Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 123 prej 123
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    443
    Faleminderit
    10
    41 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Emri:  ilieretembij.jpg

Shikime: 16

Madhėsia:  102.1 KB

    Emri:  nelsoni-featured-696x418.jpg

Shikime: 16

Madhėsia:  23.1 KB

    Teoria e shkencėtarit shqiptar qė provon lidhjet tona me Ilirėt…


    Teza e Nelson Ēabejt: Shqiptarėt, Ilirė qė mbijetuan?! Shtypi shqiptar duket se i ka mėshuar fort njė teze tė Nelson Ēabejt, tezė e cila konkurron pėrmes faktesh e provash shkencore, punimet e famshme tė historianėve serbė mbi kėtė temė, sidomos tezės sė Garashaninit dhe tė historianes, Fanula Papazoglu.

    Nelson Ēabej ka shkruar disa nga vėrejtjet e tij me njė punim shkencor tė mirėfilltė me titull “Ilirėt qė mbijetuan, njė punim i N. Ēabejt i vitit 1988, njė pėrgjigje e autorit ndaj simpoziumit serb tė organizuar nga Akademia Serbe e Shkencės dhe Arteve mbi prejardhjen e shqiptarėve. Libri nė fjalė ėshtė pėrkthyer edhe nė serbisht dhe botuar nė frėngjisht me titull origjinal “Les Illyriens et les Albanais”, por qė u ndalua tė botohej nga Komiteti i Kulturės Serbe.

    Disa nga pikat ku Nelson Ēabej, njė profesor i shquar shqiptaro-amerikan qė ka shkruar mjaft artikuj shkencorė pėr botėn akademike nė revista tė huaja, ka teza tė tijat shkencore.

    Pikat kryesore tė punimit tė Ēabejt qė kundėrshtojnė punimin e Garashaninit dhe Papazoglusė janė: Se pari, njėanshmėria ne zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve, qe sigurisht komprometon objektivitetin e hetimit shkencor. Bie ne sy jo vetėm varfėria e bazės burimore dhe faktuale, por edhe mospėrputhja e fakteve qe ata sjellin me interpretimin dhe me konkluzionet ne te cilat pėrpiqen te arrijnė.

    Sa pėr ta ilustruar, p.sh., vete Garashanini, duke trajtuar problemin e formimit dhe te prejardhjes se ilireve nuk merr ne shqyrtim thuajse fare te dhėnat gjuhėsore (toponimet, antroponimet, etnonimet dhe onomastiken ne pėrgjithėsi) e Ballkanit Perėndimor ne lashtėsi, rreth te cilave janė kryer punime fundamentale nga njė sere gjuhėtarėsh te shquar si A. Karg, A. Degrassi etj. e madje dhe nga gjuhėtarė te shquar jugosllave si Anton Mayer e Radoslav Katiēiq dhe, mbi te gjithė, nga gjuhėtari gjerman Hans Krahe.

    Garashanini nuk merr ne shqyrtim e nuk pėrfill as studimet dhe konkluzionet e arkeologeve te tjerė jugosllave si Mate Suiē e Stane Gabrovec; ai nuk pėrfill, sikur te mos ekzistonin fare, dėshmitė e autoreve te lashte rreth vendbanimeve ilire, duke pėrfshirė kėtu te dhenat e Pomponius Mela-s e te Herodotit rreth pėrkatėsisė ilire te Enetėve, te Strabonit rreth Istėrve si fisi me verior i Ilirėve, rreth maleve Rodope nė Bullgari si kufiri lindor i Ilireve dhe Danubit e Alpeve si kufijtė verior te tyre.

    Ne simpozium, edhe Fanula Papazoglu, pasi ka braktisur pikėpamjen e saj te mėparshme se dardanet janė nje fis ilir, nuk merr parasysh e madje nuk ze ngoje pikėpamjet e nje numri studiuesish te huaj e shqiptare, qe perkrahin tezen e perkatesise etnike ilire te Dardanėve (W. Pajakowski, Z. Mirdita, R. Katiēiq etj.) as autoret e lashte (Appiani, Straboni, Stefan Bizantini etj.) as te dhėnat e mitologjisė lidhur me kėtė ēėshtje.

    Kur pėrjashton Pajonėt nga bashkesia e fiseve ilire, ajo nuk shpjegon arsyet per kete largim nga pikepamja e saj e meparshme, qe ka dale qarte kur ajo, duke folur per Sirrasin, mbret i pajoneve, e quante ate “perfaqesues i fundit i dinastise se vjeter te ilireve”, qe u permbys nga Bardyli I.

    Ajo nuk merr parasysh e as shqyrton pikepamjen e nje ilirologu te shquar si W. Pajakovski mbi karakterin ilir te mbreterve dardane e pajone dhe nuk perfill fare pikepamjen e autoreve shqiptare lidhur me kete problem. Ketij ceni metodologjik nuk ka mundur t’i shpetoje as Vlladisllav Popoviēi, po ai Popoviē qe flet per shkencen shqiptare te talentuar, por jo te sakte. Se dyti, subjektivizmi i theksuar ne interpretimin e te dhenave e ne nxjerrjen e konkluzioneve.

    Keshtu, p.sh. M. Garashanini ne menyre te pakuptueshme, ne kundershtim me pikepamjen e mirenjohur te arkeologut Stane Gabrovec, i bazuar kryesisht ne punimet e ketij te fundit dhe pa sjelle argumente kunder asaj pikepamjeje, pranine e kultures materiale te Glasinacit ne Sllovenine qendrore nuk e lidh me perkatesine etnike ilire te banoreve te lashte te atij rajoni, por me praninė e enklavave ilire nė atė territor.

    Fanula Papazoglu, nga ana e saj, ve ne dyshim nese ishin vėrtet Ilirė banoret e bregut te Dalmacise qe luftuan kunder koloneve greke te ujdheses Faros, te cilet edhe vete historiani i lashte grek Diodori ne shekullin I p.e.s., i quan Ilir. Duhet permendur se te dhenat e autoreve te tjere te lashte perputhen me Diodorin. Me fjale te tjera, ajo ve ne dyshim ne se greket dinin me ke luftonin. Ne menyre te habitshme, e ne kundershtim me pohimin e mesiperm, pastaj ne po kete studim (f. 185), ajo e quan qytet ilir Riziniumin ne bregdetin dalmat, po ashtu si dhe Uscana-n, Buthoe-n dhe Bassania-n.

    Po ashtu historianėt serbė flasin se ilirėt, nga ku shqiptarėt janė tashmė pasardhės, kanė qenė tė romanizuar. Lidhur me kėtė, profesori Ēabej qė e kryen veprimtarinė e tij shkencore nė Nju Xhersi shprehet: Koncepti i romanizimit eshte nje koncept fluid dhe nje koncept i unifikuar rreth “romanizimit” nuk ekziston, andaj dhe perdorimi i koncepteve te tilla per shqyrtimin e proceseve etnogjenetike mund te sjelle konfuzion me shume sesa qartesi. V. Popoviēi nuk tregon shkoqur se ē’kupton ai romanizim te ilireve.

    Megjithate, nga konteksti mund te perfytyrohet se me kete ai kupton nje proces qe perfshin humbjen e vetedijes etnike e te prejardhjes, qe lidhet me humbjen e gjuhes, dokeve, ligjeve dokesore, onomastikes (antroponimise, toponimise dhe hidronimise), besimit etj. ilire dhe zevendesimin e tyre me ato romanet.

    A u romanizuan ndonjėherė Ilirėt e jugut? Sundimi ushtarak dhe administrative romak mbi nje popull, ne vetvete, nuk mund te identifikohet me romanizmin e atij populli se, perndryshe, bota e sotme perendimore e pertej saj, vendet e Azise dhe Afrikes qe rane nen pushtimin romak, do te duhej te konsideroheshin te romanizuara. Se, perndryshe, sundimet shumeshekullore bizantin dhe turk mbi popujt grek, sllave te jugut, perfshire serbet, dhe shqiptaret do te kishin shpene ne humbjen e identitetit etnik te ketyre popujve.

    Sundimi romak shpuri ne romanizimin e disa popujve si keltet ne France dhe Spanjen e Portugaline e sotme (por jo te fiseve te tjera gjermane nen sundimin romak), ne romanizimin e dakeve e madje dhe brenda Ilirise – ne romanizimin e fisit ilir te dalmateve ne bregdetin (por jo ne hinterlandin) dalmat. Ne te gjitha keto vende, qe njihen si te romanizuara, gjate sundimit romak ndodhen permbysje te thella e te konfirmuara ne perberjen etnike, ne kulture, ne doket, ne te drejten dokesore dhe, mbi te gjitha, popujt e ketyre vendeve humben gjuhen ne procesin e romanizimit te tyre. Gjuha eshte rrenja ushqyese e vetedijes etnike, andaj sa kohe qe nje popull ruan gjuhen e vet nuk vdes e nuk asimilohet.

    Historia tregon se humbja e gjuhes paraprin humbjen e vetedijes etnike dhe te prejardhjes se nje populli. Madje historia, sot e gjithe diten, provon se edhe humbja e gjuhes, ne vetvete, duke qene kusht i nevojshem, nuk eshte kusht i mjaftueshem per humbjen e identitetit etnik te nje populli (kujto si shembuj nga mesjeta popuj te Lindjes se aferme qe flasin sot arabisht, popujt qe flasin sot gjuhe neolatine dhe, nga kohet e reja, popujt qe humben gjuhet e tyre kombetare ne Rusi dhe ne Bashkimin Sovjetik).

    Gazeta nė fjalė, por jo vetėm, pasi Standard ėshtė media qė ėshtė marrė kėtė periudhė, ndėrkohė qė me kėtė studim tė profesorit shqiptaro-amerikan janė pasqyruar edhe nė media tė tjera shqiptare dhe “Ēabej i ri” po hap dritare tė reja pėr tė vėrtetuar prejardhjen e shqiptarėve pėrmes shkencės.

    Dionis Xhafa

    https://maqedoniashqiptare.com/2017/...ona-me-iliret/

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    443
    Faleminderit
    10
    41 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Dardania Sacra ne FB

    I pėrmbushet amaneti i Albanologut tė shquar, Robert Elsie varroset nesėr nė Alpet shqiptare 17/10/2017


    Emri:  Robert Elsie.jpg

Shikime: 14

Madhėsia:  42.1 KB

    Lamtumire mik i nderuar....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 16-10-2017 mė 11:44

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rrjeti pėr postimin:

    SERAFIM DILO (16-10-2017)

  4. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    443
    Faleminderit
    10
    41 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Simbole Iliro/Pellazge....disa njerez e emertojne si yll i Davidit qe eshte gabim. Tani shfaqet e verteta....

    Imazh i Dardania Sacra

    Oxhak i punuar ne vitin 1932 nga mjeshtėr shqiptar nė fshatin Rashan.

    https://www.facebook.com/DardaniaSac...&theater&ifg=1
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 19-10-2017 mė 16:39

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •