Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Ka disa kohë, dhe më saktë që nga një debat në emisionin e Blendi Fevziut pas vitit 2008 shqiptarët e Republikës së Shqipërisë u habitën nga analiza e një publicisti me emrin Nexhmedin Spahiu i cili foli për `kombin Kosovar ` si një realitetit i ri në Republikën e Kosovës. Më vonë këto ide shkaktuan debate të shumta dhe analiza si nga analistët shqiptarë ashtu dhe nga ata të Kosovës.
    Aktualisht janë dy ose tre vetë që artikulojnë ktë ide si një risi dhe një realiteti i ri për Kosovën e cila është një Republikë nga më të rejat në botë e formuar pas një luftë të gjatë dhe të ashpër në drejtimin e zbatimit të lirive dhe të drejtave ë njeriut të shkelura me të dyja këmbët nga Jugosllavia e atëhershme dhe pastaj nga Serbia pas shërbërjes së Jugosllavisë titiste. Kulmi arriti me deportimin e rreth 500.000 shqiptarëve të Kosovës më 1999 nga ana e Millosheviçit, që u pasua me ndërhyrjen e NATO-s dhe me luftën e UÇK.
    Pa i hyrë historisë që dihet fare mirë nga të gjithë, del një pyetje e rëndësishme; Përse disa publicistë dhe analistë të Kosovës kanë hedhur idenë e një `Kombi Kosovar` që flet shqip, dhe është multifetar por që ka gjithashtu dhe minoritete?
    Sipas Nexhmedin Spahiut në një replikë me Shkëlzen Maliqin, ai thotë se: `` …Kombi Kosovar eshte definuar që para 20 viteve`, dhe atë nuk mund ta definojë Shkelzen Maliqi sot…Shkelzen Maliqi njësoj si Boris Tadiqi ne Këshillin e Sigurimit të OKB përpiqet ta mohoje ekzistencen e Kombit Kosovar…..``
    Nexhmedin Spahiu, është autori librit “Foshnjëria e kombit kosovar”, dhe thotë se kombi shqiptar është i pari që lindi si komb monoetnik, por e si multifetar. Pastaj vazhdon se : “Turqit janë komb monofetar, po multietnik. Kombi kosovar është monoetnik dhe multifetar. Por, tendenca është që ky të mos jetë komb multifetar, siç është p.sh. rasti i përmendores që kërkohet të mos jetë në vendet publike. Thjeshtë, tentohet që katolikët të trajtohen si minoritet e jo si pjesë integrale e kombit. Shqiptarët bëjnë jetën e kombit në Shqipëri, në Kosovë, si minoritetit në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi, e në Turqi janë pjesë integrale e kombit turk apo në itali e kombit italian”, thotë ai për Zërin e Amerikës (http://telegrafi.com/spahiu-kombi-ko...tifetar-video/).
    Publicisti Tjetër është Halil Matoshi. Sipas Halil Matoshit , ai thotë se : ``..Pa më të voglin dyshim, në kushte normale, popullsia në territorin e Republikës së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve shoqërore do të evoluonte në kategorinë më homogjene shoqërore të quajtur komb, në këtë rast kosovar. Në këtë pikë pajtohem me mikun tim N. Spahiu. Këtë rrugë vështirë se do ta devijonte ndokush nga brenda përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo do të mjaftohet të marr pushtetin përmes parullave për Shqipërinë Etnike, ndërkohë që posa të marr atë, reagimi i saj do të jetë i njëjtë sikurse i PDK-së e cila unanimisht aprovoi simbolet shtetërore pa elemente kombëtare shqiptare. Këtë gjë nuk do ta ndalte as historia ideologjike që mësohet në shkollat tona, as folklori i ynë i cili mbushë kanalet televizive dhe portalet tona. Maksimumi i formësimit të plotë të “kombi kosovar”, me të gjitha atributet, do t’i ishte rrumbullaksuar më së largu me vitin 2030 …`` (http://ëëë.shqiptari.eu/debati-halil...kombi-kosovar/).
    Teori të tilla në dukje të pafajshme që lindin si pasojë e lindjes së Shtetit të Kosovës e cila akoma nuk është e njohur nga OKB por se mund të njihet së shpejti, kanë në vetvehte potencialin e një strategjie djallëzore të formuluar sipas mendimit tim për të mbajtur të përçarë shqiptarët, edhe në rastin kur trojet shqiptare me popullsinë që ato bartin –të çlirohen , sikundër ndodhi me Kosovën apo madje dhe me shqiptarët e Maqedonisë.
    Përse janë strategji djallëzore dhe të artikuluara në fillim nga publicist, por të jeni të sigurtë që pas tyre janë politikanë të paguar nga diku dhe këtë `diku` mund ta merrni vesh pas kësaj analize.
    Dihet se vijat kufitare janë vija të hequra politikisht dhe nuk shprehin ashtu si duhet një popullsi të caktuar dhe një etni të caktuar, por në rastin e shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta, fuqitë e mëdha e definuan apo e përcaktuan kufirin sipas interesave të fituesve në Kongresin e Berlinit më 1 qershor 1878, dhe në kohën e luftës së parë botërore me anë të Marëveshjes së Ambasadorëve në vitin 1913 , marëveshje e cila u saktësua edhe më vonë në vitin 1919, dhe 1925. Në këto kushte një pjesë popullsisë shqiptare së bashku me trojet u përfshinë në hartat politike të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë (Bullgaria) dhe Greqia.
    Shkaku i përfshirjes së shumicës së popullsisë shqiptare kryesisht me fe myslimane si pjesë e shteteve të krishtera orthodokse të formuara pas humbjes së Perandorisë Turke më 1878 ishte se kjo pjese e popullatës me besim islam u quajt si popullatë turke, megjithë kundërshtimin e vendosur të rilindasve dhe intelektualëve shqiptarë të asaj kohe. Pra tokat dhe popullata u përfshinë në kufijtë e rinj pas luftës së parë botërore, kufinj të cilët për Shqipërinë nuk ndryshuan as pas luftës së dytë botërore. Pavarësia e 28 Nëntorit të vitit 1912 u duartrokit dhe u brohorit nga të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve përfshi dhe shqiptarët e Kosovës që shkurtimisht i quajmë kosovarë, ashtu si shqiptarët e shkodrës i quajmë shkodranë, e kështu me rradhë.
    Problemi i ngritur pas vitit 2008 madje sipas z. Nexhmedin që para 20 vitesh, pra në kohën kur ishte gjallë Ibrahim Rugova si lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës, për identitetin Kosovar dhe jo shqiptar, ngre një varg pyetjsh se përse kërkohet sot një gjë e tillë.
    -Kërkohet që për hir të një shteti të ri, ky shtet duhet të ketë patjeter një etni të veçantë?
    -Kërkohet sepse dikush nga fqinjët dëshëron që trojet shqiptare të mos bashkohen, dhe që të arrihet ky qëllim duhet që të përçahen , dhe të përçahen pikërisht në pikën ku shqiptarët e konsideronin më të fortë: atë të etnisë së njëjtë?
    Apo kërkohet nga gjeo-strategjia turke me qëllim që Kosova , Bosnja dhe vënde me shumicë dërrmuese popullatë myslimane ti bashkohen asaj në të ardhmen (madje z. Nexhmedin, dhe të tjerë, si Matoshi, dhe Shkëlzeni, kanë thënë për vitin 2030 do të shpallet kombi Kosovar me të gjitha pasojat negative të saj).
    Të tre këto opsionne sipas mendimit tim qëndrojnë.
    Madje fillesat i kanë patur që në kohën e Mbretërisë së Serbisë e cilanë periudhën midis dy luftrave botërore largoi për në Turqi afër gjysëm million shqiptare me pretekstin që ishin turq. Po kështu dhe Mbretëria e Greqisë largoi me mijra shqiptarë me të njëjtin pretekst. Në të dyja rastet u krye një Genocid ndaj popullatës shqiptare myslimane.
    Përsa i përket shqiptarëvetë krishterë e kryesisht asaj orthodokse, u ndoq i njëti parim por me sens të kundërt: ata u quajtën grekë, ose serbë (shkie), apo maqedonas ose ata që nuk pranuan ndërrimin e kombësisë u larguan dhe degdisën në Shqipëri, si në Korçë, Durrës, Fier, Vlorë, ose ikën në Itali e Kroaci (për katolikët).
    Pas luftës së dytë botërore, në Jugosllavinë e Titos, problemi i shqiptarëve i cili duhej të zgjidhej nga Kominterni, nuk u zgjidh me gjithë demarshet zyrtare nga Enver Hoxha tek Presidenti i Tito, i cili e zgjidhi pjesërisht problemin pas 25 vitesh nga takimi i vitit 1946 me Enver Hoxhen, dhe pikërisht në vitin 1971 kur i dha Autonomi të zgjeruar Kosovës duke lejuar për herë të parë një Universitet që fliste shqip atë të Prishtinës.
    Megjithatë njëkohësisht Tito pranoi kur u bë Censusi i vitit 1971 se ka `popullsi myslimane` e cila u barazua me fjalën etni. Ky term `popullatë myslimane` u pranua pas një debati të Titos me Presidentin e Bosnjës Hamdija Pozderac i cili ngriti problemin e boshnjakëve myslimanë. Në këtë diskutim Tito në 1971 pranoi ndryshimet kushtetuese të cilat njihnin termin `mysliman`.
    Kështu në Jugosllavi `lindi` ligjërisht një popullsi e quajtur si `myslimane`, e cila mori formën e etnisë. Me kalimin e viteve për të pakësuar artificialisht popullsinë e shqiptarëve të Kosovës që kanë si religjion islamin, Censuset e mëvonshme dhe propaganda jugosllave i përfshinte në popullatë myslimane duke ngatërruar etnitë (njëlloj si Perandoria Osmane dikur) dhe duke përfshirë në to boshnjaë, kosovarë, sanxhakas, etj.
    Pas vitit 1981 dhe sidomos pas shpërbërjes së Jugosllavisë, lufta e dhe përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve të Kosovës për të shkëputur nga Robëria e Serbisë mori hov të madh, dhe identiteti i shqiptarëve të Kosovës kristalizohej në simbolet e vjetra të Flamurit shqiptar, Skenderbeu, gjuha shqipe për të cilën shumë gjuhëtarë të Kosovës në 1971 kontribuan në vendosjen se shqipes standarte në Kogresin e gjuhës shqipe të asaj kohe, në këngët patriotike, dhe gjithashtu në binomin ismail bej Qemal Vlora + isa Boletini, apo Mic Soli, Azem e Shote Galica, etj, etj, madje një pjesë e popullatës kosovare përkrahte Enver Hoxhën dhe Isuf Gërvallën, madje u harruan gjërat kur kosovarët shkruanin ndër mure numrin 557 i cili do të thoshte PPSH.
    Lufta për pavarësi dhe çlirim bëri që udhëheqësi gandist Ibrahim Rugova të mbante qëndrime të kujdesëshme me serbëët por pas luftës së Bosnjës dhe spastrimit etnik aty, lufta e shqitarëve të Kosovës mori një devijim në dukje i paqëllimshëm por me pasoja të rrezikshme më vonë: lufta ishte për pavarësi e çlirim por edhe në aspektin fetar. Aspekti fetar u kamuflua në Kosovë por paratë e marra nga shoqatat arabe dhe më pak ato turke, e bënë gradualisht efektin e tyre.
    Madje shumë shqiptarë të Kosovës vendosën për vehten e tyre dhe për familjet e tyre emra arabë, dhe shpreheshin se nuk jemi shqiptarë.
    Lufta në Kosovë po merrte pak nga pak një aspekt fetar dhe kjo shihej tek mjekrat që linin luftëtarët kosovarë, burimet financiare ishin të pakta që vinin nga shqiptarët e Kosovës jashtë vendit, nga Shqipërisa, por të shumta nga shoqatat fetare islame. U desh përfshirja e NATO-s që Kosova të çlirohej nga Serbia.
    Pas çlirimit lindën edhe idetë e kombit Kosovar pikërisht dhe më shumë tek luftëtarët e FARK tek politikanët e LDK, të cilët kishin detyrime me sa duket ndaj shoqatave fetare. Kosova sidomos pas 2007 dhe lindjes si shtet i ri zyrtar, megjithë ndihmën e pakursyer të NATO-s, Shqipërisë , SHBA, dhe më pa të BE, krahas stabilizimit si shtet dhe dëshirës së madhe për tu anëtarëësuar në BE, NATO, si një shtet europian, ziente nga një luftë e brëndëshme e pashpallur për të ndërtuar xhami, për të shkuar në luftrat fetare jashtë vëndit, të arabizonin emrat, dhe ngriheshin fraksione religjioze që deklamonin luftën fetare dhe identitetin jo-shqiptar por atë islam, të ngjashëm me atë që pranoi Tito që në 1971.
    Duke parë këtë renditje historike të fakteve mendoj se burimi i përpjekjeve për një identitet të ri dhe pikërisht ai i `Kombit Kosovar` është pikërisht një dyshe e vjetër anti-shqiptare:
    - Idea pansllaviste e përçarjes së shqiptarëve në.. `myslimanë dhe popuj të tjerë`, me qëllim për të ruajtur trojet e pushtuara me popullatë shqiptare për ti quajtur ato si troje të tyre dhe një popullatë jo-shqiptare por `popullate myslimane`, ide të pranura nga shume komunitete në Kosovë, Bosnjë, Sanxhak, shqiptarët e Maqedonisë (më pak), për shkak të fondeve të marra nga shoqatat religjioze të cilat përfituan nga varfëria e popujve në luftë me Serbinë e sllavët;
    - Dhe idea e vjetër e politikanëve të rinj turq si Erdogani, për të afruar dhe bashkuar tokat dikur të pushtuara nga Perandoria Osmane në një strategji të re për të krijuar një Perandori të Re të Turqisë me veshje të re por bazuar në nostalgjinë e klasave sunduese të dikurshme në këto vënde si ish bejlerë, ish pashallarë, ish ushtarakë, duke, i dhuruar, ndihmuar gjithashtu si shoqatat fetare arabe, me para, fonde, ndërtime xhamiash, predikime. Për këtë qëllim kosovarët nuk duhen quajtur shqiptarë, por me një identitet të ri `Kosovarë`.
    Interesant është fakti se krahas këtyre dy tre publicistëve kosovarë, një nga mbështetësit kryesorë të `Kombit Kosovar` kanë qënë disa hoxhallarë të cilët kanë predikuar për një identitet jo-shqiptar port ë ndryshëm nga ai.
    Së fundmi munt tu përgjigjem këtyre publicistëve se identiteti i një etnie nuk është feja, por në rradhë të parë: gjuha e përbashkët, vëndbanimet e përbashkëta, traditat e përbashkëta. Feja është një element i etnisë, por njihet nga historia dhe nga të gjithë se feja islame në Ballkan u vendos me dhunë ushtarake, me largim të popullatës vëndase, me sjelljen e popullatave të reja nga anadolli ndër vite, me dhënien e privilegjeve klasave sunduese dhe konvertimin e tyre, dhe me taksimin e popullatave jo-islame.
    Sot problemi i identitetit si `Komb Kosovar`, pra një etni e re, mund të bëhet një nga shkaqet që popullatat shqiptare jashtë trojeve të Shqipërisë dhe politikat e shqiptarëve në ato troje të jenë konfliktuoze dhe në dëm të një bashkimi kombëtar nën integrimin europian.
    Pseudo-identiteti i ri `Komb Kosovar` të cilin e reklamojnë sot disa politikanë kosovarë dhe më të shumtit nga LDK e kaluar (por dhe jashtë saj), dhe disa udhëheqës fetarë në Kosovë, do të dëmtojë rëndë traditat e shqiptarëve, Shqipërinë, Historinë e saj, dhe do të kënaqë fqinjët të cilët edhe njëherë do të na tregojnë me gisht se nuk mund të bëjmë një shtet për të qënë dhe se nuk jemi komb.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Shkrim i bukur."Kritik" me kuptim.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar


    Thaçi: Nuk ka identitet të kombit kosovar (Video)
    23:56 / 19.10.2016

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Kjo intervistë vjen pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd. Deklaratat e të cilit, nuk kaluan në heshtje nga disa politikanë të nivelit të lartë dhe intelektualë të Kosovës.

    Në minutat e para të intervistës, është folur në lidhje me debatin e përfaqësimit të Kosovës nga Shqipëria, si dhe takimit në Tiranë të Presidentit të Kosovës me kryeministrin Rama.

    Thaci ka specifikuar se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë. Ai tha se me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e pa qenë, unë mund t’u them se është edhe dashakeqës.

    Fevziu: Por nuk është një frymë që po fryn në raportet mes nesh, z.Thaçi?

    Së pari, nuk jam këtu që të komentoj opinionet e opinionistëve secili jeton në demokraci, në pluralizëm në shumëllojshmërinë e ideve, qëndrimeve, unë respektoj çdo qëndrim për çdo çështje që paraqitet për çdo gjë që debatohet. Por ritheksoj, që ky debat është aq artificial dhe aq i kotë, si dhe i dëmshëm mund të jetë. Duhet të jetë i pandikim, pavarësisht se dikush mund të mendojë se mund të ndikojë. Shteti i Kosovës dhe shteti shqiptar kanë raporte të shkëlqyera në nivel institucional dhe në nivel privat. Mund të them se këto opinione që janë paraqitur apo për të nxitur çështje që nuk ekzistojnë, mund të themi lirisht se janë opinione të prezantuara në një ballafaqim të një fryme apo të një vale që s’ka qenë e nevojshme. Pra, dua të them, z.Hoxhaj; Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës nuk i komentoj dhe as nuk komentoj deklarimet e ministrave dhe as të zv/ministrave as të opinionistëve unë komentoj qëndrimet e shtetit të Kosovës, qëndrimet e Presidentit të Kosovës, të insititucioneve dhe vullnetit të popullit të Kosovës.

    Fevziu: Z.Thaçi ju jeni një nga personalitet më të rëndësishme politike të Kosovës në dy dekadat e fundit.

    Unë prezantoj qëndrimet e shtetit nuk komentoj opinionet e opinionistëve. Nëse më pyet në rrafshin privat, diksutojmë nëse a pajtohem me këto segmente apo jo. A ka gjëra që janë thënë drejt, apo jo. Këto gjëra janë diskutuar edhe në vitin ’92.

    Askush nuk mund t’i thotë nga Kosova ‘stop’ Shqipërisë, si dhe askush nga Shqipëria nuk mund t’i thotë ‘stop’ Kosovës. Theksova ministri Hoxhaj, ka theksuar në vëmendje të veçantë përparësinë e dialogut në mes të Republikës së Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së. Ku qëndron kjo përparësi? Kjo përparësi si aktor global, qëndron tek roli udhëheqësi i Bashkimit Europian në procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin bashkëudhëheqës të SHBA-së. BE, drejtpërdrejt, znj. Mogherini udhëheqës këtë proces, ndërsa SHBA janë prezent në çdo takim qoftë edhe në rol këshillues, por edhe të drejtpërdrejt.

    Fevziu: Deklarata e z.Hoxhaj nuk ka lidhje me këtë, por është një tregim vendi qeverisë së Shqipërisë.

    Tjetër gjë është keqkuptimi dhe tjetër gjë është leximi i drejtë i deklaratës që i jep përparësi BE-së dhe SHBA-së që është edhe realitet. Por z.Hoxha nuk e mohon rolin e Shqipërisë, një rol ndihmues shumë i rëndësishëm që ka qenë edhe më herët është edhe sot dhe që do të jetë edhe më vonë. Shtrohen edhe pyetje të tjera. A ka pas të drejtë z.Rama.

    Fevziu: Ka pasur një opinion i shprehur nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, z. Shpend Ahemti më parë, duke ju referuar një shkrimi të z.Selimi që jeni ju që keni sponsorizuar këtë reagim. Një tjetër komentator, Mentor Nazarko shkruan se keni qenë ju pas sulmeve të z.Hoxhaj ndaj Edi Ramës. Pra e ka personalizuar duke ju konsideruar se keni qenë ju që keni sulmuar kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare?

    Opinione ke çfarë të duash, i kujdo qoftë, zotëritë e dinë mjaft mirë për raportet e shkëlqyera që kemi me z.Rama si në rrafshin personal edhe atë zyrtar. Këtu theksoj se asnjë opinionist, asnjë analist dhe askush nuk mund të futet në marrëdhinet mes nesh. Këto raporte janë në nivelin më të lartë. Mendoj se kryetari i Prishtinës duhet të fokusohet në punët e tij teknike që për hir të së vërtetës ka mbetur qyteti më i pazhvilluar dhe më kaos në Europë. Ndërsa për zotërinë tjetër, mund ti them se ne jemi shumë mirë.

    Fevziu: A mund të ndërmerrte ministri i Jashtëm si dhe zv.ministri sulme ndaj kryeministrit të Shqipërisë duke ditur raportet personale mes jush nëse nuk do të kishte një frymëzim tjetër politik?

    Opinionet private të askujt nuk i komentoj. Përveç se ato të shtetit të Kosovës. Unë e theksova më parë deklaratën e ministrit Hoxhaj i cili i ka dhënë përparësi rolit të BE-së dhe SHBA-së.

    Problematika Beograd me shqiptarët është një problematikë që ndërlidhet mes Serbisë dhe Kosovës e shqiptarët që kanë jetuar në ish-Jugosllavi, Shqipëria nuk ka qenë në luftë me ish-Jugosllavinë, pavarësisht se ka përkrahur kërkesat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Tjetra, Prishtina në vitet ’45-99 ka qenë kryeqyteti i shqiptarëve në ish-Jugosllavi edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë edhe të Preshevës edhe të Malit të Zi, kjo është e vërtetë. Edhe kryeqyteti kulturor edhe social, pra ka qenë një adresë bashkimi mes tyre.

    Nga ana tjetër, ky bashkëpunim që sot po ndodh është një bashkëpunimi i nivelit bilateral në asnjë rrethanë në dëm të Kosovës sa herë takohet, kur takohet vendosin autoritet e Shqipërisë me autoritetet e Beogradit.

    Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë të flasë për Kosovën, këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush. Nuk mund të vendosë për Kosovën. Unë madje kam folur për Shqipërinë, por nuk kam vendosur. Por se është Serbia vend më europian, nuk është. Derisa cenon integritetin e Kosovës, derisa vendos struktura paralele në Veri të Kosovës, derisa cënon sovranitetin e Kosovës, derisa nuk kthen të pagjeturit që ka ende varrezat masive në Beograd. Ka vrarë mbi 12 mijë shqiptarë, ka rkyer gjenocid 20 mijë gra janë të dhunuara nga Serbia dhe këta njerëz kanë qenë në pushtet në kohën e Milloshevicit. Kështu që Serbia ka kryer gjenocid dhe raportet e Kosovës me Serbinë ende janë raporte që duhet me punu shumë dhe me shku drejt një bashkëpunimi më të sinqertë, një normalizimi më të vërtetë dhe një pajtimi ndërshtetëror.

    Thaçi është pyetur edhe nëse ka një identitet kosovar.

    Ai thotë se nuk ekziston një identitet i kombit Kosovar. Ky koncept nuk ekziston në kokat e shëndosha të asnjë njeriu në Kosovë. Dhe as në Shqipëri.

    Shiko videon:


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Po i nderuar Llapi ajo interviste me Thacin ashtu eshte. Por ka nje interviste tjeter me Nexhmedin dhe disa ish funksionare te LDK disa vite me pare tek Fevziu ku permendi per herete pare idene e Kombit Kosovar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Kosova, i vetmi shtet në botë ku tradhtia shpërblehet e atdhedashuria dënohet!
    October 26, 2016




    Autor: Rexhep Tërshnjaku. – Kosova është i vetmi shtet në botë ku tradhtia ndaj atdheut shpërblehet, e atdhedashuria dënohet! Kjo ndodh vetëm n’Kosovë, me u shpërbly tradhëtia e me u dënu atdhedashuria, hapur! Kaq hapur pro Serbisë dhe kundër Kosovës dhe kundër luftës së UÇK-së, si çlirimtar të këtij vendi, as n’Bibël, as n’Kuran e as në asnjë Kushtetutë të ndonjë shteti më demokratik në botë, nuk ka, si n’Kosovë. – Pse ndodh kjo?! Kush po ia bën këtë të zezë Kosovës?! Kush po e bënë këtë përçarje?! Kush po e bënë këtë luftë të pandërprerë kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. (Jo të individit i cili edhe mund të ndodh të ketë bërë ndonjë krim) por ata me qëllim po flasin për Ushtrinë Çlirimtare si ‘gjahtare kundër civilëve serbë’). dhe këtu është dallimi i madh !… Kush po i shërben djallit e t’birit?! Përgjegjien e gjeni nëse ia bëni vetës një pyetje: -Kujt i shkon përshtati kjo përçarje n’mes shqiptarve dhe ky sulm ndaj çlirimtarve? E përgjegjia vjen vetvetiu! Vetëm Serbis dhe shteteve pro sllave si dhe ca shqipfolsave te mshefur nën ombrellen e gazetarit hulumtues dhe analistit të pavarur, që po e bëjnë punën e djallit e t’birit!!! Po shihet haptas se si një grup gazetarësh dhe analistësh (familjarët e të cilëve kanë qenë adhurues dhe bashkëpuntor të Serbisë, mos t’them bashkëpunëtor të UDB-së), janë organizatorët kryesor të këtyre projekteve përçarëse antishqiptare. Përderisa Serbia dhe Serbët si popull, po i rehabilitojn kriminelët e saj, “si për çudi” disa që po i thonë vetës gazetarë hulumtues dhe analistë të Kosovës, hapin tema të paqena e përçarëse me synim përçarjen në baza Kombëtare, fetare, etj. Fitohet përshtypja sikur këta gazetar hulumtues dhe analistë të ”pavarur” janë qytetar të Serbis e jo të Kosovës (dhe me të drejt lind dyshimi se ndoshta ata paguhen nga Serbia, dhe po i bëjnë argat djallit e t’birit,… në të kundërtën s’ka logjikë). Dhe ata e quajn vetën gazetar hulumtues dhe analist të pavarur dhe bile të guximshëm! E unë iu them: – Gazetar hulumtues i guximshëm dhe analist i pavarur, nuk bëhesh duke shkruar kundër Shqipëris dhe Kosovës dhe duke përbaltur heronjtë tanë kombëtar dhe kundër UÇK-së, vetëm e vetëm që t’i pëlqesh të huajve… Këta “gazetar hulumtues të guximshëm dhe analist të pavarur”,nuk kanë të ndalur, dhe në emër të guximit të tyre të çmendur, marrin guximin dhe krijojn Komb artificial Kosovar! Gazetar hulumtues e i guximshëm është ai që me guximin e tij vëhet në shërbim të kombit dhe atdheut të vet e jo në shërbim të djallit e t’birit. – Gazetar hulumtues e i guximshëm do të jetë ai gazetar që do t’flas e shkruaj mbi masakrat fashiste sebe ndaj shqiptarëve,mbi gjenocidin, përndjekjen dhe terrorin shtetëror serb kundër fëmijve, grave e pleqve të popullit shqiptar në Kosovën e viteve ’90, e më pastaj mund të shkruhet e të bëhen dokumentare mbi “gjahun e “ca individëve” të UÇK-së”… – Këta gazetar hulumtues e të guximshëm dhe analist të pavarur do të kryenin punën e tyre prej gazetari hulumtuesish sikur të zbulonin se pse në Kosovë, kurrë s’ka pasur e as sot s’ka serbë të paarmatosur! Gazetar hulumtues e i guximshëm është Ai që shkruan e hulumton se si ndodhi që zyrtarisht shteti i Kosovës nuk ngriti asnjë aktakuzë për krime lufte kundër aparatit policoro-ushtarak fashist të Serbisë. Këta gazetar pa kurrfar argumentesh ia marrin punën gjykatës dhe shpallin kriminel luftëtarët e UÇK-së per çdo vrasje që ka ndodhur pas lufte?!… Këta “Gazetar hulumtues dhe të guximshëm dhe analist të pavarur janë bajraktar të ndarjes dhe përçarjes së Shqiptarve në baza Kombëtare dhe Fetare!!! Dhe kujt i shkonë përshtati kjo ndarje dhe përqarje? Kujt tjetër pos Serbisë dhe këtyre shqipfolsave të guximshëm çmendurisht! – Shpesh them; Mirë që s’janë dëshmorët e Kombit sot gjallë sepse tash Nexhmedini&Halili company si dhe Leonardi & Berati company, do ti çonte te gjithë në Gjykatën Speciale!!! Sa lakmi po ia u kam atyre që s’janë gjallë, për mos me e pa se; Për çfarë tradhtarësh e spiunësh e kanë dhënë jetën! p.s. Unë nuk kam si të mos reagoj këtyre “gazetarve hulumtues e të guximshëm” sepse UÇK-ja (me ndihmën e NATO-së) na e ka çliruar Kosovën tonë nga fashizmi serb dhe na ka shpëtuar jetën mua dhe familjes sime dhe mijëra familjeve tjera e edhe familjet e këtyre “gazetarëve hulumtues e të guximshëm” që sot shpifin e shkruajn, lirshëm!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Kosova qe nje filter natural i shqiperise qe po ngorthte nga thundra Otomane; mirepo si cdo gje naturale ishte nje reforme e lire dhe me shume pak sukses. Ndersa Tirana(mesi i shqiperise) u be nje grope thithese ndyresish posi ata qe e shkelen(jenicere dhe kopila te nje perandorie qe lengoi atje); ndersa mendohej dhe mendohet qe veriu perfaqeson natyren e vertete te shqiptarit ate te burrit te ftohte dhe te beses une them se Jugu eshte lindja e shqiperise ndersa ajo natyre veriore tregon force dhe karakter ne vuajtje dhe ka nevoje per kohe; nerva dhe impenjim per tiu bashkuar jugut si force ushtarake dhe per te shkaterruar kasollen arkitektonike te Tiranes(mesit te shqiperise apo ndyresise se vertete qe ajo ka)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar



    Thaçi: Nuk ka komb kosovar

    21 Dhjetor 2016 - 14:37
    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një forum të organizuar nga Unviversiteti Evropian i Tiranës, ka thënë se nuk ka komb kosovar, por Kosova ka identitet shtetëror.

    I pyetur për debatin për identitetin mes Tiranës dhe Prishtinës, Thaçi është përgjigjur se gjithmonë ka pasur përpjekje për përçarje të shqiptarëve.

    “Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri”, ka shkruar Thaçi.

    “Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen. Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, ka shkruar ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Po ke te drejte. Por projekti rus eshte ndarja e kosoves: nje pjese shqiperise e njpjese kosoves

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: `Kombi Kosovar`- një Projekt Anti-kombëtar

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Po ke te drejte. Por projekti rus eshte ndarja e kosoves: nje pjese shqiperise e njpjese kosoves
    po edhe ai eshte me siguri
    por nuk do ta realizoi qellimin jam me se i sigurt
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •