Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kush ja ndalon shqiptarëve festën?

    Nga Blendi FEVZIU –

    Tifozët e Kosovës nuk kanë të drejtë të mbajnë flamuj kuq e zi, as fanela të tilla, as lejohen të këndojnë himnin e flamurit apo të thërrasin sllogane që kanë qenë prej thuajse 25 vitesh tashmë familjare për ta!

    Ky ishte pak a shumë njoftimi që lexova në shtypin e Kosovës përpara ndeshjes me Finlandën, e që e ndesha sërish këto ditë në vigjilje të ndeshjes me Kroacinë. Në fakt nuk ishte njoftim që ka të bëjë vetëm me futbollin, por po ashtu permendte ndeshjet e basketbollit dhe aktivitetet e tjera ku Kosova merr pjesë.

    Duke tentuar të mirëkuptoj gjithë detyrimet që Kosovës i rrjedhin nga anëtarësimi në UEFA, FIFA apo më gjerë, vendimi m’u duk absurd, diskriminues dhe i padrejtë.

    Unë besoj, dhe e kam shprehur gjithnjë, që krijimi i ekipit të Kosovës ishte një fitore e madhe për të gjithë ne. Për Kosovën dhe Shqipërinë. Çdo përfaqësim dhe integrim në strukturat ndërkombëtare, të çdo lloji qofshin ato është një tjetër fitore në rrugën drejt njohjes dhe konsolidimit të një shteti serioz. I kam kuptuar dhe justifikuar futbollistët që lanë ekipin kuq e zi për t’ju bashkuar ekipit të ri të vendit të tyre. Edhe pse me një himn pa fjalë, edhe pse me një flamur që nuk e kanë ndeshur në fëmijërinë e tyre, ata gjithsesi besojnë tek vendi i tyre dhe po përpiqen ta prezantojnë atë denjësisht. Ata kanë dalë mbi paragjykimet dhe gjykimet gjithnjë të ashpra ndër shqiptarë për t’i dhënë ngjyrë dhe forcë një ekipi që besojnë se meriton të jetë ndër më të mirët e kontinentit.

    Por unë nuk besoj se integrimi, përfaqësimi dinjitoz dhe imazhi i mirë krijohen me vendime të tilla, krejt absurde, qofshin edhe të imponuara nga UEFA. Në një botë të lirë, gjithsecili ka të drejtën të valëvisë flamurin që ka më për zemër. Flamujt e Shqipërisë janë shfaqur në thuajse gjithë ndeshjet e Kampionatit Botëror dhe të Champions League. Janë valëvitur aty ku ka pasur e s’ka pasur shqiptarë në fushë.

    Flamujt e Kosovës po ashtu kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e ekipit kuq e zi. Në këtë botë, veç Millosheviçit dhe regjimit serb më parë, askush nuk ka pasur të drejtë t’ju ndalojë shqiptarëve raportin me flamurin e aq më shumë me një fanelë futbolli. Kjo është liri dhe tolerancë, pikërisht ato virtyte që UEFA dhe FIFA vetë promovojnë.

    Të ndalësh flamurin kombëtar, ai për të cilin Kosova është hedhur në demostrata titanike për një shekull me radhë, të ndalosh simbolet e identitetit etnik për të imponuar disa simbole administrative, është më shumë se sa një vendim i Federatës së Futbollit. Është një tentativë, edhe pse e pavullnetshme dhe naive, për t’i shërbyer bindjes se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë dy popuj të ndryshëm.

    Po, jemi dy vende të ndryshme, dy shtete të ndryshme, imponuar nga konjuktura historike dhe pamundësi për ta kapërcyer atë. Por jemi një komb dhe këtë as mund ta fshehim dhe as kemi turp ta themi. Ndaj Kosova mund të vijojë të përfaqësohet në futboll e kudo, edhe duke u valëvitur flamuj kombëtarë edhe duke kënduar me dëshirën e futbollistëve himbin e flamurit apo këngë e sllogane patriotike. Ashtu si Shqipëria do vijojë të valëvisë flamujt e Kosovës në respekt të saj dhe të vetes. Ideja që kështu bëhemi më të mirë për ndërkombëtarët nuk është aq e vërtetë dhe as dinjitoze. Nuk mund të shkojmë askund duke u fshehur, dhe aq më pak duke u sjellë ndryshe nga sa jemi. Sepse kjo sjellje ka vetëm një emër: Hipokrizi!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush ja ndalon shqiptarëve festën?

    Citim Postuar më parë nga Oketa Lexo Postimin
    Po ti me veten flet ketu ? Nuk e shikon qe ska ngel njeri ketu. Vec ti dhe llapi jeni
    Ok rika!..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush ja ndalon shqiptarëve festën?

    Policia u ndalon tifozëve flamurin gjigant shqiptar në Shkodër


    Policia ka ndaluar grupin e tifozëve “Dardanët” në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë-Kroaci. Kjo për shkak se ata kanë marrë një flamur gjigant kuqezi, që duan ta shpalosin gjatë ndeshjes.

    Mirëpo Policia e ka ndalur këtë flamur dhe pret një konfirmim nga Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo e fundit mund të vendosë që flamuri mos të hyjë në stadium.

    Vetë kreu i këtij grupimi, Lulëzim Berisha ka thënë për “Lajmi.net” se pritet konfirmimi nga FFK-ja për flamurin gjigant kombëtar.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kush ja ndalon shqiptarëve festën?

    Citim Postuar më parë nga Oketa Lexo Postimin
    Duke of arberia e ke la byth3n?
    Pse e banalizon? Heshtja do ishte me mire sesa fyerja mor trim sypetrit interneti...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •