Emri:  image.jpg

Shikime: 175

Madhėsia:  27.7 KB




Nga Poli Hoxha

Diēka e keqe e madhe po ndodh. Opozitarizmi, revolta ndaj pushtetit qė po degradon nė njė sekt autokratik ėshtė lodhur. Nuk e kemi fjalėn thjesht pėr opozitarizmin politikė, partinė qė kėrkon tė rikthehet nė pushtet. Kjo ėshtė histori mė vete.
Por bėhet fjalė sidomos  pėr shoqėrinė civile dhe medien tė cilat duket janė dorėzuar pėrballė kundėrsulmeve me “tė njėjtėn monedhė”, qė kryeministri dhe shpura e tij ndėrmerr sa herė gjendet pėrpara akuzave dhe kritikave.
Por ēfarė ėshtė ajo “magji”, ajo forcė e madhe absurde nė pamje tė parė, e cila bėn qė nė vend qė tė ulin kokėn dhe tė reflektojnė pėr tė mirėn e tyre dhe 1 milion votave qė pėrfaqėsojnė, ky grusht njerėzish qė drejton vendin ēdo ditė e mė shumė tė bėhet arrogant dhe tė shpall armiq pikėrisht ata qė ambasadori Lu ka dėshirė ti quajė, si e vetmja shpresė e kėtij vendi, shoqėrinė civile dhe medien e lirė?
Gjithēka ėshtė kthyer nė njė betejė absurde, e trishtuar plot dekurajim. Nuk janė tė paktė ata qė shkruajnė e analizojnė me fakte atė qė po ndodh, por tė gjitha tė kthehen mbrapsht me njė egėrsi dhe cinizėm demoniak, duke demonstruar njė fuqi “tė ēuditshme” qė e shesin sikur vjen pikėrisht prej andej, nga qytetarėt shikojnė shpresėn e vetme.
Prandaj nuk na ngelet gjė tjetėr, veēse tė nisim e tė tregojmė “pėrrallėn” e radhės me kalorės e mburoja magjike… 
***
Qė Edi Rama i ka mbushur mendjen vetes se duhet me se s`bėn, tė hyjė nė histori si shpėtimtar i Shqipėrisė, kjo nuk diskutohet mė. Dhe qė do tė hyjė nė histori, nė mos tashmė e ka kryer kėtė mision, pėrsėri nuk ka vend pėr diskutim. Ēėshtja ėshtė vetėm, se si dhe pėrse do tė mbahet mend.
Veēanėrisht kohėt e fundit, meqenėse ėshtė pėrfshirė nga ankthi pėr tė fituar edhe 4 vite tė tjera kohė, i ka hipur kalit tė Rilindjes, ka dalė nė fushė tė hapur, ka ngritur shpatėn mbi opozitėn dhe kujtdo tjetėr qė i thotė “nuk e ke mirė kėshtu o trim”, ka shtrėnguar fort nė gjoks si mburojė mikun e madh tė shqiptarėve SHBA-tė dhe e ka transformuar veten nė Kryekalorės.
Duket hapur se kėto momente historike pėr vendin siē ėshtė aderimi nė BE dhe Reforma nė Drejtėsi, Edi Rama po i konsideron mė sė shumti “historike”, pėr vetveten dhe shpurėn qė e rrethon. Prandaj edhe kėtė proces, e ka shndėrruar njė fushėbetejė me armiq tė shumtė pėrballė, tė maskuar si kazanė mbetjesh, me “hamzakastriotėr” (herė shfaqen si Ilir Meta, e herė si Koēo Kokėdhima) dhe natyrisht, edhe me mercenarė profesionistė nė anė tė tij.
***
Deri kėtu panorama ėshtė e qartė, por njė Kryekalorėsi, nė njė betejė “vendimtare” i duhen edhe kalorėsit. Dhe Edi Rama i ka gjetur, edhe ata. Madje prej kohėsh i ka futur nė fushėbetejė tė armatosur fortė, me pajime qė shkėlqejnė pėr sė largu. Populli rri dhe vėshtron, nuk bėn dot as tifozllėk, sepse as qė ėshtė duke kuptuar, se pėrse bėhet nė tė vėrtetė kjo luftė, pėr “jetė a vdekje”. Por ai ama mund tė vėshtrojė ushtritė e rreshtuara nė tė dy anėt.
Pėrballė vetė Edi Ramės dhe shpurės sė tij tė armatosur rėndė qė mbajnė pajime rrėzėlluese, qėndrojnė njė mori e madhe kazanėsh. Ata qė janė brenda tyre, duket janė edhe armiqtė e vetėm tė ushtrisė qė ka si mision tė ndryshojė njėherė e mirė, tė ardhmen e vendit.
Kazansit ulėrijnė qė nga brenda; kanabis, plehra, tendera, koncesione, varfėri, loto amerikane, ēadra kampesh gjermane...
Kryekomandanti turfullon, tund shpatėn dhe urdhėron ajdutantėt qė e rrethojnė; mbylluani kapakun, ti lajmė hesapet dhe tė ecim pėrpara. Lėshohet Tahiri i pari, por nuk e lė i qetė Veliaj, i cili e shpon kalin me gjithė fuqinė jo tė vogėl qė ka. Gjithsesi tė dy kthehen tė djersitur te kryekomandanti dhe tė prerė nė fytyrė i raportojnė, se nuk i mbyllin dot tė gjithė kapakėt e kazanėve; “Janė shumė, shumė kapiten, mė shumė se sa duken”.
 ***
Por ti lemė armiqtė nė kazanėt e tyre derisa t`u bėhet vizita e radhės dhe tė drejtojmė dylbitė nga kalorėsia e Rilindjes. Tė shmangim Kryekalorėsin, sepse ashtu si ėshtė mbuluar ai kokė e kėmbė me mburojėn Lu-Vlahutin, momentalisht nuk kemi ēfarė t’i shikojmė. Mbase ėshtė koha t’u hedhim njė sy disa prej kalorėsve qė mban krenar rrotull, gjithmonė tė gatshėm pėr luftė.
Natyrisht mė tė rėndėsishmit pas atyre tė Thesarit, janė ata qė po ēojnė pėrpara Reformėn nė Drejtėsi me ligje e vota nė momentin e duhur.
Nė krah tė djathtė dallohet fare qartė Fatmir Xhafa. Themi dallohet mė kthjellėt se tė tjerėt, sepse bėrtet dhe pėrbetohet mė shumė se tė gjithė. Me fjalė, duar dhe kėmbė, udhėzon jo vetėm kalorėsit e tjerė, por u jep mesazhe miliona sehirxhinjėve pėr rėndėsinė qė ka beteja. Natyrisht te tė gjithė ata qė ndjekin kėtė skenė, lind pyetja: Pėr ēfarė po lufton me kaq pėrbetim Fatmir Xhafa? Sigurisht  pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė atdheut, vjen pėrgjigjja. Dhe Reforma nė Drejtėsi e sjell atė. Pėr kėtė tė gjithė jemi dakord. Por ēfarė ėshtė atdheu, pyesin sehirxhinjtė e luftės? Pėrgjigjja dihet qė kur ėshtė artikuluar pėr herė tė parė “nocioni atdhe”; ėshtė celula e tij, shtėpia jote, familja, nėna, babai, fėmijėt, motrat, vėllezėrit…dhe kėshtu me radhė. Pra Xhafa ashtu si kryekomandanti, po lufton pėr familjen e tij dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet duartrokitur.
 Por kėtu ka edhe diēka qė nuk shkon fare. Kazansit pėrballė pretendojnė se njė nga pjesėtarėt e kėsaj celule tė atdheut, pikėrisht i vėllai i Xhafės, kėrkohet nga gjysma e Evropės dhe shumė vende tė botės, si njė “kryekalorės” nė trafikun ndėrkombėtar tė drogės. Bėhet fjalė pėr njė person qė e kėrkojnė agjencitė ligj-zbatuese tė shumė vendeve perėndimore dhe jo vetėm, por qė ēuditėrisht pėr drejtėsinė shqiptare ėshtė i pastėr. Por nuk ka gjė, Reforma nė Drejtėsi pėr tė cilėn ka hipur mbi kalė pėrbri Ramės, do ta “zgjidhė” edhe kėtė ēėshtje.
***
Mė nė hije, po jo tė harruar, shohim njė grup tjetėr kalorėsish, tė cilėve kryekomandanti nuk lė rast pa ju shkelur syrin. Mė “madhėshtor” shfaqet Tom Doshi. Po ky sikur ishte nė ”listėn e zezė” tė SHBA-ve, kur dolėn listat pėr deputet, si ka mundėsi qė tani fut kokėn prapa mburojės ku ėshtė gdhendur vula “Lu&Vlah” qė mban Kryekalorėsi, pyet e ēoroditur turma rreth shesh betejės?
Por njė lėvizje e vogėl e kėtij mjeti lufte magjik qė shtrėngon fort Rama, i bėn ata tė heshtin si me urdhėr, kurse poterja e madhe qė vjen nga kazanėt kthehet nė zhuzhurimė.
Hedhim vėshtrimin pak mė tej. Njė tjetėr kalorės “i ēuditshėm”, rri prapa prapanicės sė kalit madhėshtor tė Kryekalorėsit. Themi i ēuditshėm, sepse nė vend tė kalit i ka hipur njė gomari “made in Peqini”, markė e njohur botėrisht qė nga koha e Haxhi Qamilit. Rama i buzėqesh ėmbėl herė pas here, sa herė i kujtohet fitorja madhėshtore qė as Skėnderbeu nuk e realizoi dot nė Dibėr. Buzėqeshje po aq tė ėmbėl pas kėtij rikujtimi, merr edhe Sadri Abazi dhe kjo e bėn qė tė hungėrojė edhe mė fort se tė tjerėt, kundėr “armiqve” pėrballė.
Po ky qenka Qifja i Peqinit (deputeti i PDIU Aqif Rakipi), pėshpėrit turma. Kush nuk e njeh pėr bėmat e tija, qė nga mėnyra si u gdhi pasanik nga ca punė qė si di vetėm ai, qė nga mėnyra si u bė deputet, si dhunon dhe rreh me leva kundėrshtarėt politik etj.etj. E njeh mirė edhe mburoja e kryekalorėsit…
Jo papritur, nė krah tė Kryekalorėsit shfaqet vrullshėm njė kalorės tjetėr, i veshur si kaubojs duke shkrehur pisqollėn nė ajėr. Sehirxhinjtė tėrhiqen me frikė prapa dhe bėhen gati t`ja mbathin. Por kryekomandanti nxjerr sėrish mburojėn pėrpara dhe i qetėson.
Gjithsesi zhuzhurimat-pyetje nuk i ndal dot. Mos ėshtė ky ai Armando Prenga qė bėri namin me pistoletė nė dorė, kundėr njė fisi tė tėrė peshkatarėsh nė Laē? Po edhe ky sikur ishte nė “listėn e zezė” tė mburojės magjike, po ai tjetri, tjetri...?
Kryekalorėsi sa shikon qė belbėzimet e turmės rrezikojnė tė kthehen nė britma revolte, ju drejton sėrish mburojėn e ēeliktė dhe ata jo vetėm qė heshtin, por edhe nisin e vrasin mendjen se ndoshta e kishin gabim pasi jo mė kot, ai ėshtė i pajisur me kėto fuqi tė mėdha.
***
Pas kėsaj, kryekomandanti i qetė kontrollon pėr siguri xhepin e vogėl ku thotė se ka rehatuar Ilir Metėn, hedh njė sy nga ana tjetėr e fushės ku janė rreshtuar kazanėt dhe pėrsėri i bėn shenjė Tahirit dhe Veliajt. Tė marrin edhe Gjiknurin, Beqen e Ahmetajn dhe tė lėshohen edhe njėherė e t`u mbyllin sa mė shpejt kapakun, sepse historia po i pret.
Kurse turma me sytė e fiksuara te mburoja magjike qėndron aty, nė pritje tė pėrfundimit tė kėsaj beteje qė nuk e kupton pėrse bėhet kundėr kazanėve, kur ata kanė plot armiq tė tjerė qė Kryekalorėsi i Rilindjes, u premtoi 3 vite mė parė se do ti zhdukte nga ky vend.
SYRI.net