Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Opozita të lërë shpifjet. Po dëmtohet Prestigji i Shqipërinë

    Lumi i shifjeve dhe sharjeve të nxjerra nga Opozita në parlament dhe Media është bërë një nga problemet më të rënda dhe më anti shqiptare me të cilat po përballet shteti shqiptar që prej 104 vjetësh. Nuk ka ditë, orë, javë e muaj, që nga goja e opozitarëve sipas një taktike djallëzore, të mos dalë një lumë sharjesh dhe shpifjesh dhe të pavërtetash të cilat krahas idesë që të pëbaltin sa më shumë Maxhorancën qeverisëse në luftën e tyre të egër politike për pushtet, dhe kjo mënyrë e të bërit politikë ka dhe dëmet e saj jo vetëm anësore por edhe të drejtpërdrejta mbi vetë shtetin shqiptar dhe prestigjin e vëndit tonë në arenën dërkombëtare.
    Sikur SHBA dhe BE të mos e kuptonte këtë luftë të ndyrë dhe të paprinciptë që po bëhet kaq e ashpër sidomos këto tre vitet e fundit, gjëndja do të ishte më e rëndë.
    Këtë sfond të nxirë plot ndyrëësi dhe të pavërteta e ka shtrembëruar edhe më deklaratat e papërgjgjëshme të ish-kryeministrit kundër SHBA-ve dhe përfaqësuesit të saj zyrtar ambasadorit Lu.
    Sidoqoftë, BE dhe SHBA të cilat monitorojnë nga afër gjëndjen në Shqipëri e kanë të qartë se reformat e ndërmara nga Maxhoranca qeverisëse, të cilat reforma kanë miratimin dhe bekimin e tyre të plotë, janë në drejtimin e duhur, dhe sigurisht e kuptojnë se britmat e disa opozitarëve dhe taktikat për të penguar reformën në drejtësi duke bërtitur slloganin e Hajdutit : `Kapeni Hajdutin`, nuk do të kenë sukses si brënda vendit ashtu dhe jashtë vendit. Brënda vëndit u pa dhe do të shihet edhe më në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Dibër dhe në Kolonjë, ndërsa jashtë vëndit po shihet se qeverisja e tanishme (krahas gabimeve që janë të natyrshme për atë që punon por dhe që i korrigjon) e ka rritur presigjin në arenën ndërkombëtare për dëshirën dhe masat që po merr e ka marrë për ta integruar sa më parë vendin në BE.
    Zhgënjyese mbetet Media e shkruar dhe Tv e cila mesa duket është e blerë dhe i ngjan saktësisht edhe vetë Nuri Beut (tek `Koncert në vitin 36`) i cili deshte të paguante për të prishur koncertin, dhe në fakt Nuri bejtë e sotëm kanë paguar disa Media dhe analistë të cilët kanë dalë jashtë vehtes së tyre duke dis-informuar publikun për të përhapur pasiguri dhe frikë- ashtu njëlloj siç kanë dhe porositësit e tyre.
    Me këtë rast duket qartë se sa jo-profesionistë dhe të pakulturuar, e arrogantë, tregohen disa, dhe se sa amatoreskë tregohen disa analistë dhe opinionistë të tjerë të cilët po bëhen të neveritur nga publiku.
    Një nga fushat më të mëdha të betejës politike në Median e shkruar, Tv e Radio, madje ajo më e zhurmshmja e cila përdoret për të shmangur vëmendjen, për të dis-informuar publikun, për të justifikuar papërgjegjshmëritë në të kaluarën e qeverisjes së mëparshme, por dhe për ta njollosur Reformën në drejtësi, - mbetet problem i kanabisit, problem i cili është serioz, por dhe ka përqëndrimin maksimal të luftës së qeverisë së sotme e cila në bashkëpunim me ndërkombëtarët ka arritur suksese të mëdha.
    Shpifjet, deklaratat e përditëshme, zhargoni i ulët kundër policisë, veshja e fajeve që kanë bërë vetë në të kaluarën, - qeverisjes së sotme, ka krijuar një mjegull e cila po davaritet ngadalë por sigurtë në sytë e popullit i cili po sheh përherë e më qartë se kush janë ata që nuk e duan përparimin e vëndit, se kush janë ata që nuk e duan integrimin, se kush janë ata që kërkojnë garanci për fajet e tyre, se kush janë ata që u pëlqen anarkia dhe pandëshkueshmëria, se kush janë ata që derdhin lot krokodili dhe nxijnë të bardhë dhe zbardhin të zezën e ngjarjeve veçanërisht për të vërtetën ndaj mbjelljeve të kanabisit dhe luftës kundër tij. Vetëm me shaje e pa program e projekte në të ardhmen, kjo Opozitë nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhëshme madje nuk do të ketë vetë të ardhme.
    Megjithatë sot Opozita mori një përgjigje të saktë dhe një `knock out`, të vërtetë, kur në konferencën e sotme të Ministrisë së Brëndëhme së bashku me Guardia di Financia të italië u deklarua se : më 2013 u evidentuan 323 ha kanabis ku u asgjësua 7.8%, kurse në 2016 janë 210 ha dhe u asgjësua 99.8%.
    Këto shifra dhe fakte së bashku me analizën e holësishme që realizuan të dy partnerët në luftën kundër Drogës hedhin katërcipërsisht poshtë shpfjet 3 vjeçare të Opozitës për të vërtetën ndaj kanabisit.
    Dihet se lufta ndaj kësaj droge dhe drogave të tjera do të kërkojë kohë e vite për shkak të keqmanaxhimit për 25 vjet të Shqipërise nga qeveritë e korruptura, por një gjë mbetet e qartë se qeverisja e para 2013 përdori një djallëzi për të fshehur të vërtetën e mbjelljes së kanabisit në të gjithë vëndin duke lënë të hapur vetëm dritaren e Lazaratit madje dhe duke mos e luftuar fare atë zonë për të çrrënjosur kanabisin.
    Kur erdhi Maxhoranca në fuqi pas fitores në Lazarat ku u shkatërrua njëherë e mirë kanabisi, kjo Maxhrancë u gjënd para të papriturës së madhe të cilën i a kih përgatitur opozita e sotme. Kanabisi vazhdonte të shitej dhe të prodhohej.
    Me kërkesën e Maxhorancës Guardia di Financia me mjetet e saj të sofisitkuara zbuloi të gjitha vatrat madje dhe llojin e kanabisit. Kështu që nëse Opozita gjëndej një hap përpara duke akuzuar ashpër Maxhorancën për `bashkëpunim me mbjellësit dhe prodhuesit e drogës`, sot pas deklarimeve zyrtare të policisë së shtetit mik del më në fund e vërteta.
    Shpifjet ranë.
    Po nuk kanë rënë sajuesit e shpifjeve.
    Të shpresojmë që Reforma në Drejtësi të bëjë punën e saj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Opozita të lërë shpifjet. Po dëmtohet Prestigji i Shqipërinë

    z.Pirro nje pyetje ; a ka ndonje ndryshim ne "shpifje" (shpifje-loje e organizuar... ) opozita e sotme demokrate me opoziten e djeshme o te para 4-ter e ca viteve socialiste ? Dhe ne qofte se ka ku qendron ky ndryshim,praktik jo teorik ?.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita të lërë shpifjet. Po dëmtohet Prestigji i Shqipërinë

    Shoku Pirro, kur te lej Edvini kokainen, do normalizohen marredheniet pozite-opozite!

    PS: Hidhi ndonje sy temave qe hapen ne forum, perpara sesa te sjellesh copy-paste absurditetet qe shkruan Naltgjatesia ne facebook...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita të lërë shpifjet. Po dëmtohet Prestigji i Shqipërinë

    Lexoje kete shoku Pirro dhe hajde bejme nje debat te shendoshe bazuar ne fakte:


    Interforca e Sajës dhe Trajkëlli i Cacit

    Nga Ilir Babaramo - 08/10/2016
    Rreth 15 vjet më parë gazetarët e Tiranës shqyheshin së qeshuri me deklaratat e shefit të Misionit të FMN. Ishte një farë Trajkëll. Qëndrimet e tij publike ishin të tilla që dhe zëdhënësat më të thekur të Nanos skuqeshin dhe kur mendonin se mund ti bënin.

    Por Trajkëlli jo.

    Ai shkrihej i gjithi kur shikonte herë në dritë të syve dhe herë nga duart Cacin, ministrin e atëhershëm të Financave. E bëri kaq baltë duke mbështetur qeverinë shqiptare sa Bretton Woods e largoi. Megjithatë Caci u kujdes që ti gjente një tjetër punë në Tiranë, qytetin ku zyrtari ndërkombëtar kishte gjetur parajsën.

    Konferenca djeshme e shtypit të oficerit të Interforcës gjithë gazetarëve të vjetër të Tiranës duhet tu ketë sjellë ndërmend Trajkëllin që ka humbur pa nam e nishan dhe kushedi në cilin skaj të globit kujton me nostalgji vitet në Shqipëri. Është shkatërruar 99.8 për qind e drogës së mbjellë, deklaroi oficeri i Interforcës italiane.

    Përpjekja për të dhënë një shifër të saktë deri dhe me presje dhjetore është më se qesharake. Oficeri deklaroi se janë kryer 42 fluturime por nuk mori përsipër të pohojë nëse këto fluturime kanë mundur të evidentojnë gjithë parcelat e mbjella me kanabis. As drejtori I përgjithshëm I policisë shqiptare nuk dha ndonjë shpjegim.

    Hysni Cako u ndal kryesisht tek risia e kultivarëve të këtij viti. Si një brigadier arre, Çako u mjaftua të shpjegojë efektet që solli fara vietnameze në mbjelljet e sivjetme.

    Besueshmëria se fluturimet e avionit të Interforce mund të zbulonin gjithë hashashin e mbjellë në Shqipëri u rrëzua si gjithnjë nga ajri. Në kohën kur këto fluturime kishin përfunduar, fluturimi i një helikopteri të ushtrisë rrëzoi si një kështjelle rëre pretendimet e Tahirit dhe Interforce.

    Nga bordi i helikopterit që po transportonte një grup gazetarësh drejt Bizës, vetëm 20 km larg të Tiranës u zbuluan plantacione pa fund me hashash, pamje që u transmetuan nga të gjithë televizionet. Këto plantacione nuk ishin evidentuar nga avioni i Interforce.

    E megjithatë siguria e oficerit Italian arrin deri në presje dhjetore. As Trajkëlli, ndonëse jo polic por financier, nuk fliste me kaq siguri matematikore.

    Për të kuptuar përmasat e përhapjes së hashashit dhe vullnetin e Ministrisë së Brendshme për ta luftuar nuk mjaftojnë deklaratat e oficerit të Interforce dhe sikur për dreq ai helikopteri I Ushtrisë të mos kishte fluturuar mbi rrethinat e Tiranës. Guximi I trafikantëve që ruanin parcelat duke kërcënuar me kallash prokurorin dëshmon se muaj me radhë Shqipëria ka qenë një territor I kontrolluar nga mafia.

    Industria e hashashit ka arritur të ndërtojë një shtet paralel në Shqipëri. Qeveria po përpiqet prej vitesh të ndërtojë një pistë për avionët çarter që të sjellin turistë në jug të vendit por pa rezultat. Ndërkohë industria e hashashit arriti të ndërtojë pistën e Ishmit, ku u rrëzua avioni I dytë me drogë. Rrëzimi i avionit të dytë përbën rrëzimin e shtetit. Vullneti se ministria e brendshme ka në luftën kundër trafikut të narkotikëve dëshmohet në Ishëm.

    Si shpjegohet që në zonën më të ekspozuar të vendit të ngrihet një infrastrukturë e tillë? Dhe ajo që është më kryesorja a është ndëshkuar ndonjë zyrtar që mbylli sytë për atë “kryevepër inxhinjerike”. Në një vend normal zbulimi I kësaj piste avionësh do kishte shkaktuar stuhi dorëheqjesh dhe shkarkimesh, por deri tani asnjë masë nuk është marrë. Duket se avioni dhe piloti pensionist Italian u mbeti në dorë.

    Mburrjet e Tahirit me Lazaratin tashmë ngjasojnë me rrahjet e gjoksit të Shefqet Peçit në fund të viteve 80 për luftën nacional-çlirimtare. Ca më tepër që operacioni I Lazaratit ka anën e tij të errët. Në Gjirokastër dhe fëmijët e dinë se kapot realë të Lazaratit nuk u kapën. Se atyre u la I hapur shtegu I Manalatit për tu larguar të patrazuar në errësirë me thasët e mbushur me euro. Madje flasin dhe për doganën që u desh të paguanin.

    Në Shqipëri gjatë gjithë viteve të tranzicionit kanë kaluar mijëra ambasadorë e zyrtarë ndërkombëtarë. Tashmë rrallëkush sugjestionohet prej tyre. Ca më tepër që deklaratat e tyre ti marrë të patjetërsueshme në besueshmëri si Dhjetë Urdhëresat e Dhjatës. E megjithatë Interforce është zyra e ngritur nga Italia, vendi që ka dhuruar mbi 1 miliardë euro në Shqipëri, vendi që ka bërë më shumë se kushdo për shqiptarët këto 25 vjet. Por disa policë Interforce nuk janë gjithë shteti Italian.

    Për të qenë e besueshme në opinionin publik shqiptar kjo zyrë duhet të kalojë një test. Pak muaj më parë u përfshi në një skandal. Prokuroria ka nisur hetimet duke marrë në hetim drejtuesit e policisë shqiptare për përgjim të paligjshëm të elitës politike dhe më gjerë të Shqipërisë. Aparati që ishte përdorur për përgjim ishte sjellë nga oficeri i Interforcë.

    Kjo zyrë ka refuzuar ta dorëzojë këtë pajisje prokurorisë shqiptare për të verifikuar nëse pretendimet për përgjim janë të vërteta apo jo. Në këto rrethana, deri sa Interforcë të dorëzojë pajisjen që ua kishte vartësve të Tahirit ne na lind dyshimi se Saje e përdor oficerin e Interforcës si Caci Trajkëllin dikur.

    Marrë nga FB e autorit
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •