Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Emri:  IMG_7111.JPG

Shikime: 260

Madhësia:  62.3 KB

    Kryeprokurori Cataldo Motta në reportazhin e Rai 3: Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka rënë

    Rai 3 i është rikthyer çështjes së kultivimit dhe trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në Itali. Fakte e përballje deklaratash, shifra që përgënjeshtrojnë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    “Shqipëria nuk është një vend problematik në kuptimin e trafikut të drogës”, i tha Tahiri gazetarit të Rai3, Leonardo Zellino.

    Përgjigjen Tahirit ia jep kryeprokurori i Antimafias së Leçes. Ai thotë se jo vetëm që droga shqiptare është problem për Italinë, por flet për rënie të bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Cataldo Motta: “Problemi është për ne. Sepse 44 milje nga Vlora ndodhet Pulja që është porta e tranzitit të drogës për në Evropën Perëndimore”.

    Gazetari flet për një tonelatë drogë të kapura vetëm në një ditë. Tahiri thotë se shifrat e tij nuk janë të vërteta.

    “Besoj se statistika juaj nuk është e vërtetë. Në 2013 kishte më shumë drogë që mbërrinte në brigjet e Italisë, sesa tani”, shprehet Tahiri.

    Gazetari sqaron se të dhënat janë të njëjta me kreun e antimafias në Leçe. Ai përgënjeshtron Tahirin dhe flet për sasi të mëdha marijuanë që vijnë në Itali. Ai ka edhe një shpjegim për këtë.

    “Bashkëpunimi që kemi patur me autoritet shqiptare është dobësuar në 5 vitet e fundit. Ndoshta është interesi i autoriteteve shqiptare që ka rënë”.

    Ministri i Brendshëm, Tahiri, kur gazetari i Rai 3 i tha se policia merrte 40 % të fitimit për çdo rrënjë kanabis, siç i kishte pohuar një kultuvues, e ftoi atë të shihte prodhimin e drogës në Itali. Kryeprokrori Motta thotë se prodhimi i Shqipërisë as mund të krahasohet.

    “Edhe tek ne kultivohet. Por nuk është aq e përhapur sa në Shqipëri. Nëse do të ishte njësoj, nuk do të kishim nevojë për marijuanën e Shqipërisë. Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të lëndëve narkotike. Kur ne përgjojmë ndonjë telefonatë të lidhur me ndonjë shqiptar, në 90 % të rasteve rezulton se bëhet fjalë për trafik të organizuar droge”.

    Reportazhi i Rai 3 zbuloi disa plantacione me drogë në Krujë, pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, lexuan një të ashtuquajtur raport të Guardia di Finanza, për ekzistencën e të cilit janë hedhur dyshime në media. Sipas këtij raporti, policia deklaronte se 99.8 e drogës ishte asgjësuar. Rai 3 ka intervistuar edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke u dhënë zë akuzave të tij se me trafikun e drogës dhe trafikantët është e lidhur vetë qeveria, në mënyrë të veçantë ministri i brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama. Më poshtë linku i reportazhit të Rai3.

    POLITIKA DHE MARIUANA

    RAI - Qytetari – kjo 100 euro , 60 per mua 40 per Policine
    RAI - Udhetimi jone malet e Krujes ka bere shume zhurme ne Shqiperi. Diten pas publikimit te reportazhit nga RAI , gazetat kryesore ne Shqiperi jane hapur me investigimin tone per kultivimin e kanabisit. Nga gazetat , u kalua ne parlament ku opozita e drejtuar nga Lulzim Basha i eshte vene kunder qeverise
    L. BASHA- Prodhimi i droges eshte aktiviteti ekonomik kryesore sot ne shqiperi ku burimet kryesore si njerzore dhe financiare po i drejtohen kultivimit te kanabisit.
    RAI – Edhe pse ministri i brendshem kishte deklaruar komplet te kunderten
    S.TAHIRI – shqiperia nuk eshte vend problem ne trafikun e droges
    RAI- Por pergjigjja per Tahirin vjen nga Lecce , nga prokurori Cataldo Motta shefi i distriktit antimafia ne Lecce , titullari i te gjitha dosjeve per trafikun ne kanalin e otrantos.
    C. MOTTA – Problemi eshte i joni sepse jemi vetem 44 milje nga Vlora , eshte Puglia qe tashme eshte porta hyrse per europen perendimore.
    RAI - Puglia porta hyrse e europes ku vetem ne ditet e fundi jane kapur 6 trafikante me 1 ton canabis , ne dy operacione te ndryshme nga Gdf dhe skuadra mobile e lecces,
    S.Tahiri - mendoj se statistika jote nuk eshte e vertete sepse ne 2013 vinte me shume droge ne Itali nga brigjet tona.
    Rai - Te dhenat tona jane te njejtat me Prokurorin Motta , te cilat flasin per nje boom kanabisi drejt Italise
    C.Motta -Kete vit kemi pasur sasi teper te medha droge te sekuestruera , vetem ne javen e fundi te shtatorit Gdf ka sekuestruar 3 ton e 800 kg mariuane.
    Rai- Tonelata me tonelata droge, po si ka mundesi ne 5 vitet e fundit kjo situate , por prokurori Cataldo Motta ka nje shpjegim
    C.MOTTA – Mendoj se bashkepunimi qe ishte ne te shkuaren me autoritetet shqipetare eshte ftohur, ndoshta ka rene interesi i autoriteteve shqipetare
    RAI- Deklaratat e motes nuk e kapin ne befasi kryetarin Basha, i cili hedh akuza te renda per qeverine te cilat i perkthejme sic ai i thote.
    L.BASHA - Kultivimi i droges eshte lejuar nga qeveria e cila me ato fonde do bleje zgjedhjet e vitit tjete.
    RAI- Kjo thote Basha behet me imlikimin e strukturave te korruptuera te Policise , me gjoben qe i merret kulivuesve per policine.
    RAI- Qytetari – kjo 100 euro , 60 per mua 40 per Policine
    RAI- Ministri Tahiri na kishte ftuar te shikonim ne shtepine tone per shume plantacionet qe zbulohen ne Puglia.
    C.MOTTA – Edhe ne Itali ka plantacione , por sigurisht jo te medhaja dhe te pakrahasueshme me Shqiperine, sepse perndryshe nuk do kishim nevoje per importin nga Shqiperia, nese do ishte situate e krahasueshme me Shqiperine. Mund te them se Shqiperia ka hyre ne rrugen e te qenit nje nga furnizuesit kryesor te substancave te droges , kur ne kemi ne pergjim nje telefonate ku eshte prezent nje shqipetar, ne 90 % te rasteve behet fjale per trafik te organizuar te substancave te droges. /Lapsi

    http://www.dailymotion.com/video/x4xo1jx_rai-3_news
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Jemi bere fiks si Siçilia e viteve 70. Edhe atehere politikanet e Palermos sebashku me mediat qe i mbeshtesnin, deklaronin se kishte vetem konflikte midis fshatareve dhe jo struktura mafioze te rrezikshme. E gjithe kjo perralle mori fund kur Italia fillohej te qelbej nga kufomat e policeve, gjykatesve, prokuroreve dhe njerzve te pafajshem.
    Uroj qe mos perjetojme edhe ne te njejten situate!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Emri:  auto_kanabis_31476691481.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  66.6 KB

    'Skenari kolumbian' i Shqipërisë

    Vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfëra se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë…

    Rastet e Kolumbisë e Bolivisë në Amerikën e Jugut, Guatemalës e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, Laos e Afganistanit në Azi, Filipineve në ishujt e Azisë dëshmojnë se kultivimi masiv i substancave të ndaluara nuk ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullsisë, në raport me fqinjët e tyre që kanë tentuar një zhvillim më të qëndrueshëm. Përkundrazi këto vende janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.

    Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë, për 30 vite ka qenë në frontin kryesor në luftën globale kundër drogave, duke jetuar nën terrorin e karteleve të fuqishme Medellín në vitin 1980 dhe 1990 dhe më pas në luftën për të shënjestruar kultivuesit përmes një plani të mbështetur nga SHBA, shkruan ‘The Guardian’ në një artikull të fundit.

    Në dekadat e fundit, Kolumbia ka përjetuar një rritje të ndjeshme në dhunën e lidhur me drogat dhe një mosrakordim të policisë lokale dhe institucioneve gjyqësore, si rrjedhojë e korrupsionit dhe ryshfetit. Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

    Së bashku me fuqinë e tyre të madhe ekonomike, që erdhi sidomos pas kalimit nga marijuana te kokaina në vitet 1980, baronët e drogës arritën dhe një pushtet më të madh. Disa, si Lehder, blenë aksione në radiot lokale dhe gazetat. Të tjerë, si Pablo Escobar Gaviria, kërkuan të krijonin klientë të bindur në qytete, duke shpërndarë të holla për të varfrit, ndërtimin e banesave për ata me të ardhura të ulëta në lagjet e varfra, apo blerjen e ekipeve sportive dhe ndërtimin e stadiumeve sportive. Një numër kontribuan në fushatat politike. Lehder shkoi aq larg sa krijoi Partinë e tij Latino-Nacionaliste dhe për të publikuar ideologjinë e tij hibride politike (një kombinim i nacionalizmit kolumbian dhe atij të Amerikës Latine, të mbrujtur me elemente të fashizmit) përmes gazetës së tij, ‘Quindio Libre’. Në vitin 1982, Escobar u zgjodh në fakt si një kongresmen alternativ në një propozim të Partisë Liberale.

    Emri:  14686250_10210828644741720_1900680501_n1476691638.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  45.2 KB
    Emri:  14619925_10210828674542465_1123245580_n1476691464.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  61.2 KB

    Përveç korruptimit të sistemeve politike dhe ekonomike, trafikimi i narkotikëve ka gjeneruar një problem në rritje të drogës në familje. Në fillim të viteve 1980, u zhvillua në mesin e të rinjve kolumbianë një varësi e përhapur për ‘basuco’. Kjo ishte një lloj kokaine e kontaminuar, që të bën të varur dhe që zakonisht pihet me marijuanë apo duhan, dhe u hodh në tregun kolumbian nga kontrabandistët e kokainës, pasi ajo nuk ishte aq cilësore sa të eksportohej. Duke u shitur lirë, shumë shpejt u bë më shumë popullore në shumë qytete sesa marijuana, duke lënë qindra mijë të varur dhe shumë prej përdoruesve të saj vuajnë nga çrregullime nervore të përhershme.

    Fillimi i skenarit ju ngjan i njohur?!
    Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

    Sot, Kolumbia është në ballë të përpjekjeve për të riparuar politikat e narkotikëve globale. Kombet e Bashkuara po debatojnë ndjeshëm muajt e fundit lidhur me shumë dështime të politikës globale të drogës. Në një seancë të para pak kohëve, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka propozuar një “zgjidhje njerëzore” ndaj problemit të drogës, që ka më shumë për qëllim të luftojë shkaqet e problemit në të gjitha fazat e tij, në vend se vetëm duke u fokusuar në zbatimin e politikave luftuese policore.

    Por, sa kanë ndikuar të ardhurat kolosale nga marijuana e Kokaina në mirëqenien e vendit. Me të ardhura për frymë prej rreth 6 mijë dollarësh në vit, Kolumbia, së bashku me Bolivinë dhe Perunë (kjo e fundit në vitin 2000 e kaloi Kolumbinë si prodhuesi numër një i gjetheve të kokainës në botë) kanë më pak se gjysmën e të ardhurave të shteteve të tjera fqinjë, si Venezuela, Brazili, Kili, Argjentina, që nuk janë aq të varura nga kultivimi i substancave të paligjshme. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore për vitin 2015. Edhe në indeksin e zhvillimit njerëzor të vitit 2015, publikuar nga Kombet e Bashkuara, këto shtete kanë një renditje më negative (më mirë janë Argjentina dhe Kili, për më shumë info shiko tabelën).

    Kolumbia renditet e 11-a në botë për vrasjet për 100 mijë banorë (30.8), sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. “Kolumbia është e njohur për prodhimin e drogës dhe tregtimin e saj. Kjo e kombinuar me shoqërinë që është dukshëm e ndarë mes të pasurve e të varfërve ka bërë që shumë vendas të përfshihen jo vetëm në vrasje, por gjithashtu dhe në rrëmbime, vjedhje, sulme të rënda, por edhe krime të reja”, thuhet në raportin që shoqëron renditjen.

    Historia përsëritet edhe në kontinente të tjera, ku shtetet që kanë “eksperimentuar” me pasurimin e shpejtë përmes kultivimit të marijuanës apo gjetheve të kokainës sot po rezultojnë që kanë të ardhura më të ulëta se fqinjët dhe një indeks të zhvillimit njerëzor më të përkeqësuar.

    Në Amerikën Qendrore, Guatemala dhe Nikaragua kanë të ardhura deri në pesë herë më të ulëta se fqinji i tyre Kosta Rika, të ardhurat e të cilit për frymë i kalojnë 10 mijë dollarë. Me një mesatare prej 100 vrasjesh që kryhen në muaj, Guatemala me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është e pesta në botë për vrasjet për 100 mijë banorë. Në indeksin e zhvillimit njerëzor Guatemala është e 129-a dhe fqinj, Kosta Rika, e 69-a.

    Në Azi, Afganistani ka të ardhura minimale për frymë, prej vetë rreth 600 dollarësh. Filipinet janë një tjetër shembull, ku droga jo vetëm nuk ka rritur mirëqenien e popullsisë, por sot vendi ka 3% të popullsisë të varur nga substancat narkotike./Monitor
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    DUKE,e di se çfar nuk shkon ne historine e kesaj droge shqiptare,dy gjera ; nje,akuzat ndaj qeverise se sotme dhe e dyta shfaqsimi o justifikimi qe ben po prap qeveria per drogen e sotme. Te dyja si akuzat dhe si justifikemet jane nje loje- marrezie politike. Droga kontrabandohej edhe kur ishte PD,kontrabantohet me shume me PS per vet faktin qe eshte rritur kerkesa. Mbillet me shume sepse organizacioni krimal eshte perforcuar shto ketu dhe gjendjen e varferise qe eshte shtuar midis popullit dhe korrupsionin politik dhe ekuacioni mbyllet. Pra droga prodhohej dje me PD dhe prodhohet dhe sot me PS dhe do prodhohet edhe me shume mbas PS po nuk u ndalua varferia dhe korrupsioni.

    Do behemi si Kolumbia ? Ne do behemi akoma dhe me keq.Nuk e di se sa droge perdoret dhe sa kushton ne Shqiperi por kam pershtypjen se niveli o mundesia ekonomike (e perdoruesit) me çmimin e droges eshte ne raport shume me te larte. Pra do rritet krimi ordiner ne Shqiperi duke ditur qe 60-70% e perdoruesve te droges ka kryer nje "krim" jashtligjor (vjedhje-trafik etj etj) dhe 20-30 perqind e perdoruesve e financojne perdorimin personal duke trafikuar o shitur droge. Keto jane statistikat ne vendet e zhvilluara ku mundesia ekonomike eshte me e larte...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    ca u be tani ??? asigja..... ne kto momente ska kohe evropa te meret me ne
    ne gjithmone vend transit kemi per te mbet
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    DUKE,e di se çfar nuk shkon ne historine e kesaj droge shqiptare,dy gjera ; nje,akuzat ndaj qeverise se sotme dhe e dyta shfaqsimi o justifikimi qe ben po prap qeveria per drogen e sotme. Te dyja si akuzat dhe si justifikemet jane nje loje- marrezie politike. Droga kontrabandohej edhe kur ishte PD,kontrabantohet me shume me PS per vet faktin qe eshte rritur kerkesa. Mbillet me shume sepse organizacioni krimal eshte perforcuar shto ketu dhe gjendjen e varferise qe eshte shtuar midis popullit dhe korrupsionin politik dhe ekuacioni mbyllet. Pra droga prodhohej dje me PD dhe prodhohet dhe sot me PS dhe do prodhohet edhe me shume mbas PS po nuk u ndalua varferia dhe korrupsioni.

    Do behemi si Kolumbia ? Ne do behemi akoma dhe me keq.Nuk e di se sa droge perdoret dhe sa kushton ne Shqiperi por kam pershtypjen se niveli o mundesia ekonomike (e perdoruesit) me çmimin e droges eshte ne raport shume me te larte. Pra do rritet krimi ordiner ne Shqiperi duke ditur qe 60-70% e perdoruesve te droges ka kryer nje "krim" jashtligjor (vjedhje-trafik etj etj) dhe 20-30 perqind e perdoruesve e financojne perdorimin personal duke trafikuar o shitur droge. Keto jane statistikat ne vendet e zhvilluara ku mundesia ekonomike eshte me e larte...
    Sero po ta kesh vene re, une postoj vetem lajme qe i denoncon apo i investigon kryesisht media. Shyqyr qe kane mbetur disa portale dhe gazetare te pakorruptuar, kundrejt gjithe atij arsenali mediatiko-propagandistik qe disponon kjo qeveri. Ndaj je i lutur te mos ta shikosh temen me sy partiak.

    Se dyti cilado opozite ne bote do bente mire po te denonconte, sepse kjo eshte mese legjitime ne politike. Pavaresisht se kjo opozite po ben shume pak ose aspak ne kete aspekt!

    Se treti ky relativizimi yt, se edhe ne te kaluaren "na paska patur", vetem legjitimon zullumin e qeverise aktuale.

    Sot kryefjala eshte droga, droga dhe vetem droga! Nuk ishte keshtu dje, as pardje.
    Perkundrazi po ta veresh me kujdes ate harten me siper, do shikosh se Shqiperia ka patur vetem nje Lazarat dhe disa grimca te vogla tek tuk ku mbillej hashash. Ndersa sot mbillet, kultivohet, eksportohet me charter te vegjel anembane atdheut. Por pavaresisht kesaj, qeveria e kaluar, u ndeshkua me vote qofte edhe per Lazaratin!
    Prandaj krahasimi me te kaluaren nuk vlen aspak. Sepse te gjitha qeverite e meparshme nuk e gjalleruan kultivimin e hashashit si rilindasit, u mjaftuan me 2-3 fshatra nderkohe qe sot jane qindra e mijera (ndryshim i vogel te duket?). Sado zullume e mekate te kene patur si qeveria Berisha 1 dhe 2, si qeveria e Nanos, si qeveria e Metes dhe Majkos, bene diçka ose tentuan. Dhe prape nuk ishte e mjaftueshme ne syte e popullit, duke u rrezuar me vote!
    Nderkohe ne 3 vjet me Ramen po hasim fenomene te padegjuara me perpara. Eshte bere rutine normale te degjosh çdo dite ndonje skandal. Kjo po i detyron njerezit te emigrojne masivisht. Rreth 500 mjeke jane larguar nga Shqiperia vetem ne 2015-en, pra po zhduket avash avash edhe ajo pak inteligjence qe na ka mbetur!

    Gjithesesi s'do te thote te rikthejme qeverite e kaluara, sepse cikli i tyre ka perenduar me kohe, ndonese ne shume aspekte jemi qeverisur me mire sesa me Ramen!
    Besoj e pranon edhe ti vete faktin se Rama eshte i pakrahasueshem kur thua qe do ja kalojme Kolumbise! Pse nuk te ka shkuar ndermend kjo fraze ne te kaluaren por e permend pikerisht sot???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 17-10-2016 më 19:04
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    DUKE,denoncimet dhe investigimet duhen bere. Duhen bere se eshte baza e demokracise dhe e lirise. Duhen bere qe te zgjidhen problemet e te permirsohet gjendja.

    Nuk vlejne kur kane si qellim nje denoncim thjeshte partiak,ku sherbejne vetem si shkak opozitar per te mare pushtetin dhe per te mos ndryshuar asgje. Kete mendim kisha dhe kur ishte Rama o socialistet ne opozite,nuk e besoja opoziten dhe shprehja mendimin qe ishte me mire te qendronte Berisha ne qeveri se edhe me fitoren e Rames asgje nuk do ndryshonte. Pra,kjo loja 25 vjeçare me akuza e kunderakuza eshte bere bajat,i humb edhe moralin qe ka denoncimi dhe investigimi. Sjell efektin e kundert qe si investigimi dhe denoncimi nuk perbejne me asnje skandal,sherbejne vetem si justifikim per lojen ne pushtet.

    Nuk diskutohet qe kur qeveriste PD droga ishte me e paket si sasi,por nuk ishte merite e PD se Lazaratin e krijoi dhe e mbrojti PD. Sasia e sotme e droges eshte thjeshte me e larte se ka gjetur treg,kur ishte PD o PS e Nanos tregu ishte me i vogel. Ne kete sistem politik-ekonomik qe eshte Shqiperia edhe mbas kesaj qeverie sasia e droges do vi duke u rritur. Kjo vlen edhe per krimin dhe korrupsionin qe gjithashtu sjellin rritjen e mjerimit dhe varferise.

    Keto jane probleme qe nuk trajtohen me investigime e denoncime per voten e neserme. Jane probleme qe vine nga degjenerimi politik-ekomik qe sjellin degjenerimin e shoqerise.

  8. #8

    Sero, kemi kendveshtrime te ndryshme. Une Ramen nuk e barazoj me askend.
    Nuk hapen as Nano dhe as Berisha per here te pare laboratore kokaine ne Ballkan. Nuk futi as njeri dhe as tjetri kriminele ne parlament. Eshte shume e gjate lista per te te numeruar risite negative qe solli Rama!
    Nano, Majko, Meta dhe Berisha, kishin mundesine dhe intelektin per t'i bere akoma me mire zullumet-premiere qe i bene Rama sot. Dhe çeshte me kryesorja u perpoqen te benin disa gjera, ndonese jo mjaftueshem, qe jane te prekshme per shqiptaret...

    Rama ka ardhur me plane te tjera, ta fyej, talli dhe poshteroj çdo moment kete popull. Dhe po e ben si askush tjeter me pare.
    Por edhe nese do kishte vullnetin e mire, me ate karakter dhe formim qe ka, vetem katranosje si ato qe menderosi ne 11 vite ne bashkine e Tiranes do bente...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero, kemi kendveshtrime te ndryshme. Une Ramen nuk e barazoj me askend.
    Nuk hapen as Nano dhe as Berisha per here te pare laboratore kokaine ne Ballkan. Nuk futi as njeri dhe as tjetri kriminele ne parlament. Eshte shume e gjate lista per te te numeruar risite negative qe solli Rama!
    Nano, Majko, Meta dhe Berisha, kishin mundesine dhe intelektin per t'i bere akoma me mire zullumet-premiere qe i bene Rama sot. Dhe çeshte me kryesorja u perpoqen te benin disa gjera, ndonese jo mjaftueshem, qe jane te prekshme per shqiptaret...

    Rama ka ardhur me plane te tjera, ta fyej, talli dhe poshteroj çdo moment kete popull. Dhe po e ben si askush tjeter me pare.
    Por edhe nese do kishte vullnetin e mire, me ate karakter dhe formim qe ka, vetem katranosje si ato qe menderosi ne 11 vite ne bashkine e Tiranes do bente...
    Laboratoret si dhe droga jane ngjarje qe i sjell koha,jane vepra te momentit ekonomik dhe politik. Rama hapi laboratoret ndersa Saliu hapi kamp terrorizmi i Al Kaedes. Por edhe ne rastin e Saliut ishte ngjarje dhe veprim i kohes.

    Futja e kriminelve ne parlament qe veprimi i vetem pozitiv i Rames : Nje,respektoi demokracin, kur kriminelet jane pse nuk duhen futur ne parlament. Dy,kriminelet ne parlament votojne njesoj si jo kriminelet e tjere,nuk dallohet diferenca. Pastaj,eshte me mire te zgjedhesh kriminelet apo te besh aleance me LSI ?

    Meqe jemi tek denancimet dhe investigimet,si shpegohet qe keto tre vjet asnje minister i LSI-se nuk paditet nga Partia D-ixhitale ? Nuk bejne tendera keta ? Apo jemi akoma tek protestat dhe denancimet Meta Ik ?

    Rama si karakter eshte kopja e Saliut.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO/ Kryeprokurori i Antimafias së Leçes kundër Tahirit: Po vjen më shumë drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Laboratoret si dhe droga jane ngjarje qe i sjell koha,jane vepra te momentit ekonomik dhe politik. Rama hapi laboratoret ndersa Saliu hapi kamp terrorizmi i Al Kaedes. Por edhe ne rastin e Saliut ishte ngjarje dhe veprim i kohes.

    Futja e kriminelve ne parlament qe veprimi i vetem pozitiv i Rames : Nje,respektoi demokracin, kur kriminelet jane pse nuk duhen futur ne parlament. Dy,kriminelet ne parlament votojne njesoj si jo kriminelet e tjere,nuk dallohet diferenca. Pastaj,eshte me mire te zgjedhesh kriminelet apo te besh aleance me LSI ?

    Meqe jemi tek denancimet dhe investigimet,si shpegohet qe keto tre vjet asnje minister i LSI-se nuk paditet nga Partia D-ixhitale ? Nuk bejne tendera keta ? Apo jemi akoma tek protestat dhe denancimet Meta Ik ?

    Rama si karakter eshte kopja e Saliut.
    Sero ta kerkova qe te postimi i meparshem, mos ta shikosh me sy partiak temen.
    Kokaina, hashashi, kriminelet, vrasjet e bankiereve, kercenimi i medias, jane bere te gjitha ne funksion te pasurimit ne menyre ilegale. S'kane asnje pike lidhje me momentin, por me vullnetin e vetem nje njeriu: Edi Rama!
    Asnjehere asnje qeveri nuk ka futur njerez te Al-Qaedas me dashje ne Shqiperi. Nqs do marrim si reference k*arlleqet e Mero Bazes, Klosit, Izet Haxhise apo gazetes flet-rrufe Dita, do behemi qesharak dy here! Fillimisht per t'i besuar nje marrezie te tille dhe pastaj per ta perdor si argument...
    Rama si karakter eshte i pakrahasueshem. Asnji nga lideret qe kemi patur, nuk i ka thy turinjte bashkeshorteve, nuk ka nxjerre mamane perjashte, nuk perdor rendomtazi kokaine, nuk eshte mjekuar per skizofreni, nuk ka paditur babain per incest me te shoqen, etj etj... Keto lloj defektesh ne karakter i ka vetem nje njeri, qe sot ka marre persiper te rregulloj jeten e shqiptareve: EDI RAMA...

    Sa per LSI-ne qe periudha te caktuara shahet dhe anatemohet nga PD e PS, pastaj ne periudha te tjera jane ne muaj mjalti, nuk eshte suprizuese sepse e tille eshte real politika. Pretendim i gabuar ta gjesh moralin tek politika...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •