Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Nëse pjesa më e madhe e botës progresiste po e shikon me shqetësim ngritjen në krye të perandorisë së vetme të globit të një populisti gënjeshtar, ksenofob, dhe misogjen, shqiptarët kanë arsye të jenë dyfish të ankthosur.

    Nëse i besojnë deklaratave të kllounit që kanë për kryeministër, sot, me fitoren e Tramp, ka ndodhur një fatkeqësi për Amerikën. Sot, pas këtij rezultati, Tirana rrezikon t'i përkeqësojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Sot, ne kemi një shef qeverie që do të figurojë në fishat e Departamentit të Shtetit, si kritiku më i ashpër i presidentit të 45 të SHBA.

    Që kur Rama filloi kryqëzatën e tij anti Tramp, nuk qenë të pakët diplomatët e lartë amerikanë që i kujtuan privatisht se nëse manjati i ndërtimit fitonte një ditë, ata do të ishin të detyruar t'i raportonin qëndrimet e kryeministrit të një vendi aleat të NATO-s.

    Natyrisht, Edi Rama nuk ua vuri veshin. Atëherë Donaldi ishte vetëm një nga konkurentët në garën brenda partisë së tij. Atij i ishin kundërvënë disa nga elefantët republikanë, ndërkohë që establishmenti mediatik dhe lobet e mëdha financiare e merrnin si të kryer fitoren e Klinton.

    Me siguri, kjo përllogaritje foshnjore e bëri Edi Ramën në rrugëtimin e tij kritik, ironik dhe tallës për Donald Trampin. Ai zgjodhi një strategji. Fillimisht e sulmoi atë në mediat shqiptare, i bindur se lajmi do të përhapej dhe se për pikpamjet e këtij lideri të një vendi të vogël ballkanik do të interesoheshin më të mëdhenjtë e globit. Dhe ashtu ndodhi. Zëri i Amerikës, New York Times, CNN i kushtuan vëmendje kryqtarit anti Tramp nga Shqipëria.

    Dhe e gjitha kjo u bë me një qëllim. Po të shikosh datat e intervistave të Ramës, ku flet për rrezikun e prishjes së marrëdhënieve Tiranë - Uashington nëse fiton Tramp, vë re se ato janë bërë vetëm pak ditë përpara se ai të shkonte për takim me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

    Taktika është e njohur. Eshtë ajo e intelektualit sipërfaqësor, e politikanit që jep shfaqje, e artistit që më shumë se për mendimin synon ekzibicionin. Lider i një vendi të papërfillshëm, i sfilitur me lobingje për të shkuar deri tek Obama, i kapluar nga makthi se nuk do të mund të shkelte në zyrën Ovale, Rama donte t'i ofronte diçka mikpritësit të tij.

    Dhe duke ditur se Obama nuk e duronte dot Trampin, jo vetëm si një kundërshtar politik, por edhe si një ksenofob që i kish kërkuar çertifikatën e lindjes në garën e 2008 për president, ai tentoi të shkojë në takimin me presidentin si flamurtari ballkanik i kryqëzatës kundër Tramp.

    Në fakt edhe në këtë rast, Rama nuk bëri asgjë më shumë sesa atë që di të bëjë gjithnjë. Të luajë kllounin dhe të japë shfaqje. Ai përdori të njëjtin stil me të cilin kërkoi t'i hyjë në zemër Anxhela Merkelit, kur i tregonte anekdoda me basketbollistët shqiptarë të komunizmit që udhëtonin drejt perëndimit.

    Ai përdori të njëjtën strategji, që u bashkëngjit vizitave të tij zyrtare edhe ekspozitat e tij të zhgarravinave.

    Ai luajti si gjithnjë rolin e politikanit që bën spektakël pa thelb. Të njeriut për të cilin vëmendja është gjithçka dhe qëllimi asgjë.

    Dhe deri këtu nuk ka asnjë surprizë. Eshtë i njëjti Ramë që njohim dhe përqeshim prej kohësh.

    Por, problemi nuk është personal. Sepse në fakt ne kemi një kryeministër që na ka paralajmëruar për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA. Sepse ne kemi një shef ekzekutivi që do të figurojë në dosiet amerikane si flamurtari i parë anti Tramp.

    Dhe sot pyetja është a duhet të shqetësohemi për këtë? A do ketë kjo ndikim në marrëdhëniet dypalëshe?

    Ndoshta asnjë kataklizmë nuk do të ndodhi. Ndoshta deklaratat e një pelihvani qesharak nga Shqipëria nuk do të mbërrijnë as deri tek Tramp, as deri tek stafi i tij i ngushtë.

    Por problemi tek kjo fabul nuk është ky. Ai nuk qëndron në faktin se Shqipëria do prishet me SHBA-në. Ai qëndron në faktin se ne kemi në krye një kryeministër të aftë për të bërë dordolecin edhe nëpër botë.

    Ai është i njëjti njeri që foli 8 muaj më parë për rrezikun e përkeqësimit të marrëdhënieve dhe që sot, pas fitores të Tramp, deklaroi bindjen e vet se pas kësaj fitoreje “marrëdhënia strategjike me SHBA do të forcohet”. Kjo është tragjedia.

    Ndaj nëse sot bota është në ankth për zgjedhjen e një shoumeni populist në krye të Amerikës, ne duhet të merakosemi se kemi një sharlatan delirant në krye të Shqipërisë. (Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Krahasimi/ Si e drodhi Rama brenda ditës për Tramp (Video)

    Më në fund edhe Rama bëri një mesazh për fitoren e papritur të Tramp. në fund të mesazhit të tij ai theksoi: "kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane".

    Por deklarat e sotme bien kryekëput ndesh me ato që kryeministri ka thënë në prill të vitit të shkuar kur ai u përfshi në një kryqëzate anti Tramp. Ai tha se zgjedhja e Tramp do qe fatkeqësi për SHBA dhe se ajo do përkeqësonte mardhëniet Tiranë Uashington.

    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Këshilltari i Trump: Korrupsioni i Soros do të marrë fund në Shqipëri

    Këshilltari i Trump për politikën, Shannon Burns është shprehur mjaft entuziast se Donald Trump do të jetë Presidenti i ri amerikan.

    Shannon BurnsDuke folur për “News 24”, ai tha se me fitoren e Trump marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më shumë.

    Edhe pse ai tha se nuk mund të fliste në emër të Trump theksoi se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin.

    “Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns. /Panorama
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Epo mire, te pakten Sulltani nuk na zgjenjeu,si gjithmon i ben kthesat 180 grade; do ndaloj plerat por edhe do i fus,do betonoj Tiranen por edhe do ndaloj ndertimet,do ndaloj betonin po do betonojm Liqenin...

    Imagjino sikur te thoshte per Trampin; nuk kam ndryshuar mendim ! Do ishte nje zhgenjim kolosal edhe per antaret socialist te Malsis se Madhe.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Sero je fiksu keq me kete Malesine e Madhe! Teori konspirative apo do jete bere qendra e gravitetit ne bote kjo Malesia e Madhe?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero je fiksu keq me kete Malesine e Madhe! Teori konspirative apo do jete bere qendra e gravitetit ne bote kjo Malesia e Madhe?
    Eshte pasoje e zhvendosjes si epiqender socialiste nga Laberia ne Malsin e Madhe. Vet perqindjet (98%) pro kryetarit e tregojne kete fenomen tetonik.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Si do ta gjykojë kabineti i Trump, kryeministrin Rama?


    Rama luajti fort dhe vuri një bast poltik, si askush më parë. Dhe për këtë meriton të lëvdohet për guximin dhe mjetet e zgjedhura. Shkoi deri në CNN dhe u tha amerikanëve se Trump është skandaloz dhe nuk duhet zgjedhur, duke orientuar dhjetëra mijëra e më shumë vota të shqiptarëve në USA, që të votonin për Hillary Clinton.

    Ai sot tha se e bëri këtë, sepse ishte ndjerë i prekur nga deklaratat raciste dhe antishqiptare të kandidatit Trump, sot President i SHBA.

    Me pak vullnet të mirë edhe mund të përpiqemi ta besojmë këtë gjë, nëqoftëse nuk do të donim marrëdhëniet e tija speciale me Soros dhe marrëdhëniet speciale që Soros Foundation kishin dhe kanë me zonjën Clinton. Si edhe rolin e posaçëm që ka ky grup, në diplomacinë amerikane si edhe ndikimin e tyre të drejtëpërdrejtë në preferencat lokale.

    Pra përtej vullnetit të mirë, për të besuar se kryeminsitri ynë u frymëzua nga ndërgjegja dhe morali për të bërë këto deklarata, duket qartë se ai ka bërë thjesht një shërbim, ndaj miqve Sorosianë, që edhe i hapën hapësirën e posacme në CNN. Dhe pra, një shërbim për të ushqyer marrëdhëniet reciproke, me presidenten e ardhshme të SHBA-ve, që asokohe sondazhet, e jepnin të sigurtë se do të ishte zonja Clinton, që mbetet një zonjë e dashur dhe simpatike për shqiptarët, për shkak të Billit, burrit të saj.

    Një shërbim dhe një konsumim publik, që do të shërbente si një çimentim i karierës personale të Edi Ramës, për vitet e ardhshme dhe kjo ka pak lidhje, me shpegimet moraliste që ay, na bëri sot për këtë qëndrim me risk të lartë.

    Rama pra nuk e bëri për ne, që e mbajmë mbi krye si kryeministër, por për karierën e tij të dashur kryeministrore, madje duke e vënë Shqipërinë në një optikë, të dyshimtë për Kabinetin e ri të Presidentit Trump.

    Sigurisht, nëse do të fitonte Clinton, kryeministri ynë do të nxirrte shumë përfitime për angazhimin e tij të drejtëpërdrejtë politik, si edhe ka nxjerrë deri më tash, falë një mbështetjeje të pakursyer Sorosiane.

    Nga njera anë mund të themi është hera e parë, që një kryeminsitër shqiptar, pëpiqet të ndikojë përmes CNN edhe në zgjedhjet amerikane dhe kjo është e lëvdueshme për punën e mirë të stafit dhe të atij vetë, në ndërthurrjen e politikës së jashtëme me plotikën e brendshme.

    Por e gjithë kjo skemë, është e ndërtuar për të vajisur mekanizmin egoist të karierës së një personi dhe sjell pak ose aspak përfitime për Vendin.

    Ndërsa tani, shtrohet pyetja, “Çfarë do të mendojë dhe si do ta gjykojë kabineti i ardhshëm i Presidentiti Trump, këtë gafurrje të kryeministrit shqiptar në CNN dhe më gjerë kundër tij?”

    Sigurisht do ti thonë se është kryeministri i gjatë dhe Sorosian, i një vendi piciruk në Europë, që ftoi shqiptarët dhe amerikanët të votojnë kundër tij, sepse Trump sipas Ramës dhe shpurës së tij që deri dje dilte mediave shqiptare, është një president i papranueshëm.

    Sigurisht nëse Trump do të ketë kohë të pyesë për këtë. Por gjykuar për pozitën strategjike që Shqipëria dhe Kosova kanë në Ballkan, sigurisht që rradha e një pyetjeje të tillë do të vijë patjetër.

    Mirë do të ishte që të mos paguante Shqipëria për këtë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Blushi: Rama u pagua që të zhurmonte si trompist fushatën e SHBA

    I kërkoj parlamentit ta denoncojë kryeministrin që kërcënoi mardhëniet tona me Amerikën

    Nuk do ishte e udhës të merresha me çdo paudhësi të Kryeministrit nëse kjo e fundit, që lidhet me zgjedhjet në Amerikë do të ishte vetem një akt mendjelehtësije prej një njeriu të cilin prej vitesh e njoh mirë si një amator profesionist.

    Amatorit, pra do t’ia kisha falur faktin që u rreshtua personalisht gabim dhe pa asnjë arsye në një garë demokratike zgjedhjesh të brendshme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

    Në fund të fundit, amatorët këtë detyrë kanë: të bëjnë gabime të cilat mund të tolerohen pasi nuk shkaktojnë dëm.

    Që Edi Rama është një amator, për këtë nuk kam më asnjë dyshim dhe shpresoj se nuk jam i vetmi.

    Qeverisja e tij tre vjeçare është një provë e përditshme se ai nuk ka asnjë koncept për ekonominë, asnjë ide për modernizimin e vendit dhe, sigurisht asnjë doktrinë të besueshme sa i takon politikës së jashtme.

    Gjatë zgjedhjeve në SHBA, Edi Rama nuk u rreshtua vetë.
    AI shkoi me larg: rreshtoi Shqipërinë në garë dhe kjo është çështja.

    Pyetja eshte: ç’pati ky njeri dhe pse është kaq mendjelehtë?

    Unë jam i bindur se Edi Ramen në këtë fushatë nuk e çoi as mendjelehtësia, as arsyeja, as simpatia për njerin nga kandidatët, çka do të ishte e arsyeshme dhe e kuptueshme, por e çoi interesi banal dhe meskin.

    Interesi i vogel për të hapur një dere, apo një deriçkë, për të bërë një selfie, apo për të kapur një buzëqeshje e detyroi ta rreshtonte Shqipërinë në një palë zgjedhje, në të cilat ajo nuk kishte asnjë pune.

    Edi Rama, si piktor i pavarur, mund të zgjidhte kë të donte nga dy kandidatet, por si Kryeminister i Shqipërisë ai nuk kishte të drejtë të zgjidhte asnjërin.

    Megjithatë, ai jo vetëm zgjodhi, por bëri edhe më shumë se kaq dhe sigurisht edhe më shumë se ç’ju kerkua: ofendoi njërin nga kandidatët, duke e quajtur atë fatkeqësi për Amerikën.
    Sot ky njeri është President i Shteteve te Bashkuara.

    As vetë zonja Klinton nuk e ka quajtur zgjedhjen e Donald Trump një fatkeqësi. Këtë guxim e pati Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vendit më të varfër dhe më proamerikan në Evropë.

    Edi Rama pra nuk preferoi, por ofendoi. Nuk zgjodhi lavdinë e njerit, por hodhi balte mbi tjetrin.

    Sikur hileja të ishte nje dekorate, me siguri Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë me dekoratat e fituara në karrierën e vet. Ato do të ishin me mijëra dhe kjo që mori në Amerikë do të ishte njëra nga më të shndritshmet në këtë galeri mashtrimi.

    Kam parë këto ditë deklaratat që kryetarë të tjerë shtetesh apo personalitete politike kanë bërë për presidentin e zgjedhur të Sheteve te Bashkuara. Askush nuk ka folur si Edi Rama.

    Ka njerëz që nuk janë dakort me pikëpamjet e tij, çka është normale, por askush nuk ka fyer duke thënë si Edi Rama: do zoti që Trump të mos zgjidhet, sepse kjo do të ishte një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

    Ku është pra rreziku sot? Kush e demton më shumë Shqipërinë, ai që u zgjodh nga populli amerikan apo një servil që u servir për të folur në CNN kundër një kandidati?

    Prandaj them se, për fat të keq, Edi Rama nuk tha atë që mendonte, por atë që iu kërkua të mendonte.

    Në garën e zgjedhjeve amerikane Kryeministri i Shqiperise ishte nje trompist i përdorur për të bërë zhurmë nga orkestra e njerit kamp.

    Duhej të shurdhonte kampin tjetër. Kjo ishte detyra e tij.
    Ky zgjodhi të ishte trompisti kundër Trumpit. Shikoni sa i rëndomtë.

    Une jam i bindur se ai u morr me qira per të mashtruar se gjoja, ai qe sot është President i Shteteve te Bashkuara është nje lider i refuzuar ne Evropë, në Ballkan dhe në nje vend me popullsi myslimane dhe njëkohësisht shumë proamerikane, ndoshta vendi më proamerikan në Evropë pa dyshim.

    Pikërisht këtë tha Edi Rama. Presidenti Trump është fatkeqesi sepse është kundër emigrantëve, kundër Kosovës dhe kundër myslimanëve.

    Kjo u provua si pavërtete duke i hequr themelin mashtrimit të tij prej amatori.
    Presidenti i Sheteteve te Bashkuara ka folur për trupa tokësore në Kosovë dhe jo vetëm për bombardime nga ajri, çka në atë kohë ishte nje opsion real mbi të cilin palët ndaheshin. Pra në çdo rast ai ka qenë për ndërhyrje ushtarake në Serbi, çka ishte në favor të Kosovës, siç u provua.

    Megjithatë, nëse shumë prej nesh mund të kemi gjykimet tona për kandidatët në garë, çeshtja nuk është kjo.
    Çështja është më e thellë se kaq.

    Pse merret me qira Kryeministri i Shqipërisë?

    Pse përdoret kaq lehtë nga interesat dhe ambicjet jashtë Shqipërisë dhe siç e kemi parë edhe në Shqipëri?

    Si ka mundësi që pa asnjë sens maturije dhe respekti ai e rreshton vendin kaq kollaj në çështje që nuk kanë asnjë lidhje direkte me të?
    SI ka mundesi që KM i Shqipërisë të jetë kaq i lehtë dhe i papërgjegjshëm sa të mos kuptojë se Shqipëria është me Amerikën sepse ajo është demokratike dhe, për sa kohë që është një demoraci që na mbron, shteti shqiptar nuk mund të jetë palë në asnjë garë të brendshme.
    Si mund ta përdorë Kryeministri i Shqipërisë, Shqipërinë kaq keq?

    Për një foto, për një dorë dhe për një lemoshë?

    Kjo është çështja.

    Unë besoj se ne të gjithë e dimë pse e kemi Kyeministrin kaq mendjelehtë dhe kaq lehtësisht të sponsorizueshem dhe të perdorshëm.

    Ky njeri nuk ka asnjë parim. Ky ka vetëm interes.
    Parimi i tij i vetëm është pushteti dhe pushteti është i vetmi interes.

    Thënë këto, mendoj se ky parlament duhet t’ia zbardhë faqen vendit duke denoncuar zyrtarisht qëndrimin e Kryeministrit, papërgjeshmëria e të cilit cenoi marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara duke na rreshtuar gabim në një garë në të cilën ne duhet të ishim me demokracinë dhe jo me kandidatët.

    Unë besoj se Edi Rames duhet të kerkojë ndjesë.

    Jo vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara të cilin e quajti fatkeqësi për Amerikën.

    Në radhë të parë duhet t’i kerkoje ndjesë shqiptarëve, të cilëve për herë të parë në historinë postdiktatoriale u mbolli në kokë frikën nga Amerika duke demtuar sentimentin e fortë dhe të arsyeshëm proamerikan që shqiptarët e mbajnë gjallë prej disa dekadash.

    T’i kërkosh përgjegjësi një Kryeministri të papërgjegjeshëm, nuk do të thotë se je me Trump, nuk do të thotë se je me Clinton, do të thotë se je me Shqipërinë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Si ngeci Rama mbi një hu


    Nga Armand Shkullaku

    “Po kërceve hu më hu, njëherë do të të ngulet nga pas”, thotë një shprehje popullore. Kryeministri ka kohë që e bën këtë kërcim akrobatik në politikën e jashtme dhe tani e shohim të ngulur mbi një hu. Dhe çfarë huri! Atë që e kërkoi vetë muaj më parë në SHBA dhe, që tani, ngado që ta lëvizësh i shkakton dhimbje. Një dhimbje që asnjë qetësues, (as opozita, as Kosova, as kandidati dhe jo presidenti, as ç’kanë thënë të tjerët për Trump), nuk e qetëson dot.

    Kryeministri shqiptar ka regjistruar plot befasi në politikën e jashtme, nga vëllazërimi me Erdoganin e deri tek vënia e “kufirit tek thana” Greqisë, por përfshirja e tij brutale në fushatën në SHBA dhe deklaratat eksplicite kundër kandidatit republikan, shënuan një kulm.

    Ky kulm nuk kishte të bënte thjesht me faktin se flitej për Amerikën dhe për kandidatin për postin më të pushtetshëm të globit. Sot, ndërsa Trump është zgjedhur president, reagimi ndaj Ramës nuk ndizet vetëm sepse ai pranoi të përdorej për të siguruar një takim me Obamën, i cili ia kishte hequr vështrimin që pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë. Kryqëzimi që i bëhet Ramës, nuk provokohet më shumë as sepse ai përdori një mandat që i kanë dhënë shqiptarët për të përmbushur delire personale e favore politike nga lobistët në Uashington. Kjo nuk është diçka e re për kryeministrin artist.

    Problemi që ka ra Rama sot, ka të bëjë me faktin se përballja me një çështje kaq të madhe botërore dhe me një vend si SHBA, zmadhon njëkohësisht hipokrizinë dhe sharlatanizmin provincial të kryeministrit në sytë e shqiptarëve. Ajo që mund të dyshohej, që hante diskutim apo krijonte dilema në shumë çështje të tjera si raportet me Beogradin, Prishtinën apo Athinën, në rastin Rama- Trump nuk lë asnjë mëdyshje.

    Ky rast është një ilustrim i pastër dhe i dukshëm prej së largu, se politika e jashtme e kryeministrit shqiptar lëviz në dy shtylla kryesore, nevojat e ngushta për pushtet dhe përmbushja e delirit të liderit që, vendi të cilin përfaqëson, i rri ngushtë për shtatin e tij. Çdo shqiptar është i bindur sot se kryeministri i bëri deklaratat implikuese për Shqipërinë, jo sepse besonte vërtet se Trump përbënte një kërcënim apo se bindjet e tij nuk përputheshin me ato të tijat, por sepse kërkonte të arrinte një favor personal për të shkelur në zyrën ovale dhe të mahniste amerikanët e botën me gjykimin e tij të lartë si intelektual për “fatkeqësinë Trump”.

    E pikërisht këtu ngeci kërcimi i Ramës mbi hunjtë e politikës së jashtme. Pas fitores së Trump, shqiptarët nuk e panë liderin e tyre global t’u qëndronte deklarimeve të tij. Që pavarësisht fituesit, të deklaronte se tashmë marrëdhëniet me SHBA duhen rishikuar nën dritën e kërcënimit të një presidenti ekstremist, ksenofob, antimusliman. Se ai, kryeministri i Shqipërisë, distancohej nga turpi që amerikanët i bënë vetes dhe botës e se shqiptarët do të duhen tashmë të përballen me një fatkeqësi edhe për ta.

    Ndodhi ajo që pritej dhe të gjithë panë një Edi Ramë të ngulur në hurin e gafave të tij, që nisi ritualin turpërues të justifikimeve. Se ai nuk e kishte patur me Trumpin por me deklaratat e tij, se nuk e kishte me presidentin por me kandidatin, se fajin e kishte opozita dhe mediat, se Trumpin e kishin kritikuar edhe liderë të tjerë botërorë...

    Por Rama këtë do të duhet të ngulë mirë në kokë. Ai nuk është si liderët e tjerë botërorë. Sepse ai nuk e përdor politikën e jashtme sipas interesave të vendit të tij, por si aksesor të luftës për pushtet dhe si kompensim të egos së intelektualit të dështuar. Sepse ai nuk është kundër Trumpit për shkak të parimeve të majta, solidaritetit, barazisë dhe mosdiskriminimit, por thjesht sepse iu desh të jetë i tillë në një moment të dhënë.

    Nëse do të kishte patur bindje apo parime të tijat, shqiptarët sigurisht do ta kishin kuptuar, edhe nëse do të mbante një qëndrim të fortë kritik ndaj Donald Trump. Mund ta kundërshtonin por nuk do ta nënvlerësonin si një politikan që nuk është në gjendje t’u dalë për zot qëndrimeve të veta. Por Rama nuk është një Cipras, nuk është as demokrat e as republikan, është thjesht një politikan pa din e pa iman, një njeri që nuk ka bindje për asgjë. Kushdo që dyshonte për të kundërtën, rasti Trump e ka lënë pa tekst. /mapo/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Diplomacia nuk është një ekspozitë zhgaravinash

    Rama i shkret beri nje gaf qe eshte kthyer ne barcalet.Kjo gaf do ta gjermoj nga mbrapa deri sa te jet gjalle.

    Ka rrezik qe liderit global ti heqin lejen e vendbanimit dhe Sureli. Do çohen banoret e Surelit ne proteste ;"nuk dum katunar midis nesh".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •