Të gjitha mjetet që bllokohen apo sekuestrohen dërgohen dhe ruhen në “Rezervat e Shtetit”. Por nëse mendoni se ato qëndrojnë aty të sigurta, e keni shumë gabim.

Me njohje dhe para mund në këtë institucion mund të marrësh mjetin që dëshiron. Kjo tregohet fare qartë në këtë kamera të fshehtë të publikuar mbrëmjen e sotme nga emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Një qytetar pas disa takimeve me magazinierin, arrin të blejë nën dorë, një motor “vespa”.

Gjithçka ndodh në thyerje të ligjit për objektet, që duhet të ishin nën ruajtje.

Qytetari – Mirë?

Roja – Mirë.

Qytetari – Magazinieri ku është?

Roja – Kush je ti?

Qytetari – Po çfarë rëndësie ka?

Roja – Po je në territorin e Ministrisë së Brendshme, si çfarë rëndësie ka. Ty nuk të lejohet të hysh këtu brenda fare, more burrë.

Roja – Urdhëro do të të sqarojë diçka ky.

Capture

Magazinieri – Si je?

Qytetari – Mirë, si dukesh?

Magazinieri – Unë jam magazinieri i Rezervës së Shtetit dhe si depozitim i kemi ne këtu, çfarë do nga ato ti? Pëllumbi ka plot. Ka nga nga bllokimi, që është bërë. Lidhu dhe një herë më Pëllumbin.

Qytetari – A do flasësh ti me Pëllumbin?

Magazinieri – Çfarë të them unë? Më lër një numër telefoni, flas unë me atë dhe takohemi bashkë pastaj. Mos të presësh fare ti.

Qytetari –06x xx xx xxx

Magazinieri – Edhe, dëgjo se as nuk njihemi, se shumë muhabet po bëjmë edhe…

Qytetari – Të të bëj një pyetje? Vespa ka këtu? Motorr.

Magazinieri –Vespa ka, janë nja dy copë, një ia kam vënë vetë, ajo s’ka dalë akoma, po ia tërheq unë atë graf, është e imja u them, është një e bardhë pastaj, një e kuqe, një e bardhë, ajo e kuqja është model i vjetër.

Magazinieri – Po ta jap unë dhe me jep sa të duash, mos e vrit mendjen.

Qytetari – Seriozisht?

Magazinieri – Për Zotin! Atë të kuqin po ta jap, të bardhin po e mbaj vetë.

Capture 2

Qytetari – Po sot nuk e shohim dot?

Magazinieri – S’e kam atë çelësin aty, nuk e di. Ja kur të dali ky, i themi a ka ardhur Pëllumbi. Nëse ka ardhur Pëllumbi, të vijë ai ta hapi dhe ta shohim. Atë po e bëmë, do e bëjmë pa letra.

Qytetari – Si ?

Magazinieri – Pa letra do e marrësh.

Qytetari- Ta shoh, sesi është një herë.

Magazinieri – Po shikoje o burrë, unë të thashë ty, mos e vrit mendjen.

Magazinieri – Ne ç’a do bëjmë tani, do shkojmë të shohim vespat po aty janë dërmuar, se kanë ardhur nga Policia Rrugore. Janë të xxx , grupet s’i kanë fare, leshi-preshi , do vish t’i hedhësh një sy, ato që kam përjashta.

Qytetari – Po.

Magazinieri – Mirë, mbarojmë këto dhe çohemi.

Qytetari – Po kështu me këto, ju del gjë?

Magazinieri – Ç’a të lenë ndonjë gjë. Ore magazinieri është aq i rëndomtë, po aq me shumë vlerë, e kupton Visin. Nuk është ndonjë punë, që të thuash të bësh lek, po është një punë, që po nuk rrodhi, do pikojë. Magazina ka një gjë, po nuk rrodhi, do pikojë. Siç do vish ti do thuash, ke për të marrë dhjetë sheqer, lëri dy shokut, bëjnë apo nuk bëjnë këto, për mua kanë vlerë.

Magazinieri – O Pllumbi a e ke atë apo 11, nuk është gjyshi, çelësin e motorëve… hajde po të presim atje.

Magazinieri – Këtë Peugeot kam qejf ta marr për vete. Këtë Peugeot 307.

Qytetari – Ka motor të madh ?

Magazinieri – 1.9 naftë.

Qytetari – Do me e marrë për vete këtë ti?

Capture 2

Magazinieri – Eeeee, ai slloni, që shitet dhe ky benzi këtu, që janë në shitje katër fenerësh 3.2. Hajde, se erdhi ky, hajde e shohim motorin.

Magazinieri 2 – Si je?

Qytetari – Si je, si dukesh?

Magazinieri – Shoku im.

Magazinieri 2 – Do bëjmë një tip inventari.

Magazinieri– Po mirë.

Magazinieri – Ky dhe ai tjetri është për mua d.mth. Po shikoje, si është shkalafit.

Qytetari – Tani një pyetje, më fal, se ndoshta po flas dhe kështu me dash me….

Magazinieri 2 – Mos e rruaj fare.

Qytetari – Me dashtë me i marrë.

Magazinieri 2 – Jepi drejtim.

Qytetari – Si do…

Magazinieri 2 – Jepi drejtim, ja ku e ke.

Magazinieri – Lëre, se e kam unë. Pllumo ikëm ne. Rrofsh, flasim.

Magazinieri – Hajde e shikoje këtë vespën e kuqe këtu. Kjo është. Komandant ikëm ne, rrofsh.

Magazinieri – Këtë të kuqen ta taksa ty, që e kam timen . Shiko tani, për vespën e ke në dorë. Për punë kohe mund ta marrësh shpejt, unë s’jam vetëm. Por po qe ashtu, flasim prapë. Unë do ta lë diku, a kupton ndonjë gjë, do marrësh në tel, do shoh mundësitë e mia dhe do të të them.

Qytetari – Kur të duash ti.

Qytetari – Çfarë do bëjmë, do e marrim?

Magazinieri – Me rob shpie e ke të marrë, po s’lejnë këta.

Qytetari- Sa lekë do ai?

Magazinieri – Më jep një 10 mijë lekësh, ngelim miq ne të dy, do u jap ndonjë kafe atyre, 2 mijë lekësh, 8000 mijë më ngelin mua, një 2 mijë lekësh do iu jap atyre.

Capture 5

Magazinieri – Për mua e ke të ndarë, se unë e nxora nga magazina. E kupton Visin? I thashë atij, tha jo kështu, se ashtu nuk ia mban xxx, e kupton?

Qytetari – Me çfarë të vij ta marr? Dum-dum?

Magazinieri – Mos të duket xxx pra.

Qytetari – Me porto-bagazh e merr?

Magazinieri – E merr.

Qytetari – Shtrirë.

Magazinieri – Po shtrin sediljet mbrapa dhe tak…../tvklan.al