Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Spitali i Lushnjës rrudh buxhetin e transportit për pacientët e hemodializës

    Pacientët e hemodializës në Plug të Lushnjes, ankohen në “Stop”, se i kanë ulur ndjeshëm buxhetin për transportin.

    Nga 16 mijë lekë të reja që merrnin deri në qershor, tani kjo shumë është katandisur në 4 mijë lekë të reja. Janë 39 pacientë që kanë nevojë të marrin këtë shërbim, por me çerekun e shumës, nuk ia dalin dot.

    Drejtoresha e spitalit të Lushnjës thotë, se aq është përllogaritur kostoja e transportit dhe pacientët debatojnë ashpër me të. Si të mos mjaftonte buxheti i rrudhur edhe linjat e transportit mungojnë në disa fshatra ose nisin shërbimin më vonë, sesa nisja e pacientëve.

    Ndaj kjo situatë i ka bërë ata që t’i drejtohen emisionit “Stop” sepse lekët që marrin për këtë shërbim nuk i dalin për një muaj, pasi u duhet të bëjnë këtë rrugë tre herë në janë përgjatë gjithë muajit.


    “Ne i jemi drejtuar emisionint “Stop” për problemin që kemi me Drejtorinë Rajonale të Spitalit Lushnje, sepse me ardhjen e kësaj drejtoreshës së re, që kur erdhi u mor me pacientët e hemodializës. Ajo na shkurtoi buxhetin e transportit.”

    Ku banon ti?
    Unë banoj në Plug dhe nisem në orën 05.30 të mëngjesit. Urban nuk ka, autobuz nuk ka. Nga qershori e më përpara kemi marrë 165 mijë lek të vjetra. Më pas na i shkurtuan, i lanë 130 mijë lek të vjetra. Tani me 40 mijë lek të vjetra a shkohet 26 herë në Fier? I kërkoj ministrit të më bëjë shërbimin e transportit, nuk i duam lekët.

    Më pas gazetarja e “Stop” sëbashku më një nga pacientët e hemodializës është drejtuar drejt drejtoreshës së Spitalit Rajonal Lushnje për t’i kërkuar një shpjegim në lidhje me këtë problem që ngrenë 39 pacientët. Por ajo shprehet se zbaton urdhrin e ministrisë që thotë:

    Urdhri numër 88, datë 20.02.2015
    “Urdhëroj që drejtoria e spitalit në rastin e transportit me automjetet e transportit të shërbimit urban të rimbursojë koston e transportit nga banesa në qendrën e dializës dhe anasjelltas.”



    Ndërkaq drejtoresha shprehet: “Brënda këtij urdhri që po citoj tani, zotërinjtë duhet të marrin tarifën e biletës që shkon nga qendra e banimit, të dali tek rruga kryesore, që është shërbimi i transportit urban. Tarifat e autobusëve dhe linjës, që funksionojnë sot me Ministrinë e Transportit sipas distancave, sipas tarifave përkatëse llogaritet dhe iu jap kilometrat që bëjnë. 29 kilometra është distanca nga qendra e Lushjnës dhe qendra e Fierit. Plus biletën e autobusit sa është kostoja “X” lek.”

    stop 2

    Ndryshe nga sa shkruhet në letër, pacienti tregon që nuk ka një linjë urbani Lushjne – Fier apo autobus në orën 05.30. Dhe me 40 mijë lekë të vjetra 26 herë në Fier, është e pamundur.
    Ndërkohë gazetarja e “Stop” pyet drejtoreshën në lidhje me buxhetin sesa ka qenë më parë.

    “Po çfarë rëndësie ka buxheti…Unë zbatoj këto tarifa dhe këtë urdhër ministri. Në qoftë se kanë ndonjë gjë zotërinjtë t’i drejtohen Ministrisë.”

    Por saga e mundimit të pacientëve të dializës çdo ditë e më tepër po bëhet shqetësuese për to.
    “Stop” ka bërë për një ditë provën e udhëtimit me një nga pacientët e hemodializës nga Plugu i Lushnjës në spitalin e Fierit.

    Skënderi niset me taksi nga Plugu deri në Lushnjë, pasi furgon nuk ka në atë orar të mëngjesit kur ai niset.Nëse do të niset më vonë ai nuk kap dot seancën e dializës. Më pas shkon në rotondon e Savrës nga ku merr fugon për t’u nisur drejt spitalit të Fierit. Gazetarja përllogarit, se kostoja ditore për Skënderin është 1500 lekë të reja dhe për 13 seanca i duhen 19 500 lekë të reja.

    Skënderi ka një pyetje për drejtoreshën e spitalit dhe për ministrin Beqaj:
    “Shkoj dot unë me 40 mijë lekë të vjetra deri në Fier dhe ministrit Beqaj që këta kanë urdhëruar që të shkoj me urban? Urban nuk ka që nga Plugu deri në Fier.”/tvklan.al

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •