Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

    Pamë një President të vëndit që nxitoi të vendosë dekorata tek disa ish-ballistë të vrarë nga Brigada e Mehmet Shehut në vitin 1943 pas kapjes rob të tyre në një betejë të tetorit të vitit 1943.
    Pamë një Presidenttë vëndit i cili nxitoi të nxijë një periudhë të lavdishme të historisë së luftës së popullit shqiptaër kundër pushtuesve nazi-fashistë,.
    Pamë një President të vëndit i cili me fjalën e tij nxit përçarjen dhe urrejtjen e të kaluarës duke induktuar në kohën e sotme ngjarje që i përasin një të kaluere e cila e ka thënë fjalën e vet me 29 nëntor të vitit 1944.
    Përse ndodhi kjo dhe përse u hap ky problem me një aspekt të luftës nacional –çlirimtare në të cilën robërit armiq të kapur u vranë në vënd që të mbaheshin robër nga Mehmet Shehu.
    Ajo ngjarje me 67 ballistet e zënë rob nga Brigada partizane mbetet një ngajrje e rëndë e luftës.
    Pa e justifikuar veprimin e gabuar të Mehmet Shehut duhet patur parasysh se vrasjet e tyre përbëjnë një krim të asaj luftë, por të vrarët mbeten tradhetare sepse ishin në luftë, ishin në një anë me forcat gjermane në ndihmë të tyre, dhe me armë në dorëluftuan kuundër forcave partizane.
    Vrasje të tilla kanë ndodhur gjatë luftrave sigurisht në kohën e luftës dhe ka plot shëmbuj fatkeqë madjde mund të kujtojmë ushtarët polakë të cilët u përdorën nga anglezët në luftime kundër gjermanëve të cilët u vranë disa qindra në 1943-1944; shumëkush i njeh rastet kur avionër anglezë dhe amerikanë rrafshuan qytetet e Gjermanisë në fund të viteve 1944 dhe në fillim të viteve 1945, apo përdhunimet massive të forcave anlo-amerikane dhe ato ruse në Gjermani. Pra njihen këto ngjarje të zymta dhe zhgënjyese të cilat hedhin një hije të zymtë ndaj fitimtarëve të cilët e shprehin valën e zemërimit të tyre ndaj ushtarëve gjermanëve por dhe ndaj popullsisë gjermane dhe qyteteve të Rajhut. Dihet hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki ku u vranë në të dy qytetetrreth 300.000 vetë dhe SHBA as sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për këtë krim duke u justifikuar me termin se …..ishte luftë….
    Sidoqofte vrasje te tilla ne lufte ndodhin edhe sot; kujto bombardimet e SHBA kunder spitalëve apo të ashtuquajturat: "zjarr miqesor" kur vriten gabimisht njerez.
    Mehmet Shehu beri krim; nuk duhej ti vriste por ti mbante rober. Por ata ishin me arme ne dore se bashku me njesine gjermane kunder partizaneve. Kjo eshte tradhti e rende.
    Pra ngjarje të tilla ndodhin dhe janë ngjarje fatkeqe të cilat rjedhin nga egërsia e luftës.
    Sidoqoftë ngjarja e para 73 vitesh e evidentuar nga Presidenti me dekorimet e pamerituara të disa ballistëve të cilët u vranë pasi ishin kapur rob u vranë padrejtësisht me urdhër të Mehmet Shehut, përbën një ngjarje të hidhur sepse u tejkaluan dhe u shkelën të drejtat ndërkombëtare të kujdesit ndaj robërve dhe si e tillë përbën krim, por kjo nuk do të thoë se ata nuk mbeten tradhëtarë të një organizatë të dënuar botërisht si organizata e Ballit Kombëtar e cila mbetet ndërkombëtarisht e dënuar si organizatë kolaboracioniste dhe tradhëtare.
    Që ballistët e asaj lufte ishin luftëtarë të Ballit Kombëtar kolaboracionist kjo dëshmohet dhe nga dokumenti i mëpshtëm.
    Në një raport të pabotuar deri tani të oficerit të zbulimit të divizionit 100 me titull “Negociata me grupbandat Berat”, e datës 29 shtator 1943, ndëmjet nëntogerit gjerman Riesterer dhe Neshat Hysit, komandant i Beratit dhe komandant i Brigadës X partizane, ky i fundit i kërkon oficerit gjerman që gjermanët të miratojnë marrjen e qytetit të Lushnjes dhe Fierit nga forcat partizane.
    Më 23 tetor 1943, nacionalistët, siç shkruhet në raport, njoftojnë divizionin 100 gjerman se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes.
    Një ditë më vonë, më 24 tetor 1943, oficeri i zbulimit të divizionit 100 të këmb. së lehtë shkruan në raportimin e tij ditor: “Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen. Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […].”(BA/MA, RH 26-100/46, ic-Tagesmeldung am 24.10.43)
    Siç shkruhet në të, por edhe siç del nga dokumenti gjerman, në organizimin e mbrojtes së qyteti gjermanët kishin përfshirë edhe forca të Ballit Kombëtar. Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjes. Sipas dokumenteve gjermane luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor 1943. Duket theksuar që në përmbledhjen mujore të situatës së div. 100, në datën 21 tetor nuk është shënuar asnjë luftim.
    Siç u tha më sipër, këto çeta të Ballit Kombëtar ishin dhe luftonin përkrah trupave gjermane. Madje, në rastin konkret ruanin qytetin në llogari të gjermanëve. Ditari i divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë gjermane i përshkruan deri në detaje të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon dhe nuk lë shteg për diskutim. Të pretendosh se, gjermanët nuk ishin në Lushnje në këtë moment, është gabim. Ndërkohë ata kishin hyrë edhe më në thellësi të vendit. Më 9-10 tetor 1943, gjermanët kishin bërë në Vlorë arrestimet e para masive. Rreth 376 persona u arrestuan befasisht, ku gjermanët pretendonin se ndër ta ishin afro 100 komunistë. Sigurisht që listat e arrestimit u përgatitën nga miqtë e tyre shqiptarë.
    (http://ëëë.gazetadita.al/raporti-gje...mehmet-shehut/).
    Historia dhe ligjet nderkombetare kane pranuar Shqiperine si fituese e luftes antifashiste dhe si pjestare me Koalicionin Fitues Antifashist: SHBA-ANGLI-BS-FRANCE. Gjithashtu është denuar si kolaboracioniste organizata e Ballit Kombëtar.
    Balli Kombetar mbetet nje organizate qe bashkepunoi me nazi-fashizmin dhe është i dënuar moralisht dhe faktikisht nga Historia si tradhëtarë dhe kolaboracionistë. Madje dhe Disa Kryeministra gjatë kohës së Okupacionit ishin anëtarë të Ballit Kombëtar si ibrahim Bej Biçaku 9 shtator-24 tetor 1943 dhe Mehdi Bej Frashëri 24 tetor -3 Nëntor 1943, të cilët Kryeministra janë përgjegjës për ngjarjen.
    Nuk mund te fshihet tradhetia pas 70 vitesh me justifikimet e 67 te vrareve fatkeqe. Lufta ka dhe te vrare te pafajshem por kjo nuk do te thote qe ballistat dhe organizata e tyre nuk ishte tradhetare. Ata mbajne njollen e zeze se bashkupunuan me pushtuesin dhe oaten edhe qeveri te miratuar nga pushtuesit. Shiko emrat e tyre me siper.
    ne diskutimin tend ka nje gabim te vogel: ju e gjykoni luften dyke perzjere e mbivendosur problemet e sotme.
    E parë në këtë prizëm Presidenti Nishani ka bërë një gafë të rëndë duke dekoruar këta njerëz fatkeqë por që e mbajnë vulën tradhtarë sepse u kapën robër me armë në dorë kundër partizanëve. Kjo ngjarje mund të përkujtohet me një ërmendore dhe jo me dekorime.
    Gafë të rëndë, se me dekorimin e këtyre njerëzve Presidentii vendit hedh poshtë padrejtësisht rolin e Shqipërië dhe të Luftës Nacional Çlirimtare në anën e fituesve dhe në anën e Koalicionit Anti-Fashist Ndërkombëtar duke shkelur gjithashtu dhe mbi gjakun e dëshmorëve të luftës. Kjo është një përgjegjësi e rëndë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

    Nishani,mbase, eshte nje nga presidentet me kot qe ka pasur Shqiperia. Jo se te tjeret kane qene me plot,por jane dukur te pakten sikur nuk kan pasur nje "padron" direkt... Megjithate,ky vendim dekorimi qe mori,edhe se per motive,mbase,arsye,llogari e kalkulime te tjera, e nxjerr Nishanin nje "shpatull" siper presidenteve te tjere. Per kete vendim mbase dhe nje dite do kujtohet,sido qe te jete do ti njihet kjo merite.

    E para, theu nje tabu,ate te dekorimit te viktimave te harruar ne heshtje,viktimave te thjeshte. Pra, qe nje goditje morale kunder krimit. Ate qe shqiptaret keto 25 vjet nuk arriten dhe nuk do arrijne ta bejne o ta vendosin si moral,Nishani,per aq sa e kishte te mundur e beri thjeshte me nje dekorim.

    Mbase eshte dhe nje dekorim, nje mbrojtje per tradhetaret. Por midis tradhetarit dhe kriminelit,personalisht, do zgjidhja gjithmon tradhetarin. Gje, qe, per 70 vjet ne ate vend ka ndodhur e kunderta.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Brari (05-11-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

    asgje e keqe nuk eshte veprimi i nishanit.
    perkundrazi i nevojshem njerzor e atdhetar.
    bravo presidenti.

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dekoratat e Presidentit përballë Tradhëtisë së Balli Kombëtar

    Ky debati i perhershem me balliste e partizane eshte kaq i stisur sa nuk ia vlen te diskutohet. Ata qe e ndezin, kane si synim marrjen e nje grushti votash nostalgjikesh. Nisur nga keto kalkulime, figura gazmore e gjysem te harruara si Petro Koçi me Spartak Ngjelen, bejne ca kacafytje fiktive ne tv, te cilat pasqyrojne situaten qesharake te real-politikes shqiptare.
    Prandaj ta lejme presidentit te ushtroje detyrat e tija dhe t'i japim kompetencat historianeve te diskutojne per kete çeshtje ne vend te politikaneve!

    Ajo qe mua me bezdis eshte etiketimi i ballisteve si bashkepunetore te nazizmit dhe i komunisteve si shpetimtare te kesaj te keqeje te madhe. Nderkohe shifrat e te vrareve gjate asaj periudhe, na tregojne se pothuajse te gjitha konfliktet kane qene midis ballisteve dhe partizaneve dhe asnjera pale nuk ka guxuar te shkrepi qofte edhe nje pushke kundra gjermaneve! Çka tregon se luftetaret nga te dyja palet, dolen maleve per idealet e atdheut dhe dikush u rekretua e u perdor nga partizanet e dikush tjeter nga ballistet. Dikush e beri me naivitetin e moshes apo mosdijes, dikush tjeter me koshience se po bente 'gjë-ne' e duhur!
    Keshtu qe mos eksitohemi shume me terma nacional-çlirimtare e VFLP sepse ne thelb, kjo lloj propagande e nxitur nga sllavet Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi na beri peshqesh sistemin me te eger diktatorial dhe gjakatare me shokun Enver ne krye. Pergjate 45 viteve, u vrane, u burgosen e u internuan te gjithe ata qe mendonin ndryshe, perfshire ketu edhe ballistet qe dekoroi Nishani. Mirepo Pirron e ndonje nostalgjik tjeter te partise e shqeteson perkujtimi i ketyre viktimave te Mehmet Shehut dhe Enverit, madje nuk shqetesohet kur xhelatet e ketyre viktimave vleresohen me grusht, shallin e kuq dhe perkulje nga Majko, Meta, Rama dhe Blushi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •