Të dhënat bazë për check up-in në sistemin shëndetësor në të cilën përfshihet një Program Depistimi dhe Kontrolli me pjesmarrjen e një grupi privat sipas Ministrisë së Shëndetësisë është një sukses i madh. Duke patur parasysh ndihmën që i jepet popullatave 40-65 vjeç sigurisht falas, të cilat përfshihen në këtë kontroll shëndetësor të përvitëshëm, programi check up duhet të ketë anën e tij positive në drejtim të ndihmës dhe kujdesit ndaj pacientëve. Sipas vetë Ministrisë e Shëndetësisë:
``Programi kombëtar i kontrollit bazë shëndetësor për të gjithë shqiptarët rezidentë, në grupmoshën 40–65 vjeç, fton 900 mijë shqiptarë, që një herë në vit të paraqiten në qendrën shëndetësore të vendbanimit dhe të bëjnë kontrollin bazë shëndetësor, pa pagesë, pavarësisht nëse janë apo jo, të siguruar për kujdes shëndetësor; Kontrolli bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari. Ato janë: 1) Hipertensioni arterial; 2) Obeziteti; 3) Duhanpirja; 4) Kolesteroli; 5) Dieta e varfër; 6) inaktiviteti fizik; 7) Përdorimi i alkoolit. Gjithçka që evidentohet gjatë kontrollit regjistrohet në dosjen elektronike shëndetësore, dhe më tej, në varësi të vlerësimit të riskut, bëhet komunikimi i tij, dhe fillon procesi i menaxhimit të riskut.
(http://ëëë.kryeministria.al/al/neësr...detesi&page=12 `).
Në këtë program përfshihen dhe paketa falas:
- vizita mjekësore nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist përkatës, disa herë në vit,
-Analizat baze, gjak komplet, urine komplet, glicemi,
-egzaminime baze si peshimi, EKG, Ro-Grafi.
Pavarësisht këij Programi interesant egziston dhe një program tjetër public i cili përfshihet në paketën e Sigurimeve Shëdetësore (Fondit Shëndetësor) të Shqipërisë , bazuar në të cilin Mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë paguhen më rrogën e tyre të vogël çdo muaj.
Ky Program zyrtar me të cilin paguan Mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë së bashku me infermjerët e Qëndrave Shëndetësore, kanë të njëjtën paketë shërbimi si paketa e chek up-it , madje përfshim dhe zbulimin dhe denoncimin e sëmundjeve infective, Shëndetin Nëna dhe Fëmija, Shëndetin Riprodhues, Vaksinimin.
I gjithë ky program përfshim dhe mbulon vetëm Sistemin Parësor Shëndetësor, pra nuk përfshihen shërbimi Spitalor në të cilin ka edhe më shumë difekte. Në këtë Program të Fondit të Sigurimeve Shëndetësor Mjekët e Familjes dhe Mjekët Specialistë kanë dhe një numur pacientë të caktuar të cilëve u shërbejnë zakonisht çdo mjek Familje ka rreth 2200-3200 pacientë të rritur, kurse Mjekët Specialistë si ata Padiatër, luajnë rolin edhe të Mjekut të Familjes dhe kanë rreth 30-600 fëmijë nga mosha 0-15 vjeç.
Mjekët Specialisttë përkatësisht kanë pacientët sipas sëmundjes dhe konsultimet dhe vizzitat apo ndihma e Urgjencës rregullohen më Udhëzime dhe Urdhra të veçanta të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë në vite.
Po qëndron difekti dhe mashtimi me Programin Check Up?
Në rradhë të parë, një Program i tillë i quajtur Check up, i bërë në formë projekti dhe i realizuar në formë të koncensionit me një privat , pavarësisht se kush është ai ..Nushi apo Dudushi, - ka një defekt të rëndë bazuar mbi një mashtrim i cili i humbet shtetit dhe Sistemit shëndetësor disa mijra euro, të cilat mund të shërbenin në drejtime të tjera so infrastruktura, mirë-manaxhimi, blerja e pajisjeve, rregullimi i shërbimit të urgjencës brënda Qëndrave Shëndetësore, dhe krijimi i një fondi të veçantë në Bashkitë e sapo krijuara për huazimin e Mjekëvë specialist në Bashki të largëta sipas nevojës.
Difektet qëndrojnë në:
Së pari, Programi check up është një program i mbivendosur mbi Programin Bazë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, siguracione dhe shërbime të cilat mbulojnë Sistemin parësor Publik , Listën e Medikamentëve të Rimbursueshme, dhe disa egzaminime bazë në QSU-Tiranë dhe disa Spitale Qarku due patur një buxhet prej 90 milionë euro çdo vit.
Atëhere del pyetja, përse ndërtohet një Program chek up me të njëjtat elementë të cilat i ka paketa bazë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore?
Së dyti dhe më tronditësja, Programi Check Up i koncensionuar përdor gjithashtu të njëjtët mjekë publikë të familjes dhe specialist, të njëjtët infermjerë, të njëjtët laboratorë analizash baza të qëndrave shëndetësore, të njëjtat EKG, egzaminime publike.
Atëhere del pyetja në se ky Program Check up paratë e të cilit i merr koncesionari disa miliona euro në vit e në mënyrë të përsëritur, përse nuk paguan me rroga shtesë mjekët, infermjerët laborantët?
Së treti, buxheti i Ministrisë së Shënetësisë është rreth 2.7% i GDP dhe nuk ka lëvizur pë 26 vite rresht, pavarësisht donatorëve dhe subvencionuesve privatë. Ka një buxhet prej rreth 200 milion euro gati 40% e marr Fondacioni i Sigruimeve Shëndetësore. Del pyetja, ku shkojnë kontributet shëndetësore të pacientëve të shëndetëshëm gjatë periudhës active të punës dhe kur ata nuk kanë nevojë për mjekime? Përse këto para të depozituara në formën e taksës së shëndetit nuk shërbejnë ashtu si e ka Ligji për Sigurimet Shëndetësore, për në kohën e pensionit kur ata kanë nevojë për mjekim sidomos kur ata kanë nevojë për shtrime, por detyrohen të paguajnë qoftë dhe nën dorë apo detyrohen të shtrhen në spitale private?
Së katërti përse paratë e check up që janë para që për mendimin tim janë para të harxhuara jashtë qëllimit dhe për efekte përfitimi sepse sistemi ynë shëndetësor e ka programin bazë të vet dhe paketat bazë pikërisht siç i ka ndërtuar check up duke përdorur ky i fundit një `copy-paste` të djallëzuar. Në vënd të këtij check up këto para që janë rreth disa miliona euro të hedhura jo aty ku duhet- mund të përdoreshin për të:
- rimbursuar rimbursur pacientët që egzaminohen dhe shtrohen në klinikat private, duke bëë marëveshjet përkatëe me ndonjë ose disa spitale private në Shqipëri,
- për të krijuar Kartën efektive të shëndetit, kartë e cila do të kishte efektin për të blerë medikamentet ambulatorisht sipas sëmundjes dhe sipas Listës së Barnave të Rimbursueshme (edhe kjo duhet diskutuar), por edhe për tu shtruar në spital falas. Falas sepse këta persona paguajnë Siguracionet. Sa më shumë të pagujnë Siguracionet, aq më shumë shërbime do të marrin.
-për të ndihmuar Projektet e Institutit të Shëndetit Publik i cili mbetet baza e parandalimit dhe profilaksisë së sëmundjeve si në çdo vënd të Botës së qytetëruar?
Mendoj se Programi chek up, përveç disa sukseseve të pakta të cilat mund të bëheshin edhe me një Urdhër të studiuar Ministi, po harxhin buxhetin e Shëndetësisë në mënyrë jo efektive, dhe shpërdoruese.
Është për të ardhur keq se duke dobësuar në këtë mënyrë shërbimin shëndetësor publik parësor dhe spitalor po përfitojnë sistemi privat, dhe ka plot raste kur pacientët shkojnë në klinikat private vetëm për arësye të cilësisë së dobet të hotelerisë, të ushqimit, dhe për më tepër të rryshfetit i cili gëlon në të gjithë sistemin spitalor. Ndërsa Sistemi parësor megjithë rrogat e ulta nuk ka probleme rrushfeti.
Korrupsioni në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rryshfeti në Spitale mendoj se jnë pasojë e tre elementëve që duhen rregulluar urgjentisht:
-rrogat u vogla të mjekëve dhe të infermjerëve si dhe mungesa e diferencimit të pagesës sipas vjetërsisë dhe meritës. Kështu shmanget Rrushfeti.
-keq-manaxhimi i Spitaleve dhe i Q.Shëndetësore, Dihet se në çdo vend të huaj Spitalet manaxhohen me Borde dhe Buxhetet japen sipas Udhëzimeve të përcaktuara me parë,
-Tenderimet duhen bërë për Spitalet publike për pajisje, Consumable, medikamente nga Ministria dhe duke tenderuar me prodhuesin direkt, si dhe duke krijuar një magazinë të madhe nga do merren sipas kërkesës së spitaleve. Kështu shmanget . Korrupsioni galopant ministeror dhe i drejtorive.
Në përfundim mund të them se Check up, me fjalën me të kujdesëshme mbetet i paefektëshëm. Duhet ndërprerë.
Ka ardhur koha të kemi një system shëndetësor te paktën si fqinjët dhe jo kështu anarkik dhe plot probleme.