Jo per gje por dje ne date 10 nentor kryeministri shqiptar tha qe jane shoenzuar leke per 9.000 uniforma

Për të marrë një veshje gardiane burgu, duhet që ta blesh atë. Uniformës i bashkëngjitet grada apo spaleta, sipas nevojës së të interesuarit.

Kamera e fshehtë e “Stop” provon të blejë një uniformë të tillë dhe me 6 mijë lekë të reja e siguron atë me përmasat fizike të kërkuara.

Zonja që tregton këto veshje rrëfen, se të gjithë punonjësit e burgjeve i blejnë në këtë dyqan uniformat. Ajo thërret edhe rrobaqepëse për të përshtatur veshjet. Por në redaksinë e “Stop” kanë ardhur pafund email, nga gardianët e burgjeve, të cilët tregojnë se e blejnë me paratë e tyre uniformën.

Ja biseda e qytetares me shitësen:

Qytetarja – Si je? Si ke kaluar? Mirë? Unë dua veshjen e gardianes, se përfundimisht u caktova te (burgu) 325.

Shitësja – Këmishë, pantallona?

Qytetarja – Çfarë marrin ato, sepse unë nuk është se kam punuar ndonjë ditë. Po tani, çfarë marrin gardianët?

Shitësja – Këmishë, pantallona.

Qytetarja – Po pra dhe kapelën, që marrin ato.

Shitësja – Marrin dhe bluza, pantallona me xhepa. Juve nuk jeni me kambale, jeni me këmishë.

Qytetarja – Po!

Shitësja – Po që janë të mëdhaja?

Qytetarja – Po tani, këto që janë të mëdhaja si ia bëjnë? Gardianet e tjera…

Shitësja – I marrin, i rregullojnë vetë.

Shitësja – Vetëm të pyes këtë gocën, nëse ka në magazinë ndonjë gjë.

Qytetarja – Vetëm ju mbani kështu (veshje policie), ë?

Shitësja – Po, kjo, që është e…

Qytetarja – Mund të gjej kështu (veshje) për gardiane vend tjetër? Apo vetëm ju?

Shitësja – Jo, nuk gjen.

Shitësja – Për këmishë femrash dhe pantallona femrash do shikosh aty, çfarë mund të gjesh ndonjë gjë, me masën gati sa mua, po vetëm mendoje gocën njëçik më të bëshme.

Shitësja – Kam një gocë këtu, që do… A ka në magazinë, të shohësh? Mos i gjejmë ndonjë gjë? Se këtu janë burrash. Hë? Mirë, shifi dhe më thuaj! Po, për veshje verore. Hajde!

Qytetarja – Vetëm dy veshje janë? Verorja dhe dimërorja, për ne?

Shitësja – Janë dy veshje, në sensing me kambale dhe veshje klasike. Kurse verë e dimër pastaj, emërtohen veshje vetëm për sezonin.

Çdo gardian dhe gardiane burgu, paguan për të blerë veshjen e tyre, madje në rastet kur kjo e fundit nuk është në përmasat e duhura duhet të harxhosh edhe disa para të tjera për t’i bërë këto riparime.

Shitësja – Se kapele mund të të japim këtë ose të të japim “ Pustina”. Pustinës i bie, që t’i heqim atë, “Shqiponjën” dhe t’i vëmë një gjë tjetër.

Shitësja – Provoje njëherë këtë! Kjo s’besoj…

Shitësja – Gjithmonë ka qenë problem për femrat. Për Policinë e Burgjeve ka qenë gjithmonë problem.

Qytetarja – Po këto gardianet me kambale, çfarë përdorin?

Shitësja – Kambale, pantallona me xhepa dhe bluza me kopsa. Edhe kapelja është ai format aty.

Shitësja – Pastaj e fundit fare, do zgjedhësh çështjen, të gjesh copë e t’i bësh vetë! Se riparim nga e para, do të shkojë dyfish.

Qytetarja – Këto si i bëjnë, gardianet e tjera?

Shitësja – Po, në rrobaqepësi. Ato, që janë trupa të mëdhenj, i kanë marrë meshkujsh edhe e kanë mbyll atë muhabet. Ato që kanë nevojë pastaj, bëj riparime, rregullime.

Qytetarja – Këtu vijnë i marrin, besoj?!

Shitësja – Këtu i marrin, ka që kanë gjetur pantallona, kanë gjetur stofin blu dhe i kanë bërë.

Qytetarja – Atje s’ka ë?

Shitësja – Ku? Tek magazina juaj?

Qytetarja – Po!

Shitësja – U bë shumë vite, që nuk ka.

Qytetarja – Po pra, shumë!

Shitësja – Policia e Burgjeve vetëm këtu është veshur. Kemi veshur në burgun e Fierit, para dy muajsh në mos gaboj.

Shitësja –Të heqim edhe këtë gradën, se kjo është bërë për Policinë e Shtetit dhe do t’i vendosim këtë. Nëse pastaj ka probleme atje dhe nuk ta kërkojnë kështu, më bëj një telefon sesi e do. Në lidhje me stemat pastaj? Logot të duhen?

Qytetarja – Filloj për herë të parë dhe unë nuk e di.

Shitësja – Nën/inspektore?

Qytetarja – Po!

Qytetarja – Sa bëjnë?

Shitësja – Atëherë, ke pantallonat, këmisha, kapelja, i ke dhe këto, që po t’i llogaris tani.

Qytetarja – Këto çfarë janë? A, stampa!


Shitësja – Këto janë stampa, 61 (mijë lekë të vjetra) i ke të gjitha./ tvklan.al