Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pyetjet që vunë në siklet Edi Ramën në ekspozitën e pikturave në New York (Video)

    “Kryeministri shqiptar po e përdor artin si vegël propagandistike. Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së “bojatisjes së qytetit”, për shkatërrimin e institucioneve, korrupsionin, autokracinë dhe burgosjen e studentëve protestues?”

    Edi Rama u përball me disa pyetje që ai s’i priste t’i dëgjonte në një ekspozitë arti. Në “Marian Goodman Gallery” në New York, Eriola Pirra, një prej të pranishmeve në konferencën për shtyp, i tha se ai po e përdorte artin për propagandë. Ajo iu drejtuar të pranishmëve duke i pyetur se sa prej tyre i njihnin në të vërtetë politikat e Ramës, sjelljen e tij ndaj institucioneve, mënyrën autokrate të kontrollit të mediave dhe të nivelit të lartë të korrupsionit në përzierje me mafien e ndërtimit dhe me drogën ( min 1:50:00 në videon e mëposhtme të ripostuar nga Lapsi.al.

    “Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur...

    - Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë

    - korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës

    - kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale

    - përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”

    Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?” – shkruan Eriola Pirra.

    I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave.

    “Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat?” – u përgjigj kryeministri.

    Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se akush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.

    "Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike” –shprehet ajo. /Lapsi.al



    https://m.facebook.com/mariangoodmangallery/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pyetjet që vunë në siklet Edi Ramën në ekspozitën e pikturave në New York (Video)

    Nje bisede interesante:


    KM – Alo? Niko..
    Peleshi – Kapiten, alo. Komandant më dëgjon?

    KM – Të dëgjoj. Ça po bëni? Ça thuhet andej?

    Peleshi – Mirë Komandant. Ja me paracetamol në xhep akoma. S’po mbledhim dot shpirtin nga gjëma që na gjeti. Ti si vajte?

    KM – Mirë. Po mendonim me Fugën ça të bëjmë ndonjë gjë që të rregullojmë pak marrdhëniet e Shqipërisë në politikën e jashtme. Në fund dolëm në konkluzionin që një parukier i mire do të na ndihmonte shumë..
    Tani askush s’ka ç’na thotë më.
    Edhe në doganën e New Yorkut as na thane gjë fare. Megjithëse unë i kisha marrë masat. Kisha marrë Kartelën me vete. Po të më thonin gjë që ke sharë Presidentin e SHBA-ve, do t’iu thoja, bazuar në ligjin amerikan, s’mbaj përgjegjësi për ç’ka them, se jam me kartelë.
    Po s’më thane gjë.

    Peleshi – Shefi, këtej plasën prapë përmbytjet. U çanë portalet, thonin “Ku është Kryeministri? Shkon për bizneset e tij në New York, ndërsa Shqipëria mbytet.”

    KM – Shpifje! Po ç’do ditë që dal në protestë këtu në New York? Për veten time dal? Për Shqipërinë dal. Dje në protestë dola pikërisht për përmbytjet. Në njërën dorë mbaja një parrullë: “Përse nuk bëni asgjë për përmbytjet në Shqipëri z.Trump?”.

    Peleshi – Shefi kam një propozim. Sot në protestë mbaj një parrullë tjetër: “Përse shpërtheu rafineria e Ballshit Z.Trump?”.

    KM – Pse? Ç’ka rafineria? Si shpërtheu??!! Ne s’e kemi bërë akoma sefte me lekët?

    Peleshi – Plasi shefi, plasi. Vdiq dhe njëri madje. Megjithatë s’është ky lajmi më i keq. Lajmi më i keq është që ata të Hollywoodit që bënë filmin për Gërdecin, thane që s’gjejnë dot një aktor të gjatë sa ty, kështu që këtë rradhë do ta bëjnë film vizatimor dhe tyy do të të bëjnë si Xhebërvoki te “Liza në botën e çudirave”. E mban mend. Ndërsa mua do të më bënin si Breshka-Që-S’bën-Për-Supë. Unë i shava me soj e sorollop, ça s’ju thashë. T’ju vijë rèndë, ju thashë.
    Po Shefin e Madh e takuat?

    KM – Kë Sorrosin? E takuam dje te protesta. I kishte rënë sheqeri fare. Më kërkoi një pankartë. Une i dhashë një “Jo importit të plehrave në Shqipëri, z.Trump!”, po ai sa e pa, prishi surratin. Ç’më jep ta dhëntë Perëndia një herë e mire nga mbrapa kokës? Dhe si të kam thënë, më tha, quhen lëndë e parë. Si të kam thënë? Më fal i thashë, se e ngatërrova. Po kjo tjetra: “Kush e vrau Arditin, z.Trump?”.
    Atij i iku truri dhe desh ma theu pankartën në kokë. Po ti ke rënë gjë nga krevati?- me tha. Po lalin shyqyr që e kemi, ti do ta çosh në gojë të ujkut? Më fal, i thashë. E gjeta se ç’pankartë të duhet ty. Dhe i nxorra një “Hap kutitë ose largohu!” që më kishte mbetur që nga ajo kohë.
    Po ku kemi kuti ne mor derdimen, më tha. Ne e kemi votim elektronik. Epo i thashe të të jap një “Fajin e ka Saliu” se ne këtë e mbanim si pankartë xhol, që mund të përdorej në çdo rast.
    E mire, sille këtë më tha. Dhe ate mbajti.

    Peleshi – Epo shumë mire.

    KM – Dëgjo, unë po iki tani, se kam një takim me shefin e kamarierëve të Trump Tower, se i kam dhënë ca lekë që të më lëjë mua t’ja çoj kafen Trumpit. Sa t’ja çoj kafen, aty është Fuga gati, do të më bëjë nja 2-300 foto. Se kemi marrë një aparat që bën 2-300 foto në sekondë. S’ringrihet dot prestigji në popull me aparat të thjeshtë, duhet një i mire të na marri shumë foto, që të themi që qendruam një orë, sa bëmë gjithë këto foto..
    Ika tani se vajti vonë. Bëji të fala të gjithëve.

    Nisma #Thurrje/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pyetjet që vunë në siklet Edi Ramën në ekspozitën e pikturave në New York (Video)

    Akoma me ekspozita ky ! La nam ! Duket sikur nuk ka menyre tjeter per te justifikuar lejet e ndertimit dhe tenderat.

    Ajo vajza i paska bere nje diskutim qe eshte vertet veper arti.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pyetjet që vunë në siklet Edi Ramën në ekspozitën e pikturave në New York (Video)

    Ekspozitat e “pafajësisë” së Ramës

    Nga Enton Abilekaj
    Ekspozitat e Edi Ramës që nga 2013-a, kanë nxitur gjithkënd të kërkojë shpjegime. Të gjithë, edhe Rama, e dinë që kjo nuk është karrierë artisitike, sepse po të ishte e tillë do ishte zhvilluar përpara se Edi të bëhej kryeministër. E dinë gjithashtu se nuk ka asnjë efekt pozitiv ekonomik dhe as artistik, se nuk pasqyrohet në asnje media serioze, as kulturore e as politike. Vetën tek- tuk disa shkrime të paguara (nuk kuptohet nga cili buxhet), mundohen dëshpërimisht t'i bëjnë jehonë aktivitetit artistik të kryeministrit shqiptar.

    Gjithashtu të gjithë e dinë, se nuk ka asnjë efekt në ndërtimin e imazhit të Shqipërisë, aktiviteti artistik i Kryeministrit, sepse asnjë diplomat apo gazetar i huaj nuk e ka evidentuar këtë fakt kur shkruan për Shqipërinë. Në përgjithësi fjalët e mira për Shqioërinë nuk i adresohen politikës dhe politikanëve, por tolerancës fetare, bukurive të natyrës dhe suksesit personal të shqiptarëve jashtë kufijve. Emri i Edi Ramës nuk ka dalë gjëkundi në këto histori suksesi, pavarësisht se ka hapur dhjetra ekspozita pikture në Europë dhe tashmë edhe në SHBA.

    Ekspozita që kanë edhe një kosto. Nuk ka asnjë informacion kush e paguan këtë kosto, por për këtë nuk shqetësohen tashmë as shqiptarët, aq më pak të huajt që i përfitojnë fondet.

    Kështu, ndërsa sheh Edi Ramën, që flet në variantin e tij të anglishtes, përpara një grupi modest të interesuarish në një galeri të shtrenjtë të New York-ut, gjithkush mendon që nuk ka arsye për të vënë alarmin. Duket si një abuzim minimal me pushtetin, krahasuar me bëmat e paraardhësve dhe në fund, mund të jetë një sindromë joshqetësuese, ajo e kompensimit të dështimit profesional, kur arrin suksesin në një profesion tjetër. Shumë shqiptarë e mbyllin kështu diskutimin, për çartjet artistike të Kryeministrit. Por, perveç faktit që, si tentativa artistike nuk kanë asgjë për të na bërë krenarë, ka shumë arsye për tu shqetësuar. Jo vetëm sepse niveli i pikturës në Shqipëri nuk mund të përfaqësohet me atë grup shqetësues vizatimesh që ekspozohet, jo vetëm për faktin se këndvështrimi intelektual shqiptar për të shkuarën dhe të tashmën e Shqipërisë dhe botës nuk mund të përfaqësohet nga disa barsaleta bajate që përsëriten nga Stambolli në New York, por edhe për përdorimin politik të këtyre eventeve të kushtueshme.

    Duke u ekspozuar bashkë me pikturat dhe skulpturat në galeritë më në zë të botës, Rama tenton të krijojë një imazh për veten dhe qeverinë e tij, jo për vendin. Ai shpjegon se si dallkaukët dhe hajdutët në Shqipëri nuk e pranojnë qeverisjen e tij, se si kundërshtarët kanë frikë nga reformat e tij të suksesshme, se si nuk e kuptojnë vizionin e tij. Ai kërkon që nga një audiencë e painteresuar për politikën dhe, si rrjedhim, miratuese për ekspozenë e tij politike, të krijojë një imazh ndërkombëtar, që e ndan, e ndan Shqipërinë në të mirë dhe të këqinj dhe ku të mirët i përfaqëson ai, të këqinjtë, kundërshtarët e tij politikë.

    Nëpërmjet këtyre eventeve të kushtueshme, ai kërkon të kompensojë imazhin që ka në vend, si një politikan që ka mbledhur rreth vetes njerëz me precedentë penalë, që ka marrëdhënie të afërta me disa nga kapot e krimit të organizuar dhe i përdor ata për zgjedhje e i fut në Parlament. Duke u ekspozuar bashkë me veprat e veta në një galeri të shtrenjtë në Perëndim, Rama e ka fare të lehtë t'i kundërvihet imazhit në vendin e tij. Dhe pyetjet e qytetares shqiptare, e revoltuar nga makiazhi i shtrenjtë i kryeministrit, ai kujdeset t 'i përgjigjet me qetësi, por pa arritur të shmangë notat e prepotencës.

    Duke ndryshuar edhe faktet historike, siç bëri me historinë e fillimit të lëvizjes studentore dhe me ikjen e tij në Francë, ai kërkon të ribëjë edhe biografinë e tij, duke përdorur një auditor që buzëqesh, pa e ditur të vërtetën, madje të interesuar për trillime të bukura që e zëvendësojnë të vërtetën e mërzitshme. Trillime të bukura që për ata janë të padëmshme, por që këtu sjellin rrezikun e ndryshimit të historisë nga një tjetër njeri i pushtetshëm.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •