Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Bomba e Kukan nga Brukseli: Të gjithë e dimë se droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe/

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 288

Madhësia:  75.0 KB

    Shndërrimi i Shqipërisë në një “parajsë” për narkotrafikantët, mbjellja dhe trafiku i drogës, prej kohësh është kthyer në çështjen më të nxehtë të debatit politik, por edhe mediatik dhe të shoqërisë civile.

    Këmbënguljen e kryeministrit Rama, se vendi nuk ka aq shumë drogë sa pretendon opozita dhe “media e kazanit”, çdo ditë e hedhin poshtë sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane dhe përgjatë kufirit me Greqinë.

    Por deri tani kryeministri është fshehur mbrapa heshtjes së “habitshme” të ndërkombëtarëve për një realitet që e shohin dhe dinë të gjithë. Edi Rama sa herë që akuzohet se vendi është shndërruar në një plantacion gjigant të kultivimit të kanabisit, nxjerr si mburojë raportet e vjetra të ndërkombëtarëve dhe kryesisht të amerikane. Që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe, këtë e ka pohuar sot nga Brukseli për ABC News, edhe eurodeputeti Eduard Kukan nëpërmjet një deklarate.

    “Jam shumë mirë i informuar për këtë çështje. Çështja e drogës është një problem gjigant për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Është një çështje shumë e madhe dhe mendoj se duhet të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”, tha Kukan duke vërtetuar se pavarësisht heshtjes deri tani, ndërkombëtarët janë në dijeni të situatës.

    SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bomba e Kukan nga Brukseli: Të gjithë e dimë se droga në Shqipëri është një çështje shumë e mad

    Bomba e rradhes:

    Ekskluzive/Zbulohet raporti sekret që ka në duar Tahiri: 363 plantacione droge nga Jugu në Veri, ja zonat alarmante




    Një raport sekret për prodhimin e Cannabisit në vend i ka mbërritur në duar Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. 360grade.al ka arritur përmes burimeve të saj të gjej pjesë të rëndësishme të raportit, i cili është përpiluar nga Shërbimi i Çështjeve të brëndshme dhe Ankesave (SHBÇA) dhe që vë në dukje problemin që ka vendi ynë në prodhimin e Cannabisit.

    Sipas këtij raporti janë 363 plantacione Cannabisi në të gjithë vendin, nga veriu në Jug. Po ashtu në raport theksohet se në zonën e Shkodrës zbulueshmëria është e ulët dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Gjithashtu theksohet se, Shqipëria ëshë shndërruar në një autostradë të trafikimit të drogës në Itali dhe vende të tjera të BE-së.

    Në raport më tej sqarohet situata në zona të veçanta. Sipas këtij raporti mësohet se në Fier, në të gjitha zonat është prodhuar Cannabis dhe këtë vit pritet të ketë rritje të sasisë së prodhimit. Sipas raportit, në Lushnje kultivimi i Cannabisit po bëhet me Sera... Në Korçë rezulton të ketë prodhim në zonën e Dardhës, të njohur si zonë turistike, si edhe në disa fshatra të tjerë. Prodhim të kësaj lënde narkotike ka dhe në Tropojë, Kukës, por dhe në kryeqytet. Sipas këtij raporti zonat e prekura nga prodhimi i Cannabisit në Tiranë janë, Dajti, Tapizë, Lundër...etj. Në Tropojë vihet re, lexohet në raport se ka nisur proçesi rekrutimit të punëtorëve për përgatitjen e terrenit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bomba e Kukan nga Brukseli: Të gjithë e dimë se droga në Shqipëri është një çështje shumë e mad

    Huffington Post: Droga e Shqipërisë po destabilizon Ballkanin!

    Një shkrim i botuar në Huffington Post, nga gazetari Luke Coffey përshkruan efektet që do të kenë në Ballkan dhe Europë sasitë e mëdha të drogës që kultivohen në Shqipëri. Zyrtarët më të lartë të qeverisë, thuhet në shkrim janë të përfshirë në trafikun e drogës, jo thjesht për përfitime personale, por se kanë një plani për të mbajtur pushtetin me paratë e drogës. Shkrimi përmend rastet e avionit në Ishëm dhe neglizhencën e policisë për Klemend Balilin si dy momentet më flagrante që provojnë se qeveria është e përfshirë trafikun e drogës. Më poshte shkrimi i plotë, i përkthyer nga Lapsi.al

    Problemi shqiptar i drogës prek të gjithë Europën

    Nga Luke Coffey

    Shqipëria një vend i vogël në Europën Juglindore, është tashmë epiqendra e tregut të drogës, në veçanti marijuanës. Kjo nuk vjen si surprizë. Me vijën e gjatë bregdetare në Adriatik, kjo zonë e Ballkanit ka qenë gjithmonë rruga kryesore e kontrabandës, armëve dhe drogës deri në zemër të Europës. Për pasojë krimi i organizuar dhe korrupsioni në politikë janë fuqizuar, në një vend që përballet ende me shumë sfida brenda tij.

    Por ajo që e bën situatën unike janë akuzat, sidomos ato që vijnë nga Patia Demokratike, se drejtues të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur direkt apo përfitojnë direkt nga shitja e drogës. Kryeministri Edi Rama është akuzuar vazhdimisht se nuk ia doli t’i jepte fund rolit të Shqipërisë në tregun e drogës. Madje Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet se mbrojti, madje fshehu njerëz të përfshirë në trafik droge.

    Këto deklarata ngrenë një pyetje: Çfarë e shtyn elitën qeverisëse në Shqipëri të bëhet pjesë e botës së errët të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës?

    Ndoshta përfitimet personale. Ndoshta ekziston një plan tjetër për të mbajtur pushtetin.

    Shqipëria vuan nga korrupsioni njësoj, në mos më shumë se pjesa tjetër e Ballkanit. Me miliona dollarë mund të blesh shumë gjyqtarë, gazetarë dhe prokurorë, por mund të të ndihmojnë edhe për një fitore në zgjedhjet e ardhshme.

    Cilado qoftë arsyeja, diçka e dyshimtë po ndodh.

    Në fillim të këtij muaji, një pilot Italian, Andrea Guidi, ngeci me avionin e tij në një fushë në veri të Tiranës. Fillimisht Guidi tha se fluturoi mbi Shqipëri për çlodhje. Pas kësaj, gazetari Artan Hoxha publikoi lajmin se piloti i kishte rrëfyer prokurorëve se do të bënte një provë në terren, para se të kthehej 20 ditë më vonë, për të marrë 200 kilogram kanabis. Duke marrë parasysh historitë e tjera të avionëve me drogë, rrëfimi dukej i besueshëm (përkthim i Lapsi.al).

    Menjëherë autoritetet shoqëruan gazetarin, që siç dukej publikoi informacione delikate në lidhje me ngjarjen. Akuzat u bënë të besueshme kur Partia Demokratike akuzoi se lajmi i Artan Hoxhës doli nga Ministri Saimir Tahiri si një manovër për “t’i kompromentuar hetimet” dhe për të mbuluar krimin e trafikantëve të drogës.

    Në fillim të vitit, autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare se po mbronte dhe po e mbulonte Klemend Balilin, një biznesmen shqiptar i emëruar në administratën lokale në Sarandë. Balili dyshohet se është në krye të një linje të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Europën Perëndimore.

    Sërish, Partia Demokratike e drejtoi gishtin nga lidhjet e Balilit në politikë dhe e akuzoi Saimir Tahirin se po mbronte bosin e akuzuar të drogës.

    Paqëndrushmëria e qeverisë për t’i dhënë fund problemit të drogës, ngjall mosbesim. Vitin e kaluar autoritetet shqiptare thanë se shkatërruan 99.2% të drogës në vend. Kjo është e çuditshme. Sepse këtë vit policia pretendon se shkatërroi 1.7 milion bimë narkotike, që është tre herë më shumë se sasia e shkatërruar vitin e kaluar. Llogaritë nuk dalin.

    Nga shumë pikëpamje, një vend si Shqipëria është “i vjetër” në këto afera korrupsioni dhe krimi. Renditet në vendin e 88 në botë në indeksin e korrupsionit në raportin e Transparency International. Ndërkohë Fondacioni Heritage dha vlerësimin “e frustruar” për ekonominë shqiptare, vlerësimi më i ulët i mundshëm në kategorinë e korrupsionit.

    E megjithatë, Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë anëtar me të drejta të plota i NATO-s në vitin 2008, duke u bërë kështu vendi i vetëm me shumicë myslimane që i bashkohet aleancës. Në 2014 u bë kandidat për në bashkimin Europian. Për një vend si ky, pjesë e një rajoni të turbulluar, me ekonomi të frustruar dhe të shqyr nga luftëra, këto janë arritje domethënëse.

    Por niveli i korrupsionit, që buron nga elita politike dhe roli që luan vendi tregtinë e drogës- dy fenomene ku janë të dyshuar drejtues të lartë të qeverisë- duhet të shqetësojë politikbërësit në Washington dhe kudo nëpër Europë.

    Kjo që po ndodh, nuk është thjesht e papërshtatshme për një vend që aspiron të bëhet anëtar i komunitetit Euro-Atlantik, por njëkohësisht përmban rrezikun për të destabilizuar më tej një rajon të paqëndrueshëm/ Përkthyer nga Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •