Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Replike e detyruar me kryeministrin e droguar

    Emri:  IMG_7183.JPG

Shikime: 101

Madhėsia:  10.4 KB

    Nga Bislim Ahmetaj*

    Edi Rama ėshtė I njohur prej dreqit dhe tė birit pėr deklaratat dhe veprimet e tij tė papėrgjegjshme. Megjithatė ja ka dalė si mos mė mirė si asnjė sundimtarė tjetėr nė Shqipėri tė kapė majat e pushtetit pa i hy therrė nė kėmbė. Po tė mos ishte kryeministėr i vendit as qė do mė shkonte mendja me i lodhė gishtat dhe me ju ra nė qafė shkronjave mbi tastier pėr ti kthye pėrgjigje njė njėriu tė mbytur ne vese dhe pėrversitete. Nga New Jorku ku paska shkue me shitė shkarravina paska deklarue; “Studentėt e dhjetorit dolėn nė rrugė pasi kishin pirė”.

    Unė nuk e ndjek aktivitetin e tij artistik pasi sa c’ėshtė piktor Edi rama janė tė gjithė fėmijėt e botės qė marrin lapsa dhe bojna herė uji dhe herė vaji dhe shkarravisin mbi letra tė bardha, dhe prindėrit e tyre jua ekspozojnė nėpėr muret e shtėpisė duke u lumturuar nga “talenti” i tyre. Ekspozita tė ngjashme me ato tė Edi Ramės kam parė nė disa institucione publike parashkollore nė Japoni, ku cdo vizė qė hidhnin fėmijėt mbi letra jua ekspozonin si vepra arti , me qėllimin e bukur pėr ti stimualuar nė rrugėn e talentit. Kėtė e bejnė edhe nėpėr kopshtet tona por jo me aq zell sa nw Japoni. Por sipas disa informacioneve qė nuk i kam vetėm unė kėto njolla boje tė derdhura nė mėnyrė halucionante nga kryeminstri ynė nėpėr ekspozitat e tij ndėrkombėtare i blejnė mė cmime tė kripura klientet e koncensioneve tė pasurisė tonė kombėtare si dhe sekserėt e tenderave publike qė organizon shteti shqiptarė. Kjo ėshtė kompania of-shore e kryeministrit tonė pėr tė pastruar korrupsionin e tij dhe tė ortakėvė nė qeverisje.

    S’do ta kisha marrė seriozishtė deklaratėn e tij sikur ajo tė mos vinte nga pėrtej oqeani ku vetėm pak muaj mė parė kryeministri ynė nė rrjetin televiziv CNN nė ato pak minuta qė ju dha mundėsia tė fliste pėr vendin e tij i harxhoj duke stigmatizuar me fyerje dhe denigrime njėrin prej njerėzve mė tė suksesshėm tė botės sė biznesit. I cili para njė jave u zgjodh Presidenti I vendit mė tė fuqishėm tė botės, aleatit dhe partnerit tonė strategjik SHBA-ve.

    Unė s’do ta merrja seriozisht deklaratėn e tij nė adresėn tonė sepse ai na ka mėsuar tė mos e marrim seriozisht, pasi ai kur shkon nė gjykatė dėshmon qė djali s’ėshtė i tij, ndėrsa kur del nė fushata zgjedhore thotė tė kundėrtėn. Kur shkon nė kishėn katolike thotė jam katolik, kur ėshtė nė xhami bahet myslimanė, nė kishėn ortodokse ja lyp me thanė jam kristrian ortodoksė, prej lidhjeve mė Sorosin qė i ka siguruar nga lidhja nė martesė tė kushtėzuar kur shkonė nė sinagogė thotė qė jam hebre, kur rrinė nė mjedise vetėranėsh dhe komunistėsh rreh gjoksin duke u mburrur qė jam nipi I Spiro Kolekės, kur gjendėt nė rrethe tė djathtish thotė qė jam nip i Mbretit Zog (sipas Kastriot Myftarajt). Kur del lakuriq me kėrpesh tė kapur pėr dore prej shoqeve qė jua ka shpėrnda shokėve tė kabinetit nėpėr plazhe publike deklaron se njėrėzia ishin larg dhe s’ishin shumė. A mund tė merret seriozisht njė tip I tillė sikur tė mos ishte kryeministri i vendit?!
    Nė deklaratėn tuaj pėr ne studentėt e Dhjetorit 90-tė ka dicka shumė tė vertetė; Ne kėmi qėnė realisht tė dehur nga aroma e lirisė dhe demokracisė qė vinte nga rėnja e diktaturave nė lindje. Na kishte dehur shembja e Murit tė Berlinit, na kishte dehur clirimi prej diktature i Hungarezeve, i Cekėve, i Rumunėve. Ishte koha kur ti po eglendiseshe nėpėr Greqi mė njė bursė shteti i dėrguar si djali i babait qė kishte nėnshkruar varjen e poetit disident Havzi Nela vetėm njė vit mė parė se tė binte muri qė na kishte dehur ne.
    Ishte koha kur ti edhe pse i kthyer me vones nė kompensim tė kohės sė humbur ulėrisje pranė stadiumit Qemal Stafa (qė e prishe para pak muajsh ndoshta edhe pėr kėtė arėsye) ; Tė gjithė komunistet tė varen nė litarė. Ishte koha kur tė pėrshpėriste ne vesh Ramizi pėr tė marrė capital politik dhe pėr tu zgjedhur diku nė partinė qė e gjete tė krijuar. Nuk ja arrite me PD-nė ju turre PS-sė . Te partia e baballarėve ja dole vecse e ke bėrė atė parti “si gosti ujqėrish tė uritur”.

    Ne ishim vertetė tė dehur nga aroma e lirisė dhe demokracisė nė atė Dhjetor tė 90-tės por ju dhe trashėgimnia juaj e keni kalbė atė aromė lirie e keni ndryshkė demokracinė e brishtė qė solli ai dhjetor, I keni varfėruar shqiptarėt njėlloj si Adil Carcani, I keni bėrė ata tė ikin prej vendit tė tyre si 26 vite mė parė.
    Pėr fund dua t’jua bėj me dije zoti kryeministėr I varfėrimit tė shqiptarėve qė nuk ke lanė grup interesi nė Shqipėri pa fyer e nėpėrkėmbur, me ne brezin e studentėve tė 90-ės e paske lėnė pėr nė fund , ndoshta pėr tė nėnshkruar fundin tėnd.
    Ne mund tė jemi tė zhgėnjyer dhe tė tradhėtuar nga hajnat e lirisė dhe nga hijenat e demokracisė nė vendit tone, por tė sigurojmė ty dhe gjithė lakuninw twndw qė jemi aq tė frymėzuar dhe tė inkurajuar nga fitorja e atij qė ti e quajte “turpin e civilizimit perendimor” sa larg na duket dhjetori me tė pa duke i ngarkue pikturat e tua pėr Serbi te miku yt i turpit, kryeministri me buzė tė kuqe Aleksandėr Vucic.

    *Kryetar i GRUPIMIT “Dhjetor 90”
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Replike e detyruar me kryeministrin e droguar

    Te gjithe politikanet e larte shqiptare kane qene te droguar, por duket sikur shqiptaret nuk kane ate staturen e duhur per lidhje serioze me boten dhe perfundojne ne koshin e rrugaceve te botes ose ne koshin e plehrave te rrugaceve te botes qe pretendojne se kaosi(rruga) eshte sistemi i vertete dhe se ligjet i bejne vete pa ndihmen e qullave dhe cun mamave.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •