Ky është momenti kur 27 – vjeçari Arqilea Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në qytetin e Sarandës.

Në këto pamje të publikuara nga policia tregohet momenti kur 27 – vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve. Ai zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44 – vjeçarit Artan Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë bashkë me person tjetër jashtë karburantit.

Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë – Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.

Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27 – vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit./tvklan.al