Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Emri:  rilindja-e-mjaft.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  36.8 KB

    Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Veliaj, ishte një nga zërat më të fortë kundër qeverisë “Nano”. Në atë kohë, “Mjaft” i dha goditjen përfundimtare qeverisë socialiste dhe këtë fakt socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar.

    Nga një investigim që kreu citynews, rezulton se drejtuesit e atëhershëm të “Mjaft” që kontribuuan në rrëzimin e qeverisë të Partisë Socialiste, sot qeverisin vendin nën logon e “Rilindjes”. Këta persona e sulmuan Partinë Socialiste në atë kohë, e morën peng dhe tani drejtojnë vendin me skandale afera korruptive.

    I pari në listë, është Erion Veliaj, drejtues i “Mjaft” në kohën kur Partia Socialiste ishte në pushtet. Organizatori i qindra protestave kundër ish-kryeministrit Fatos Nano. Sot, Veliaj është në qendër të projektit të “Rilindjes”. Ai u emërua fillimisht si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë Tiranë. Ditët e fundit, Veliaj është zgjedhur nga kryeministri Rama si i deleguar për Partinë Socialiste për Tiranën, duke spostuar kryetarin e kryeqytetit për PS, Saimir Tahirin.

    Erion Veliaj është vetëm maja e ajsbergut të “Mjaftistëve” që po drejtojnë sot “Rilindjen”. Ish-drejtues të tjerë të Mjaft, kanë përfituar poste të rëndësishme në qeveri. Arbjan Mazniku duket se ka qenë një nga të preferuarit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Fillimisht ai mori postin e zv. Ministrit të Arsimit dhe më pas Veliaj vendosi ta merrte pas vetes si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.

    Endri Fuga është një tjetër “Mjaftist” i konvertuar në “Rilindas”. Ai është “syri”, “veshi” dhe “goja” e kryeministrit Rama. Ky i fundit e ka pranuar me gojën e tij se për cdo gjë që lidhet me mediat kujdeset Endri Fuga, një protestues kundër Partisë Socialiste, por që sot është më “katolik se papa” në mbrojtjen e “Rilindje”.

    Shumë pak e kujtojnë Elisa Spiropalin si pjesë të “Mjafit”. Kjo sepse Rama epërzgjodhi atë të drejtonte Forumin Rinor Socialist, duke e shkëputur që në fillim nga “Mjaft”. Për disa vite me radhë ajo drejtoi FRESH-in dhe me të ardhur në pushtet u emërua në krye të doganave. Eksperienca e saj si drejtoreshë e doganave nuk zgjati shumë. Një nga arsyet e largimit të saj mund të lidhet me dështimin e doganave me “Croë Agents” edhe pse ajo vetë deklaroi se do shkëputej për shkak të lindjes.

    Dy “Mjaftistë” të tjerë që ndryshuan “ngjyrën” e lëkurës asnjë Laert Kola dhe Andi Kananaj, dy nga kundërshtarët më të fortë të qeverisë “Nano” në kohën e Mjafit”.

    Sot, Kola mban postin e drejtorit të Rinisë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, “Rilindja” zgjodhi Andi Kananajn si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kola dhe Kanaj, dy miq të hershëm të Veliaj u rekrutuan në PS ose më saktë në “Rilindje” edhe pse kontributi i tyre për këtë forcë politike ishte inekzistent, madje në kohën e “Mjaftit” dhanë gjithçka që kishin për të rrëzuar qeverinë e të majtëve.

    Në fakt, të gjithë personat e sipërpërmendur nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të veçantë në PS. Duke filluar nga Veliaj, Fuga, Spiropali. Ardhja e tyre në drejtimin e “Rilindjes” ka lënë jashtë me qindra militantë të Partisë Socialiste, drejtues të hershëm, kontribuues në kohën kur Rama ishte në opozitë.

    Sot, ata gjenden të papunë, të harruar dhe disa të përjashtuar nga radhët e PS. Kjo falë integrimit të “Mjaft” si qelizë kancerogjene që përhapet me shpejtësi. Ndoshta për ish-drejtuesit e “Mjaft” kjo ishte e planifikuar, por për Edi Ramën është një humbje e madhe. Ai arriti të kalonte lumin me kuajt e historisë të PS-së duke i shfrytëzuar në opozitë dhe duke i harruar në qeveri./citynews
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Per shume kend asokohe, Mjaft-i ishte nje karamele qe duhej gelltitur.
    Shume njerezve iu shijoi. Disa nuk e pertypen dot duke e peshtyre. Disave te tjere iu ka mbetur akoma ne goje..

    Une mendoj se kjo karamele e ambalazhuar nga dora e mizantropit spekulant Soros, duhet zhdukur nga faqja e dheut nje ore e me pare!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Per shume kend asokohe, Mjaft-i ishte nje karamele qe duhej gelltitur.
    Shume njerezve iu shijoi. Disa nuk e pertypen dot duke e peshtyre. Disave te tjere iu ka mbetur akoma ne goje..

    Une mendoj se kjo karamele e ambalazhuar nga dora e mizantropit spekulant Soros, duhet zhdukur nga faqja e dheut nje ore e me pare!!!
    Shoku Sali ka thene : Te gjithe te vuajtur e te gjithe bashkfajtor.

    Kjo fraze o dogme kushtetuese e ketyre 25 viteve nuk ka nevoje per koment. Natyrisht duke u bazuar ne filozofine e moralin e kesaj fraze edhe Sorosi hyn me te drejte tek grupi i perbashket i te vuajturve dhe bashkfajtoreve.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shoku Sali ka thene
    Me kaq shume here sa e permend ti Saliun, do ja kesh kalu edhe Rames me Taulant Ballen sebashku ))

    Se mos vetvetiu ke marr ndonje teser nga rilindja dhe s'te kane informu
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me kaq shume here sa e permend ti Saliun, do ja kesh kalu edhe Rames me Taulant Ballen sebashku ))

    Se mos vetvetiu ke marr ndonje teser nga rilindja dhe s'te kane informu
    Edhe tesera e katunarve rilindas na mungo...edhe jena ne rregull.


    Po si mos ta permen shokun Sali ! Sot ka dal ne protest me protestu kunder vetvetes !

    I ka heq ati populli edhe te drejten e protestes. Nuk del dot te protestosh as per plenat se duket sikur po mbron leket e Argites me Xenin.

    Na ka humb dhe Pirro qe te gjeshim edhe ndonje justifikim per "reformen e mbetjeve" rilindase.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Te paska genjy Donald Lu me deklaraten e djeshme se protesten e organizon PD-ja. Pavaresisht se protesten e ka organizuar AKIP qe ka qene dhe eshte oponente e PD-se.
    Jo per gje po Lu-ja na tha gjithashtu se importimi i plehrave europiane qe mbartin semundje kanceroze, nuk jane te demshme per shendetin. Se mos gabimisht e ke besu dhe kete frazen Sero

    Nejse nje gje s'kuptoj une, ky kinezi Lu eshte diplomat karriere apo militant i thekur i rilindjes. Se kete lloj gjuhe s'e perdorin as kinezet qe shesin bateri dhe priza ke medreseja...

    Shqiptaret jane kundra importit te plehrave kancerogjene, kundra legalizimit dhe mbjelljes se kanabisit ne kater anet e vendit, shqiptaret jane kundra legalizimit te prostitucionit dhe kundra shume e shume zullumeve, ndersa ky na kerkon të rrijme urte e te duartrokasim Edin me Erin!

    PS: Pirro me heshtjen e tij, nenkupton se eshte pro Eksportit te rilindaxhinjve dhe kundra importit te "mbetjeve"!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te paska genjy Donald Lu me deklaraten e djeshme se protesten e organizon PD-ja. Pavaresisht se protesten e ka organizuar AKIP qe ka qene dhe eshte oponente e PD-se.
    Jo per gje po Lu-ja na tha gjithashtu se importimi i plehrave europiane qe mbartin semundje kanceroze, nuk jane te demshme per shendetin. Se mos gabimisht e ke besu dhe kete frazen Sero

    Nejse nje gje s'kuptoj une, ky kinezi Lu eshte diplomat karriere apo militant i thekur i rilindjes. Se kete lloj gjuhe s'e perdorin as kinezet qe shesin bateri dhe priza ke medreseja...

    Shqiptaret jane kundra importit te plehrave kancerogjene, kundra legalizimit dhe mbjelljes se kanabisit ne kater anet e vendit, shqiptaret jane kundra legalizimit te prostitucionit dhe kundra shume e shume zullumeve, ndersa ky na kerkon të rrijme urte e te duartrokasim Edin me Erin!

    PS: Pirro me heshtjen e tij, nenkupton se eshte pro Eksportit te rilindaxhinjve dhe kundra importit te "mbetjeve"!
    Se kisha lexu kete te Lu-s......Lu-n e besoj perpara, kur futet tek "Tymi" kur del nga Tymi e ka fajin rakia.

    Pse edhe Lu-ja qenka dakort me plerat ! Ky sikur ishte kunder krimit dhe korrupsionit apo trafiqet dhe shkaterrimi i natyres nuk hyne tek reformat e dekriminalizimit ?

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Pergjigjen e ke ketu poshte Sero:


    AMBASADORI LU HEDH NË ERË INVESTIMIN 100-VJEÇAR AMERIKAN NË SHQIPËRI


    Nga Andi Bejtja
    Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të importit të mbetjeve, prita që Ambasada Amerikane në Tiranë, të kërkonte falje për deklaratën e djeshme, që qytetarët amerikanë duhet të kishin kujdes, edhe pse nuk kishin informacion, për një protestë të organizuar sipas saj nga opozita. Në deklaratë, (nuk gjej fjalë tjetër përveç një bashkimi leksikor italo-shqiptar), furbërisht ishte cilësuar – protestë kundra “mbetjeve të parrezikshme”-, refren ky i huazuar nga fjalimet e fundit të Kryeministrit. Nga kjo deklaratë, dhe me këtë ngarkesë e ngjyrë që iu dha, ashtu sikurse ndodh, më shumë u lëndua e u zemërua shoqëria civile, intelektualët, një pjesë e mirë e së cilës, mund të kishin duartrokitur dhe vetë Lu-në, kur mbante fjalime prej heroi komunist në prani të tyre për reformën në drejtësi.
    Kjo deklaratë irritoi më shumë, përveç shoqërisë civile dhe intelektualëve, dhe ato nëna me karrocë me fëmijë që ishin gati një e treta e protestuesve sot. Ndaj, kjo deklaratë sot më shumë se Opozitën, liderët e ndryshëm politikë, apo këdo tjetër, goditi vetë shqiptarët, shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e ndërgjegjshëm, ndaj me plot gojën mund të thuhet se kjo ishte një deklaratë antishqiptare, që as Ambasada Kineze kur Kina Popullore u prish me Shqipërinë komuniste nuk e ka bërë.
    Kjo nuk ishte nje deklaratë vetëm kundër shqiptarëve, por dhe një deklaratë kundër vetë Amerikës, politikave të saj, filozofisë së saj, jo një, dy apo dhjetë vjeçare, po kundra një politike të ngritur e të stabilizuar prej 100 vjetësh. Të gjithë e kujtojmë vizitën e fundit të Xhon Kerrit në Shqipëri. E dinim që vinte për të zgjidhur problemin e muxhahedinëve, e pamë që nuk takoi dhe shumë liderë të tjerë që edhe mund t’i takonte edhe mund mos t’i takonte, por nuk harroi të takonte dhe dëgjonte më shumë se këdo shoqërinë civile shqiptare, atë shoqëri që, me të mirat dhe të këqijat e veta, institucionet demokratike amerikane e kanë financuar më shumë se dhe vetë Brukseli dhe në terma financiarë. Takimit të Kerrit me shoqërinë civile jo pa qëllim iu kushtua më shumë se një orë, minutash më i madh se me çdo lider politik.
    Mesazhi ishte i qartë: Uashingtoni me Tiranën nuk ka thjesht dhe vetëm hallin e muxhahedinëve, por dhe të demokracisë, institucioneve demokratike të saj. Më kujtohet një gazetare që doli nga takimi me Kerrin e cila tha se Kerry nuk përtoi të dëgjonte deri në fund çdo problem tonin. Dhe mesazhi nga vetë goja e Kerrit ishte kuptimplotë: Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga politika. Ndërsa sot, ku jemi sot pas mesazhit “furbo” që dha dje Ambasada e Lu-së?. Kanë mbetur vetëm muxhahedinët, të tjerat u shumëzuan me zero madje dhe më keq. U shumëzua me zero jo vetëm kjo vizitë por edhe gjithë investimet amerikane në lekë për shoqërinë civile shqiptare. Ndaj, deklarata e djeshme e Ambasadës së Lu-së, nuk ishte vetëm një deklaratë antishqiptare, por dhe një deklaratë, antiamerikane.
    Kam jetuar në Amerikë, kam udhëtuar shpesh, kam miq zyrtarë të rëndësishëm e të parëndësishëm, kam intervistuar kokë më kokë dhe Presidentin Bush dhe cila është gjëja më e çmuar për ta? Qeveri pro Amerikane me hir me pahir mund të gjesh me shumicë, por popuj pro amerikan dhe sidomos në këto dy dekada është vështirë të gjesh. Kjo deklaratë ishte minim dhe i kësaj gjëje të çmuar të rrallë, që ka mbi një shekull që ndërtohet mbi realitete pozitive, pse jo dhe mbi bestytni positive.
    Në gjithë këtë background, përveç të tjerave, indirekt kjo është dhe një thikë për fëmijën më të pafajshëm që po lind në Shqipëri, që dhe pse LU do dëshironte të lindte pa konsensus, fatmirësisht, lindi me konsensus 140: reformën në drejtësi. Kushdo pas deklaratës së djeshme të Ambasadës së Lu-së ka të drejtë të paragjykojë më shumë se ndoshta çfarë ka paragjykuar të gjithë lëvizjet e Lu-së dhe Vllahutin.
    Shkurt dhe shqip, fatkeqësisht dje u vërtetua se në Tiranë nuk ka më Ambasadë Amerikane po thjesht Ambasada Lu. Realisht dhe faktikisht, dy palët me te cilat Lu është për momentin në konflikt janë shoqëria civile shqiptare dhe opozita shqiptare, dy mekanizmat bazë të funksionimit të demokracisë. Jo pak herë, miku im Fatos Lubonja më ka ngritur shqetësimin se ç’duhet të bëjë shoqëria civile, opozita, intelektualët e këtij vendi kur po duket qartë se si Lu ashtu edhe Ambasadorja Vllahutin e kanë selinë te salla luleve në Kryeministri!?
    Është një situatë delikate jo vetëm për demokracinë tonë, por edhe për vetë Amerikën, ku lehtësisht ajo për shkak të këtyre veprimeve të Ambasadës Lu, mund të humbasë padrejtësisht dashurinë e një populli që e do verbërisht.
    Ka vetëm një rrugë: të rilexojmë dhe një herë fije për pe’ mesazhet e Xhon Kerrit, dhe me këto mesazhe në dorë dhe në zemër të shpëtojmë demokracinë tonë dhe t’i rikthejmë Ambasadës Amerikane mbiemrin dhe dinjitetin që meriton.
    VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Syri.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Vazhdojne çudirat...



    Kozara Kati: Donald Lu-së, do t’i kthej dekoratën që më dha Arvizu!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 287

Madhësia:  21.0 KB

    Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

    Duke shprehur kundërshtinë e saj për faktin se ambasada amerikane e konsideroi protestën si organizim të opozitës dhe jo të AKIP, Kati ka thënë se do të kërkojë takim me ambasadorin Donald Lu.

    “Do kërkojmë takim dhe do i kthejmë pas dekoratën që na kanë dhënë”, tha Kati për Newsbomb.

    Kozara Kati i referohet çmimit që paraardhësi i Lu, Aleksandër Arvizu i dha AKIP në vitin 2013, për kundërshtimin e të njëjtës çështje, atë të importit të plehrave.

    “Më 31 korrik, Ambasadori Arvizu i dorëzoi Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Noë!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane. Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave. “Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë. Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të publikuar tre vite më pare.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Portali Java News, "harron" protestën e Shoqërisë Civile kundër Plehrave

    Asnjë lajm të rëndësishëm për protestën e shoqërisë civile kundër importit të Plehrave nga kolegët e Java News.


    Në sinkronizim të plotë me Asamblenë e PS, bien në sy lajmet që lidhen me mospritjen me lule, nga ana e asambelistëve e Koço Kokëdhimës, por asnjë titull me vlerë ose pa vlerë për protëstën e disa mijëra studentëve, nënave dhe baballarëve me fëmijë të vegjël në supe, kundër importit të Plehrave të ligjit Rama-Shalsi.

    Përveç shkrimit të para 24 orëve të Ilir Babaramos, që ka marrë lajmin e keq, që i biri, shyqyr Zotit shëndoshë e mirë, ka vendosur të mos kthehet në Shqipërinë e plehrave.


    A thua se kolegëve të Java News, në të drejtën e tyre afër me kryeministrin e sotëm, nuk u dhimbset ambienti i kërcënuar nga ky ligj tejet i rrezikshëm. Ose ndoshta e konsiderojnë një betejë të humbur, këtë betejë që sapo ka filluar.

    Sepse do të ishte shumë fyese për intelektin e tyre, që të besonim se janë bindur nga logoreja Rama-Shalësin për parrezikshmërinë e këtij ligji fundërrinash. /360grade.al/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 01-10-2016 më 12:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Sero pijne raki orizi ne Kine Lu-te dhe surratngjashmit e tij.
    Kjo e jona e rrushit e ze pa i marre ere, ndaj flet marrezira Donald Rilindasi..

    T'ja sqaroj dikush ate tekniken e dy lugeve vaj ne stomak para se te hyj ke Tymi
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Duke_Of_Arberia për mendimin e shprehur në këtë postim:

    drague (02-10-2016),SERAFIM DILO (01-10-2016)

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sero pijne raki orizi ne Kine Lu-te dhe surratngjashmit e tij.
    Kjo e jona e rrushit e ze pa i marre ere, ndaj flet marrezira Donald Rilindasi..

    T'ja sqaroj dikush ate tekniken e dy lugeve vaj ne stomak para se te hyj ke Tymi


    Ta thosha qe ne fillim qe Lu-ja e ka doren e vet Tymin. Megjithate si pianec i rregullt qe eshte do ta ngeje nje dolli edhe per protestuesit ; do uroje protesten paqesore. Prite kur ta thote.

  14. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS

    MJAFT-i, dhe te gjitha ojq sponsorizohen..., jane investime...

    Erjuci me Spirucat e me Endrucat jane ushtare qe nje dite do behen gjenerale...

    Jane p.s. (emash) kto or ti..., nuk ua ha qeni shkopin..., edhe derrokratet jane prodhim i tyne...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    drague (02-10-2016)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •