Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Reshjet e shiut kanë përmbytur çdo cep të Tiranës gjatë ditës së sotme. Kryebashkiaku i Tiranës pasi dha një mesazh ditën e djeshme, sot ka humbur. Edhe bashkia e Tiranës që çdo ditë njofton për arritjet e saj, sot nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

    Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka ka sjellë disa pamje nga Tirana, duke i shoqëruar edhe me një mesazh.

    “Kështu është kur në 25 vjet nuk bën një pusetë, por vetë beton dhe bojatisje...

    Kini minimumin e moralit sot, mos dilni në televizor të na thoni se "po ju bie bretku" dhe s'po ju zë gjumi për Tiranën tonë. Prisni sa të bjerë të paktën uji”, shkruan Flutura Açka në profilin e saj në Facebook.

    Emri:  IMG_7158.jpg

Shikime: 1113

Madhësia:  48.0 KB
    Emri:  IMG_7159.jpg

Shikime: 943

Madhësia:  35.4 KB
    Emri:  IMG_7160.jpg

Shikime: 943

Madhësia:  47.7 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Emri:  IMG_7161.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  46.8 KB

    VIDEO/ Reshjet sjellin përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, Lezha drejt paralizimit total

    08:08, 08/11/2016
    Kanë nisur problemet e para të përmbytjeve në Shqipëri. Në Durrës dhe në autostradën drejt Tiranës ka zona që janë përfshirë nga përmbytjet. Në një video të mbërritur në redaksinë e SYRI.net, duken edhe pasojat e para.

    Ndërkaq në Lezhë, gjysma e zonës është pa energji elektrike, ndërsa mësohet se në shumë lagje të qytetit është bllokuar lëvizja, pasi katet e para janë të mbushura me ujë.

    http://www.dailymotion.com/video/x51...ne-durres_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    FOTO EKSKLUZIVE/ Një furgon mbulohet nga uji në autostradën Tiranë-Durrës

    08:26, 08/11/2016
    Një furgon është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në nënkalimin ku shkohet për në CityPark dhe më pas drejt zonës së Vorës.

    Në fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI.net duket furgoni që është i mbuluar i gjithi nga uji, ndërsa nuk dihet nëse ka njerëz të dëmtuar apo jo. /SYRI.net

    Skedarët e Bashkëngjitur 171906
    Skedarët e Bashkëngjitur 171907
    Skedarët e Bashkëngjitur 171908
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Përmbytje të shumta, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës. Ja rruga që duhet të ndiqni

    08:46, 08/11/2016
    Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe asnjë makinë nuk mund të lëvizë, kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

    “Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar”, bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë.

    Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë për në jug të Shqipërisë të shfrytëzojnë rrugën e vjetër nga Ndroqi.

    Skedarët e Bashkëngjitur 171909
    Skedarët e Bashkëngjitur 171910
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 08-11-2016 më 06:12
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO-EKSKLUZIVE/ Përmbytje në Tiranë, një grua për pak nuk humb jetën tek 9-katëshet, ra në një pusetë

    08:54, 08/11/2016
    Përmbytje të mëdha janë duke ndodhur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana është paralizuar.

    Bashkia e kryeqytetit është mjaftuar vetëm me paralajmërime, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto probleme apo për tu ardhur në ndihmë banorëve.

    Në redaksinë e SYRI.net ka mbërritur një video nga përmbytjet e ndodhur në kryeqytet. Video dërguesi tregon se pamjet janë filmuar tek 9-katëshet në Tiranë. Ai tregon se një grua për pak sa nuk ka humbur jetën, pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

    Po ashtu në vend nuk ka pasur asnjë ndihmë, as polici dhe as punonjës bashkie. Kanë qenë shoferët dhe kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën asaj, që të shpëtonte. /SYRI.net

    http://www.dailymotion.com/video/x51...-probleme_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO/ Tiranës i shtohet edhe lumi Selita. Pamjet janë vërtetë të frikshme

    10:00, 08/11/2016
    Kryeqyteti i Shqipërisë është në ditët e tij më të këqija. Braktisja nga institucionet dhe vëmendja vetëm në disa punë në qendër të Tiranës ka bërë që shumë zona të jenë të bllokuara totalisht.

    Kryeqytetit i është shtuar edhe një lum i ri, ai i Selitës. Siç edhe duket në pamjet që janë bërë publike në rrjetet sociale, zona e periferisë së Tiranës është përmbytur dhe një lum i vërtetë po rrjedh nëpër rrugë.

    http://www.dailymotion.com/video/x51...um-tjeter_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    VIDEO/ Pamje të frikshme, disa banorë të fshatit Kasallë majë makinave për ti shpëtuar vdekjes

    10:51, 08/11/2016
    Reshjet e dendura të shiut dhe mos marrja e masave është duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve në të gjithë Shqipërinë.

    Pamjet që shikoni më poshtë vijnë nga Tirana, në fshatin Kasallë disa banorë janë në rrezik për jetën. Ata kanë mbetur të bllokuar dhe për ti shpëtuar mbytjes kanë hipur në çatinë e makinave. Nuk dihet nëse dikush ka shkuar në ndihmë të tyre. /SYRI.net
    http://www.dailymotion.com/video/x51...t-kasalle_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Na u permyt dhe katuni !
    Edhe se me thon te drejten ngjan me bukur i permbytur sesa ne normalitet. Problem vetem eshte nje do rim dy-tre dit pa pare Veliajn ne fotografi. Do na ngelin katunaret pa pa kryekatunarin ne resme.

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    "Fajin e ka Saliu!!" - do gerthitshin sucialistat...

    Qe e ka nje faj e ka..., por do ua thom njeher qater...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    "Fajin e ka Saliu!!" - do gerthitshin sucialistat...

    Qe e ka nje faj e ka..., por do ua thom njeher qater...
    Ndonje faj te madh nuk ka dhe Saliu !

    Ka vetem nje faj te vogel,ate te vendosjeve te kjoskave mu ne qender te Tiranes qe u mor si mase,si shkalle,si shembull-praktik qe ne ate vend nuk ka asgje qe nuk mund te mos; zaptohet,degradohet,shkaterrohet dhe vidhet.

    Perveç,shembullit praktik te katerve fjaleve te fundit nuk eshte se ka ndonje faj te madh.

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Ka vetem nje faj te vogel,ate te vendosjeve te kjoskave mu ne qender te Tiranes
    Se pari fenomeni i kioskave nuk ishte fenomen shqiptare. Se dyti cilido qe do kishte drejtuar Shqiperine ne ato vite te erreta skamjeje, do i kishte lejuar qe çke me te kioskat. Se treti edhe pasaardhesi (Nano) qe e perdori ne fushate shembjen e kioskave, prite 4-5 vite sa u shendosh pak ekonomia per t'i hequr. Dhe se katerti me duket se po flasim per permbytjet...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Dëgjoni këshilltaren e Erion Veliajt se si mund të evitohen përmbytjet

    Tirana ishte sot qyteti më i goditur nga përmbytjet. Një person humbi jetën në lumin që mban emrin e kryeqytetit. Trupi i tij u gjet në afërsi të Kamzës. Shumë rrugë u bënë të pakalueshme, trafiku u paralizua, shkollat u mbyllën. Një situatë emergjence, ndonëse e pashpallur zyrtarisht si e tillë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shfaq para një kamere të bashkisë për të treguar se po punon. Nëpër rrugë dhjetëra qytetarë u bllokuan dhe makinat e tyre u dëmtuan. Autobusët urbanë të disa linjave u pushtuan nga uji. Masat e bashkisë së Tiranës nuk parandaluan thuajse asgjë. Në asnjë rast nuk u raportua që ndërhyrja evitoi ndonjë problematikë. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu. Ndoshta për shkak se bashkia ka një tjetër plan për t'i evituar përmbytjet; një plan që nuk e ka vënë ende në zbatim. Dëgjojeni këshilltaren e kryebashkiakut Veliaj, Nevin Bilali, që e bëri publik atë disa muaj më parë. Ajo thotë se projekti i tarracave të gjelbëruara ndikon në reduktimin e ujërave kur ka reshje të mëdha dhe në këtë mënyrë mund të evitohen pak edhe përmbytjet. Der tani ky plan është vënë në zbatim vetëm tek tarraca e Bashkisë. Por sot ai nuk shërbeu as për të evituar përmbytjen e sheshit Skënderbej. /Lapsi.al

    https://www.facebook.com/qytetaretpe...5592963732709/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Lana del nga shtrati, rrezikohen shtëpi e biznese (video)

    Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati duke rrezikuar shtëpi e biznese. Situata është kritike tek rruga e Kavajës, në zonën e njohur si "Pallati me shigjeta". /Lapsi.al

    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Prishen dritat e kuqe dhe palmat të autostradës Tiranë - Durrës për të evituar përmbytjet (Video)

    Ekskavatorë të drejtorisë së rrugëve ndërhyjë në trafikndarësen prej betoni të autostradës Tiranë - Durrës, duke krijuar krijuar të çara për t'i hapur rrugë ujit që kishte bllokuar njërin krah të rrugës. Ata prishën në disa vende betonin që mban dritat e kuqe dhe lulet e vendosura në mes të korsive. Prishja ka qenë e detyruar, për shkak se blloqet e betonit, ndryshe nga ato që ishin më parë, nuk janë të lëvizshëm. Investimi i Ramës në "segmentin e palmave" nxjerr kështu edhe një defekt tjetër. /Lapsi.al

    https://www.facebook.com/gent.shkull...1762878658638/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Shënohet viktima e parë nga përmbytjet

    Përmbytjet kanë shkaktuar viktimën e parë në vend. Një person me incialet Xh.N. është mbytur në bashkinë Klos. Raportohet se ai është marrë nga rrjedha e një lumi dhe është zhdukur. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Shënohet viktima e dytë nga moti i keq

    Shënohet viktima e dytë nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Kastriot Spahiu, 50 vjeç nga fshati Sukë i Këlcyrës ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

    Ndërsa në Klos, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, raportohet i vdekur pasi është marrë nga rrjedha e lumit Mat. /Laspsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Viktima e tretë, në lumin e Tiranës

    Një kufomë është konstatuar në lumin i Tiranës mesditën e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila thotë se viktima është burrë i moshës 40-50 vjeç.

    “Sherbimet e policise jane ne vendin e ngjarjes po priten polumbaret per nxjerrjen e kufomes”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa më herët është raportuar për dy të vdekur të tjerë në Mat dhe Këlcyrë.

    Në fshatin Sukë të Këlcyrës ka ndërruar jetë Kastriot Spahiu, 50 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë duke rregulluar çatinë, por për shkak të erës së fortë llamarinat dhe ka pësuar goditjen fatale.

    Ndërsa në fshatin Plan i Bardhë të Klosit ka humbur jetën Xhevahir Ndoi, 44 vjeç. Ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij fuoristradë, dhe rezulton i zhdukur. Banorët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen thanë se përroi ishte tejet i rrëmbyeshëm, ndërsa mori para makinën që drejtohej nga 44 vjeçari.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Pamje të rralla/ Autostrada Tiranë - Durrës e shndërruar në lum nga përmbytjet (Video)


    Një kamera amatore sjell një tjetër pamje të autostradës Tiranë - Durrës, e cila u përmbyt prej mëngjesit nga reshjet në afërsi të Qafë Kasharit. Njëra anë e saj, ajo me drejtim lëvizje Tiranë - Durrës, është përmbytur tërëisht. Qindra makina u bllokuan dhe u përmbytën. Ndërsa Drejtoria e Rrugëve prishi disa pjesë të trafikndarëseve prej betoni për të çliruar autostradën nga uji. Situata në këtë zonë vazhdon të jetë kritike, ndërsa qarkullimi është devijuar nga rruga e vjetër e Ndroqit. /Lapsi.al

    https://www.facebook.com/kastriot.pr...4231646739164/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Në Shqipëri përmbytje dhe Këshilli i Sigurisë, Rama në SHBA për një ekspozitë

    Prej natës së të hënës i gjithë vendi është përfshirë nga përmbytjet. Deri tani numërohen 3 viktima nga moti i keq. Situata është serioze në disa qarqe si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë dhe Dibër. Kryeministri Rama mblodhi në zyrë disa ministra dhe drejtorë dhe për ta bërë më “trendy” mbledhjen e transmetoi “live” në faqen e tij në Facebook.

    Sipas meterologëve situata pritet të mbetet serioze edhe të mërkurën ku zonat më të prekura nga stuhitë do të jenë në jug të vendit. Por bashkë me largimin e shiut nga Tirana, pritet të largohet edhe kryeministri Rama. Lapsi.al ka mësuar se kreu i qeverisë niset drejt SHBA rrteh orës 15.00 të së mërkurës drejt SHBA-ve. Megjithëse i ndodhur përballë një ftese të Presidentit të Republikës Bujar Nishani për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e kultivimit të kanabisit në vend, Rama ka preferuar të marrë pjesë në një ekspozitë me piktura të tij në Nju Jork. Ekspozita hapet në galerinë “Marian Goodman” ku do të ekspozohen jo vetëm pikturat, por edhe punimet e tij në qeramikë që nuk ia kemi parë më herët.

    Ishte e qartë se kreu i qeverisë nuk “do ta përfillte” Këshillin e Sigurisë Kombëtare sepse atë sipas tij e thërret një “President o denjë për Këshillin Kombetar të Partisë Demokratike”, por tashmë që mijëra qytetarë vuajnë pasojat e përmbytjeve çfarë do të bëjë Rama?

    Një vit më parë ndodhi një situatë përmbytjesh në Tiranë dhe kryebashkiaku Veliaj fluturoi drejt Sri Lankës nga ku jepte mesazhe për përballimin e situatës. Tashmë që Facebook ka të vlefshëm opsionin “go live” edhe kreu i qeverisë mund të japë urdhra nga Nju Jorku për daljen nga shtrati të lumit Vjosë. /lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: FOTO-PERMBYTJA/ Kjo është qendra e Tiranës sot, Flutura Açka: Të paktën mos dilni më në TV

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Se pari fenomeni i kioskave nuk ishte fenomen shqiptare. Se dyti cilido qe do kishte drejtuar Shqiperine ne ato vite te erreta skamjeje, do i kishte lejuar qe çke me te kioskat. Se treti edhe pasaardhesi (Nano) qe e perdori ne fushate shembjen e kioskave, prite 4-5 vite sa u shendosh pak ekonomia per t'i hequr. Dhe se katerti me duket se po flasim per permbytjet...

    Fenomeni i kjoskave qe nje fenomen Berishist,nuk ishte fenomen shqiptar. Cilido te kishte drejtuar Shqiperine ne ato vite nuk mundet ti shkonte ndermend qe mundet te zaptohet nje lulishte pa njefare rregulli,leje dhe kontrolli.

    E perseris shpesh kete punen e kjoskave sepse eshte shembulli se si mundet te prishesh nje shoqeri nga ana morale dhe ligjore. Per ta shpeguar me qart se pse kjoskat ishin piknisja e shkatrrimit jo vetem te prones por mbi te gjitha te njeriut mjafton te permendet se kur ngriheshin kjoskat e para o beheshin ato germimet e para per te ngritur ato baraka ne parkun Rinia,njerezit o djemte e rinje qe rinin aty verdalle i thonin ketyre qe po ngrinin kjoskat : " mos i hapni gropat kot,se ketu jemi ne qender te Tiranes dhe asnje nuk te lejon te ngesh kjoske,do vine edhe do t'ju a prishin".

    Pra edhe ne ato vite trazirash e skamjeje ai qytet kishte akoma qytetar o njerez qe e kuptonin se edhe pa shtet barbaria nuk duhet te shkatrronte jashte llogjikes. Dhe faktikisht mbas kjoskave nuk kishte me asgje qe nuk mundet te prekej,jo vetem si prone por si moral e ligj qytetar.

    Qe flasim per permbytjet eshte e vertete,por ate qytet e permbyti si fillim shum kohe me pare shoku Sali. Fillimi qe i Saliut se fundi i mbetet Rames.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •