"Skandergji" nel lessico Chetta. Di Giuseppe Schiro Jr.(1968).

Nuk dua qe ne kete Perkujtim Kastriotian i Palermos te rrije pa nje kontribut nga une te thjeshte nderimi.
Nuk do prezantoj rezultatin e ndonje studimi te veēante e te gjate,por me teper nje perlé nga ku tradita shqiptare e Siēilis,e mbase edhe e Shqiperise,stolitej deri nga mesi i shtateqindes ; perle e vendosur ne historin dhe mbi legjenden e Skenderbeut.
Behet fjale mbi nje zé i nxjerre mbi emrin e te njejtit Skenderbe,qe kam patur menyren ta marre nga leksiku shqip i Nikoll Ketes (Nicola Chetta).
Perpara se te flas per kete besoj se eshte e nevojshme nje parathenie.
Leksiku i Nikoll Ketes,deri tani i panjohur,gjendet ne arkivin e familjes se poetit Zef Skiroit (Giuseppe Schiro),nga ku lejimi dhe mirsjellja me jep mundesine sot te ofroj kete kontribut personal.
Nikoll Keta,qe studimet ne zhvillim e paraqesin si nje umanist nga me te thelluarit e tradites kulturore te Shqiptareve te Siēilis... (1),shkruajti leksikun ne rini kur ishte 21 vjeē siē e verteton plotesisht diēitura e lene nga shenjat greke ne fund te leksikut.

Ku thote : ki lleksiko kle shkruare ka z (oti) Keta té horésé e Kuntisésé : viti Ijsum Hristonit 1763 e e dhuroi z (otit) Sul te Horesč e Palacit Adriano. Falem Arbérit té ntritm,gjak kuluam té lartisé HI- Haristis e < Vir> gjérené Meri pér sa hiré mé ka béré - Kuitou,o i ntritm sglides,meje - ( trad.; questo lessico fu scritto dal sacerdote Chetta del paese di Contesa,anno di Gesu Cristo 1763 e lo regalo as sacerdote Sulli del paese di Palazzo Adriano. Saluto il popolo arberesh illustre,sangue sparso. Ringrazio il sommo Iddio e la Vergine Maria per quanti benefici mi hanno concesso. Ricordati di me,o illustre lettore). - " Ky leksik (qe) shkruare nga prifti Keta nga vendi i Kuintiese : viti i Jezu Krishtit 1763 dhe e dhuroj priftit Suli nga vendi i Palacit Adriano. I falem Arbčrit te ndritur... Kujtoju,o i ndritur lexues,per mua ".

Nikoll Keta lindi ne Contessa ne 1742 dhe per kete vepra e tije prej 230 faqesh vinte per te treguar dhe festuar 21 vjetorin e tije. Mundet te themi qe per vullnet,vendosmeri mendore dhe per idealet e shqiptarise mundet te konsiderohet nje perfaqsues i shquar per vleresimin e thesarit te eterve te tije. Tjeter premis e duhur eshte kjo. Cdo kush nga ne mendon qe nje leksik i nje te riu Arberesh nuk mundet qe vetem te reflektonte gjuhen e shqiptareve te vendit te tije Siēilise : ne Seminarin e Palermos vinin student te rinj dhe prifterinj nga te gjitha kolonite. Por nuk eshte keshtu ; eshte,ne qofte se eshte, qe nje i tille karakter shkrimi tregon vetem pak ndryshime dakortsie midiz zérave shqiptare te Shqiperise dhe shqiptareve te Siēilise.
Te shpegohemi me mire. Nikoll Keta ne pérpilimin e leksikut te tije kishte nje informator,sigurisht nga Shqiperia e jugut,nga Myzeqeja e poshte ; sepse ai sjell zéra te toskerise Shqiptare,por nga ndonjehere,dhe kur ka mosperputhje,nxjerr ne pah diferencen me traditen arbereshe. Arberish-tja e tille nenvizohet me shkurtimin "sic." d.m.dh shqipe e Siēilise.

Vendosim shembujt e pare : faq.4 "accertare,affirmare,certificare","forconj" (forzogn),con buona pace io dico che e meglio il dire come in sic. ("...un them qe eshte me mire te thuhet ne sic") " vértet,vértetova,vértetuar,e vértetuare,pass (ivo)vértetem.

Faq.9 "adorare,riverire" bindem,binda,bindemé col dativo sic.prosqinis,-isa.-nisuré, pass. proqinisem, di piu gli albanesi oltramontani "adhéronj", = "adorazione e riverenza " té bindurité,adhérimi, sic. prosqini.

Si qellim i njohuris per pasurine e leksikut arberesh te Sicilise,leksiku i Ketés tregon nje mangesi qe eshte : qe ne mosperputhjet leksiku vet na informon ne zerat shqip dhe ate arberesh,ne nuk jemi te sigurte,por,bashkesia qe permbledh shumicen e zerave te repertorit,se keta shembuj qe sillen egzistonin te gjithe edhe ne Siēili. Sepse shume fjale te tradites te zhdukura sot mundet edhe te egzistonin dy shekuj te meparshem,por mundet qe keto fjale te ishin te humbura qe nga vitet 700.

Zčri qe ne vime sot te tregojme i perket kesaj serie ("arsyetimit") se fundit,qe do te thote per fjale qe mundet te ken egzistuar si ne Shqiperi edhe ne Siēili.
Kurioziteti per te nxjerre ne drite i perket e barazvlefshme ne zérin shqip fjales ne italisht "accortezza", qe eshte e treguar ne dy menyra - dhelpéria f.- skanderghijia f. (simbas alfabetit Chetta : dellpéria f. scandérghia f.).
Nuk ka dyshim qe zéri i dyte eshte ndertuar mbi emrin e Heroit kombetar : Skander (be)g >Skandergji,qe eshte zé i njejte qe i bashkangjitet asaj me te perdorshme me nje kuptim te vogel ndryshimi nga delpéria. Kjo fjale ne fakt nuk ka kuptimin e zgjuarsise se sa te dinakérise.
"Dinakeria dhe zgjuarsia" jane sinonime,e vertete ; por e dyta supozon pothuajse nje detyre per te bere diēka o qe duhet te behet me gjithe zgjuarsite e rastit. "Zgjuarsia" eshte ajo e udheheqesit ("luftetarit"),ndersa dinakeria e te keqit o trufatorit.

Vet Chetta shton diēka si nje dallim te ēmuar : "maliziosa accortezza " dikéqia (ddichechia),fjale e njohur nga Blanchus,i cili nen zčrin "malitia" pergjigjet me diechechia,nga Busetti "malizia" dijekeqe,nga Cordignano "malizia" dieja e sé keqes.

E rendesishme eshte te kostatojme qe Skenderbeu dhe per gjeneratat qe do vine me pas ishte personifikimi i zgjuarsise ne kuptimin e zgjuarsise te intelektit,ne parashikimin e ngjarjeve dhe te vendimeve qe duhet te merte gjate luftes o betejave qe zhvilloi.
Fjala skendergji per italo shqiptaret eshte e humbur dhe per aq sa me rezulton nuk egziston as ne Shqiperi.

Ja vlen ta besh qe te rijetoje ne gjuhen e popullit per te cilin Skenderbeu eshte dhe mban dinjitetin dhe lartesine e ketij vullneti hujnor mbrojtes.


Mare nga bledhje Nderkombetare Studimesh Shqiptare. Qendra Nderkombetare Per Studimet Shqipetare pérané Universitetit té Palermés. !968. f 115-118.