Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Nuk eshte thjesht çeshtja e shtetit me popullin dhe kombin,ne kete çeshtje hyne dhe kultura me fene.Shteti,kultura,feja perbejne ate qe pak a shume ka nje baze historike per tu quajtur o vetshpallur komb. Kombi,kombesia mundet te egzistojne dhe pa Shtet,pa flamur dhe pa stem e hymn.

    Pra nga ky proçes,nga kjo baze historike mundet te percaktojme dhe kombin, dhe kombesia nuk eshte gje tjeter veçse nje kontrate sociale qe vet populli vendos.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2008
    Postime
    171

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Ka bere kombi Amerikan (i SHBA-ve) ndonje kontrete kolektive per ta quajtue veten amerikan apo ka ndikuar vete shteti (SHBA) qe ky popull me gjuhe, religjion dhe prejardhje te ndryshme te quhet amerikan!....Sidoqofte, ata nuk kane qene bastarde dhe askush nuk i ka emertuar te tille pse e kane shprehur nje deshire qe te dallohen prej anglezeve.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Halil Matoshi mendon qe Kosoven e mban me poezi e debate, kosova nuk eshte Dubai me nafte,kosoven pe mbane me buk Diaspora!
    Kosova duhet mu bashku me Shqiperin, nuk ka tjeter zgjidhje!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Citim Postuar më parë nga neptun Lexo Postimin
    Ka bere kombi Amerikan (i SHBA-ve) ndonje kontrete kolektive per ta quajtue veten amerikan apo ka ndikuar vete shteti (SHBA) qe ky popull me gjuhe, religjion dhe prejardhje te ndryshme te quhet amerikan!....Sidoqofte, ata nuk kane qene bastarde dhe askush nuk i ka emertuar te tille pse e kane shprehur nje deshire qe te dallohen prej anglezeve.
    Anglezët apo pasardhësit e tyre kanë krijuar 3 shtete:SHBA-në, Austarlinë dhe Kanadanë. Dhe këta edhepse flasin në thelb gjuhën angleze kanë dallime gjuhësore/dialekte:Por cili ishte element kryesor i krijimit të dallimeve? Thjesht këta shtete(përvç Kanadasë) kanë dallime apo largësi gjeografike dhe është e natyrshme krijim i dallimeve.(Mos flasim për interesat politike dhe ekonomike që shtyjn në krijim të SHBA-ve dhe Kanadasë.) Po Kosova ku gjindet? Rreth e përqark Kosovës flitet gjuha Shqipe. Pse të krijohen dallime gjuhësore, kulturore etj. me viset tjera shqiptare? Kush e shtyn këtë? Mos i përzin gishtat Serbia meqë dështoi me okupimin dhe përpjekjet për dëbim dhe zhdukje të popullatës Shqiptare në Kosovë?!

    Po supozojmë që Kosova shpreh dëshirën për krijim të një kombi të ri/identitetit të ri. Si do e arsyetosh këtë gjeneratave që derdhën gjak të lumenjve për ruajtjen e identitetit Shqiptar? Si do ua shpjegosh njerëzve që humbën jetën për idelain e Shqiptarizmës? Si dhe në çmënyrë do ua shpjegosh brezit të ri; pse familjarët e tyre shkuan në luftë, vdiqën apo mbetën të gjymt? Për cililin ideal/identitet? Kosovar?! Apo Shqiptar?!

    Pse këto dëshira për "Kosovarizëm" shfaqen tani? Pse nuk u shfaqën këto "dëshira" gjatë viteve të 80-dhjeta(apo 70 -dhjeta) kur eksistonte Jugoslavia dhe ishte rast i volitshëm për ithtarët e Kosovarizmit? Atëherë ishte shumë leht zbatimi i planit dhe bile, bile do përkrahej nga sllavët e Jugut....

    Dhe e fundit:

    Si do i emërtosh dhe cilin identitet duhet ta pervetsojnë Shqiptarët që jetojnë në Mal të ZI, Serbi(lugina e Preshevës) dhe në FYROM?! A do i emërtojmë këta bashkkombas si Shqiptar që flasin Shqip apo do i emërtojmë si Malazes, Serb e Maqedon?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 24-11-2016 më 17:30

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Rrjeti për postimin:

    drague (27-11-2016)

  6. #25
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk eshte thjesht çeshtja e shtetit me popullin dhe kombin,ne kete çeshtje hyne dhe kultura me fene.Shteti,kultura,feja perbejne ate qe pak a shume ka nje baze historike per tu quajtur o vetshpallur komb. Kombi,kombesia mundet te egzistojne dhe pa Shtet,pa flamur dhe pa stem e hymn.

    Pra nga ky proçes,nga kjo baze historike mundet te percaktojme dhe kombin, dhe kombesia nuk eshte gje tjeter veçse nje kontrate sociale qe vet populli vendos.
    Nje Komb mund te perbehet nga popullsi te ndryshme etnikisht qe gjate historise jane afruar me njeri tjetrin duke pervojisur te njejtat tradita, gjuhe, fe, vlera, etj...shembull kemi Italine ; nje Popull etnikisht homogjen mund te kete kombesi te ndryshme, diktuar nga rrethanat historike apo nga menyra e jeteses se atij populli: Hebrenjte dhe Romet si shembull;
    Ceshtja eshte se çfare do te kuptojme me termat kombesi dhe popull e ne mosngaterrimin e tyre me etnicitetin, i cili perkon me rrenjet e perbashketa fisnore qe nga thellesia e lashtesise.
    Shqiptaret dhe kosovaret i perkasin te njejtit komb, edhe pse te ndare nga ana administrative apo me inklinacione te ndryshme fetaro-politike, ndersa per sa i perket etnicitetit, shqiptaret jane mish-mash po aq sa italianet....e s'mund te jete ndryshe perderisa Iliria , perfshire ne Perandorine Romake, ishte territor i hapur ndaj imigracionit, e akoma me keq gjate sundimit osman qe shfarosi e shpernguli nje pjese teper te madhe te atyre qe vetequheshin arber e mbushi zbrazetine e krijuar me perderdhje popullsish me etnicitete aziatike me fe e vlera te tjera!!
    Pra, edhe une jam i mendimit se eshte paksa e nderlikuar ne rastin e shqiptareve dallimi ndermjet kombesise(edhe jevgjit=romet jane me kombesi shqiptare) dhe popullit si çorme etnish , fesh, vlerash te ndryshme! Ndesa eshte shteti qe eshte "kontrate sociale", duke mbyllur brenda gardhit te vet nje popull, dy popuj apo me shume, nje etni apo me shume, nje gjuhe apo me shume, nje fe apo me shume, etj...!
    Jarigas

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2008
    Postime
    171

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Domethene diskutimi per kete teme vazhdon. Nuk kemi argumente bindese dhe shkencore kur po mbrohet nje tezë apo nje parim.....Sidoqofte askush nuk na e merr te drejten te quhemi se jemi me komb (kombesi) shqiptar (shqiptare) i shtetit te Kosoves, shqiptar i shtetit te Shqiperise, shqiptar i shtetit te Serbise, shqiptar i shtetit te Greqise, shqiptar i shtetit te Malit te Zi, shqiptar i shtetit te Maqedonise dhe shqiptar i ndonje shteti tjeter evropian.

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nje Komb mund te perbehet nga popullsi te ndryshme etnikisht qe gjate historise jane afruar me njeri tjetrin duke pervojisur te njejtat tradita, gjuhe, fe, vlera, etj...shembull kemi Italine ; nje Popull etnikisht homogjen mund te kete kombesi te ndryshme, diktuar nga rrethanat historike apo nga menyra e jeteses se atij populli: Hebrenjte dhe Romet si shembull;
    Ceshtja eshte se çfare do te kuptojme me termat kombesi dhe popull e ne mosngaterrimin e tyre me etnicitetin, i cili perkon me rrenjet e perbashketa fisnore qe nga thellesia e lashtesise.
    Shqiptaret dhe kosovaret i perkasin te njejtit komb, edhe pse te ndare nga ana administrative apo me inklinacione te ndryshme fetaro-politike, ndersa per sa i perket etnicitetit, shqiptaret jane mish-mash po aq sa italianet....e s'mund te jete ndryshe perderisa Iliria , perfshire ne Perandorine Romake, ishte territor i hapur ndaj imigracionit, e akoma me keq gjate sundimit osman qe shfarosi e shpernguli nje pjese teper te madhe te atyre qe vetequheshin arber e mbushi zbrazetine e krijuar me perderdhje popullsish me etnicitete aziatike me fe e vlera te tjera!!
    Pra, edhe une jam i mendimit se eshte paksa e nderlikuar ne rastin e shqiptareve dallimi ndermjet kombesise(edhe jevgjit=romet jane me kombesi shqiptare) dhe popullit si çorme etnish , fesh, vlerash te ndryshme! Ndesa eshte shteti qe eshte "kontrate sociale", duke mbyllur brenda gardhit te vet nje popull, dy popuj apo me shume, nje etni apo me shume, nje gjuhe apo me shume, nje fe apo me shume, etj...!
    E vertete,ashtu eshte

    Natyrisht qe eshte veshtire te percaktosh kombin lere pastaj etnine qe ka te beje kryesisht me prejardhjen historike. Prejardhja historike mundet te jete "territori", hyjnite politeiste te ndryshme , thjesht vetem nje Zot ose nga grate e Abramit etj etj.Sa me shume te shkohet mbrapa me historine aq me shume behet e veshtire dhe percaktimi i etnise. Por edhe kur etnine e percaktojme kryesisht me racen eshte prap e veshtire.Rast ke nje fis afrikan ("me lekure te zeze") qe vetquhen me prejardhje ebraike dhe me duket se edhe genetika i ka dhene te drejte.

    Keshtu dhe etnia si kombi eshte prap nje "kontrat sociale",kjo kontrate eshte thjesht nje vetshpallje nga ku fisi,fshati,zona,populli zgjedh ne njefar baze dakortsie te shkuaren e tije. Zgjedh ose edhe detyrohet te zgjedhi gjuhen,traditat,fene,historine deri edhe kombesine o shtetin qe do ti perkasi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-11-2016 më 15:42

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    Përgjigje e plotë për pjesmarsit e diskutimit në këtë temë e gjen këtu:

    Xhelal Zejneli

    Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb, por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta.Shqiptarët në Ballkan: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, duke përfshirë dhe çamët – janë një popull, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb. Pjesë e pandarë e kombit shqiptar në Ballkan janë edhe shqiptarët në diasporë: në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi…
    Midis shqiptarëve, kudo qofshin ata, nuk ka kurrfarë dallimesh të theksuara, madje mbi kurrfarë baze. Shqiptarët janë një.
    Ka individë që thonë se ekziston kombi shqiptar në Shqipëri si dhe kombi kosovar – në Kosovë. S’ka komb kosovar. Kosova është term gjeografik.

    Më tepër:
    http://www.tetovanews.info/2016/11/s...tori-nje-komb/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 28-11-2016 më 10:02

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"

    A është ky njeri normal`?

    Arrestohet Halil Matoshi, largon flamujt kuq e zi nga Prishtina

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqendrën e Kosovës, pikërisht në Ditën e Flamurit kombëtar, me 28 Nëntor.

    Policia e Kosovës ka arrestuar analistin e emisionit Click, z. Halil Matoshi, i cili është kapur në flagrancë duke larguar flamujt kombëtar që janë vendosur për hir të kësaj dite rrugëve të kryeqytetit.

    Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Matoshi është përplasur ashpër me policët, të cilët e kanë arrestuar dhunshëm, porse ai gjatë gjithë kohës nuk është ndalur së brohorituri “Rroftë kombi kosovar!” dhe “Pa komb kosovar, s’do t’ketë as shqiptarë”.

    Matoshi momentalisht gjendet në stacionin policor “Qendra” dhe priitet që të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /PamPress/

    http://www.pampress.com/arrestohet-h...nga-prishtina/

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Bastardi i sëmurë Halil Matoshi dhe Halilat "Kosovarë"



    Thaçi: Nuk ka komb kosovar

    21 Dhjetor 2016 - 14:37
    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një forum të organizuar nga Unviversiteti Evropian i Tiranës, ka thënë se nuk ka komb kosovar, por Kosova ka identitet shtetëror.

    I pyetur për debatin për identitetin mes Tiranës dhe Prishtinës, Thaçi është përgjigjur se gjithmonë ka pasur përpjekje për përçarje të shqiptarëve.

    “Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri”, ka shkruar Thaçi.

    “Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen. Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, ka shkruar ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •