Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Gjykata Kushtetuese: Reforma në drejtësi e Rilindjes Socialiste është antikushtetuese!

    Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e ‘Vetting’-ut, PD arrin “fitoren” e parë

    Emri:  gjykata-kushtetuese-640x267.jpg

Shikime: 1222

Madhësia:  27.4 KB

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin e “Vetting”-ut për reformën në drejtësi, duke i dhënë të drejtë kështu opozitës që kishte kërkuar rrëzimin e tij.

    Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mazhorancën, duke vendosur pezullimin e hyrjes në fuqi të tij, deri në shqyrtimin në themel të të gjithë çështjes.

    Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.

    Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar së pari pezullimin e tij dhe shpalljen si antikushtetues.

    Ky vendim e ngrin ligjin, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë ligjin në Venecia.

    Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani. Ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht argumenteve për vlerësimin e ligjit nga Venecia, shkon kundër qëndrimit të ndërkombëtarëve. Vetingu ka pasur mbështetjen e SHBA dhe BE, ambasadorët kanë kërkuar miratimin e këtij ligji me çdo kusht edhe nëse PD-ja nuk jepte votat e saj. Kthimi i ligjit pritet të komplikojë edhe një herë situatën politike, jo vetëm mes PS dhe PD, por edhe mes SHBA, PD-së dhe trupës gjyqësore që doli kundër një prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: Reforma në drejtësi e Rilindjes Socialiste është antikushtetuese!

    Pezullimi i Vettingut, Rama për gjyqtarët: Nuk kanë ku shkojnë jo!

    Emri:  rama-1-1-640x432.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  24.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për Gjykatën Kushtetuese, edhe pse jo publikisht, pas vendimit të djeshëm për pezullimin e ligjit të Vetingut, ose ndryshe ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Në faqen e vet zyrtare në Facebook, Rama i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi se çfarë do të bëjë Kryeministri pas vendimit të Kushtetueses, duke thënë: Nuk kanë ku shkojnë, jo (gjyqtarët).

    Emri:  rama-2-640x268.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  26.9 KB

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: Reforma në drejtësi e Rilindjes Socialiste është antikushtetuese!

    Pezullimi i “Vetting”-ut, Basha: Vendim i ndërmjetëm, por i drejtë

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se me deputetë u diskutua për keqqeverisjen e Edi Ramës.

    Vendimin e Kushtetueses për pezullimin e ligjit të Vetingut, Basha e konsideroi si të ndërmjetëm por të drejtë.

    “Është një vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë, sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë”, tha kreu i PD.

    Ndërkaq, sipas Bashës, situata në vend është përkeqësuar dhe se vendi është kthyer në narko-republikë.

    “Droga po kapet nga autoritetet e huaja dhe jo vendase. Kjo bëhet që të prishin apo kapen zgjedhjet e ardhshme. PD e quan të papranueshme që qeveria dhe Edi Rama, ka asgjësuar reformën zgjedhore. Sot është e qartë që zgjedhje të lira nuk ka e nuk mund të ketë”, tha Basha.

    Duke iu referuar deklaratës së Ylli Manjanit për përdorimin e ushtrisë kundër kanabisit, Basha tha se edhe përfaqësues të mazhorancës e kanë kuptuar gjendjen ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kush hesht përballë drogës, është indiferent ose i korruptuar.

    “Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi. Anëtarë të kabinetit apo përfaqësues të mazhorancës, detyrohen të pranojnë atë që kemi thënë prej një viti, se Shqipëria është kthyer në një narko-republikë të Edi Ramës. Kush hesht përballë kësaj, shqiptar apo i huaj, ka dy gjëra, indeferencë ose korrupsion. Ose është indiferent, ose është i korruptuar”, u shpreh Basha.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •