Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Rekomandim me kusht hapjen e negociatave, KE publikon në 9 Nëntor progres – raportin

    Progres – raporti i Komisoni Europian për vendet e Ballkanit dhe Turqinë do të bëhet publik në 9 Nëntor. Televizioni Klan ka mësuar se KE pritet të japë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Rekomandimi i ekzekutivit europian vjen si sinjal pozitiv për aprovimin unanim të Refomës në Drejtësi, por ai është i kushtëzuar sepse Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe jo vetëm.

    Edhe pse Komisioni Europian nuk ka saktësuar kushtet, pasi ato mund të ndryshojnë deri në fund të Tetorit, mësohet se në këto kushte përfshihet ngritja e institucioneve të reja, që vijnë si domosdoshmëri pas ndryshimeve kushtetuese të 21 Korrikut, vijimi i zbatimit të Refomës në Drejtësi, si dhe rezultate konkrete të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Rekomandimi i kushtëzuar vështirëson hapjen e negociatave të anëtarësimit nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat kanë treguar që janë skeptike edhe në raste kur Komisioni jep një rekomandim pozitiv të pakushtëzuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit për një vend të zgjerimit.

    Tv Klan
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Rekomandim me kusht hapjen e negociatave, KE publikon në 9 Nëntor progres – raportin

    Nje te "mire" kjo rruga drejt Europes e ka,po ti shtojme edhe reformen ne drejtesi behen dy te "mira".Ruan paqen ne Shqiperi edhe paqen ne Ballkan.

    Si te thuash,qe lideri historik i kesaj rruge dhe i kesaj reforme u be i paprekshem. I tregoi Amerikes dhe Europes se Ai jo vetem qe e beri reformen po e beri duke vendosur dakort opoziten me poziten. Po ti shtojme ketu edhe moderimin karshi fqinjeve Serbise dhe Greqise nuk mundet ta prekesh pa shkaktuar protestat e ketyre dy shteteve,dmth prekja e tije do tregoje te pakten per nderkombetaret se ne Shqiperi po fiton nacionalizmi ekstremist.

    Bravo Lu-ja,me dashamirsi dhe dashuri na e futi dhe nje 25 vjeçar tjeter.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rekomandim me kusht hapjen e negociatave, KE publikon në 9 Nëntor progres – raportin

    Lu-ja eshte thjeshte nje lojtare i klanit/sektit qe solli Ramen me tijet ne qeveri!

    Por me nje qetesi dhe dashuri siç dijne vetem kinezet e tymit, do e perdori reformen dhe anetaresimin per CV-ne personale..

    PS: Eshte per tu gudulisur me pende harabeli, kur degjon larte e poshte neper media krahasimin qe i bejne figures se Lu-se (nje cop diplomat) me madheshtine qe ka (vetvetiu) presidenti i SHBA-se. Per çdo gje qe lidhet me reformen, del ndonje mercenar mediatik i paguar qe te lozi rolin e budallait, duke na sugjeruar te bejme pike e presje ate qe ka thene kinezi Lu...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 17-10-2016 më 19:17
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •