Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Ministri "kosovar" Enver Hoxhaj, fyen Republikën e Shqipëris !

    HOXHAJ: KOSOVA NUK KA NEVOJË PËR SHQIPËRINË NË BISEDIMET ME SERBINË


    Pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, ku ndër të tjera janë prekur edhe çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ajo e kompleksit metalurgjik të “Trepçës”, ka reaguar i frustruar ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

    Në një koment për “ART”-në maqedonase, Hoxhaj ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet mbështetja e Tiranës në dialogun që po zhvillon me Serbinë, pasi për këtë Prishtina gëzon mbështetjen amerikane dhe europiane. Sa i përket bashkëpunimit Tiranë-Beograd, kryediplomati kosovar thotë se kjo është çështje dypalëshe mes dy vendeve respektive.

    Hoxhaj shprehet gjithashtu se Shqipëria nuk është një aktor global, ndaj dhe nuk mund të luajë rol në raportet e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, gjë për të cilën sipas tij, Kosova kërkon ndihmën vetëm të Amerikës dhe BE-së, e të askujt tjetri.

    “Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj.

    Gjatë ditëve të fundit, në Serbi është ndalur për një vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është pritur me shumë rezerva në Kosovë, jo vetëm mes mediave por edhe politikës zyrtare. Pothuajse njëzëri,ata kanë deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.



    Emri:  Hashim-Thaci-dhe-Enver-Hoxha-ne-librari-ne-woshington.jpg

Shikime: 236

Madhësia:  14.2 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ministri "kosovar" Enver Hoxhaj, fyen Republikën e Shqipëris !

    Ka thene diçka te vertete,ne menyre dhe momentin e gabuar dhe e ka thene kete te vertete per te mbuluar deshtimet e qeverise ne Kosove.

    E verteta eshte se Shqiperia sot nuk ka politikan me kulture dhe moral per te trajtuar as çeshtjet minimale.Flasim ne pergjithsi se po te marim Ramen ne veçanti deklarata e Shokut Enver Hoxha (urime per ditlindjen qe kishte dje) behet akoma dhe me e vertete.

    Momenti i gabuar eshte se nuk behet nje deklarate e tille kur nje shqiptar eshte ne bisedime (behet o para o edhe mbrapa jo gjate vizites). Menyra e gabuar qendron qe perdoret Rama (qe nuk ja vlen) si justifikim per deshtimet dhe injorancen qe ka treguar deri tani politika kosovare karshi Serbise. ( Ndryshimi midis nje politikani shqiptar ì shtetit shqiptar dhe midis nje politikani shqiptar i Kosoves qendron vetem se politikanet e Shqiperise nuk kane komplekse inferioriteti ndaj serbeve,ndersa politikanet e Kosoves i trajtojne çeshtjet me Serbine sikur te kene humbur luften e fundit...
    Ajo,qe nje vend duhet te jete aktor global eshte nje budallik,edhe sikur te trajtosh çeshtje lidhur direkt me Kinen o Rusine e jo me me Serbine,por eshte nje gomarllik qe justifikohet vetem me ane te analfabetizmit politik qe midis politikaneve shqiptar nuk mungon o eshte baza e veprimtarise si profesion.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    drague (17-10-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ministri "kosovar" Enver Hoxhaj, fyen Republikën e Shqipëris !

    Enver Hoxhaj ndonese tregon aftesine e nje mjeku qe me saktesi profesionale kerkon te operoje(ndaje) Kosoven nga Shqiperia e semure, ndonese...ai i perket klanit te demoneve apo klanit lindor qe genjen per cdo gje, klan qe kerkon te permbyse rendin universal dhe Alienin(Zotin), klan qe manipulon karmat(jetet ne vijim qe e gjejne vete kuptimin e vazhdimesise) qe ndaloi Paskal Milon(Enverin e vertete) te ri aktronte pushtetin e Shqiperise dhe emrin e tij dhe famen ja ngjiti nje intelektuali Kosovar te dale boje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •