Fondi Monetar Ndėrkombėtar deklaroi se pas disa vitesh me rritje nėn mesataren e rajonit, vitin e ardhshėm Shqipėria do tė rikthehet tė jetė ekonomia me rritjen mė tė shpejtė nė Ballkan.

Vlerėsimi vjen nga raportin e sapo publikuar mbi zhvillimet ekonomike nė Europėn Qendrore dhe atė Juglindore. Sipas raportit, prodhimi kombėtar i Shqipėrisė do tė rritet vitin e ardhshėm me 3.7 pėr qind, duke lėnė pas tė gjitha ekonomitė e tjera tė Ballkanit Perėndimor, tė cilat do tė kenė njė rritje mė tė ulėt.

Madje sipas FMN-sė, rritja e parashikuar ekonomike pėr Shqipėrinė do tė jetė e dyta mė e larta nė tė gjithė vendet ish-komuniste tė Europės Lindore. Vetėm Rumania parashikohet tė ketė njė rritje ekonomike lehtėsisht me tė lartė se Shqipėria me 3.8 pėr qind, ndėrsa nė tė gjitha vendet e tjera prodhimi do tė rritet mė ngadalė.

Shqipėria e humbi statusin e ekonomisė mė dinamike nė rajon, pas vitit 2012 kur rritja e prodhimit ra nė mėnyrė drastike duke cekur shifrėn minimale 1 pėr qind. Por sipas FMN-sė, nė tre vitet e fundit ekonomia ėshtė rimėkėmbur gradualisht, edhe pse me ritme tė ngadalta, falė investimeve tė huaja nė projektet madhore si TAP apo kaskada e Devollit, por edhe rigjallėrimit tė konsumit privat.

Megjithatė edhe pse rikthehet nė krye tė rajonit, sėrish rritja ekonomike e vendit mbetet mė e ulėt nga ajo e viteve tė para krizės, kur prodhimi kombėtar ėshtė rritur mesatarisht me 6 pėr qind nė vit.

Sipas FMN-sė, ekonomia shqiptare pritet tė pėrshpejtohet gradualisht deri nė 4.2 pėr qind, ndėrsa normat e rritjes pėrpara krizės nuk mund tė arrihen mė pėr shkak se bota ka hyrė nė njė normalitet tė ri ekonomik, ku tė gjitha vendet rriten mė ngadalė.

/ Top Channel


se kui e shohin ktA krte rritje :/ nji zot e din