Disa keqkuptime ose shpifje ndaj te derguarit te Allahut Muhammedit (s.a.w.s), eshte nje pjes nga libri i Bekir Halimit " I këtillë ishte Muhammedi (s.a.w.s) dhe ketu jepen disa sqarime rreth qendrimeve te tij.
- Mëshira e tij ndaj gruas.
Gruaja para ardhjes së Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk kishte aspak të drejta, nënçmohej, mposhtej, madje edhe varosej e gjallë.
Erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ia dha gruas lirinë dhe jetën, e konsideroj njeri të barabartë me mashkullin dhe e nderoi ate.
E ndaloi dëmtimin, nënçmimin, padrejtësinë, mbytjen e saj, madje sjelljen e mirë ndaj femrës e bëri si kriter të mirësisë së pasuesve të tij, duke thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të veta". (Sahih, Tirmidhiu).
Gjithashtu ka thënë:
"Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moral më të mirë, kurse më të mirët në mesin e tyre janë ata që janë më të mirë ndaj grave të tyre". (Sahih, Tirmidhiu).
Ka urdhëruar ithtarët e vet që të sillen butë me gratë duke thënë: "Silluni butë me gratë". Sepse janë shumë të ndishme.
Ka ndaluar në mënyrë kategorike padrejtësinë ndaj tyre duke thënë: "Ua ndaloj kategorikisht të nëpërkëmbni të drejtat e dy të dobtive: jetimit dhe gruas". (Hasen, Ibn Maxheja).
Ma shumë se kjo ka bërë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai edhe në momentin e fundit, kur ishte duke e dhënë amanetin, në shtratin e vdekjes, kur zakonisht njerëzit merren me gjëra tjera, ai u angazhua me të drejtat e grave dhe nxiti e stimuloi që njerëzit të kujdesen për to duke thënë: "Ju porosis që të silleni mirë me gratë". (Buhariu dhe Muslimi).
- Mëshira ndaj çifutëve dhe kristianëve
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj ithtarëve të vet, por ishte i mëshirshëm edhe ndaj kundërshtarëve të vet, qofshin ata çifut apo kristian.
Ja një shembull që flet në këtë drejtim.
Muhammedi, alejhis-selam, kishte një fqinj çifut dhe që e dëmtonte. Ai secilën ditë sillte mbeturinat dhe i vëndote para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sillej kundrejt tij me butësi dhe mëshirë dhe këtë vepër të keqe të tij nuk e përballonte me ndonjë sjellje të keqe, por mjaftohej me pastrimin e bërlloqeve. Kështu vepronte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse jetonte për qëllime fisnike dhe mendonte për shpëtimin e njerëzimit nga vështirësitë.
Një ditë u ndërprenë bërlloqet e këtij çifuti, bërlloqet nuk shiheshin para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ndoshta fqiu ynë çifut është i sëmurë, andaj medoemos duhet ta vizitojmë dhe ta ngushëllojmë.
Shkoi te shtëpia e tij që ta vizitojë dhe e gjeti të sëmurë sikurse edhe e paramendoi. I tha fjalë të buta dhe i dha gajret. اifuti i befasua nga vizita e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ki vazhdimisht e pengonte me bërlloqet e tija. Ai nga ky gjest kuptoi se është Pejgamber i All-llahut dhe nuk duroi dot pa i besuar atij dhe hyri në Islam duke thënë: "Dëshmoj se ska hyjni tjetër që meriton adhurim dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut".
Shiko, lexues i nderuar se çfarë mëshire ka patur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kishte dhimbsuri edhe ndaj njeriut i cili i bënte llojlloj problemesh dhe pengesash! Shikoni se çfarë morali të lartë dhe sjellje fisnike kishte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!
- Mëshirë ndaj idhujtarëve
Muhammedi, i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri që ia donte të mirën të afërmit dhe të largit, ishte i mëshirshëm ndaj armikut dhe mikut, kishte një zemër përplot mëshirë dhe dhembshuri, nuk dinte të jetë i ashpër dhe i vrazhdë.
Idhujtarët e munduan, e maltretuan, e persekutuan, e internuan, mirëpo ky krejt këto sjellje neveritëse të tyre ua ktheu me bamirësi, mëshirë dhe kujdesej shumë që ata të udhëzohen. Aq shumë mërzitej për mosudhëzimin e tyre saqë zbritën ajete në Kur'an që ta ngushëllojnë dhe që ti tregojnë që mos të mërzitet kaq shumë.
All-llahu, xhel-le shanuhu, e tregon këtë duke thënë: "…andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta...". (Fatir: 8).
A nuk është shembull konkret për mëshirën e tij ndaj idhujtarëve rasti i Taifit. Shkoi në Taif, i thirri në fe, në shpëtim, ata lëre që e refuzuan por edhe e gurëzuan dhe e përgjakën. Kur erdhi Xhibrili, alejhisselam, me melekët e kodrave, që ti ofron mundësinë e hakmarjes Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, cili ishte qëndrimi i tij, çka tha ai? E tha një fjalë që ka hyrë në histori, e ajo është: "All-llahu im, falja popullit tim sepse këta nuk dinë".
Krijoni Kontakt