ne " Meta ik,por aman ku do shkosh". Dhe kjo tregon gjithçka ne ate vend,pse nuk ndryshon asgje.

    Lere pastaj kur futet ne politiken shqiptare dhe fitorja e Trampit o zgjedhjet ne Amerike,te mer malli per "qytetarin dixhital".

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Pse ku perplasen parimet e tua me ate te artikullshkruesit? Te mbeshtetja e pakufishme e sorosit qe te behen reformat ashtu siç i do Rilindja? Kjo te paska bezdisur??
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Po njeçik kjo "mbeshtetja" e pakufishme e Sorosit,o roli korruptiv i Sorosit ne Shqiperi me ka bezdisur.

    D,m,th,tani qe nuk eshte mbeshtetja e Sorosit do : Hapim dosjet e komunizmit,do zbardhim 97,do hetojme afarin Meta-Prifti,do hetojme privatizimet,do hetojme vrasjen e kater personave nga shteti,do hetojme Gerdecin, etj etj.

    Si perfundim,artikulluesi o analisti po na shpegoka se me ardhjen e Trampit e largimin e Sorosit do fusim Berishen e Xenin ne burg !

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Jo Xenin me Berishen do i burgosim mbasi Trump te burgosi Hillaryn siç edhe ia tha ne sy gjate fushates. Pastaj kush te tha qe nuk eshte me mbeshtetja e Sorosit? Se i bie te jesh ne koherence me artikull shkruesin provincialist...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Mendoja se artikullshkruesi ishte brenda programit te PD qe permblidhet vetem me nje pike ;çfar do beje Meta . Nuk e kuptova se kishte qellim korrupsionin per te futur Berishen brenda.
    Ketu mbase dhe ka te drejte,se si Sorosi dhe Rama dobesohen duke futur korrupsionin o Berishen brenda.

    Gjithmon, duke mos na prekur Meten,se po na preken Meten na mbeti PD pa program dhe analistat pa asnje arsye shkrimi.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Rremuje e madhe me fjalet. Nejse s'duhen syze qorri per te kuptu deshiren e madhe te ruajtjes se status quos. Pse budallenj ishin britaniket, japonezet, francezet etj qe e nxorren tutje Sorosin per 'zgrrapje'? Masanej naltgjatesia mbajti tutor rruspijesh e spaçiatore droge afer, si do prishej per nje hajdut qe i thith djersen shqipove?! Ka koherence vazhdimi llogjikes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 16-11-2016 më 16:55
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Ore,te gjitha gjerat pak a shume i kuptoj,Trumpin,Sorosin...duke u rritur ne nje shoqeri me teorite poliagjente te gjitha keto kane nje shpegim...(gjithmon per njerez me tipologji te "veçante" alieno kospirative...). E kuptoj dhe shpresen qe mbahet tek Meta. E kuptoj dhe qe kemi tre vjet qe nuk kemi nje afer korruptive te ministrave te LSI-is,dhe ne fakt nga kjo ane o ajo e LSI-s kemi te bejme me ministrat me te ndershem te ketyre 100 viteve. E kuptoj dhe "qytetarin o denoncuesin dixhital",edhe ketu nuk ka nje denoncim kunder LSI-s,(asnje gjysem fjale,as per ndonje kapterr te LSI ne Kondispol). I kuptoj deri ketu te gjitha. Ajo qe nuk kuptoj eshte si mundet te shndrohet Meta nga Juda dhe te behet Mesia. Kete nuk kuptoj,dhe nuk e kuptoj nga ana teologjike.
    Ky sekt fetar i sotem i Mesis - Meta deri kur do vazhdoj ?

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Çudira e rradhes skipëtare: -Nga fajin e ka Saliu, kalojme tek dogmatizmi i Metes.
    Ju thafte goja atij qe na zbuloi tenderat e Haxhinastos, Lizat Lushnjare te botes arsimore te çudirave, kuponet e xhinkseve ne Shkoder, filmimet e serverave te Baba Takut etj etj. Eshte me i rende se devijimi teologjik i qafirave Havarixhh-ve perso-arab. Na gjet belaja, gabim te jesh monoteist, prape gabim te besosh te triniteti!
    E rendesishme shoke e shoqe te mos mendojme se ne jemi koka e Zeusit, do theshte dylberi nga qiteti kurnaceve pa brinj, shoki Enver. Edhe nese s'kemi parime, t'i shpikim ato do ja pasonte bashke-patrioti xhymert nga Argjirokastra, kolosi letersise shqiptare (ketu jam serioz) i madhi Ismail Kadare. Ja une psh per ate te shkret çmim nobel, u hoqa me disident e rrebel se Kasem Trebeshina, kur deklaroja per Zerin e Amerik's ne 1990 se ne ambasada hyne jashteqitjet e kombit. Edhe shqipot parimor e besuan edhe Edua ma beri çupen ambasadore ne kombet e bashkume! Se nji ky milet jemi ne, kur dum kemi probleme me optiken, kur s'dum hiqemi sikur jemi te painformuar!
    Keshtu pra, lereni Gjorgjin 87-vjeçar te bej bamirësira dhe hapni mire veshet kur do e burgosi ki Trumpi ate nusen e Billos, se zinxhir do vejne nji kto punë...

    Ps: Te gjithe ne kemi nevoje te genjehemi, po qe se genjeshtra na pelqen (huazuar nga Fatos Kongoli)...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    D.m.th,akoma tek Liza lushnjare dhe serverat e Brahos ka mbetur "qytetari dixhital " !

    DUKE, sa me pelqejn disa fjali te analistit siper te nenvizuar : " Ai (Mesia) pohoi duke nenvizuar rendesine e pakrahasueshme qe ka aleanza jone me SHBA ". Pra, kemi nje pohim kaq shume te rendesishem,qe paska bere Mesia Meta.

    Mos vazhdojm pastaj,me nje fjali tjeter kryeveper : " Per kanabisin,ndonese me vonese,Meta i nxorri Manjanin... . " Ajo,"ndonese me vonese" eshte kryeveper si rrufjanllik. Na fal Mesia qe po ta permendim.

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Ne shqipot kryeneç e narciste e kemi paksa te veshtire t'i terheqim mbrapsht kleçkat. Edhe pse kur na i rrezojne, na shterojne kunder-argumentat. Euh bre çfare thatesie!
    Se thomi qe s'ka pas ne Konispol por na dilkan ne Lushnje. Ankohemi pse nuk jane ndjere, nderkohe qe qenkeran ndjere me dhjetera here. Hmmm, prit pak, ça do shpikim tani?

    Ore se ç'degjova, kishte organizu ca protesta ai Gjorgj-masoni andej nga USA. Gjoja jane indinju keta te LGBT-se bashke me naltgjatesin per fjalet fyese ne drejtim te Kosoves. Ç'pis milet keta amerikanet, s'moren njehere shembull nga ne! Ketej nga memedheu po presin te gjithe prangat asaj Hillarys, kurse keta vazhdojne akoma me demonstrata.
    A kane parime keta njerez apo jo? Kshu dun me u fut ne BE keta : )))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Ka pas pra denacime e pranova,dy raste flagrante qe i ka denancuar dhe qytetari dixhital; Lizen e Lushnjes dhe Serverat e Brahos.

    Gjorgj masoni,nuk prish pune ne USA,Kine e Rusi. Pune na prish ne Shqiperi. Imagjino sikur mos kishte ndikimin e Gjorgj masonit sa ndryshe do ishin gjerat ne Shqiperi ! Do mesonte dhe Gjekmarkaj qe nuk behen analizat duke ju lepire Metes.

    Ore,nje pyetje DUKE,se e di qe i ke "qef" keto pyetjet direkt. Mir Gjorgjo masoni,keto tre vjet,me socialistet, eshte me poziten,eshte me qeverin,por tet vitet e shkuara ky Gjorgjo masoni ishte ne opozite ?

    Qe ta dime te pakten,kush qeveri eshte me e mire ajo qe ka Gjorgj masonin ne pozite apo ajo qe e ka ne opozite ?

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Nje djali te kultivuar nuk duhet t'i vijne ndermend te tilla pyetje. Se jemi dhe ne epoken e dixhitalizimit. Nje google-im
    I thjeshte me Eri Velin e Mjaft-it, qarteson shume nga keto gjetjet e tua pafund. Nejse e bukur si shpikje...

    Tik, tak, tik, tak
    Ta them shkurt a ta them gjate,
    Se jo per gje, po t'dali ene bukur ene sakte!
    Tik, tak, tik, tak

    Kjo eshte e veçanta forumit se edhe breshka konkuron per shpejtesi kthjellim idesh, Husain Bolt! Edhe vetvetiu ngaterrohet robi e i thote dajes derr, kshu çufos daje se u beme lemsh!

    E more vesh lajmin e parafundit? Na ishin indinjuar thelle ca Haxhi-Qamilist Shijaku. Kerkojne hapjen e Alcatrazit per Hillary Clinton. Te dergohen gjithashtu heshtrat e komplotistit te Avni Rrustemit per hesap te kumunistave. Se vetem kshu na besojne qe jemi parimor...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Si gjithmone je i sakte,preçiz ne pergjigje. Nuk kam nevoje as ta perseris pyetjen.

  15. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    I ke te gjitha me P-ë ti! Pyetje, parime, preçiz, pordhefutjet etj etj
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    hahaaa...Sa frik qe ke nga pyetjet o burri dheut,sikur do dalesh deshmitar.

    Ata perseris edhe njerer se kam qef ? Tet vitet e shokut Sali,Sorosi ishte ne opozite apo pozite ?

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëdhëniet Rama-Meta pas fitores së Trump

    Po me duket se ta dhash pergjigjen. Pastaj nqs t'i mendon se Baca Sali qenka me i fuqishem se manjati qe tronditi bursat e Londres dhe vazhdon te influencoje politikat oksidentale, me fal po s'i paske lene gje mangut Naltgjatesise?
    Mos ke dhe ti ndonje pasion per skicat e zhgarravinat? Se vetem kjo rrezon pikepyetjet e mia se nga te burojne gjithe keto parime : ))

    Nejse qe mos ta zgjasim me se na terheq vemendjen Albo per ekses terminologjie. Po degjove per ndonje prangosje apo arrestim te Hillaryt me thuaj, se pastaj diskutohet me lezet vazhdimi i debatit tone, gjithmone sipas parimeve te tua...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •