Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Rama: S’kam dyshime, trafikantët e kanabisit kanë lidhje me policinë

    Rama: S’kam dyshime, trafikantët e kanabisit kanë lidhje me policinë


    rama
    Publikuar | 21:13 29/09/2016
    Në lidhje me situatën e kanabisit kryeministri Rama tha se “Departamenti i Shtetit thotë terma si rezultate mbresëlënëse në luftën kundër trafikut të drogës, falë qeverisë… Këtë vit ne kemi bërë disa gjëra, që nuk i kemi bërë në vitet e kaluara. Do të thotë kemi pasur një kontroll më të imët në të gjithë territorin. Ne kemi një shifër të shkatërrimit të parcelave që nuk ka asnjë vend. Ajo që më dhemb më shumë është kur dëgjoj që Shqipëria është Kolumbia e Evropës”.

    Kryeministri theksoi se “nuk e vë fare në dyshim që trafikantët kanë lidhje me strukturat policore”.

    “Që ka elementë të implikuar në këtë histori as e vej fare në dyshim unë. Kanabisi nuk erdhi me qeverinë tonë. Vetëm Lazarati kishte një sipërfaqe të kultivuar se e gjithë Shqipëria”.

    Shefi i qeverisë hodhi poshtë dhe akuzat e PD-së për blerje votash në Dibër

    Rama flet për koalicionin me LSI-në, Presidentin dhe kryeprokurorin

    Kryeministri Rama ka folur në emision dhe për koalicionin me LSI­-në dhe nëse Ilir Meta do të jetë kandidat i mazhorancës për President.

    Lidhur me këtë të fundit, Rama tha se ende nuk kanë diskutuar brenda koalicionit për emra konkretë për President, por nuk e përjashtoi Metën si kandidaturë.

    Ai foli edhe për koalicionin me LSI­-në dhe tha se koalicioni ka problemet e veta, por që nuk ka dështuar në asnjë reformë. I pyetur nëse do të rinovohet ky koalicion, Rama tha se do të bëhet bilanci i qeverisjes së mandatit të parë dhe më pas do të vendosen piketat.

    Sa i përket PDIU-­së, Rama tha se është në negociata për të vazhduar koalicionin. Rama nuk preferoi të komentonte nëse Ben Blushi do të jetë deputet i PS­-së në zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket kërcënimit ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, shefi i qeverisë deklaroi se nuk dinte gjë.

    Ky është personi që rrahu Fadi Mitrin

    Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar ditën e sotme në emisionin “Opinion” foton e personit, që dyshohet se ka rrahur biznesmenin libanez, Fadi Mitrin.

    autori 2 ok

    Kryeminstri Edi Rama, i pyetur për këtë çështje tha se agresorët janë arrestuar, por janë liruar nga ana e gjykatës.

    “Ne e kemi marrë vesh shumë vonë problemin për çështjen. Ai vendim gjykate është gjëja më absurde dhe kriminale që unë kam parë ndonjëherë. Ajo që po bëjmë është që kemi hapur një hetim gjithëpërfshirës”, deklaroi Rama.

    (Reagimi disa minuta më vonë) Gazetari Blendi Fevziu: Më shkruan një qytetar që ka identifikuar veten nga foto. ‘Nuk kam të bëj me të’, thotë. Unë nuk thash emër. Foton e kam drejtpërdrejtë nga personi që është dhunuar.

    Rama: Nuk do vijnë plehra të rrezikshme

    Kryeministri Edi Rama, ndërsa tenton t’ju mbush mendjen qytetarëve, tha se i qëndron të gjitha deklaratave që ka dhënë në shtator të vitit 2013, kundër importit të plehrave në Shqipëri.
    I ftuar në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, Rama tha se nuk bëhet më fjalë për plehra të rrezikshme të cilat groposen apo digjen, por për mbetje të cilat janë të rickiklueshme.

    rama

    “Të gjitha që i kam thënë i nënshkruaj prapë sot, i them sërish. Ajo që kam thënë në atë periudhë për këtë çështje nuk lëvizin asnjë presje, i them prapë, që Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Unë besoj që po bëhet e qartë për të gjithë ata që për shkak të mungesës së informacionit, apo propagandës që synon të luajë me emocionet e tyre kanë një ndjeshmëri shumë të lartë, dhe që plehrat janë mbetje të cilat nuk mund të ripërdoren më. Për këtë arsye digjen ose groposen. Këtu nuk flasim për plehrat, që është kryekëput ndryshe nga ligji i shkuar, ne kemi ndaluar çdo formë importi të plehrave për arsyeje djegieje apo groposje në Shqipëri. Bllokuam edhe hyrjen e mbetjeve të riciklueshme, të vetëdijshëm që po bënim diçka që për një periudhë kohe do të shkaktonte probleme për industrinë. Por duhet të krijonim kushtet që në momentin kur të ishim gati, ne mund të bënim hapjen e rrugës për lëndët e para dytësore siç quhen, jo plehrat”, u shpreh Rama.

    I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do e çonte në referendum ligjin për mbetjet të miratuar nga mazhoranca e sotme, Rama ju përgjigj me një pyetje! “Të çoj në referendum të drejtën e kompanive për të blerë si të gjitha kompanitë në Rajon dhe Evropë lëndë të parë?”

    Rama tha se tashmë Shqipëria i ka kushtet për të përballuar riciklimin e mbetjeve, ose siç quhen ndryshe, lëndë e parë dytësore. “Kemi qenë të vetëdijshëm që bllokimi total i çdo lloj importi, përfshirë dhe mbetjet, do të krijonte ngërç tek kompanitë e riciklimit. Ne duhet të merrnim masat që sot janë masa aktive në kontrollin që ne ushtrojmë në doganë. Sot doganat tona kanë skanerë që detektojnë çdo lloj lënde të rrezikshme”, tha Rama.

    Në ligjin e ri kush fut mbetje të rrezikshme në territorin shqiptar dënohet me 20 milionë lekë gjobë. Por Rama tha se përveç gjobës administrative, shkelësit dënohen edhe nga Kodi Penal për trafik të mbetjeve të rrezikshme.

    Edi Rama: Sepse nuk do të të pyesnim ty Fevzi, po edhe sikur nuk do të të merrnim leje ty. Je i papërgatitur. Nuk mund të bëhesh specialist i të gjithave.

    Edi Rama: Dëgjo këtu, mua mos më thuaj ke gënjyer. S’po të kujtoj se kush jam unë këtu. Këtë nuk e bën asnjë gazetar në planet. Ti më thua ke gënjyer, unë të them ti nuk kupton.

    Edi Rama: Se çfarë thotë Fevziu dhe se çfarë thonë këta, këta këtë punë kanë.

    Edi Rama: Po ta përsëris disa herë dhe mos e ul nivelin

    Blendi Fevziu: Nuk është e drejtë që talleni me gazetarët dhe analistët.

    Edi Rama: Jo unë nuk tallem. Bjeri sa të duash këtij fyelli, unë shqiptarëve ua përsëris…ju jeni kërcënim i madh, të nxjerrësh gjëra të tilla dhe alarmosh publikun me një mashtrim që vjen nga padija juaj, është kriminale.

    Edi Rama: Të thuash ka dalë në shtyp do të thotë të thuash ka dalë në kazan.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Rama: S’kam dyshime, trafikantët e kanabisit kanë lidhje me policinë

    O bo bo ! Tani mbas dekriminalizimit,mbas reformes ne drejtesi do kemi dhe nje reforme ne polilici ! Do ta bejn Lu-n e shkret te flasi me vete,nuk do japi dot viza per ne Amerike per asnje polic,pa pyetur Komisionin e Venecias.

    Pse nuk bejne nje referendum si ai i fundit i socialisteve : A jeni dakort qe Kryeministri te jete kryetar partie edhe i policise dhe meqe kane lidhje edhe i trafikanteve te kanabisit ?

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama: S’kam dyshime, trafikantët e kanabisit kanë lidhje me policinë

    Lazarati sa gjithe Shqiperia? Shqiperia plot ishte plot, dhe eshte me kanabis me plehra e me kriminele me dhe pa kravate sot e kesaj dite...populli nuk ka alternative vec braktisjes se vendit ose te gelltise kete corbe te qelbur perdite nga pak

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •