Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

    Nga Manjola Bregasi-

    Largimin nga Shqipëria nuk e kisha menduar kurrë, madje as në vitin 1997, kur nën emergjencën e kërcënimit për jetën, emigrimi shihej si e vetmja mundësi.

    Mbase e nxitur edhe nga prindërit që më përsërisnin vazhdimisht fjalinë: “Do bëhet një ditë Shqipëria”, vendosa të rri e madje të përpiqem që çdo ditë, të ndihmoj për ta bërë Shqipërinë dhe veten, ashtu siç prindërit më mësuan, me punë të ndershme.

    Por sot, prindërit e mi ndjehen të penduar për fjalinë që më ngulën në kokë për vite me radhë. Tani ata më thonë: “Nuk bëhet Shqipëria” dhe ju duket shumë vonë për çdo vendim tjetër.

    E kur thonë nuk bëhet Shqipëria, prindërit e mi nuk e kanë fjalën as për rroga apo pensione të mira dhe as për jetë luksi e makina të shtrenjta. Kur thonë “nuk bëhet Shqipëria”, ata e kanë fjalën për vetë jetën. Ndaj këtë radhë nuk më ndaluan, kur vendosa të aplikoj lotarinë amerikane, edhe pse u kërkova një motiv për të qëndruar në Shqipëri.

    Për fat të keq askush nuk ma dha këtë motiv: as realiteti, as miqtë e tashmë as prindërit, që me mësuan deri sot: se guri rëndon në vendin e vet.

    Por me sa duket, shqiptarët nuk duan të jenë më gurë që rëndojnë. Në një sondazh të realizuar nga Opinion.al vetëm pak ditë më parë, të pyetur nëse mendojnë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi tjetër për të ardhme më të mirë, 91% e votuesve kanë thënë “po”. Dhe e dini çfarë? Ky ka qenë një ndër sondazhet më të votuar në faqe, duke arritur një numër rekord prej 5 mijë pjesëmarrësish.

    Dëgjoj shumë miq që duan të ikin. Disa për të gjetur një punë që nuk e kanë, disa për të ardhmen e fëmijëve, disa për një jetë më të mirë pa strese dhe telashe. Unë nuk kam asnjë nga këto arsye, sepse të gjitha më duken shumë përpara vetë jetës. Unë dua të iki, thjesht për të jetuar, sepse në Shqipëri jeta vlen shumë pak.

    Disa javë më parë, përcolla në parajsë një njeri shumë të dashur për mua.

    E dini pse? Sepse në orët e vona, një natë të mërkure ai pësoi infarkt të miokardit…Dhe fati nuk ishte me të. Sepse tashmë jemi nuk e di sa milionë shqiptarë që jetën tone ja kemi lënë në dorë fatit, edhe pse paguajmë sigurime, edhe pse na zhvasin nga taksat, edhe pse na flitet për shëndetësi falas e nuk kemi ku të shkojmë. Dyert na përplasen në fytyrë nëse nuk kemi miq apo lekë të zgjidhim një hall. Por edhe kur paguajmë, edhe kur gjejme miq, përsëri na bie në kokë. Shteti tek ne ka vdekur, ndaj fati është e vetmja derë ku mund të trokasim. Por atë natë, fati nuk qe me ne. E dini pse? Sepse në reanimacionin e kardiologjisë, dikush kishte lënë roje një praktikant, për më tepër të paaftë. Një praktikanti i kardiologjisë, që për më shumë se tetë orë nuk arriti të diagnostikojë një pacient me infarkt, pavarësisht këmbënguljes së familjarëve për anamnezën. Nën “kujdesin” e këtij praktikanti, (që me siguri tani po i shkurton orët ndonjë pacienti tjetër) ky njeri pësoi edhe dy infarkte të tjera. Kur mëngjesi zbardhi, ishte vonë për të ndërhyrë…. Ishte vonë për të jetuar.

    Ky ishte mësimi më i hidhur që Shqipëria më dha mua dhe gjithë të afërmve të mi. Ky ishte mësimi më i kushtueshëm, që qëndrimi në Shqipëri na dha si kosto për besnikërinë, dashurinë apo parimet tona për vendin dhe jetën.

    Në një vend ku është vonë për të jetuar, por ka kohë për import mbetjesh, për shitje konçensionesh, për abuzime tenderash dhe për gjithë të tjerat unë nuk gjej dot më motivin, nuk gjej dot busullën, nuk gjej dot jetën. Të tjerat janë thjesht shtojca.

    Por nëse më jepni një motiv, unë do vazhdoj të rri në Shqipëri. Kur flas për motiv, nuk e kam fjalën për ujë, punësime apo për rrugë të pastra. Kur them motiv e kam fjalën për vetë jetën, me ose pa të tjerat, u mësuam tashmë. Për fat të keq, vazhdoj të besoj që në Shqipëria jeta vlen shumë pak, ndërsa për mua është më e çmuara.

    opinion.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

    Ai vend nuk bahet ma.

    E kane nen kthetra kriminelet.
    Jane qe te gjithe bijte e vampireve qe pine gjakun e popullit per 45 vjet.

    Tashi, te ripjelle, jane me te rrezikshem se kurre.

    Nese doni te jetoni me dinjitet, te shpetoni femijet, ikni!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

    Eshte njeriu qe nuk behet me nuk eshte vendi.Te kerkosh te besh njeriun pa nje minimum vertetsie dhe drejtesie eshte e pamundur.
    Ai njeri nuk behet pikerisht se ka munguar dhe mungon ky minimum.

    Artikull i bukur ku vertet nuk gjen dot nje motiv edhe thjesht si pergjigje pa arsyetim.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

    Pse po ikin shqiptarët e "gjeneratës tjetër"

    Nga Armando Meta

    Një studim i Eurostat, lidhur me emigracionin, ka nxjerrë në pah një realitet shqetësues sa i përket grupmoshës që kërkon të lerë vendin në emër të një jete më të mirë. Sipas studimit, 80% e atyre që kërkojnë azil nga Shqipëria janë nën moshën 35 vjeç. Kjo as më shumë dhe as më pak, provon qartazi jo vetëm uljen e moshës mesatare në vendin tonë, por nga ana tjetër provon se të rinjtë gjithnjë e më shumë po bëhen mosbesues se mund të ndërtojnë ardhmërinë e jetës së tyre në Shqipëri. Ideja për t’ja mbathur “nga sytë këmbët” ka shumë bazë reale dhe shënon fillimin e një periudhe ku thuajse shumica e popullsis ka humbur shpresat se vendi po hyn në rrugën e përparimit ekonomik, forcimin e zbatimit të ligjit dhe ndërtimit të një ekonomie familjare, e cila do të mund të krijonte shanset për zhvillimin e jetës dhe rritjen e fëmijëve të paktën në një mjedis normal. Natyrisht që askush prej nesh nuk priste që gjërat e bëra shumë keq në 2 dekada të rregulloheshin si me magji brenda 3 viteve. Por nga ana tjetër askush nuk priste që brenda 3 viteve gjërat të vithiseshin më keq se 3 vite më përpara. Me përjashtim të disa kozmetikave urbane, e natyrisht edhe disa arritjeve simbolike në fushën e rendit publik, në planin ekonomik situata është shumë e mjerë. Është e pakuptueshme se çfarë ka parasysh kryeministri apo ministri i financave me deklaratat e tyre për “rritje ekonomike”, kur në të vërtetë pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare përjetojnë një rrënim ekonomik edhe më të madh krahasuar me 3 vite më parë. Për të testuar ekonominë nuk është se duhet shumë mund. Në ekonominë familjare raportet e FMN-së apo organizmave të tjerë studimorë ekonomik “nuk pinë ujë”. Mjafton të hedhësh një sy nëpër dyqanet në të katër cepat e Tiranës, për të kuptuar se pjesa dërrmuese e tyre thuajse nuk kanë punë fare. Mjafton të shkohet nëpër disa supermarkete të mëdha apo të vogla nëpër lagje, për të kuptuar se numëri i blerjeve të artikujve bazë ushqimorë është gjithnjë në rënie. Njerëzit gjithnjë e më shumë po tërhiqen drejt mallrave jo cilësorë, për shkak të çmimeve të ulëta me të cilat ato shiten dhe mungesës së parave që kanë qytetarët nëpër xhepa. Ndërsa fundjavat me familjen për të shkuar diku, janë bërë një luks shumë i tepruar.

    Gjithshka nis nga ekonomia. E natyrisht edhe perceptimet për një qeverisje fillon nga ekonomia familjare. Të tjerat si “demokracia”, “mendimi i lirë”, e retorika politike kush je ti e kush jam unë, janë thjeshtë dëngla dhe kapardisje mbi lëngatën ekonomike të të tjerëve.

    Prej muajsh kryeministri artikulon një tezë që në një vend normal natyrisht do të ishte mjaft komplimentuese atë të “Shqipërisë së gjeneratës tjetër”. Por në thelb kjo tezë, duke e krahasuar me problermatikën me të cilën përballet vendi, është më shumë një përpjekje e dëshpëruar për t’i ikur realitetit, për t’u bërë bisht përgjegjësive dhe premtimeve të bëra 3 vite më parë. Mbi bazën e logjikës së kryeministrit i bie që gjenerata aktuale duhet të përpëlitet në mizerjen ku është zhytur sepse kreu i qeverisë s’ja ka ngenë të merret me këtë gjeneratë sepse ai po punon për të ardhmen, “gjeneratën tjetër”. Në fakt kjo duket shumë cinike. Edhe gjenerata tjetër nuk lind nga hiçi, por mbi të tashmen. Nëse gjenerata e ardhshme rritet në pamundësinë e familjeve për t’i ushqyer si duhet, për t’i arsimuar si duhet, për t’i edukuar si duhet, për t’i rritur në një ambient sa më normal, është e pakutpueshme se për çfarë gjenerate e ka fjalën kreu i qeverisë. “Ç’të mbjellësh do korrësh”. Është pikërisht mungesa e shpresës, situata e vështirë ekonomike, apo edhe fakti se kryeministri po punon për “gjeneratën tjetër”, ajo që bën që gjithnjë e më shumë gjenerata aktuale t’ia mbath, tashmë jo në kërkim të ëndërrës për pasuri, por thjeshtë që të bëj një jete normale. Nuk është koha e “flive” në emër të së ardhmes. Prova më e mirë për këtë janë prindërit tanë, të cilët u sakrifikuan në emër të “gjeneratës tjetër”. Kaq na mjafton.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •