Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 105 prej 105
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Hilari o Donald ...?!


  2. #102

    Për: Hilari o Donald ...?!

    Miresevjen presidenti Donald!!!
    Shpresojme qe forzat me vullnet te lire dhe te mire, ta mbeshtesin plotesisht...!
    Ku jehona e ketij nderrimit te kursit, te perfshije edhe Evropen plak ne dekadence.

    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #103
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865

    Për: Hilari Klinton apo Donald Tramp për president të SHBA?!

    Donald trump
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  4. #104

    Për: Hilari Klinton apo Donald Tramp për president të SHBA?!

    Pikerisht sikur premtoi, por qe nuk ishte "thjesht nje premtim elektoral" ai po vepron, e kjo i t'merron forcat e majta jo vetem ne Usa por ne gjithe boten...!
    Shume interesante ky "muri" qe do te ngrihet edhe vetem me taksa ndaj import-eksportit e jo ndaj popullsise, pastaj pezullimi i takimit me presidentin meksikan,
    por edhe vizita e zonjes "brek-sit" nga Britania e Madhe, dhe telefonatat per neser me Holland dhe Merkel, por ajo qe bie ne sy, me presidentin Putin.
    S'ke ç'thua, nje zoteri burre, te pakten persa i perket mbajtjes se fjales.
    Po nuk pritet me teper nga nje president jenki..., por te pakten "mengjarashet" ( te majtet ) ose blloku i shoqatave te ndryshme nga ato gay deri tek lobistet progresiste...,
    ndryshe "komunistet kapitaliste" ose proletariati me rolex ne dore..., po u vjen mendja verdalle!
    Sidoqofte po te vazhdoje keshtu, shume ndryshime do te kete..., shpresojme qe te terheqe drejte sikur ka premtuar...
    Eshte zeri i pare autoritar ne Usa qe thote: "Po te biem dakort me Rusine, e shkaterrojme shume shpejt Isis ose Daesh-in"!
    Kjo e thote gjate qe ndoshta po nderron kursi ne lidhje me ruset, ku sikur duhej ta kuptonte edhe ish-presidenti zeshkan ose bashkepuntorja e tij Hillary,
    qe rreziku i vertete nuk ishte Rusia ndaj Perendimit por ekstremizmi islamik me "aleatet e saj mengjarashe" ne Perendim...!
    Shpresojme qe ushtaraket e pentagonit mos te prishin pune..........
    Nderkohe, ky eshte presidenti qe i duhej Shteteve te Bashkuara, ta kishin nga nje si ky, ç'do shtet ne Evropen Perendimore, por pa nderhyrjen e Natos....-kuptohet.

    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    jarigas (28-01-2017)

  6. #105

    Për: Hilari o Donald ...?!

    Linçazhi ( nje fare ekzekutimi kolektiv = Varje ne litar ) qe i behet presidentit Donald Trump, nga mediat ( informacioni italian ).

    Per Trump eshte thene mbi gjitheçka, kori mediave perendimore, ai italian perfshire, ka linçuar fjale per fjale presidentin e ri amerikan:
    Homofobik, racist, seksist, e keshtu duke vazhduar. Te gjithe kunder Trump, po perse?
    I shemtuar dhe i keq, Donald Trump nuk pelqehet. Mainstream-i italian nuk flet per presidentin veçse kur diskutohet per murin me Meksiken,
    mbaj para sysh qe ekziston me vite, per temen e homoseksualeve, per emigracionin dhe skandaleve me grate.
    Por qe askush nuk ben pyetjen se ç’fare konseguencash ka zgjedhja e presidentit Donald Trump per interesat e shtetit italian.
    Ne Rome ne daten 3 shkurt u mbajt konferenca “ Trump l'oeil", e organizuar nga “ Kulture Civilitet Komunitet “,
    duke i propozuar publikut italian nje vizion kritik te Donald Trump, me nderhyrjen e eksperteve te gjeopolitikes si Fulvio Scaglione, Antonio Albanese dhe Paolo Sensini.
    Sputnik Italia ne fund te konferences ka intervistuar njerin nga relatoret, Paolo Sensini, nje historian dhe analist gjeopolitik.


    -Sikurse Obama ashtu edhe Klinton ishin kandidatet qe i siguronin vazhdimesine sistemit ashtu sikur e kemi pare deri me sot dhe keshtu jane mbeshtetur me nje enfaze te ekzagjeruar.
    Nga ana tjeter Trump pershkruhet si nje specje me njolla, i çmendur, nje personazh i hallakatur, jo stabel ne mendim-veprim, qesharak etj.
    Trump denuncon nje ndryshim te pergjithshem si nga politika e jashtme amerikane edhe e dime shume mire se ç’fare ka perfaqesuar nga paslufta deri me sot kjo politike,
    si per jeten e brendeshme te Shteteve te Bashkuara. Trump do ta ndryshoje dhe po i jep nje te shtyre, duke e rezetuar ne kuandrin ekonomik qe te arrihet nje mireqenie ne vend,
    ku po shembet dita - dites klasa e mesme , qe eshte boshti kryesor i çdo vendi, perfshire ketu edhe Shtetet e Bashkuara.
    -Duke i’u referuar ndryshimeve, pikerisht nje nga pikat me kulminuese te politikes se Donald Trump eshte hapja e dialogut me Rusine.
    Dialogu midis Washingtonit dhe Moskes duhet te jete deshire e pergjitheshme, evropiane dhe italiane bashke. Perse Trump i shqeteson?
    -Shqeteson dhe I frikson pikerisht per kete, ndryshe nga sa ishte gjeopolitika e jashtme amerikane nga lufta e ftohte e deri me sot, ka ndryshuar i gjithe sistemi,
    te gjendet nje normalizim, nje element qe e ul tensionin ne relatat internacionale do te ishte e dobishme per te gjithe.
    Per ke nuk eshte? Kuptohet per ata qe kane si element kryesor krijimin e tensioneve, ngritjen e fobive te ndryshme, te mbajturit e nje aparati ushtarak te rendesishem dhe gjigant.
    Perballe te gjithe ketyre Trump perben nje rrezik.
    -Per ke ekzaktesisht Donald Trump perben nje rrezik?
    -Per Military industrial compex, per Aparatin industrial ushtarak, qe do te thote ndryshe inteligenca ( sherbimet sekrete ), industria, Pentagoni dhe Nato.
    Keto elemente levizin nga Shtetet e Bashkuara deri ne Evrope.
    -Me presidentin Trump Italia ç’fare roli do te kete ne Mesdhe, por edhe ne raport me Rusine?
    -Ne radhe te pare, duke pare deklaratat e Trump-it mbi Naton, vihet ne dukje çeshtja e 113 bazave Usa dhe Nato te perhapura ne gjithe territorin Italian, me qellimin te eleminohen.
    Po te duhej vertete te svogelohej prezenca e Natos, duhet me pare te hiqen bazat nga Italia.
    Ne radhe te dyte duhet te krijohet , si edhe ne Itali, premesat qe Evropa te mos shohe Rusine si nje element konfiltual, gje qe perkon negativisht.
    Italia duhet te jete nje ure lidhese ndaj nje Vendi qe kemi relata te shkelqyeshme ekonomike, do te kishim vetem avantazhe duke krijuar vetem raporte normale dhe te qeta,
    mbi te gjitha ne planin energjitik. Kjo nuk do te thote varesi me Rusine, do te thote te kesh raporte te mira me nje Vend te madh, qe ka nje potence te madhe ushtarake,
    ekonomikisht ndonse me probleme te brendeshme, por me nje kapacitet ne projektim internacional shume te perhapur dhe te rendesishem.
    Ky kapacitet i Rusise ka qene elementi stabilizues ne kuadrin e komplikuar me boten dhe Lindjen e Mesme.
    Italia kete pyetje duhet ti beje vetes, pikerisht pasi kemi nje Libi qe eshte nje fenomen i madh destabilizues per fluksin e emigranteve qe arrijne vazhdimisht.
    Sot na tregojne qe mund te ndalohet ky fluks, lind pyetja, po perse perpara nuk mundej te ndalohej?
    -Italia mund te luaj me faktin qe eshte ndryshuar aleanca me Egjiptin, nje Vend qe pas Camp David ne vitin 1978 ishte kthyer ne satelit i ShBA-ve,
    dhe eshte kthyer me ardhjen e Al-Sisi-t gradualisht ne aleat te Rusise.
    Italia ne kete situate spondash me Egjiptin, me relacione shume te mira, mund te vihet ne mes te Mesdheut si nje element paqesor.
    Kjo sipas meje eshte sfida me e rendesishme qe mund ti urojme vetes ( qe mund te synohet ).
    -Mundemi te themi qe me presidentin e ri Trump, pastaj me nje varesi te reduktuar ndaj Natos dhe bazave te saj, Italia mundet te jete me e lire ne zgjedhjet e politikes se jashteme?


    —Kjo kuptohet vetiu, te kesh 113 baza ushtarake te USA-NATO ne Itali eshte nje element qe nuk te le te kesh nje liri ekonomike, asnje liri aksioni vet-vendosje.
    Duke mos diskutuar faktin qe kemi nen territorin tone mbi nje qind bomba berthamore ( nukleara ), nje force goditese jo te vogel per nje Vend qe ka vendosur te mos zhvilloje energjine nukleare.
    Kjo po te vertetohej do te vershonin energji te shumta , mundesi te brendeshme, nuk do te kishim kete paradhenie kushtezuese,
    kete hijen e politikes amerikane qe vazhdon prej luftes se Dyte Boterore, kur Italia u kthye ne fakt, nen influencen amerikane. Italia ishte “femija” e ndeshjes midis dy blloqeve,
    qe sot me nuk ekziston, gjithçka ka ndryshuar. Lirimi nga ky servilizem nenshtrues ushtarak, mund te ishte nje element themelor.
    -Ne Itali Trump-i eshte shume i kritikuar nga pikepamja e problemeve te brendeshme amerikane: te drejtat e homoseksualeve, seksizmi, muri i Meksikes, qe ekziston prej kohesh…
    asnje ne Itali nuk pyet se ç’fare mund te ndryshoje Trump ne interesat e italianeve?
    -Kjo eshte nje shenje e provicjalizmit tone dhe te nje stakimit nga realiteti.
    Duket sikur jetojme mbi dallge qe nuk jane tonat, por te dikujt tjeter.
    Eshte nje debat i vertete, kur flitet per nje axhende politike, kur kerkohet motiv per konflikt me nje president per çeshtje te homoseksualeve dhe banjove te transgender-ve?
    Jane gjera teper qesharake, ashtu sikur edhe historia e murit meksikan, qe ekziston prej vitesh. Nuk me rezulton qe Donald Trump te kete bere te gjitha lufterat qe ka bere Obama.
    Ne termin e luftes Obama ka thyer te gjitha rekordet: Vetem vitin qe shkoi ka leshuar mbi NJEZET E GJASHTE MIJE BOMBA!
    Pikerisht sikur gjithmone mediat krijojne fantazma dhe probleme te imagjinuara ku masat bien brenda gjithmone. Kemi nje rast precedent, rasti i Berluskonit:
    duke vezhguar nga vrim e çelesit jeten e tij private, kjo u kthye ne nje telenovelas …
    Kjo ndodhi pasi qe ishte krijuar nje liaison energjitik me Gedafin dhe Rusine, pra nje shkeputje nga Shtetet e Bashkuara. Keshtu i hodhen nje kocke publikut,
    si ndodh shpesh ne nivelin mediatik ( informacionit ne pergjithesi ), ku njerezit u habiten duke pare gishtin ( qe diktonte ) dhe jo henen ( çeshtjen ).
    Me Trump jemi ekzaktesisht ne te njejten pike.


    Fonti : Sputnik Italia.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •