Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama dhe Tahiri, të zhveshur përballë policëve

    "Rendi dhe siguria në gjendje kritike, kryeministri merret me Berishën dhe veshjet e Erdoganit"

    Pas tre vjetësh në qeveri, Edi Rama vazhdon të krahasohet me qeverinë Berisha edhe për atë që ai e quan si “reformë në polici”. Përballë premtimeve të pambajtura për të luftuar krimin dhe korrupsionin, krahasimi është i qëllimtë. Ai është më i lehtë kur bëhet pa shifra, siç veproi sot kryeministri në prezantimin e uniformave të reja të policisë, për të cilat falenderoi “vëllain Erdogan”.

    Qeveria Berisha u largua edhe për “mëkatet” e policisë, edhe për dështimet e saj në luftën kundër krimit e korrupsionit. Edi Rama erdhi në pushtet jo vetëm për ta përmirësuar gjendjen e rendit, por edhe me premtime shumë të mëdha.

    Por pas tre vjetësh ai s’ka realizuar as premtimet më të vogla përsa i përket rendit. Dhe për këtë arsye kërkon shpëtim tek krahasimi me Berishën, të cilin e përdori njëherë për të ardhur në pushtet në vitin 2013.

    Duke mos patur bilanc në tre vjet qeverisje kërkon të shkojë edhe në zgjedhjet e 2017 –ës duke “u matur” me Berishën.

    Mungesa e bilancit shpjegon edhe faktin se përse shkulet një kryeministër dhe një ministër i brendshëm për të prezantuar disa uniforma, të cilat i kanë prezantuar edhe më parë po me kaq zhurmë.

    Po çfarë ka ndryshuar në këto tre vjet në polici përveç uniformave me të cilat nisi dhe po përfundon “reforma Rama” me rendin?

    “Tre vjet më parë policia e shtetit ishte e tradhëtuar, e braktisur dhe e pafinancuar”, u shpreh Rama, pa dhënë detaje se si u tradhëtua dhe kush e tradhëtoi apo se çfarë masash ka marrë qeveria e tij kundër këtyre tradhëtarëve.

    Kryeministri nuk e ka të ndaluar të bëjë krahasime me qeverinë paraardhëse. Por kur krahasimet bëhen në formë akuze dhe kur këto akuza janë pa prova konkrete e të karakterit politik, bëhen qëllimshëm për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të krijuar konfuzion.

    Pas tre vjetësh në qeveri, Edi Rama duhet ta shohë policinë në një tjetër këndvështrim: ai duhet ta gjykojë atë në raport me ligjin që ka për detyrë të mbrojë dhe kriminalitetin që duhet të luftojë.

    Po si është policia sot në raport me detyrat e saj kushetuese?

    Një dokument i SHISH, i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme flet se krerët e saj janë të implikuar rëndë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

    Për herë të parë në Shqipëri është mbjellur drogë në të 4 anët e vendit. A nuk është detyrë e policisë parandalimi i drogës? A ka ajo përgjegjësi për këtë gjendje? A është ky sukses apo dështim i saj?

    Kur sheh mbi 230 hektarë drogë të mbjellë në Shqipëri dhe kryeministrin që flet për reformë, pyetja që bëhet është: a është polici i ndershëm i tradhëtuar nga shefat që bashkëpunojnë me trafikantët?

    Kryeministri tha se “prej sot në rrugët e qyteteve qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirrë edhe në drejtim të dukjes”.

    Por në vitin e tretë të qeverisë së tij, më shumë se çfarë mbajnë veshur policët, qytetarët kanë parë parcelat e drogës që shumë prej tyre ndajnë me trafikantët. Ata kanë parë se si dekonspirohen aksione dhe hetime të Prokurorisë kundër trafikantëve të drogës. Dhe në këtë ka dyshime të forta se është i implikuar edhe vetë Ministri i Brendshëm, si në rastin e pilotit italian të drogës, Guido Andrea Guidi, ku Tahiri u dërgoi sms disa gazetarëve duke u thënë se Guidi kishte folur dhe kishte dhënë emra.

    Qytetarët kanë parë, edhe përmes denoncimeve të opozitës, persona me precedentë penalë të emëruar në polici. Emërimet politike, nepotike e krahinore mbizotërojnë. Lapsi.al ka publikuar një listë me të gjithë drejtuesit e policisë që janë nga Tepelena, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe në drejtoritë e rretheve.

    Disa javë më parë Lapsi.al zbuloi një tjetër skandal të policisë së Tiranës: tentativën për të fshehur një vrasje për kanabis në Shëngjergj të Tiranës dhe për ta arkivuar atë si vetëvrasje.

    A është kjo policia që i shërben ligjit dhe luftës ndaj kriminalitetit?

    Vitin e shkuar, Lapsi.al botoi një raport sekret të aksioni policor. Bëhej fjalë për lënien të lirë të një super –trafikanti të shumëkërkuar për drogë, për shkak se ai ishte fshehur në makinën e një deputeti. “Me urdhër nga lart” policët që kishin ndaluar makinën e Mark Frrokut e lanëtë lirë edhe pse e dinin që brenda ishte Bardhok Pllanaj.

    A ka tradhëti më të madhe ndaj një punonjësi të ndershëm të policisë në detyrë?

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pranuar publikisht se ka pritur dy herë në zyrë dhe në një vilë qeveritare që person që i kishte pohuar se ishte paguar për të vrarë dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. A ka dekurajim më të madh të policisë në luftën kundër kriminelëve?

    Për tre muaj me radhë, drejtuesit më të lartë të saj mbajtën të fshehur një kërkesë të Interpolit belg për të arrestuar Mark Frrokun, që ishte dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel. A ka tradhëti më të madhe ndaj ligjit nga vetë policia?

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është nën hetim se ka lejuar hyrjen në Shqipëri të një pajisje që dyshohet të ketë kryer përgjime të paligjshme të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, gjyqtarëve, prokurorëve, gazetarëve e biznesmenëve.

    Ai u pezullua nga detyra, por u kthye vetëm pas presioneve më të forta që ka para ndonjëherë gjyqësori nga ndonjë kryeministër apo ministër i Brendshëm, që ndërmorën një valë fushate kundër gjykatësit që dha vendimin, me kërkesë të prokurorisë.

    Dy ditë më parë, 11 drejtues të policisë Lezhës u lëvizën nga detyra pasi zbuluan një magazinë me 4.2 ton kanabis. Policia mohoi lidhjen mes dy ngjarjeve, por nuk dha arsye përse u kryen këto lëvizje, duke i lënë dyshime të hapura.

    Në këto tre vjet skandalet kanë qenë të njëpasnjëshme, akuzat ndaj drejtuesve të policisë nga më të rëndat, dyshimet nga më të fortat, situata e kriminalitetit nga më alarmantet.

    Pak ditë më parë ministri i Brendshëm shpalli “dorëzimin” përballë grabitësve, duke deklaruar se për t’i evituar grabitjet e karburanteve duhen karburante që funskionojnë si “automate”. Pak ditë më pas, mbrëmjen e së shtunës, një punonjës karburanti u vra nga një grabitës, i cili ka dëgjuar me siguri ministrin duke pranuar se karburantet që janë hapur gjatë natës, janë të pasigurtë.

    Saimir Tahiri pranoi kështu se policia është e paaftë të mbrojë territorin, ashtu siç ka bërë me kanabisin, ku tha se nuk është vetëm çështje e policisë, vetëm e vetëm për të mos mbajtur përgjegjësinë se policia dështoi në parandalimin e kultivimit.

    Për këtë gjendje ku ndodhet sot policia, e paaftë të parandalojë krimet dhe e pamundur për të mbrojtur qytetarët e saj dhe territorin, për nivelin që ka prekur kriminaliteti, me trafikantë që ndërtojnë edhe pista avionësh droge dhe kanë riaktivizuar gomonet e fuqishme të drogës në Adriatik e Jon, krahasimet e kryeministrit me policinë e qeverisë së shkuar janë pa vend.

    Me këto bilance negative, Rama e Tahiri u dukën më të zhveshur se kurrë përballë policëve me uniforma të reja të rreshtuar në sheshin para Teatrit.

    Aq më tepër kur brenda uniformave të reja kanë hyrë policë që kanë lidhje me trafikantët, krahasimet e Ramës ngjajnë si tallje me policët e ndershëm dhe shqiptarët. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2015
    Postime
    3

    Për: Rama dhe Tahiri, të zhveshur përballë policëve

    NE DITET E SOTME TE GJITHE JANE NJELLOJ JO AI JO KY TE GJITHE JANE TE BARABARTE NUK MENDOJNE PER POPULLIN E TYRE NUK UA PLOTESOJNE NEVOJAT .PRA ME NJE FLAE TE GJITHE JEMI TE BARABARTA PERPARA ZOTIT

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2015
    Postime
    3

    Për: Rama dhe Tahiri, të zhveshur përballë policëve

    TE GJITHE JANE TE BARABARTE .TE GJITHE JANE NJESOJ SIDOMOS POLITIKANET ,DEPUTETET. ASNJERI PERJ TYRE NUK MENDON PER POPULLIN NUK UA DEGJONJE NEVOJAT E TYRE. NUK KA POPULL ME INJORANT SE POPULLI SHQIPTAR NUK DINE ASGJE GJYSMA KANE DIPLOME FALLCO . JENI TE OTIT E VETIT SEPSE SIC THOTE DHE SHPREHJA "SOT JEMI NESER SJEMI".TE GJITHE JEMI TE BARABARTE PERPARA ZOTIT.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •