Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ekonomia e mekatit!!!

    Nga Klodian Tomorri

    Nje vend qe mendon se mund te zhvilloje ekonomine dhe te rrise mireqenien e qytetareve te tij permes industrive te mekatit eshte duke mbjelle faren e rrenimit.

    Legalizimi i prostitucionit dhe droges do ishte falimentimi i projektit ekonomik te Shqiperise dhe falimentimi moral i shoqerise.

    Ligjerimi i prostitucionit nuk ben asgje tjeter pervecse dekriminalizon dhunen mbi grate dhe ligjeron shkeljen e nje prej te drejtave me themelore te njeriut. Dhe po legalizimi e rrit dhunen dhe trafikun. Sepse legalizimi zgjeron kerkesen. Me shume kerkese per prostituta kerkon me shume oferte per prostituta. Domethene me shume vajza te trafikuara nga vendet e tjera te varfra, me shume dhune mbi grate, me shume fitime per tutoret.

    Legalizimi i kultivimit te droges nuk ben asgje tjeter pervecse kriminalizon ekonomine, shoqerine dhe kercenon sigurine kombetare. Ngjarja e djeshme ne Shkoder ku nje person nen varesine e droges qelloi mbi turmen, eshte reklama se ku te con ligjerimi i droges.

    Por problemi me i madh eshte se avokati i ekonomise se mekatit ne Shqiperi eshte shnderruar komuniteti i biznesit ose perfaqesimi zyrtar i saj.

    Sipermarrja eshte kollona qe mban ne kembe ngrehinen ekonomike te nje vend. Kur ajo nis e artikulon nga keto propozime ngrehina ka filluar te lekundet. Dhe kjo nuk eshte e mire.

    Qeveria dhe politika ne teresi duhet ta mbylle nje here e mire historine e kesaj marrezie. Shqiperia nuk mund te jete vendi i mekateve dhe as ekonomia e krimit.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Plehra, droga e prostitucioni rruga e zhvillimit tė vendit, tani na duhen profesionist

    Nga Dritan Kaba

    TRE SHTYLLAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK
    (Importi i plehrave, legalizimi i hashashit, prostitucioni)
    Duke degjuar emisionet, harxhimet e kohes televizive, debatet e pafundme, investimin mendor te ekonomisteve te organizuar ne Dhoma tregetie, shoqata biznesesh, grupe te drejtave te njeriut dhe analistesh te pasionuar per zhvillimin e vendin, del ne nje perfundim:
    Tre jane shtyllat kryesore per te pasur prosperitet si komb dhe shtet.
    1, Importi i plehrave se ka punesim te madh dhe eshte strategjik. Perpunon mallra te burses.
    2. Legalizimi i hashashit. Sjell pagese te larte te punetoreve pa kualifikim profesional me nje vlere ditore prej 2000 lekesh. Malli kryesor i eksportit. Kenaq njerezit edhe kur jane te merzitur. Rregullon bilancin e pagesave dhe ul deficitin tregetar.
    3. Prostitucioni. ka kerkesa te medha per punesim. Shteti mbledh te ardhura. Punonjeset e seksit jo vetem perfitojne te ardhura te medha por kane edhe nje rol social, ne zbutjen e geneve te shqiptareve.
    Tani ministria e Klosit duhet te hape shkolla profesionale per t'i paraprire zhvillimit te ri ekonomik dhe te plotesoje boshllekun me profesioniste te ketyre fushave.
    Gjithashtu ne kete kendveshtrim duhet hartuar edhe buxheti i vitit 2017.
    Duke qene se bujqesia, turizmi dhe industria minerare dalin ne plan te dyte, duhet qe lehtesite financiare te rentes, financimet ne turizem dhe subvencionet ne bujqesi duhet ti kalojne pikerisht ketyre tre shtyllave te reja te prosperitetit ekonomik.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Prostitucioni eshte zanati me i vjeter ne bote.

    Un jam pro legalizimit, ne vende te caktuara, jashte qendrave te banuara, te kete kontroll mjekesor, te paguhen taksat si gjithe bizneset.

    Ndersa per drogen, esht me komplekse, ka shum lloje drogerash. Ka raste qe alkoli esht me i demshem sesa nje kategori drogerash.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    SERAFIM DILO (04-10-2016)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Si llogjike legalizimi i droges sjell ; me pak shpenzime per shtetin-komunitetit,me pak kriminalitet dhe ne pergjithesi edhe perdorimi nuk eshte e thene se shtohet ne pergjithesi pakesohet. Ne pergjithsi gjerat si bixhozi,alkoli,droga,prostitucioni qe jane te pamundura te kontrollohen dhe eshte me mire te legalizohen.
    Asnje shoqeri o ekonomi nuk falimenton nga legalizimi,falimenton kur ligji nuk funksionon. Ne Shqiperi droga dhe prostitucioni eshte edhe me e veshtire te luftohet sepse ka te beje edhe me varferine dhe pamundesite e fshataresise o femrave.

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Mire e keni ju ne parim. Mirepo ato vendet qe i kane legalizuar nuk paten si qellim lulezimin e ekonomise nepermjet kanabisit dhe prostitucionit.
    Ne nje vend si Shqiperia me nivel te larte papunesie tek rinia, hashashi dhe prostitucioni vetem sa do t'i thellojne plaget sociale! Nuk jemi as Zvicra dhe as Hollanda qe ka nivel te larte mireqenieje dhe numer te ulet te papunesise..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Si droga dhe prostitucioni nuk mundet te meren si modele si per zhvillimin o edhe renimin ekonomik sepse nuk mundet te bazosh nje ekonomi ne eksportimin e hashashit dhe prostitutave.Legalizon,lejon prodhimin,tregtin dhe perdorimin nuk mundesh te legalizosh eksportin jashte Shqiperise.

    Ne Shqiperi si legalizimi dhe si ndalimi kane te njejtin efekt social sepse ai ekonomik nuk ndryshon.Ne ekonomine e atij vendi nuk ka sjellur ndryshim as nafta si ne ēmimin ne treg, si ne perfitim per Shtetin edhe si numer punonjesish, qe do te thote pak a shume persa i perket Shqiperise nuk mundet te besh nje diskutim llogjik sepse mungojne shifrat dhe legalizimi me ilegalizimin ecin paralel.

    Persa i perket hashashit legalizimi te pakten si efekt do sjelli njefare barazie,kush te doje mundet ta mbjelli nuk do kete nevoje te mbrohet as nga krimi,as nga policia dhe politika,ne njefar menyre e heq kete monopol. Per prostitucionin diskutimi eshte me i gjere...edhe se mendoj qe sot ne Tirane perhapja ka aritur maksimumin...

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Parashtrimi i qeverise nepermjet dhomes se Tregtise, ishte inkujarimi dhe lulezimi i ekonomise nepermjet legalizimit te hashashit dhe prostitucionit. Per me teper qe pretendojne se nepermjet ketij legalizimi neve te thithim turiste te huaj ne kerkim te prostitutave dhe coffee shop-eve ku blihet dhe pihet hashash!!!
    E imagjinon se ēfare lloj turistash do vijne ta vizitojne Shqiperine?
    Legalizimi i hashashit ne zonat rurale do nxiste akoma me teper angazhimin e tyre me kete bime, nderkohe qe fushat me fruta-perime jane duke u lene totalisht mbas dore. Tjeter plage dhe kjo!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Parashtrimi i qeverise nepermjet dhomes se Tregtise, ishte inkujarimi dhe lulezimi i ekonomise nepermjet legalizimit te hashashit dhe prostitucionit. Per me teper qe pretendojne se nepermjet ketij legalizimi neve te thithim turiste te huaj ne kerkim te prostitutave dhe coffee shop-eve ku blihet dhe pihet hashash!!!
    E imagjinon se ēfare lloj turistash do vijne ta vizitojne Shqiperine?
    Legalizimi i hashashit ne zonat rurale do nxiste akoma me teper angazhimin e tyre me kete bime, nderkohe qe fushat me fruta-perime jane duke u lene totalisht mbas dore. Tjeter plage dhe kjo!!!
    Ato jane budalliqe qe i enderrojne njerez si Kokedhima. Legalizimi ,ne qofte se behet duhet te behet per te ulur perdorimin dhe kriminalitetin ne rast te kundert nuk ja vlen te behet.

    Legalimi,teorikisht,do sjelli uljen e ēmimit gje qe mundet te vej ne diskutim se ja vlen apo nuk ja vlen ta mbjellesh sepse nuk ka aq merkat brenda per brenda. Te legalizosh mbjelljen natyrisht dhe shitjen por jo perdorimin o perhapjen e pikave. Kush e mbjell ne zonen e tije ka dhe te drejte ta shesi.... Per sa i perket per nxjerrjen jashte asgje nuk ndryshon do jete ilegale dhe ky eshte nje problem qe nuk mundet te zgjidhet kollaj pa miratimin e vendeve fqinj.

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ato jane budalliqe qe i enderrojne njerez si Kokedhima. Legalizimi ,ne qofte se behet duhet te behet per te ulur perdorimin dhe kriminalitetin ne rast te kundert nuk ja vlen te behet.

    Legalimi,teorikisht,do sjelli uljen e ēmimit gje qe mundet te vej ne diskutim se ja vlen apo nuk ja vlen ta mbjellesh sepse nuk ka aq merkat brenda per brenda. Te legalizosh mbjelljen natyrisht dhe shitjen por jo perdorimin o perhapjen e pikave. Kush e mbjell ne zonen e tije ka dhe te drejte ta shesi.... Per sa i perket per nxjerrjen jashte asgje nuk ndryshon do jete ilegale dhe ky eshte nje problem qe nuk mundet te zgjidhet kollaj pa miratimin e vendeve fqinj.
    Nuk eshte vetem Kokedhima por edhe Kryetari i Dhomes Amerikane te Tregetise qe e ka bere kete propozim! Madje ka shkuar edhe me tej, ka kerkuar gjithashtu legalizimin e prostitucionit me qellimin e thithjes se turisteve te huaj ne kerkim te ketyre "atraksioneve".
    Ne nje vend normal duhej te pakten nje deklarate nga institucionet shteterore qe te shprehte qendrimin e saj pro apo kunder ketyre deklaratave.
    Fakti qe e gjithe kjo po kalon ne heshtje, na tregon se diēka po gatuhet ne lidhje me keto ēeshtje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 05-10-2016 mė 11:05
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit mund tė nisė me hotelet me pesė yje

    Postuar nė 24 Shtator, 2016 23:16
    Kreu i Dhomės sė Tregėtisė, Nikolin Jaka, ka sqaruar dje nė emisionin “Zonė e Lirė” tė Arjan Ēanit sesi mendon ai mund tė realizohet legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit. Jaka thotė se qeveria aktuale ka miratuar njė ligj qė lejon kazijnotė dhe lojėrat e fatit nė hotelet me pesė yje. Kėtij ligji mund t’i shtohet edhe e drejta pėr tė mbajtur prostitua legale dhe tė shesin kanabis farmaceutik. Modeli gjerman ėshtė i ngjashėm me kėtė qė sugjerohet kėtu, tha Jaka, i cili ka kėrkuar qė tė futet kjo dukuri nė hulli ligjore.

    Ky ėshtė njė propozim qė duhet diskutuar me tė vėrtetė, pasi ka tė paktėn dy tė mira: legalizimi i kanabisit farmaceutik e zhbėn ekonominė kriminale tė ndėrtuar mbi kėtė prohibicionizėm tė cilin po na deklarohet se policia nuk e lufton dot.

    Sė dyti, legalizimi i prostitucionit ėshtė ndoshta shėrbimi mė i madh moral qė i bėhet Shqipėrisė, pasi do tė jetė tė paktėn njė hap qė heq atė maskėn e hipokrizisė qė shoqėron ēdo fytyrė qė pretendon engjėllin dhe duart i ka vetėm nė xhepa.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  12. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Skema e favoreve/ Si e bleu Edi Rama biznesmenin Nikolin Jaka

    Nė kulmin e debateve mbi ligjin e importit tė plehrave dhe kanabisin, kreu i Dhomės sė Tregėtisė, Nikolin Jaka, doli me njė qėndrim publik tė bujshėm disa ditė mė parė.

    Ai tha se kanabisi duhej legalizuar dhe se mbjelljet ishin diēka normale, mė pas tha se edhe po tė legalizohej prostitucioni nuk do ishte keq, duke dalė mė pas dhe tek pika nevralgjike...

    Nikolin Jaka deklaroi publikisht se parlamenti duhej qė ta miratonte sa mė shpejt ligjin pėr importin e plehrave dhe riciklimin.

    Ky qėndrim i Kreut tė Dhomės sė Tregtisė, kishte njė rėndėsi tė dorės sė parė. Ishte qėndrimi i shoqatės mė tė madhe tė biznesit, nė lidhje me njė nismė problematike, tė dyshimtė dhe me shumė tė panjohura si ajo e importit tė plehrave.

    Por ishte njėkohėsisht dhe njė sinjal solidarizimi me qeverinė Rama dhe pėr ēėshtjen e kanabisit nga nr. 1 i biznesit nė vend. Por gjasat janė qė shtysat e Nikolin Jakės tė mos jenė dhe aq parimore apo ‘teknike’ siē ai pretendon.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 261

Madhėsia:  40.0 KB

    firmosur nga ministri Ahmetaj)

    Pasi pikėrisht nė momentin kur Nikolin Jaka i kėrkoi Kuvendit qė tė miratonte ligjin e riciklimit, komisionet e Kuvendit po shqyrtonin paralelisht dhe njė tjetėr projektligj, i cili lidhet drejtpėrdrejt me interesat e Jaka.

    Bėhet fjalė pėr njė nismė qė zyrtarisht i ėshtė dėrguar Kuvendit nga ministri Arben Ahmetaj, e qė synon imponimin pėr tė gjitha bizneset, qė tė paguajnė njė kuotė vjetore pėr Dhomėn e Tregtisė.

    Sipas kėtij projektligji, nėse regjistron firmėn tėnde nė QKR, atėherė je i detyruar automatikisht tė paguash dhe njė kuotizacion pėr Dhomėn e Tregtisė qė e drejton Jaka.

    Ky ėshtė njė favor i rėndėsishėm qė i bėhet Jaka dhe Dhomės qė ai drejton, pasi i krijon atij kapacitete tė forta financiare, tė garantuara me ligj.

    Ndaj dhe deklaratat e Jaka pėr riciklimin/kanabisin/prostitucionin kanė qenė minimalisht pretendime tė dhėna nė kushtet e njė konflikti interesi arbitrar, pretendime tė dhėna nė njė kontekst ku kryeministri dhe qeveria favorizon shoqata biznesi me ligj, pėr tė marrė nė kėmbim heshtjen e biznesit ndaj aktiviteteve tė dyshimta ose kriminale. /HashtagAL
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nuk eshte vetem Kokedhima por edhe Kryetari i Dhomes Amerikane te Tregetise qe e ka bere kete propozim! Madje ka shkuar edhe me tej, ka kerkuar gjithashtu legalizimin e prostitucionit me qellimin e thithjes se turisteve te huaj ne kerkim te ketyre "atraksioneve".
    Ne nje vend normal duhej te pakten nje deklarate nga institucionet shteterore qe te shprehte qendrimin e saj pro apo kunder ketyre deklaratave.
    Fakti qe e gjithe kjo po kalon ne heshtje, na tregon se diēka po gatuhet ne lidhje me keto ēeshtje...
    DUKE, kush e njef vertet Shqiperine e di qe ēdo ligj o reforme perpara se te propozohet behet nga njerez me laps ne dore ;"sa do fitojm". Duke filluar nga reforma e arsimit e deri tek ligji i plehrave. Dihet qe perpara behet kontrata per sjelljen e plehrave,paguhet nje pjese e parave per ligjin dhe pastaj behet ligji.

    Ne rastin e ketyre propozimeve "halli" eshte tek prostitucioni o industria e defrimit reth tije si te thuash terheqja e kapitalit nga jashte. Persa i perket hashashit eshte nje industri qe po lulezon keshtu e din te gjithe qe nuk mundet te preket. Ata me "laps ne dore" e din shum mire qe me legalizimin e tije vetem humbin.

    Heshtja o llafet ne ate vend nuk do te thote asgje,ēdo gje varet nga shuma e lekeve qe hidhet per nje fitim te garantuar.

  14. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    DUKE, kush e njef vertet Shqiperine e di qe ēdo ligj o reforme perpara se te propozohet behet nga njerez me laps ne dore ;"sa do fitojm". Duke filluar nga reforma e arsimit e deri tek ligji i plehrave. Dihet qe perpara behet kontrata per sjelljen e plehrave,paguhet nje pjese e parave per ligjin dhe pastaj behet ligji.

    Ne rastin e ketyre propozimeve "halli" eshte tek prostitucioni o industria e defrimit reth tije si te thuash terheqja e kapitalit nga jashte. Persa i perket hashashit eshte nje industri qe po lulezon keshtu e din te gjithe qe nuk mundet te preket. Ata me "laps ne dore" e din shum mire qe me legalizimin e tije vetem humbin.

    Heshtja o llafet ne ate vend nuk do te thote asgje,ēdo gje varet nga shuma e lekeve qe hidhet per nje fitim te garantuar.
    Sero, hashashi me apo pa legalizimin po deperton ne Itali per tu shperndare pastaj me gjere ne europe. Mirepo kleēka me keta politikanet tane qe jane bere mjeshtra te vakumit te ligjit, eshte menyra sesi do lejohet legalizimi. Ēfare emri do i gjejne, legalizim thjeshte per farmaceutike apo edhe per perdorim personal. Pra loja do jete qe ne te gjitha format e legalizimit, do deklarohet vetem hashashi ne perputhje me ligjin, kurse ky qe eshte per eksport do vazhdoje te njejten rruge qe ben edhe sot...
    Besoj te njejtat truke do ndjekin edhe me legalizimin e prostitucionit!

    Shpresoj as njera dhe as tjetra te mos ndodhin...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero, hashashi me apo pa legalizimin po deperton ne Itali per tu shperndare pastaj me gjere ne europe. Mirepo kleēka me keta politikanet tane qe jane bere mjeshtra te vakumit te ligjit, eshte menyra sesi do lejohet legalizimi. Ēfare emri do i gjejne, legalizim thjeshte per farmaceutike apo edhe per perdorim personal. Pra loja do jete qe ne te gjitha format e legalizimit, do deklarohet vetem hashashi ne perputhje me ligjin, kurse ky qe eshte per eksport do vazhdoje te njejten rruge qe ben edhe sot...
    Besoj te njejtat truke do ndjekin edhe me legalizimin e prostitucionit!

    Shpresoj as njera dhe as tjetra te mos ndodhin...
    DUKE,qe te lejoj bota e jashme legalizim e hashshit ti si shtet, si minimum duhet ti garantosh mos trafikim jashte vendit. Keshtu qe legalizimi i hashshit siē e mendojme ne dhe ne kushtet tona as qe mund te diskutohet.

  16. #15
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mire e keni ju ne parim. Mirepo ato vendet qe i kane legalizuar nuk paten si qellim lulezimin e ekonomise nepermjet kanabisit dhe prostitucionit.
    Ne nje vend si Shqiperia me nivel te larte papunesie tek rinia, hashashi dhe prostitucioni vetem sa do t'i thellojne plaget sociale! Nuk jemi as Zvicra dhe as Hollanda qe ka nivel te larte mireqenieje dhe numer te ulet te papunesise..
    Mund te t'jap arsye pa fund se pse un mbeshtes legalizimin e ketyre dy fenomeneve.
    Duke filluar nga perfitimi si shoqeri deri tek te drejtat e lirise te individit.

    Mund te bej nje krahasim me proibicionizmin ne Amerike te viteve 1920-1930. Ishte pikerisht ky ligj qe krijoi gangsterin me te madh deri tashi, Al Kaponen. Ky ligj i dha hapesire kontrabandes, i dha pasuri=pushtet krimineleve, vuri shoqerine ne rrezik.

    Shkodranet e medhenj nxorren shprehjen "ka shku parja ne dore te horit". Me ket shprehje kane thene shume... Nga e mori parane hori?
    Hori parane e beri me kondrabande, me prostitucion. Dhe pastaj, blen qendren e qytetit, ben universitetin privat, spitalin privat... Vetem ne Shqiperi kushton nje kg mish sa nje dite pune..., dhe qiraja ditore e nje shazlloni sa nje jave pune...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin

    Skender, bene krahasimet e gabuara. Nje vend ku ka nivel te larte papunesie dhe me plage te renda sociale, legalizimi i hashashit bashke me prostitucionin do ishin 'Harakiri' per shoqerine!
    E ka provuar Kolumbia me Afganistanin kete rruge, mirepo perfundimi i tyre dihet.
    Te gjitha vendet e varfra qe kane tentuar te nxisin ekonomine nepermjet hashashit dhe prostitucionit kane deshtuar keqazi me keto nisma. Nqs neve s'na ka ngelur gje tjeter si shoqeri, perveē se te fillojme te eksperimentojme mbi te ardhmen e vendit, atehere pse mos lozim bixhoz me Shqiperine?
    Dreqi e mori, kemi dete, lumenje, liqene, natyre te mbrekullueshme dhe nuk flet askush per zhvillimin nepermjet turizmit qe shpetoi nga gremina falimentit Italine, Greqine, Spanjen, Portugaline, por tentojme te zhvillohemi nepermjet plehrave, prostitucionit dhe hashashit...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  18. #17
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Duke,

    me ka rastis qe te futem ne ambiente te institucioneve te ndryshme. Te punesuara jane vetem femra alla playboy...
    Kemi pare dhe me ze e figure sesi fitohet dhe mbahet vendi i punes...
    Me pak pushtet, edhe nje brekgrisun si Shukriu, ben kerdine...

    Kete si ta quajm?!
    A esht apo nuk esht prostitucion?
    I lem ato rastet e hoteleve me minorene...

    Edhe po te legalizohet, prap shumica do jene Shukrinjte qe do shkojne...

    Esht nje fenomen qe funksionon ne menyre te paligjshme, dhe me shume pasoja nedem te shoqerise...

    Tashi, peshoji gjerat, nese do ishte me mire te legalizohet dhe te jete aktivitet i kontrolluar, apo te vazhdojme me hipokrizi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skender76 : 08-10-2016 mė 13:53
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  19. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Duke,

    me ka rastis qe te futem ne ambiente te institucioneve te ndryshme. Te punesuara jane vetem femra alla playboy...
    Kemi pare dhe me ze e figure sesi fitohet dhe mbahet vendi i punes...
    Me pak pushtet, edhe nje brekgrisun si Shukriu, ben kerdine...

    Kete si ta quajm?!
    A esht apo nuk esht prostitucion?
    I lem ato rastet e hoteleve me minorene...

    Edhe po te legalizohet, prap shumica do jene Shukrinjte qe do shkojne...

    Esht nje fenomen qe funksionon ne menyre te paligjshme, dhe me shume pasoja nedem te shoqerise...

    Tashi, peshoji gjerat, nese do ishte me mire te legalizohet dhe te jete aktivitet i kontrolluar, apo te vazhdojme me hipokrizi...
    Skender une po flisja per plehrat, drogen dhe prostitucionin, 3 fenomenet qe po na shiten si ēelesi magjik per t'i dhene impulse ekonomise tone te falimentuar.

    Sa i perket prostitucionit, te jesh i qarte se edhe nese legalizohet, Shukrinjte sebashku me zyrtaret e tjere brekegrisur, do vazhdojne t'i perdorin intimidimet seksuale ne shkembim te vendit te punes. Kete fenomen nuk e zhduk dot as legalizimi dhe as jo-legalizimi por ndeshkimi ligjor, te cilit Shukrinjte e shumte ne administrate nuk i druhen.

    Pastaj ti vertete mendon qe ne situaten aktuale shqiptare, shteti i ka mekanizmat per ta kontrolluar prostitucionin? Hollanda sebashku me Gjermanine, kane patur goxha probleme ne lidhje me grupet mafioze nga europa lindore (kryesisht shqiptare) persa i perket kontrollit te prostitucionit. Jane arrestuar dhe mbyllur mijera vitrina ku ushtrohej prostitucion i detyruar apo keqtrajtim fizik i femrave qe ushtronin kete profesion. Dhe kur ky lloj kriminaliteti infiltrohet ne Gjermani dhe Holande, imagjinoje vete se ē'mund te ndodhi ne Shqiperi.

    Gjithesesi edhe nese e shohim me konservatorizem, prostitucioni nuk duhet kurrsesi te legalizohet. Fundja fundit mbas shfryrjes seksuale te ndonjerit, fshihen mbrapa vese te tera qe vetem sa thellojne plaget e nje shoqerie...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  20. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Gazetari amerikan: Kujdes me kultivimin e drogės nė Shqipėri, si nisi lufta e karteleve nė Meksikė

    23:25, 10/10/2016
    Michel Marizco ėshtė njė gazetar investigativ amerikan, i specializuar nė marrėdhėniet mes SHBA dhe Amerikės Latine, specifikisht pėr krimin e organizuar, trafikun drogės etj. Para se tė bashkohej me Desk Fronteras, ai ka raportuar dekadėn e fundit, shumė histori nga kufiri me Meksikėn, pėr CNN, BBC dhe CBC.

    Marizco ka marrė disa ēmime tė rėndėsishme pėr punėn e tij. I fundit ėshtė ai i Associated Press Aėard 2016. Nė njė intervistė ekskluzive pėr dritare.net, ai shpjegon si nisi lufta pėr drogėn nė Meksikė dhe ēfarė i solli ajo vendit, vrasje, rrėnim, shkatėrrim imazhi pėr turizmin dhe aspak rritje ekonomike, pasi paratė e drogės shkuan nė pak duar. Marizco tregon gjithashtu ēfarė di pėr trafikun e drogės nė Shqipėri dhe frikėn qė ka nga legalizimi i drogės kėtu. Gazetari investigativ amerikan tregon edhe perfshirje e qeverise me drogen, fakt qe ai e quan te pashmangshem./dritare.net

    Dritare.net- Kur ju thashė se intervista kishte tė bėnte me ēėshtjen e kanabisit, ju mė thatė se ju tingėllonte e njohur.

    Pėr rreth 15 vjet, kam mbuluar trafikun e drogės dhe krimit tė organizuar, nė Meksikėn veriore dhe kufirin e pjesės jugore tė Amerikės. Veēanėrisht kam punuar nė atė qė quhet karteli Sinaloa. Ky ėshtė njė klan me shumė pėrhapje nė Europėn Lindore, nė Afrikė dhe ėshtė njė prej organizatave mė tė vjetra dhe mė tė pėrforcuara nė tė gjithė botėn.

    Kur nisi lufta mbi drogėn nė Meksikė?

    Nė vitet 1980, kumbari i kartelit Sinaloa, Felix Gallardo, ishte duke bashkėpunuar me kartelin Medellķn, i cili ishte Pablo Escobar nė Kolumbi, pėr tė trafikuar nė Amerikė. Nė vitet 1990, me firmosjen e marrėveshjes sė tregtisė sė lirė, nė Amerikėn Veriore, e cila ndihmoi nė pėrshpejtimin e shumė dėrgesave nė kufi. Kamionė tė mėdhenj qė transportonin nga Meksika nė SHBA, u pėrdorėn pėr tė kontrabanduar lėndė narkotike. Nė 2003 u krijua njė grup i ri, i quajtur Zeta, e cili filloi duke vepruar kundėr kartelit Sinaloa nė atė qė njihet si Meksika lindore, pėr tė shkuar drejt Nuevo Laredo.

    Nė kėtė pikė, nisėn edhe luftėrat me armė nė mes tė rrugėve. Nė vitin 2008, nė shtetin meksikan tė Sinaloas, u ngrit njė grup tjetėr dhe filloi duke luftuar kartelin Sinaloa dhe kjo ishte organizata Beltrįn Leyva.

    Kjo ėshtė periudha kur lufta nė Meksikė shpėrtheu me tė vėrtetė. Unė e quaj atė luftė, sepse nuk ka asnjė pėrkufizim tjetėr qė shpjegon se ēfarė ka ndodhur.

    Tani, mund t’iu them se nė Meksikė, pas 7-8 vitesh tė luftėrave me armė dhe shumė vrasjesh, situata ėshtė qetėsuar. Por unė mund t’iu them gjithashtu se karteli Sinaloa, ende ėshtė karteli dominant dhe se oreksi pėr drogė nė Amerikė dhe nė pjesėn tjetėr tė botės nuk ka ndryshuar aspak.

    Dritare.net- Cili ishte konflikti kryesor ?

    Konflikti nė Meksikė kanė qenė rrugėt. Kjo pasi ata nuk po pėrpiqeshin t’ia shisnin pėrdoruesve meksikanė, tė paktėn jo nė fillim, ata donin t’ia shisnin pėrdoruesve amerikanė. Nė Meksikė ti mund tė blesh njė kile marijuanė pėr 13 dollarė dhe e shet nė Amerikė pėr rreth 900 dollarė. Ky ėshtė njė treg i madh, prandaj ata kėrkonin ta shisnin nė Amerikė.

    Nė fakt, ka qenė njė trafikant shumė i njohur i drogės, i quajtur Amado Carrillo Fuentes, i cili nė vitin 1996 nė njė radio publike, tha pėr Presidentin e Meksikės dhe njerėzve, qė ai do tė premtojė pėr tė ndaluar shitjen e drogės ndaj popullit meksikan, nėse ata do ti kthenin gjysmėn e aseteve tė tija tė sekuestruara.

    Dritare.net- Kur e zbuloi qeveria meksikane kultivimin e drogės?

    Kultivimi i drogės ėshtė cilėsuar si njė problem qė nė kohėn e Richard Nixon, nė fund tė viteve 1960, tė cilėt shpallėn luftėn kundėr drogės. Meksika ėshtė njohur si problematike para 50-60 vitesh mė parė, ndoshta edhe mė shumė. Por pėr sa i pėrket se ēfarė do tė bėnin pėr kėtė gjė, Meksika ishte e keqpajisur pėr t’u pėrballur me kėto organizata tė fuqishme. Kjo deri nė vitin 2008-2009, ku pėrdori marinėn e vet, ushtarėt mė tė mirė pėr tė ndjekur trafikantėt dhe pėr t’i mposhtur.

    Por kėtu kishte njė pyetje tjetėr, sepse disa prej kapjeve mė tė suksesshme nga qeveria meksikane ishte nga mė barbaret. Kishte shumė situata, ku dėrgonin helikopterė me snipers pėr t’i qėlluar njerėzit e kėrkuar. Pra ishte njė ekzekutim pa gjyq. E meritonin ose jo, kėshtu merrej Meksika me ta.

    Dritare.net- Si e zgjidhi Meksika problemin e saj tė imazhit me drogėn?

    Ėshtė shumė herėt pėr ta thėnė. Deri sot Meksika ka punuar dhe shpenzuar shumė para pėr tė rikthyer reputacionin e vet. Shumė nga qytetet turistike pėr amerikanėt dhe evropianėt janė prekur shumė nga kėto luftėrat pėr drogėn. Njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme me Meksikėn ka tė bėjė me faktin se refuzon tė pranojė gjendjen nė tė cilėn ndodhet. Pėr vite tė tėra politika e Meksikės ka qenė, “Kjo nuk prek njerėzit qė nuk janė nė tregtinė e drogės”. Por nė fakt situata ėshtė ende shumė e fshehtė dhe nuk ėshtė mbyllur problemi i rėndė i perceptimit pėr Meksikėn.

    Njė nga gjėrat qė ndodh tani, ėshtė se kandidati republikan nė Amerikė po bėn thirrje pėr vendosjen e njė muri gjigand pėrgjatė kufirit me Meksikėn. Kjo vjen pėr shkak tė pasigurisė dhe frikės sė madhe tė njerėzve, qė e kanė pasur pėr vite, qė kanė tė bėjnė me luftėrat e drogės nė Meksikė.

    Dritare.net- A mendoni se qeveria dhe policia kanė qenė tė pėrfshira nė trafikimin dhe kultivimin drogės?

    Unė besoj se shumė prej tyre janė absolutisht tė pėrfshirė. Unė kam dokumente nga Agjenci Federale Investigative nė SHBA, Meksikė, Interpol, qė tregojnė pėrfshirjen direkt tė bashkiakėve, guvernatorėve, komandove detare meksikane, pėrfaqėsuesve tė ushtrisė, shefave tė policisė, drejtuesve tė policisė sė shtetit, agjentėve tė doganave. Shikoni, gjithmonė do tė ketė korrupsion nė njė masė tė caktuar, kjo ėshtė pothuajse e pashmangshme, por pėr sa kohė ka korrupsion sistematik, atėherė jemi duke folur pėr rrjete njerėzish tė korruptuar. Pra, absolutisht qė qeveria ėshtė e pėrfshirė.

    Dritare.net- Mendoni se kjo ndodh vetėm nga njėra anė e kufirit, pra ai meksikan apo edhe nga ana tjetėr, SHBA?

    Kjo ndodh edhe nė SHBA, edhe do thosha qė nė SHBA ėshtė pak mė e vėshtirė, nuk ėshtė aq sistematike pra, nuk flasim pėr rrjete njerėzish tė korruptuar qė punojnė si grup i madh. Po flasim pėr grupe tė vogla agjentėsh doganorė dhe policė tė cilėt bashkėpunojnė. Pra funksionon si nė Meksikė, por nė shkallė mė tė vogėl.

    Dritare.net- A mendoni se nė fillim droga ishte njė mundėsi e mirė punėsimi pėr njerėzit dhe pėr rritjen e ekonomisė sė vendit?

    Mendoj se ishte njėra anė e tė parit tė gjėrave. Nėse ngjiteshe nė kodrat e Sinaloas, atje ku kultivohej kanabisi apo opiumi, do vėreje njė vend tė ashpėr. Pas ca kohėsh vėreje shkolla tė ndėrtuara, ngritje fondacionesh pėr tė ndihmuar fėmijėt, spitale lokale, por shumica e parave vinin pikėrisht droga. Biznesi ishte shumė i rėndėsishėm dhe bėhet fjalė pėr shumė para, por nuk besoj se ekonomia rritet pėr shkak tė kėsaj. Mendoj se shumica e kėtyre parave ėshtė konsumuar dhe harxhuar nga njerėzit qė papritmas u bėnė shumė tė pasur.

    Dritare. net- A keni dėgjuar pėr ēfarė po ndodh nė Shqipėri, me drogen dhe luftėn ndaj saj?

    Ėshtė folur edhe kėtu, por nė njė shkallė mė tė vogėl. Megjithatė duket sikur ėshtė gjithnjė e nė rritje ēėshtja, veēanėrisht pėr policinė dhe gazetarėt. Unė nuk mund tė flas pėr ngjashmėritė qė trafikantėt shqiptarė kanė me ata meksikanė, por duke treguar ē’bėnė ata dhe ēfarė i ndodhi Meksikės prej tyre, ju ftoj tė bėni kujdes

    Dritare.net- Nė Shqipėri ka biznesmenė dhe politikanė qė flasin pėr legalizimin e kanabisit, si njė mėnyrė pėr ta kontrolluar atė? Ēfarė mendoni pėr kėtė?

    Unė jam rritur nė Kaliforni, nė njė bregdet tė qetė dhe atje ne kemi shumė parcela tė mbjella me drogė, nė tė gjithė vendin, pėr tė cilat nuk dihen pronarėt, si te ju.

    Kėtu nė shtetin e Arizonės, ku unė jetoj, kemi zgjedhjet nė nėntor dhe po diskutohet ligji pėr marijuanėn si njė drogė rekreative. Shteti i Kolorados e ka miratuar kėtė ligj nė vitin 2012.

    Nė 2014 Kolorado u kthye nė shtetin ku njerėzit shkojnė pėr tė shijuar marijuanėn. Krimi ėshtė nė rritje, por Prokurori i Pėrgjithshėm i Kolorados thotė vazhdimisht se nuk janė tė sigurtė nėse kjo rritje ka ardhur si rezultat i legalizimit tė marijuanės. Ai ka njė vit qė e thotė kėtė gjė dhe unė si gazetar, duhet tė besoj atė qė thotė ai, por nuk di pse nuk arrij ta besoj.

    Dritare.net- Ēfarė mendoni pėr marijuanėn mjekėsore?

    Unė nuk e pėrdor marijuanėn mjekėsore, prandaj nuk di tė flas me siguri pėr tė. Por di qė funksionon si njė lehtėsues pėr dhimbjet kronike. Tashmė ėshtė njė diskutim pėr pėrdorimin e marijuanės, nė trajtimin e sindromės pas stresit traumatik. Shkencėtarėt e kanė aprovuar se vaji i kanabisit, ndihmon nė trajtimin e disa prej kėtyre simptomave dhe problemeve, pėr tė cilat ilaēet e zakonshme nuk mund t’i kurojnė ose janė tė rrezikshme.

    Dritare.net- Ēfarė duhet tė ketė nė konsideratė njė gazetar shqiptar, kur ėshtė duke u marrė me krimin e organizuar, ēėshtjen e drogės, etj.?

    Natyrisht, gjėja e parė ėshtė tė mbani parasysh se nė komunitetet, qė ju po mbuloni, jetoni ju, fėmijėt tuaj dhe familja juaj. Pra, ajo ēėshtje qė ju po investigoni, prek dhe familjen tuaj. Kjo ėshtė njė pyetje me tė vėrtetė serioze pėr shumė gazetarė.

    Kjo ndodh dhe nė Meksikė, unė kam humbur disa miq gazetarė, tė cilėt mbulonin krimin e organizuar dhe ata kanė pėrfunduar tė vdekur apo tė zhdukur. Kjo ėshtė njė ēėshtje.

    Mandej, a ka ndonjė lloj statuti mbrojtės nė vendin tuaj, pėr tė ndjekur penalisht dikė qė targeton njė gazetar qė bėn punėn e vet?

    Pėr shembull, nė SHBA nė qoftėse targetoni njė polic pėr punėn e tij, ju ndiqeni penalisht. Ndjekja penale rritet specikifisht pasi ai ėshtė njė polic.

    Nė Meksikė, gjithmonė ka pasur biseda, dhe pse ende asgjė nuk ka ndodhur, pėr aplikimin e njė lloj mbrojtje pėr gazetarėt meksikanė, kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn gazetarėt shqiptarė duhet tė trajtojnė.

    Si ėshtė niveli i korrupsionit me qeverinė shqiptare, ėshtė njė rrjet i gjerė apo sporadik? Ėshtė diēka e fshehur mirė dhe qeveria e di se cili ėshtė gazetari qė po e mbulon, dhe pėr kėtė gjė e kanė targetuar? Janė shumė pyetje. Por kryesorja ėshtė; A ke ti mbrojtje nga qeveria?

    Dritare.net- Pra nėse nuk ke mbrojtje nga qeveria, mė mirė tė heqėsh dorė sepse je nė rrezik?

    Jo, pavarėsisht, asnjėherė mos hiqni dorė, jini konsekuent nė atė ēfarė jeni duke bėrė dhe me temėn me tė cilėn po punoni. Nė qytetin Tijuana, ka qenė njė botues i famshėm i njė gazete, i cili mbuloi kartelin Arellano-Félix. Ai gjithmonė thoshte: “Ne jemi gazetarė dhe ata kriminelė. Puna jonė ėshtė tė mbulojmė lajmet. Nėse krimineleve nuk iu pėlqen, le tė gjejnė njė punė tjetėr.”

    Dritare.net- Me ēfarė teme po merreni ju tani?

    Jam duke ndjekur disa problematika nė lidhje me kufirin. Ne kemi njė fenomen shumė interesant nė Arizonėn Jugore, ku djem tė rinj paguhen nga kartelet e drogės, pėr tė ngjitur malet mė tė larta, qė tė shohin pėr lėvizjet e policėve. Kur kėta i kapin, ata thonė: “Unė thjesht po rrija kėtu.” Dhe ka qenė e vėshtirė pėr zbatuesit e ligjit tė provonin se ata ishin aty, ku u kapėn, pėr tė lajmėruar bashkpunėtorėt, se ishte duke ardhur policia. Por ėshtė bėrė e mundur edhe tė ndiqen penalisht disa prej kėtyre djemve tė rinj.

    Pėrveē kėsaj, jam duke pritur pėr tė parė se cili do jetė Presidenti ynė i ardhshėm.

    Dritare. Net- Cili mendoni se do tė fitojė?

    Ende nuk e di.

    /dritare.net/
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Ekonomia e mekatit!!!

    Ekonomia e mekatit apo ekonomia e Bastardit?!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •