Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    Shumė shkrime janė bėrė pėr Voskopojės qytetin e begatė qė ėshtė djegur 4 herė, kryesisht pėr shkak tė lakmisė, por nė historinė e saj pleksja e politikave brėnda dhe jashtė vėndit ndikuan fort nė shkatėrimin disa herė tėkėtij qyteti tė lashtė.
    Sipas Historisė, Voskopoja ėshtė ndėrtuar nė malet Candavi ( mali i Voskopjes dhe i Gjergjevices), nga “Quintus Maximus” nė shekullin XI, Voskopoja ka qėnė metropoli tregtar i Epirit. Nė Voskopojė janė ndėrtuar rreth 20 basilika e objekte kulti (ortodokse), qė e bėjnė Voskopojėn zonėn mė tė pasur nė Shqipėri pėr mozaikun dhe monumentet e kulturės (http://ėėė.royalvoskopoja.com/?page_id=207).
    Megjithatė zhvillimin mė tė madh e mori nė mesin e shek. XVIII. Nė atė vėndbanim erdhėn nė fillim vlehėt ose arumuėt, popullata qė jeton nė ato shekuj nė Ballkan por qė janė me orrigjinė thrako-ilire. Sidoqoftė ardhja e vllehėve nė zonat e Epirit, Maqedonisė, Arbėrisė, dhe Greqisė sė sotme mesa duket ka ndodhur pas vrasjes tė Kontit tė Ėallahisė Vlad Drakula (Tepes) (1431-1477), pra pas shek XV.
    Voskopoja apo siē quhej nga vllehet Moskopolis kishte rreth 26 kisha orthodokse. Nė fillim quhej Voskopolis. Kisha e parė ishte Kisha e Shėn Prodhomit, dhe ndoshta fjala Mosco-polis vjen nga bashkimi i fjalėve sllavo greke si qyteti me maja tė larta pėr shkak tė kėmbanoreve tė kishave tė atėhershme ose prej fjalės slave vosk-dyllė. Pas pushtimit bullgar u pėrdorėn tė dy fjalėt Voskopolis dhe Moskopolis.
    Kisha mė e vjetėr nė Voskopojė ishte kisha e Shėn e Premtes, e cila daton nė shekullin e XIV-tė, si bashkėkohėse me themelimin e Voskopojės.
    Pesė kishat e para u emėruan mė emrat e Ėngjėjve Mikael, Gabriel, Shėn Athanas, Shėn Nikolla, kisha e Profetit Eliah, dhe Fjetja e Shėn Marisė u ndėrtuan midis viteve 1630-1780.
    Kėto kisha u pikturuan nga Anton Shipska (Kisha e Shėn Prodhomit), David Selenica dhe ndihmėsit e tij Kristo dhe Konstandin Shpataraku (Kisha e Shėn Kollit), Konstandin dhe Anastas Zografi (Kisha tė ndryshme), piktorėt Agrafan Teodor, Anagnosti, dhe Steriani (Shėn Thanasi), dhe Jeremanka Konstandini me prodhimin e disa ikonave tė ēmueshme nė 1703 (Ullmar Qvick http://ėėė.forumishqiptar.com/thread...n%C3%AB-rrezik!).
    Sipas intelektualit Dhori Fallo dhe oponenti Jani Gusho, tek libri `Tragjedia e Voskopojės` thonė se vendosja e familjeve nga Voskopi dhe disi mė vonė edhe nga fshati Bec, bėri qė tė krijohej toponimi Voskop e Bec qė nė tė folmen e pėrditshme do tė dilte Voskopec e nga kėtej Voskopojė. Kisha e parė e ngritur nė kėtė vend do tė ishte Shėn Dionisi dhe mė pas Kisha e Shėn e Premtes, qė do tė ndiqeshin nga kisha tė tjera mė tė mėdha e mė solide. Numri i kishave gjithsej do tė shkonte nė 36.
    Dihet qė atu pėrveē kishave ishin ndėrtuar dhe njė akademi, dhe shkolla. Gjuha kryesore ishte vllahishtja, shqipja por shkrimet bėheshin nė gjuhėn greqishte tė vjetėr., sepse popullata vllahe ishte mė e madhe se popullatat e tjerė. Piktorė shkrimtarė dhe tregėtaree e ngritėn Voskopojėn nė nivelin e njė qyteti mė tė madh se Sofia, Athina, dhe njė qytet i dyti pas Selanikut. Vinin tregėtarė nga Europa qėndrore, Bizanti, italia dhe sigurisht nga Perandoria osmane. Bejlerėt dhe Agallarrėt me fe islame e zonave fqinjė shihnin tek Voskopoja njė vėnd tė lamuar e plotmundėsi pasurimi.
    Duhet tė kihet parasysh se numri i orthodokse ishte i madh por me qėriti quhej bizantin ose grek, shumė tė huaj i quanin voskopojarėt si grekė, por nė fakt, etnia ishte krejt ndryshe nga religjioni. Llogaritej se para shkatėrrimit tė parė Voskpoja arriti deri nė 36.000-50.000 banorė
    Zhan Klod Faveiral nė veprėn e tij “Historia e Shqipėrise” shkruan se me 1770 del nė Venecia nje fjalor i vogel greqisht-vllahisht-shqip me 1070 fjale. Autori i kesaj vepre te vogel ishte Teodor Anastas Kavalioti, protopop i Voskopojės. Fjalori eshte riprodhuar nga Johan Tunman, nė historine e tij te popujve te Europes Lindore.
    Djegia e parė e Voskopojės, ndodhi nė 24 qershor 1769 dhe kėto fakte gjenden nė kodikėt e Manastirit tė Shėn Prodhomit tė mbajtura nga Mihail Gora, i njohur si njeriu i letrave tė asaj kohe. Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij shkruan se: “Voskopoja u shkaterrua nė vitin 1769 nga fiset shqiptare perreth qe e quanin ate nje qender te ortodokseve filoruse. Tė coroditur, por edhe per mungese largpamesie, fillimisht autoritetet e atehershme turke u lanė dorė te lire shqiptareve te shuajne etjen e tyre hakmarrese, ndaj grekeve. Puna kishte qene keshtu: Fiset e Dangellise dhe kryetaret e tyre kishin qene dorezanes per karvanet qe hynin e dilnin nga Voskopoja, por ne vitin 1765, tregtaret e Voskopojes moren fjalen e sanxhakbeut te Vlores, Kurt Ahmet Pashe Ngurresa, se ai si zyrtar, eshte ne gjendje qe te garantoje sigurine e karvaneve tė tyre, ndaj nuk kanė pse t’u paguajne takse rruge dhe sigurie ca fiseve tė egra. Por, kur ruset e Greqise u pritėn miqesisht nga popullsia vendase dhe per kete shkak autoritetet turke kujtonin, se duhej te ndermerrnin nje aksion hakmarrjeje kunder ortodoksėve ne pergjithesi dhe kunder vllehėve nė vecanti, edhe fiset e Dangėllise gjeten rastin per te kerkuar nga voskopojarėt taksen e sigurise, te refuzuar per disa vite dhe keshtu ata e plackitėn plotesisht qytetin, qe atehere kishte 12.000 banore. Nje pjese e banoreve, qe iknin per t’i shpėtuar kasaphanes, shkoi dhe u ngul ne Korce apo Berat, te tjeret perfunduan ne Rumani, apo edhe me larg”.
    Njė variant tjetėr por mė i besueshėm ėshtė argumenti i Forumit islam i cili shprehet: ``Mbi bazė dokumentesh tė pakundėrshtueshme, ne na rezulton se sulmuesit e Voskopojės ishin kreditorėt e voskopojarėve, tė krishterė si kėta, ndėrkohė qė ata tė cilėt e mbrojtėn qytetin ishin njėmijė shqiptarė myslimanė me nė krye bylykbashin Mustafa Korēa, mik i voskopojarėve. Ne na rezulton qartė se kundėrvėniet fetare, qė aq shumė janė emfatizuar nga historiografia greke, nuk kanė tė bėjnė fare me fundin e Voskopojės``.
    Kurse Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), autor i librit “Historia e Shqipėrisė”, “Voskopojarėt ia vunė fajin luksit tė tepruar tė femrave tė tyre. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, saqė vetė Perėndia vuri nė punė duart e njerėzve tė ligj pėr tė ēuar nė udhė tė drejtė ata qė kanė dalė nga udha e Zotit. Duke e parė tė pamundur tė qėndrojnė nė njė vend tė mbushur me armiq, voskopojarėt kėrkuan njė garnizon. Por, garnizoni pėrfundoi atė ēfarė kishin filluar kaēakėt e tjerė. Dhe, atėherė, tė gjithė tė pasurit e braktisėn kėtė vend tė mallkuar, njėri pas tjetrit”. Nė shkrimet e tij, Voskopoja kishte tri kisha tė mėdha: ajo e Shėn Mėrisė, e Karallambit dhe e Shėn Nikollės. Ajo kishte mė se 45 mijė banorė. Shkollat e saj ishin tė shumta dhe nė lulėzim. Ato frekuentoheshin jo vetėm nga fėmijėt e qytetit, por dhe nga tė ardhur tė tjerė nga Nikolica, Lipoteni dhe nganjėherė edhe shumė larg. Nga Voskopoja, ashtu si nga Janina, pėr tė pėrfunduar studimet shkohej mė pas nė shkollat e Italisė``…
    Djegia e Dytė e Voskopojės ėshtė e diskutueshme dhe Historia nuk e ėrmėndd por disa autorė thonė se pas 4 vjetėsh mė 1773 pėrsėri bejlerėt e Dangėllisė e plaēkitėn Voskopojėn. Kėtė fakt e gjejmė nė faqet 10 dhe 125 tė librit “Mbi qytetin Mesjetar tė Voskopojės” tė studiuesit Nedai Thėllimi, por edhe nė kodikun e vjetėr tė Manastirit tė Shėn Prodhomit nga Mihail Gorra. Ndėrkohė ėshtė nėnvizuar si fakt dhe nga shumė historianė tė tjerė. Gjithsesi, Mihail Gorra e parqet me vėrtetėsi kėtė ngjarje, pasi ai edhe pse lindi nė Shipskė e kaloi gjithė jetėn e tij nė Voskopojė. Gorra ėshtė shkruesi i kodikut pėr periudhėn nga viti 1765 deri nė vitin 1783.
    Djegia e tretė, Kur nuk kishin kaluar veēse 16 vjet nga djegia e dytė e Voskopojės, ky qytet u dogj pėr herė tė tretė mė 1789. Shkak u bėnė luftimet mes forcave tė Ali Pashė Tepelenės dhe atyre tė ibrahim Pashės sė Beratit. Pas kėtij shkatėrrimi ndodhi braktisja e radhės e Voskopojės. Nga 36 kisha kishin mbetur vetėm 6, ndėrsa pėr akademinė, shtypshkronjėn, bibliotekėn, konviktin studentor, jetimoren, spitalin as qė mund tė bėhej fjalė. Kėshtu , pėr mė shumė se 126 vjet Voskopoja ishte kthyer nė rrėnoja. Vetėm nga mezi dhe nė fund tė shek 19 Voskopoja e mori vetenpėrsėri por mbeti njė fshat i vogėl, megjithė investimet e disa orthodoksve tė pasur. http://ėėė.forumishqiptar.com/thread...n%C3%AB-rrezik!
    Djegia e katėrt, ndodhi pas 127 vjetėsh. Nė 16 tetor tė vitit 1916 nė mes tė luftės sė Parė Botėrore Voskopoja u pėrball me ushtritė dhe me cetat ndėrluftuese. Pas 127 vjetėsh, kur Voskopoja nuk kishte ndonjė ndryshim tė madh nga ajo qė ėshtė sot, pėrsa u pėrket ndėrtimeve klasike ndodhi qė tė digjej sėrish. Shkak pėr djegien e njė vendi qė ishte djegur edhe tri herė tė tjera mė pare, sipas disa autorėve, u bėnė andartėt grekė, tė cilėt gjendeshin nė Voskopojė dhe nuk lejonin nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė lloj kushti qė forcat patriotike tė kalonin pėrmes Voskopojės.
    Sipas shkrimtarit dhe autorit Nikolla Simaku thuhet se : ``Djegia e vitit 1916, ishte me te vertete nje krim, nje genocid, i nje oficeri shqiptar i paguar nga austriakėt, ose nga blloku qendror, i cili luftonte kunder Antantes. Ne ate kohe, francezet, te cilet kryesonin Antanten, kishin te pushtuar Greqine Veriore, Korēen dhe Voskopojen me rrethinat e saj. Ne Voskopoje, edhe sipas eruditit voskopojar Dhori Fallo, nuk kishte me shume se 10-12 ushtare andartė. Sipas te ndjerit Sabri Godo, ne ditet e luftimit erdhen dhe rreth 20 vullnetarė nga Kosturi ne ndihme te voskopojareve. Para tyre, pa filluar lufta ne qytet, ishin dukur dhe francezet, nen komandėn e te cileve ishin dhe andartet greke. Duhet ta dini se qeveria e Greqisė se veriut, kryesuar nga Venizelosi, mbahej nga francezėt. Pra lufta nuk ishte pėr ēlirimin e Voskopojes nga andartet, por me Sali Butken ne krye, i shpallur komandant i ardhshem i xhandermarise shqiptare, i paguar nga austriakėt, i urdheruar nga ata, u nisen pėr tu pėrballur me francezet dhe per pushtimin e Korēes. Ne kete inkursion, ushterisė tė mbledhur nga Saliu, iu bashkuan dhe shume grabites dhe hajdutė profesioniste. Letra e "fameshme" e derguar si pergjigje Sali Butkes, origjinali i se ciles nuk gjendet, nuk mund te shkruhej nga Kryekomunari Lluka Fundo, por nga andartet.
    Letra e Sali Butkės (origjinali mungon) drejtuar fshatarėv tė Voskopojės thotė: ``Lavdar, 15 tetor 1916 Drejtuar Parise se fshatit Voskopoje! ..Ju informoj se neser vij ne Voskopoje. Lajmeroni popullaten e saj qe nuk vij per shkaterrim dhe plackitje, por vij ta marr ate e te ngre flamurin shqiptar ne emer te Shqiperise. Mesojeni mire qe keto vise jane shqiptare dhe jo sic e mendoni ju. Prova eshte se Greqia dy here i pushtoi keto vise dhe dy here i braktisi. Te mos mendoje njeri te hedhe ndonje pushke kunder nesh, sepse do te behet shkak te digjet fshati juaj``.
    Kjo nuk mund te sherbeje kure si justifikim "absolutisht i pranuar" per te djegur, grabitur dhe masakruar popullsinė, e cila mbrohej pikerisht nga barbaret qe u turren mbi te. Pas nje viti, ne Selanik, po nga francezet u ekzekutua Themistokli Germenji. Grekt u kthyen prap. Saliu nuk luftoi me kunder tyre. Austriaket, nga te cilet varej si oficer i tyre, e pushuan pushtimin e metejashem. Voskopoja mbeti e shkateruar.

    Lluka Fundo, qe ishte i pari i Voskopojes, sipas Katros, bente be se Sali Butka ishte i pafajshėm ne ate qe ndodhi ne Voskopoje dhe se banoret e Voskopojes nuk ishin ne dijeni te asaj qe po ndodhte, pasi nenshkrimi i Fundos ishte falsifikuar dhe vula e zyres me te cilen ishte vulosur pergjigjja e letres se Butkes, ishin falsifikuar. Fundoja nuk ishte ne dijeni te kesaj dhe e mesoi kohė mė vonė sesi qėndronte e vėrteta. (https://ėėė.facebook.com/voskopoja20...51597168288133)
    Sigurisht pas djegies dhe plaēkitjes sė Voskopojės e cila filloimė 16 tetor 1916, me pretekstin se kishte andartė grekė dhe me pretekstin se muret e shtėpive ishin lyer me ngjyrė tė barrdhė dhe blu (flamuri grek),nė fakt ishte dhe pėrplasjet e mėdha midis ushtrisė francize dhe asaj greke pėr tė mbajtur nėn kontroll zonat orthodokse me ato austriake me tė cilat bashkėpunoi Sali Butka tė cilat ishin kundėrshtarė tė Antantės. Rezultati ishte se njė muaj mė vonė, nė nėntor 1916 u formua Republika e Korēės e ndihmuar nga francezėt tė cilėt nė fakt larguan andartėt grekė me nė krye Themistokli Gėrmenjin, Republikė e cila pėrfshinte edhe Voskopojėn. Por rezultati pėr Voskopojėn ishte katastrofik: u dogjėn tė gjitha; popullsia iku nė Korēė, , Berat dhe Fier-Lushnjė dhe vėndi mbeti i shkretė dhe, sikurse thonė vetė Voskopojarėt , ai vėnd aq i bukur dhe i begatė, ishte i mallkuar.
    Sot Voskopoja ėshtė njė fshat qė po e merr vehten por qė ka numrin mė tė madh tė emigrantėve pėr numėr banorėsh. Sot Voskopoja ka rikuperuar njė pjė pjesė tė Kishave dhe ėshtė bėrė vėnd turistik dhe e ardhmja ėshtė optimiste. Shkatėrrimi i Voskopojės nga ēeta e Sali Butkės hedh hije dyshimi mbi kėtė personazh jo pak tė pėrmėndur nė fillimet e shekullit tė XX, sepse siē thonė dokumentat , nuk ishte e nevojshme tė largoheshin 12 andartė grekė duke djegur gjithė fshati. Mjaftonte njė bisedė me kryetarin dhe pleqėsinė e Voskopojės sė atėhershme. Por kjo nuk ndodhi. Voskopojarėt shajnė Sali Butkėn pėr prishjen dhe djegien e fshatit tė tyre.Le tė shpresojmė qė tė mos ketė mė kėsi ngjarjesh nė tė ardhmen dhe shqiptarėt tė jetojnė nė tolerancė dhe harmoni sė bashku, pa harruar historinė.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: 100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    Shoku Pirro,

    Je perfundimisht koke e kembe i brumosur me ideologjine e paster komuniste. Sot i ke vene kapakun!

    Partia jone ka patur gjithmonė shokė dhe shoqe tė gatshme tė duartrokasin e tė brohorasin pėr udhėheqjen.
    Sot komunistet anembane atdheut perkujtojne lindjen e udheheqesit tone shpirteror, shokut Enver. Urojme qe ky 108 vjetor i heroit tone popullor Enver Hoxhes, te nxisi shokun Pirro te na sjelli nje monografi te plotė per udheheqjen!

    Ps: Ja dhe nje dedikim nostalogjik per shokun tone Pirro

    https://m.youtube.com/watch?v=HUOROLyD1d8
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: 100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    Prandaj Kujdes! Zoti(fjala vjen zoti sepse ai/ajo eshte mister absolut per cdoke) ka Aljene te devotshem kudo dhe mund ta djege(zhduke) perseri Boten, qe vjen era p..dh dhe m..t!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: 100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    I nderuar Duke OF arberia,
    Eshte shkrimi i vetem qe u shkruajt per kete ngjarje te kobshme . Problemi me shqiptaret dhe Duket eshte se ato qe i kane bere vete u a veshin te tjereve.
    Se dyti te gjithe merren me jehonat dhe thashethemet e politikes dhe shume pak shikojne kujtesen historike per ta vleresuar...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: 100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    Citim Postuar mė parė nga Ciarli Lexo Postimin
    Prandaj Kujdes! Zoti(fjala vjen zoti sepse ai/ajo eshte mister absolut per cdoke) ka Aljene te devotshem kudo dhe mund ta djege(zhduke) perseri Boten, qe vjen era p..dh dhe m..t!
    Mos kam te bej me nje te dehur Zoteri?
    Llafet e pista nuk jane per kete teme.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: 100 vjet nga Djegia e Voskopojės ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

    Citim Postuar mė parė nga pirro10 Lexo Postimin
    I nderuar Duke OF arberia,
    Eshte shkrimi i vetem qe u shkruajt per kete ngjarje te kobshme . Problemi me shqiptaret dhe Duket eshte se ato qe i kane bere vete u a veshin te tjereve.
    Se dyti te gjithe merren me jehonat dhe thashethemet e politikes dhe shume pak shikojne kujtesen historike per ta vleresuar...
    Parti, Enver, jemi gati kurdohere!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •