Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Askush nuk kishte dyshim se Ilir Meta do të rizgjidhej në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pyetja ishte se çfarë mbështetjeje do të kishte tek anëtarësia e LSI-së platforma e dy kandidatëve rivalë, të cilët kërkojnë që LSI të jetë forca që do të përcaktojë kryeministrin, nëse ajo do të hyjë në koalicion me partitë e mëdha.

    Morën pjesë në votimin 42.370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit, ose 84.29% e tyre. Në kutitë e votimit u gjendën 42.370 fletë votimi, nga të cilat 41.862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme. Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë: kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31815 vota, ose 76% të tyre; kandidati Përparim Islam Spahiu ka marrë 5065 vota, ose 12.1% të tyre; kandidati Shezai Feta Rrokaj ka marrë 4.982 vota, ose 11.9% të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në rezultatet e mësipërme vendosi të shpallë fitues të garës për kryetar të LSI-së zotin Ilir Meta”, deklaroi zëdhënësja Ornela Zonja në një komunikim me mediat.

    Ilir Meta paralajmëroi të dielën se nuk do të marrë asnjë vendim pa zgjdhjen e strukturave të LSI-së, një proces që do të zgjasë deri nga fundi i dhjetorit.

    Por më e rëndësishmja, pjesë e fushatës së Ilir Metës ka qenë premtimi për vendimmarrje më kolegjiale, që do të thotë se 24-përqindëshi që ka votuar për Ilir Metën kryeministër nuk do të lihet pa u dëgjuar.

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Ne ate vend çdo gje eshte sureale,çdo gje nuk ka nje llogjike me realitenin,lere pastaj kur flet per shifra eshte fare lemeri.

    O do kesh kryetar socialist qe do fitoje me 98 % ne Malsin e Madhe ose do kesh votimet per kryetar te LSI ku 24 % kane votuar kunder Ilir Metes.

    Ti maresh anetaret e LSI,ti torturosh qe te votojne kundra Metes, mbas torturave eshte e veshtire te gjesh nje 5 %. Keta 24 % qe kane votuar kundra Metes patjeter duhet te ken votuar me pistoleten mbas kokes : " Ka thene Kryetari qe ju 24 % o do votoni kundra ose do t'ju vrasim".

    Keta 24 %,qe jane sakrifikuar per Kryetarin jane martiret e vertete ne ate vend. Kan mohuar vetveten.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Te pakten LSI e zgjedh kryetarin, kurse ata te Malesise se Madhe votuan referendumin nese duhet apo jo ta kete shoku Rama me tapi partine socialiste! Me shume gjasa ne referendumin e ardhshem, socialistet do votojne nese duhet apo jo te hapi me teper galeri skicash Rama gjate angazhimeve si kryeminister...
    Bejeni vete diferencen!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Pertej zgjedhjeve qe vlejne vetem si forme dhe asgje tjeter,,sot per sot,ka ; shume me teper propabiletet qe te fitoje nje referendum Rama-me 98% ne Malsin e Madhe se sa te gjesh 24 % votues brenda LSI-s qe te votojne kundra Metes.

    Nuk ma priste mendja qe LSI te kishte 24 perqind te anetareve martir.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    24% martire? Uaau, shifer marramendese per t'iu shperndare te gjitheve nga nje dekorate. Mesa duket te gjithe ballistet paskan shku ke LSI-a...

    PS: Une them me mire nje gjysem show ku zbatohet rregullorja, sesa nje rregullore ku zbatohet deshira qesharake e te parit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    24% martire? Uaau, shifer marramendese per t'iu shperndare te gjitheve nga nje dekorate. Mesa duket te gjithe ballistet paskan shku ke LSI-a...

    PS: Une them me mire nje gjysem show ku zbatohet rregullorja, sesa nje rregullore ku zbatohet deshira qesharake e te parit.

    Eshte me mire nje votim budallik sesa nje votim kopillik,sepse budallalliku edhe kuptohet ndersa kopilliku eshte e veshtire te kuptohet.

    O me sakte,ketu kemi te bejme me nje parti (LSI) qe manipulon edhe llogjiken me te thjeshte te votimit,liris-demokracise. Ne rastin e PS ky budallik e tregon Ramen, socialistet PS per ate qe eshte,ndersa ne rastin e LSI-se tregon qe kjo parti eshte ajo qe tregon vertete sistemin se si mundet te mashtrohen votuesit dhe opinioni publik. Pra kemi te bejme me nje parti-private,ku Meta nuk eshte patriark o pronar i kesaj partie por Z-oti i vertete dhe i vetem,qe kerkon te duket edhe demokrat o sikur ka nje parti ku funksionon demokracia dhe liria e votes.

    (Nuk mendoja DUKE qe do ishte kaq e veshtire per tu kuptuar...).

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Meta rizgjidhet në krye të LSI; fiton me 76% të votave ndaj Spahiut dhe Rrokaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    (Nuk mendoja DUKE qe do ishte kaq e veshtire per tu kuptuar...).
    Nuk ka asgje per te kuptuar kur ne mes qendrojne gjithmone interesat financiare te disa individeve. Shikoj qe kemi mendime te ndryshme, une jam gjithmone per zbatimin e rregullores, qofte edhe per gjysem-show.
    Megjithate ajo qe eshte e rendesishme, kur mendon se per cilin vend po diskutojme, eshte krahasimi se ne cilen nga keto dy parti ka pak me teper liri dhe raporte me normale humane mbrenda grupit.
    Ketu peshorja do anoje gjithmone ne anen e Metes...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •