Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2016
    Vendndodhja
    Kaçanik
    Postime
    12

    Post -falja popullit sepse këta nuk dinë

    Disa keqkuptime ose shpifje ndaj te derguarit te Allahut Muhammedit (s.a.w.s), eshte nje pjes nga libri i Bekir Halimit " I këtillë ishte Muhammedi (s.a.w.s) dhe ketu jepen disa sqarime rreth qendrimeve te tij.

    - Mëshira e tij ndaj gruas.
    Gruaja para ardhjes së Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk kishte aspak të drejta, nënçmohej, mposhtej, madje edhe varosej e gjallë.
    Erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ia dha gruas lirinë dhe jetën, e konsideroj njeri të barabartë me mashkullin dhe e nderoi ate.
    E ndaloi dëmtimin, nënçmimin, padrejtësinë, mbytjen e saj, madje sjelljen e mirë ndaj femrës e bëri si kriter të mirësisë së pasuesve të tij, duke thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të veta". (Sahih, Tirmidhiu).
    Gjithashtu ka thënë:
    "Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moral më të mirë, kurse më të mirët në mesin e tyre janë ata që janë më të mirë ndaj grave të tyre". (Sahih, Tirmidhiu).
    Ka urdhëruar ithtarët e vet që të sillen butë me gratë duke thënë: "Silluni butë me gratë". Sepse janë shumë të ndishme.
    Ka ndaluar në mënyrë kategorike padrejtësinë ndaj tyre duke thënë: "Ua ndaloj kategorikisht të nëpërkëmbni të drejtat e dy të dobtive: jetimit dhe gruas". (Hasen, Ibn Maxheja).
    Ma shumë se kjo ka bërë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai edhe në momentin e fundit, kur ishte duke e dhënë amanetin, në shtratin e vdekjes, kur zakonisht njerëzit merren me gjëra tjera, ai u angazhua me të drejtat e grave dhe nxiti e stimuloi që njerëzit të kujdesen për to duke thënë: "Ju porosis që të silleni mirë me gratë". (Buhariu dhe Muslimi).

    - Mëshira ndaj çifutëve dhe kristianëve

    Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj ithtarëve të vet, por ishte i mëshirshëm edhe ndaj kundërshtarëve të vet, qofshin ata çifut apo kristian.
    Ja një shembull që flet në këtë drejtim.
    Muhammedi, alejhis-selam, kishte një fqinj çifut dhe që e dëmtonte. Ai secilën ditë sillte mbeturinat dhe i vëndote para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sillej kundrejt tij me butësi dhe mëshirë dhe këtë vepër të keqe të tij nuk e përballonte me ndonjë sjellje të keqe, por mjaftohej me pastrimin e bërlloqeve. Kështu vepronte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse jetonte për qëllime fisnike dhe mendonte për shpëtimin e njerëzimit nga vështirësitë.
    Një ditë u ndërprenë bërlloqet e këtij çifuti, bërlloqet nuk shiheshin para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ndoshta fqiu ynë çifut është i sëmurë, andaj medoemos duhet ta vizitojmë dhe ta ngushëllojmë.
    Shkoi te shtëpia e tij që ta vizitojë dhe e gjeti të sëmurë sikurse edhe e paramendoi. I tha fjalë të buta dhe i dha gajret. اifuti i befasua nga vizita e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ki vazhdimisht e pengonte me bërlloqet e tija. Ai nga ky gjest kuptoi se është Pejgamber i All-llahut dhe nuk duroi dot pa i besuar atij dhe hyri në Islam duke thënë: "Dëshmoj se ska hyjni tjetër që meriton adhurim dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut".

    Shiko, lexues i nderuar se çfarë mëshire ka patur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kishte dhimbsuri edhe ndaj njeriut i cili i bënte llojlloj problemesh dhe pengesash! Shikoni se çfarë morali të lartë dhe sjellje fisnike kishte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!

    - Mëshirë ndaj idhujtarëve

    Muhammedi, i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri që ia donte të mirën të afërmit dhe të largit, ishte i mëshirshëm ndaj armikut dhe mikut, kishte një zemër përplot mëshirë dhe dhembshuri, nuk dinte të jetë i ashpër dhe i vrazhdë.
    Idhujtarët e munduan, e maltretuan, e persekutuan, e internuan, mirëpo ky krejt këto sjellje neveritëse të tyre ua ktheu me bamirësi, mëshirë dhe kujdesej shumë që ata të udhëzohen. Aq shumë mërzitej për mosudhëzimin e tyre saqë zbritën ajete në Kur'an që ta ngushëllojnë dhe që ti tregojnë që mos të mërzitet kaq shumë.
    All-llahu, xhel-le shanuhu, e tregon këtë duke thënë: "…andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta...". (Fatir: 8).
    A nuk është shembull konkret për mëshirën e tij ndaj idhujtarëve rasti i Taifit. Shkoi në Taif, i thirri në fe, në shpëtim, ata lëre që e refuzuan por edhe e gurëzuan dhe e përgjakën. Kur erdhi Xhibrili, alejhisselam, me melekët e kodrave, që ti ofron mundësinë e hakmarjes Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, cili ishte qëndrimi i tij, çka tha ai? E tha një fjalë që ka hyrë në histori, e ajo është: "All-llahu im, falja popullit tim sepse këta nuk dinë".

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: -falja popullit sepse këta nuk dinë

    Citim Postuar më parë nga ukhti.qendresa Lexo Postimin
    Disa keqkuptime ose shpifje ndaj te derguarit te Allahut Muhammedit (s.a.w.s), eshte nje pjes nga libri i Bekir Halimit " I këtillë ishte Muhammedi (s.a.w.s) dhe ketu jepen disa sqarime rreth qendrimeve te tij.

    - Mëshira e tij ndaj gruas.
    Gruaja para ardhjes së Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk kishte aspak të drejta, nënçmohej, mposhtej, madje edhe varosej e gjallë.
    E si e shpjegon ky zotni Bekiri faktin qe nenen dhe grate e tjera nga lindnin tere harapet nuk ishin varrosur??
    Si e shpjegon ky driteshkurteri faktin se gruaja e pare e Muhamedit, ishte nje grua me tere te drejtat e madje e barabarte me burrat, aq sa ishte punedhenesja e djaloshit Muhamed???!
    Si ka mundesi qe ju myslimanet t'i besoni çdo lloj budallalleku qe ju serviret, mjafton qe te zbukuroje figuren e nje personi aq te erret sa profeti islam??!

    Erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ia dha gruas lirinë dhe jetën, e konsideroj njeri të barabartë me mashkullin dhe e nderoi ate.
    Nje tjeter idiotesi!!
    Gruaja s'eshte aspak e barabarte me burrin ne Islam, n'daç ne jeten e perditshme ku burri mund ta rrahe gruan por jo gruaja burrin, n'daç ne jeten martesore ku burri mund ta ndaje me tre "talak" ndarsa gruaja jo, n'daç ne jeten ligjore ku gruas i vlen deshmia sa gjysma e burrit, n'daç ne jeten shoqerore ku gruaja duhet te mbuloje fytyren dhe burri jo, n'daç ne aspektin trashegimor ku gruaja trashegon sa çereku i burrit, n'daç ne eten seksuale ku burri mund te kete sa gra te doje ndersa gruaja jo, etj!!
    Si s'ju vjen turp te genjeni veten ....e si s'ju vjen turp nga nje fe qe ju meson te poshteroni veten!!!
    - Mëshira ndaj çifutëve dhe kristianëve

    Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj ithtarëve të vet, por ishte i mëshirshëm edhe ndaj kundërshtarëve të vet, qofshin ata çifut apo kristian.
    Vertet??! Prandaj s'ka ngelur kembe çifuti dhe kristiani ne Arabi???!

    - Mëshirë ndaj idhujtarëve
    Vertet??!! Pa te shohim se ç'thote Kurani(Muhamedi) per idhujtaret:
    [8:12] Kujtohu që Zotëruesi yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju; prandaj përkrahni ata që besuan. Unë do të hedhë tmerr në zemrat e atyre që nuk besuan. Ju mund t’iu bini atyre mbi qafë, dhe mund t’i bini madje edhe çdo gishti të tyre.”
    Jarigas

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bojana (25-10-2016)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •