Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria e Rilindur: Fabrika e përpunimit të hashashit në Rrëshen prodhonte 4.4 ton drogë

    Fabrika e drogës, aty ku kanabisi përpunohej me imtësi

    Emri:  fabrika-kanabisit.jpg

Shikime: 1167

Madhësia:  89.4 KB

    Një dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome.

    Për efekt prove materiale për dy ditë rresht policia e peshoi dhe zhvendosi kanabisin që ishte në proces tharjeje e pastrimi, megjithëse gjurmët e drogës kanë ngelur kudo. Në magazinë gjen ende modelet e dyerve që duhej të prodhoheshin në këtë objekt, ku sapo kalohej pragu nuk prodhoheshin mobilje, por drogë.

    Policia e Lezhës, që kreu goditjen befasisht ndoshta edhe për policinë lokale, thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.

    Dy personat më aktivë në këtë proces janë shtetasit Altin Ndoj dhe Valentin Simoni, ndërkohë që ishte punësuar si ekspert kanabisi edhe Ramo Gaba nga Lazarati. Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa dërrmuese janë banorë të lagjes ku ndodhet magazina. Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që i shoqi është arrestuar.

    “I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të”, thotë Marte Ndoj.

    Suzana Ukaj, u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrrin. Ishte dita e saj e parë në punë.

    “Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek”, rrëfen Suzana.

    Mjaftojnë një palë gërshërë për t’u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin.

    Top Channel
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria e Rilindur: Fabrika e përpunimit të hashashit në Rrëshen prodhonte 4.4 ton drogë

    Transferohet shefi i antidrogës së Lezhës që zbuloi magazinën me hashash në Rrëshen

    Dy oficerë të policisë së Lezhës që zbuluan magazinën me 4.2 ton hashash janë transferuar menjëherë nga detyra. Ilir Sula, shef i sektorit të krimit të organizuar në drejtorinë e policisë së Lezhës është dërguar në Elbasan. Ndërsa Agron Cullhaj, me detyrë shef seksioni i drogës në drejtorinë e policisë së Lezhës është transferuar si specialist në një sektor tjetër në Lezhë.

    Në vend të Ilir Sulës është emëruar Klodian Shahini.

    Sula dhe Cullhaj ishin në krye të operacionit të policisë së Lezhës që zbuloi magazinën me drogë. Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë për transferimin e tyre. Por burime të rezervuara të lapsi.al thanë se kjo lëvizje ka qenë “shpërblimi” për oficerët që zbuluan sasinë e madhe të drogës në magazinën ku punonin 31 persona, 9 prej të cilëve gra.

    Ditën e zbulimit të magazinës, zyrtarë të opozitës njoftuan për një përplasje mes policisë së Lezhës dhe asaj të Rrëshenit. “Vendi është rrethuar nga një grup i policisë së krimit të organizuar të drejtorisë së policisë së Lezhës. Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë së Lezhës nuk po ndërhyjnë. Pritet të vijë RENEA”, thuhej në një deklaratë të ish ministrit të brendshëm, Flamur Noka.

    Policia nuk e përgënjeshtroi këtë deklaratë të opozitës. Vetëm një ditë më pas ajo publikoi të dhënat e operacionit “Befasia” dhe tha se sasia e drogës në proces tharje ishte 4.2 ton.

    Pronari i magazinës, me inicilet K.R. është shpallur në kërkim. Burime nga prokuroria e krimeve të rënda thanë për lapsi.al se ai nuk është personi i vetëm që dyshohet se qëndron pas këtij akvititeti kriminal. Deklarata e opozitës e bërë gjatë zhvillimit të operacionit implikon policinë e Rrëshenit.

    Veprimet e uniformave blu gjatë operacionit do të jenë pjesë e hetimeve të prokurorisë. Me lëvizjen e dy oficerëve të antidrogës së Lezhës këtij sektori që zbuloi sasinë rekord të drogës në këtë zonë i jepet një goditje e fortë. Ishte ky sektor i drejtuar nga Sulaj që ra në gjurmët e këtij aktiviteti kriminal që zhvillohej vetëm pak metra larg policisë së Rrëshenit, në magazinat e ish –pularisë.

    Në këto magazine punonin prej javësh të paktën 31 persona që hynin e dilnin në orare të ndryshme. Aktiviteti ishte shtuar dhe u kishte rënë në sy edhe banorëve të zonës, njoftimet e të cilëve duket se janë bërë indicie për hetimet e antidrogës së Lezhës.

    Rrjeti që drejtonte këtë aktivitet kishte punësuar edhe një “specialist” nga Lazarati për të mësuar punëtorët si ta përgatisnin dhe paketonin hashashin. Romeo Gaba nga Lazarati ishte mes të arrestuarve.

    Lapsi

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •