Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    Vdekja e nënës gravide është një ngjarje e rëndë e cila kërkon një sqarim të mëtejshëm të rastit, reagimi i publikut nëpërmjet mediave, dhe reagimi i vetë mjekëve, tregon se në shërbimin dhe kujdesin shëndetësor në Spitalet terciare universitare diçka nuk shkon duke shkaktuar që në sytë e të tretëve duke sikur fajin e kanë mjekët e spitalit dhe jo keqmanaxhimi spitalor madje dhe ministeror.
    Problemi i vdekjes së nënës dhe fëmijës ngre disa problem të rëndësishme të cilat duhen korrigjuar sa më parë në vazhdim, pavarësisht disa arritjeve pozitive në sistemin parësor, sepse kujdesi mjekësor në shërbimin spitalor ka patur probleme të rënda qoftë në pacientët e shtruar me sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e tyre, ashtu dhenë mungesën e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe vështirësitë të tjera që do ti rreshtojmë më poshtë.
    Problemet më të shpeshta që duhen korrigjuar sa më parë duke vlerësuar nga ana mjekësore vdekjen e nënës gravide në një spital universitar mund të jenë :
    -gadishmëria jo e mirë e urgjencave bënda spitalit në drejtim të vonesave në kohë të marrjes, transportimit dhe pritjes së pacientit rëndë nga një spital në tjetrin,
    -mos pasja në organikën e spitaleve e barrela-bartësve, karrrocave dhe shtrateve apo barrelave standarte që mund të futen lehtësisht në makinat e Urgjencave,
    - mos respektimi i Rregulloreve për Konsultat Urgjente në të cilat duhet të marrin pjesë specialistë mjekësore që mund të mos gjënden në një spital por në spitale të ndryshme të Tiranës,
    -mos gjetja në gadishmëri e mjekëve që janë në detyrrë 24 orëshe por që mund të jenë në shtëpi apo në pavion, pra dhe kjo një mos respektim i Rregulloreve brënda spitalore,
    -mungesa e kontrolleve nga Drejtori dhe ekipi drejtues gjatë ditëve të javës por veçnërisht gjatë ditëve të premte pas turnit të parë, të shtunën dhe të djelën, duke krijuar kështu një gjëndje anarkie dhe pandëshkueshmërie,
    -prania e reparteve p.sh., i spitalit obstetrik gjinekologjik të Tiranës që komunikojnë jo zyrtarisht me spitalin privat duke rritur koston e trajtimit mjekësor të pacientit por dhe rëndimin e barrës financiare të familjarëve,
    - mos fuksionimi si duhet i mbulimit siç duhet nga ana e sigurimeve shëndetësore ndaj spitaleve, duke detyruar pacientët që janë të siguruar të trajtohen si pacientë të siguruar nga ana shëndetësore, dhe të pasiguruarit të paguajën sipas faturës,
    - sorrollatja në bërjen e egzaminimeve dhe analizave në spitalet publike, duke shkaktuar në disa raste që pacientët rëndë të komplikohen gjatë sorrollatjes për të gjetur vëndin e shtrimit apo mjekimin e duhur urgjent; - gjithashtu, vonesat në kryerjen e analizave dhe egzaminimeve kanë dhe për qëllim që pacientët të drejtohen në klinikat private që të paguajnë në vënd që të bëjnë këto analiza dhe egzaminime në spitalin public ashtu si kërkohet,
    -mospasja e medikamenteve dhe pajisjeve të ashtuquajtura `consumable` përkatëse në spitalet publike, në mjekimin e këtyre pacientëve , duke detyruar ata ti blejnë në farmacitë aty rrotull,
    -mungesa e kontrollit nga ana e Drejtoria e Spitalit Publik se si realizohet kujdesi mjekësor ndaj pacientëve të shtruar sidomos gjatë orëve të natës dhe ditëve të pushimit, kontrolli gjatë ndërrimit të turneve,
    - mungesa e përpjekjeve nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për përfshirjen në skemën e tyre edhe të spitaleve private, për të lehtësuar kujdesin shëndetësor ndaj pacientit,
    - futja e drejtuesve jo kompetentë në drejtimin e spitaleve universitare, dhe mungesën e drejtimit të spitaleve universitare me Bord Mjekësor.
    -Keq-funksionimi i Urgjencave ndër-spitalore, dhe mos funksionimi i qëndrës së koordinimit të Urgjencave.
    - problemi i fundit por jo më pak i rëndësishmi është rroga e ulët e mjekëve të Spitaleve dhe pagesa e ulët e shërbimeve jashtë orarit, si konsulta- urgjenca, realizimi i oeracioneve të mëdha, të cilat kanë shkaktuar një rritje të madhë të mitëmarrjes, pakënaqësi në popull për shkak të pagesës nën dorë.

    Përsa i përket problemit të vetë mjekëve mund të konstatohen disa problem po aq të rënda të cilat indriekt shkaktojnë probleme të mëdha dhe vështirësi në kujdesin mjekësor ndaj pacientit që vjen e shtrohet në Spitalin public univesitar. Këto janë:
    - Futja në punë në Spitalet Universitare e mjekëve specialiste pa konkurim dhe mungesa e provimeve periodike për të rritut nivelin professional të mjekëve, si dhe mungesa e një komisioni të përhershëm për këtë problem (përfshi dhe Urdhërin e Mjekut), si dhe futja e mjekëve me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
    - Futja në punë në spitalet Universitare e infermjerëve dhe teknicienëve mjekësorë pa konkurim, por me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
    - Prania e mjekëve të dypunësuar si në publik ashtu dhe në privat duke krijuar mungesë gadishmërie në spitalet universitare publike, si në trajtim mjekësor ashtu dhe në ralizimin e analizave dhe egzaminimeve mjekësore, duke detyruar pacientët e familjarët të paguajnë ë spitalet private më shumë duke qënë edhe të mbuluar nga siguracionet shëndetësore,
    - vendosja e shefave të shërbimeve të spitaleve universitare pa konkurim duke qënë njëkohësisht dhe si përgjegjësa departamenti, duke i bërë këta shefa shërbimesh inegzistentë në dhënien e kujdesit mjekësor, në mbledhjen e konsultave të zakonshme dhe të emergjencës, duke i favorizuar të marrin rroga nga tre katër vënde pune por duke mos bërë asnjë punë siç duhet; kjo ka shkaktuar mos funksionimin dhe manaxhimin e mirë të pavieoneve spitalore sipas specialiteteve.
    Gjëndja mbetet e rëndë, dhe duhet një reformë e mirë në Spitale dhe në Sigurimet shëndetësore.
    Përsa i përket ngjarjes mendoj se edhe Prokuroria e ka rënduar problematikën e kujdesit mjekësor në spitale duke arrestuar mjekët, por në shumë raste, pedagogë, infermjerë, pa gjetur faktet përkatëse duke harruar se edhe këta njerëz mund të jenë të pafajshëm dhe deri sa të provohet fajësia e tyre ata nuk ka përse të futen në burg. Interesant dëshira e paepur e prokurorëve për të futur në burg njerëz pa përkrahje dhe të thjeshtë, kur në kohën që jetojmë shumë persona si kriminelë, hajdutë, të korruptuar nuk janë në burg.
    Mjekët e akuzuar dhe reagimi i mjekëve ishte I shumë I mirë, por është edhe pasojë e moskuptimit nga ana e publikut, e punës së rëndë të mjekëve dhe infermjerëve, madje trajtimin e tyre sikur të jenë rrugaçë. Kjo është një ulje e dinjitetit të mjekëve dhe nënvlerësimi i punës së tyre.
    Sidoqoftë, mungesa e profesionalizmit të ndonjë mjeku që e priti për herë të parë pacienten gravide, duke mos kuptuar gjëndjen e rëndë të pacientes, dhe sorrollatjen e saj për egzaminime dhe konsulta, në vënd që të ngrinin alarmin për gjëndjen e rëndë të saj duke i kërkuar konsultë urgjente në vënd dhe duke thirrur specialistët përkatës për ti dhënë ndihmën e parë, -duhet të mbajnë përgjegjësi, të paktën morale.

    priftipirro@hotmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    pak vonuar por gjithmone aktuale sepsejan te dy problemet;
    -Spitali Universitar i duhen mjeke dhe infermjere nga me te miret e te perzgjedhur me konkur
    -Manaxhimi duhet bere nga teknokrate dhe profesioniste

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    i nderuar ben seven, duke qene nje mjek i vjeter qe ka punuar ne spitale dhe q.shendetesore per 40 vjet po ju a spjegoj se cka ndodhur.
    jane dy probleme te medha ne Mjekesine tone:
    -problemi qendron nese Mjeku tek i cili eshte paraqitur pacientja shtazane ka patur experiencen qe te dalloje nese pacientja ka probleme urgjence apo kishte qene ne gjendje te mire. Mjeku mesa duket nuk e ka dalluar qe ajo ishte ne gjendje te rende e per pasoje ka vazhduar sorollatja per 5 ore e cila i shkaktoi vonimin e mjekimit dhe vdekjen. Nese pacientja do te ishte dalluar qe ishte ne gjendje te rende apo qe kishte tendencen te rendohej Mjeku duhej ta kishte shtruar urgjentisht dhe te kishte thirrur konsulten e urgjences pra ` te vinte mali tek muhameti` dhe jo ta conte per te bere EKG dhe egzaminime te tjera dhe konsulta te tjera. Spitali ka rregullore te vecante er urgjencen: vijne menjehere kirurgu i pergjithshem kardiologu , behen egzaminimet urgjente dhe fillohet mjekimi -pavaresisht nese semundja ishte e rralle apo e pashprese.
    -duhet rregulluar me ligj qe mjeku te mos bugoset nese ai gjendet i pranishem viziton pacientin, i jep mjekim apo i rekomandon konsulte dhe analiza. Nese ai i shkakton vdekjen per arsye se eshte i pa afte atehere Urdheri i mjekut duhet ti pezulloje licensen e mjekut.
    Mjeku mund te futet ne burg vetem kur refuzon te ndihmoje nje pacient apo nuK gjendet ne vendin e punes sidomos ne urgjence -ne nje kohe kur ai duhet te ishte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •