Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Mbetjet, Rama: Ligji i votuar nuk ka lidhje me plehrat ogurzeza

    Emri:  14462996_10154038573851523_1700646656606521580_n.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  22.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ka folur për ligjin e mbetjeve dhe për ata që e kundërshtojnë. Rama shkruna në Facebook se ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza . Sipas tij, e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion kanë mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.

    “Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!

    Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbër të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.

    Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.

    Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit”, shkruan Rama.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Plehrat, qeveri tjetër, ligj i njëjtë. Shumica miratoi atë që anuloi 3 vite më parë

    Emri:  mbetjet-urbane.jpg

Shikime: 246

Madhësia:  73.3 KB

    Projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, edhe pse të enjten në Kuvend hyri si ligji “Shalsi”, në të vërtetë është një ligj i miratuar në vitin 2011 nga ish-qeveria e Partisë Demokratike.

    Në fakt ligji, që përbën një nga draftet më të debatuara dhe kontroverse në historinë e Parlamentit, ka po ashtu një histori të pazakontë. Gjithçka nis në vitin 2011, për koiçidencë në të njëjtën datë, fiks më 22 shtator.

    Në seancën e asaj date, Parlamenti miratoi ligjin bazë për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri. Por, një dispozitë tranzitore e vendosur në ligj e ndalonte importin për dy vite, deri në daljen e akteve nënligjore.

    Pra, sipas ligjit, kufijtë e Shqipërisë për mbetjet e botës do të hapeshin në shtator të vitit 2013. Pikërisht në këtë muaj ndodhi rotacioni politik. Edi Rama, në fushatën elektorale e kishte shpallur si zotim solemn ndalimin e importit të plehrave. Dhe, së bashku me vendosjen e fotos së Ismail Qemalit në zyrat e shtetit, këto ishin dy vendimet e tij të para si kryeministër, të firmosura simbolikisht përpara kamerave të Top Channel.

    Në tetor të vitit 2013, mazhoranca e majtë miratoi një projektligj me 6 nene, i cili ndryshonte ligjin e 2011-s, duke mbyllur kufijtë e Shqipërisë për importin e mbetjeve.

    Ndryshimi më i rëndësishëm ishte neni numër 2, i cili riformulonte nenin 48 në ligjin e vjetër me një fjali të thjeshtë: Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

    Kjo ishte fjalia, që ndaloi për 3 vite importin e mbetjeve nga jashtë në Shqipëri. Por, projektligji i propozuar nga 3 deputetët e mazhorancës shfuqizon pikërisht këtë fjali dhe të gjashta ndryshimet e 2013-s, duke rikthyer në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria e mëparshme. Ligji “Shalsi”, “Rama”, apo “Berisha”, në fakt është e njëjta gjë.

    Nga nesër, në Shqipëri mund të rifillojë importi i mbetjeve.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Rama në fabrikën e riciklimit, shpjegon pse plehrat janë të dobishme

    Emri:  Rama-mbetje.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  48.5 KB

    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, deputetët Eduart Shalsi, Namik Kopliku dhe Besnik Bare ishte sot në fabrikëne ricikimit të mbetjeve “Everest” në Kashar, ku pa nga afër me procesin teknologjik të riciklimit. Në ambientet e fabrikës, Kryeministri pati edhe një bisedë me disa riciklues, të cilët kishin ekspozuar produktet e tyre në panairin e hapur në ambientet e kësaj fabrike.

    Aktualisht, industria e riciklueshme në vend përpunon 120 mijë ton mbetje të vendit në vit. Ricikluesit thanë se në rast se kjo industri do të stoponte për shkak të mospërballimit të kostove, minimalisht 10 mijë ton mbetje në muaj do të mbeteshin rrugëve. Ndërkohë që në ekonominë kombëtare gjeneron 150 milionë euro, ose 1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar.

    “Nëse do ta imagjinoni për një moment se të gjitha këto fabrika të mbylleshin për shkak të papërballimit të kostove etj., sa përqind do të rriteshin mbetjet e papërpunuara që do të shkonin nëpër gropa, që do digjeshin, që do mbeteshin rrugëve”, – u interesua Kryeministri, për të cilën ricikluesi u përgjigj: “Minimalisht janë mbi 10 mijë ton në muaj.”

    “120 mijë ton mbetje vendase në vit do përfundonin nëpër gropa, do mbeteshin nëpër lagje dhe nuk do të arrinin dot të ricikloheshin. Ndërkohë që duke fuqizuar tani industrinë, duke e bërë të punojë me orë të plota dhe duke e bërë ndarjen e diferencuar paralelisht, ne do të kemi kapacitet shumë më të lartë të trajtimit të kësaj lënde të parë me efekt 150 milionë euro plus në ekonomi, 1% e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar,” nënvizoi Kryeministri.

    Prodhuesi i fabrikës “Everest” tha se 80% e produktit të kësaj fabrike nga riciklimi i mbetjeve të vendit shkon për eksport. “Aktualisht, ne kemi mbajt 80% për eksport dhe kemi kapacitete të instaluara. Ky është kamioni që po shkon konkretisht për eksport. Ajo qesja franceze që ju treguam është duke u ngarkuar, pra, ato mbetjet e riciklueshme që ne pamë atje u kthyen në lëndë të parë, u përpunuan dhe po shkojnë në eksport.”

    Krahas qeseve, fabrika prodhon edhe tuba uji për vaditje nga mbetjet e riciklueshme. Ligji i ri i hap mundësitë industrisë ricikluese të përmbushë plotësisht kërkesat e tregut në vend për tuba ujit për vaditje në sera.

    “Ata që beljnë mall në Francë me këtë qese, d.m.th, këtë qese e kanë nga mbetjet e Shqipërisë të ricikluara, të ashtuquajtura gabimisht plehra, që nuk janë plehra, sepse kthehen në prodhim, nuk shkojnë për t’u djegur dhe për t’u groposur. Sepse plehra është çfarë shkon për t’u djegur dhe për t’u zhdukur, kurse mbetjet e gjelbra janë lëndë e parë. Këto tuba që ujisin serat vijnë nga këto mbetje. Domethënë, ligji i ri u jep juve mundësi që duke rritur sasinë e lëndës së parë, ju të prodhoni tuba për serat e vendit dhe ta përmbushni plotësisht kërkesën e vendit, me cilësi dhe sasi,” – nënvizoi Kryeministri.

    Një tjetër riciklues tregoi se prodhon litarë nga riciklimi i shisheve petë dhe fibër poliestre që përdoret për të prodhuar fillin e poliestrër. Një tjetër fabrikë prodhon nga lwnda e parw e riciklueshme tuba uji për vaditje dhe ujin e pijshëm, si dhe fibra optikë. “80% e jona shkon në Gjermani,” – tha ai. Edhe e mirënjohura Fiat Chrysler furnizohet me lingota të prodhuara nga mbetjet shqiptare. “Prodhojmë lingota për industrinë automotive. Kjo praktikisht është e përgatitur për Fiat Chrysler,” – bëri të ditur prodhuesi. Ndërsa një nga ricikluesit që prodhon produkte nga mbetjet e tallashit ngriti shqetësimin se fabrika e saj kishte muaj pa punë për shkak shpjegoi ajo.

    Rritja e kësaj industrie do të thotë rritje e kapacitetit për të përpunuar më shumë mbetje nga gjithë territori i vendit dhe të përmbushë plotësisht kërkesat e tregut për produkte. “Ne e konsiderojmë të domosdoshme, – theksoi Kryeministri, – që nëse ju sot pastroni 120 mijë ton mbetje të këtij lloji nga territori i Shqipërisë, nga territori i qendrave urbane, ne duam këtë ta shtojmë dhe të mos lëmë më asnjë gjë të riciklueshme që të na iki dëm. Rritja e kapacitetit tuaj do të sjellë që ju të mbuloni të gjithë nevojat e vendit për tuba për bujqësinë.”

    Por një problem që pengon në punën e saj këtë industri me mbetje të vendit është mos diferencimi që në burim i mbetjeve. Për këtë, Kryeministri theksoi se së shpejti do të nisë me Tiranën dhe disa bashki të tjera ngritja e sistemit të mbetjeve të diferencuara. Ligji i ri, tha Kryeministri, sjell një qasje krejt tjetër të problemit të mbetjeve.

    “Moslejimi për një periudhë kohë i importit e ka rritur kapacitetin mbledhës të industrisë në vend dhe e ka fuqizuar rrjetin e grumbulluesve, por ka ardhur një moment që industria nuk e çon dot më përpara këtë proces për arsye të kostove të larta që ka dhe të faktit që Shqipëria akoma nuk ka diferencim të këtyre mbetjeve në burim, domethënë, kazan. Dhe tani, lejimi i importit të këtyre lloj mbetjeve që janë faktikisht lëndë e parë për prodhim do të fuqizojë industrinë, pa e lënë që të falimentojë siç ndodhi me 2 fabrika deri tani dhe paralelisht me ngritjen e sistemit të mbetjeve të diferencuara që do të fillojë në disa bashki, – duhej patjetër reforma administrative se nuk mund të bëhej me 400 komuna, – por që duhet patjetër një periudhë përgatitore se nuk mund të bëhej brenda ditës dhe me Tiranën nis në muajt në vijim, do të sjelli që Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Pra, ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është që ligji i ri, që nuk është ligji i vjetër, por që është plotësisht një qasje tjetër, është për ta bërë Shqipërinë më të pastër.”

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Ky vend i mbytur nga plehrat. Shqipëria do ketë të njëjtin fat?(FOTO/Lajm)

    Emri:  lebanon-trash-09.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  73.8 KB

    Vendi është në një debat të nxehtë lidhur me miratimin në kuvend me 63 vota të ligjit që lejon importimin e mbetjeve në Shqipëri. Por, shihni se cfarë bëhet në Liban, i cili është përfshirë nga kriza e plehrave që prej korrikut të vitit të kaluar.

    Bejruti dhe shumë qytete të vendit janë kthyer në male me mbetje.

    “Po vdesim nga kanceri. Jemi të mbytur nga viruset, infeksionet dhe bakteret”.

    Një fotoreporter i AFP-­së ka vëzhguar nga afër gjendjen e krijuar.

    Emri:  lebanon-trash-16.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  59.5 KB

    Emri:  lebanon-trash-21.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  42.9 KB

    Emri:  lebanon-trash-07.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  75.0 KB

    Emri:  lebanon-trash-01.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  63.9 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Rama: Plehrat nuk t’i fal njeri (VIDEO)

    Emri:  edi-Rama.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  38.9 KB

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot fushatën informuese në rrejte sociale mbi dobinë e plehrave dhe ligjit për importin e tyre. Në një postim në Facebook, ai thotë se plehrat nuk t’i fal njeri dhe ato janë të dobishme, nëse riciklohen.

    Postimi i plotë në Facebook i Kryeministrit:

    Për ata që duan të dëgjojnë, ja një tjetër zë i arsyeshëm i sipërmarrjes së riciklimit, që s’ka asnjë lidhje me plehrat, po me lëndët bazë që përpunohen dhe rikthehen për konsum!

    Edhe njëherë: Asnjë prej këtyre lëndëve nuk ta fal askush! Nuk ta dhuron askush askund! Nuk e ka askush të tepërt për ta hedhur, djegur apo groposur – kjo e fundit, ndodh vetëm aty nuk ka dituri të mjaftueshme, organizim të mjaftueshëm, kulturë të mjaftueshme mjedisore!

    Këto lëndë blihen në bursë, tregëtohen kudo në Europë si gruri, kafja, sheqeri e me radhë. Harrojeni fjalën plehra, lëruani atyre që përdorin gjuhën e kazanit politik e mediatik, për qëllimet e tyre të mbrapshta! Sepse ligji i ri s’ka lidhje me plehrat. NE E NDALUAM DHE VAZHDOJMË TA KEMI TË NDALUAR IMPORTIN E PLEHRAVE!

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Forma e re e protestës/Qytetari i dërgon Ramës plehrat në Kryeministri

    Emri:  14470576_497817663760740_1453810314118875824_n.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  49.0 KB

    Ligji i importimit të mbetjeve tashmë i miratuar në Parlament, por vazhdon të ketë debat. Shoqëria civile ka paralajmëruar protestë masive ditën e shtunë. Ndërkohë që në kazanët e plehrave vazhdojnë ende të shkruhen emrat e deputetëve që votuan dhe përkrahën miratimin e ligjit të shumëdebatuar. Krahas këtyre reagimeve dhe qëndrimeve të ashpra të qytetarëve dhe figurave publike në rrjetet sociale nuk mungojnë dhe format e tjera të protestës.

    Një qytetar, i ka lënë në anë të godinës së Kryeministrisë, shefit të qeverisë Edi Rama dy qese me plehra me një mbishkrim.

    Ja çfarë shkruan ai për “Nisma Thurje” në Facebook: “Meqë Kryeministri ynë do plehra unë i mblodha të mijat sot dhe ja çova te zyra. Dhashë kontributin si qytetar i rregullt i vendit. I ftoj të gjithë ta bëjnë. Le ti çojmë plehrat nëpër institucione meqë u duhen. Nëse ai do plehra të cilat i kemi me shumicë, përse mos ta ndihmojmë? Agroni”.

    Emri:  14470576_497817663760740_1453810314118875824_n.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  48.8 KB

    Emri:  14522830_497817660427407_6786446137464814636_n.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  46.8 KB

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Konçensioni i dyshimtë për plehrat, ODA: Shpallet fituesi i parë i tenderit për riciklim mbetjesh në Fier

    Emri:  ODA.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  32.0 KB

    Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga miratimi i ligjit për importin e plehrave, është regjistruar tashmë edhe fituesi i parë i konçensionit për riciklim mbetjesh urbane në Shqipëri. Bëhet fjalë për një bashkim operatorësh ndërmjet SHPK-së shqiptare ”Integrated Technology Services”, me administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoton dhe shoqërinë italiane ‘’Energy 2SRL’’, që kanë fituar garën për kontratën koncesionare, për “Ndërtimin dhe Administrimin e Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane” në qarkun Fier.

    Por çuditërisht gara për këtë konçension ka nisur që në muajin korrik, ende pa u miratuar ligji për importin e plehrave. Kjo u denoncua sot edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një dalje para mediave.

    Ndërkohë sipas organizatës “Open Data Albania”, tek Open Procurement Albania sapo është bërë publik informacioni për bashkimin e operatorëve fitues të koncesionit ”Ndërtim dhe Administrim i Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier për prodhim Energjie”, ku duket edhe objekti i kontratës.

    Objekti i Kontratës është: Dhënia me koncesion e Ndërtimit dhe Administrimit të Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane. Autoriteti Kontraktues, nëpërmjet kësaj kontrate dhe në përputhje me kushtet e saj, i jep Koncesionarit të drejtën për • Financimin, Projektimin, Ndërtimin dhe Vënien në Punë të Impiantit; • Administrimin; Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane jo te Rrezikshme; • Mirëmbajtjes se landfill-it; • Grumbullimit dhe përdorimit të mbetjeve për prodhimin e energjisë elektrike dhe • Transferimi ne fund te periudhës koncesionare të impiantit të incenerimit nga Koncesionari tek Autoriteti Kontraktues.

    Rregullimi i marrëdhënieve mes Autoritetit Kontraktuese dhe koncesionarit lidhet me: • marrjen në dorëzim të terreneve mbi të cilat do të ngrihet impianti dhe transferimin në përfundim të koncesionit, tek Autoriteti Kontraktues; • kryerjen e punimeve për përgatitjen dhe vënien në siguri të zonës së kantierit për fazat e mëtejshme të realizimit të veprës; • realizimin e gjithë punimeve të nevojshme për depozitimin e mbetjeve jo te rrezikshme të ardhura nga të gjithë bashkitë që bëjnë pjesë në Qarkun e Fierit; • operimin e impiantit për 6 (gjashtë) vjet;

    Vendndodhja e objektit të kontratës: Zona ku do të kryhet ndërtimi përfaqëson fundin e shpatit të fshatit Portëz. Ajo është me reliev të rrafshët me diferencë të vogël kuotash. Lartësia e vendit është variabël nga 55m në 75m mbi nivelin e detit. Kordinatat gjeografike janë: 40°41’55” Veri 19°34’09’’ Lindje. Kontrata ka afat 6-vjeçar. Pasaportën e kontratës e gjeni tek Regjistri Koncesionar: Koncension Ndërtim dhe Administrim i Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier për prodhim Energjie Pasaportën e kompanisë Shqiptare pjesë e bashkimit të operatorëve e gjeni tek: Open Corporate Albania Integrated Technology Services, po aty duke klikuar Transaksione keni të dhëna për pagesa nga institucione buxhetore drejt kësaj kompanie. Ku në vitin 2015 kjo kompani ka arkëtuar nga Ministria e Mjedisit 114 089 097 Lekë në 5 transaksione.

    “APP nuk ka njoftuar ende mbi numrin e operatorëve konkurrues në garë dhe sistemin e vlerësimit. Po njësoj APP nuk ka njoftuar ende cili është raporti i posedimit të drejtave të kontratës ndërmjet dy kompanive pjesë e bashkimit të operatorëve fitues. Ky koncesion është shpallur nga Ministria e Mjedisit në datën 18 korrik 2016. Ministria e Mjedisit ka startuar garën me prokurim për kontratë koncesionare, bazuar në Urdhër (ministri), nr 751, datë 25. 11. 2015 Urdhërit nr. 751, datë 25.11.2015 “Për ngritjen e komisionit për dhënien me koncesion/partneritet publik privat me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë””- thekson ODA.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Ligji për plehrat/ Edi Rama deklaron: Jam i vendosur ta zbatoj me forcë

    Emri:  rama-26-655x356.jpg

Shikime: 254

Madhësia:  23.8 KB

    Ligji i importimit të mbetjeve u bë temë e diskutimit të kryeministrit Rama me shoqatën e ricikluesve. Edi Rama tha se jam i vendosur ta zbatoj me çdo kusht këtë ligji, pasi jemi në rregull me BE dhe ata që sulmojnë mediatikisht dhe politikisht nuk e njohin fare ligjin. Shteti ynë është i fuqishëm-tha Rama- që të kontrollojë çdo mbetje që hyn në territorin e Shqipërisë. Ndaj nuk lejojmë asnjë mbetje tjetër e rrezikshme të hyjë në territor.

    Më tej Kryeministri Rama duke u munduar të sqarojë ligjin se është konform rregullit përdori një sqarim që nuk shkonte si krahasim. Ai tha se është njëlloj se sikur po importojmë grurin për të bërë miell për qytetarët!

    Ndërkohë duket frika e kryeministrit për protestën e ditës së shtunë, ora 11.00 organizuar nga shoqeria civile në Tiranë, pasi është akoma i freskët shembulli i protestës kundër armeve kimike të cilët detyruan kryeministrin të tërhiqej nga vendimi premtuar SHBA.

    Edi Rama me thirrjen e biznesit të mbetjeve të importit dhe riciklimimit tregoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ligji i mbetjeve të importit dhe ka vendosur të përplaset fort me shoqërinë civile, e cila siç ka informacione do jetë me e vendosur se me armët kimike.

    Kryeministri Edi Rama tha se shqetësimi i qytetarëve dhe i mediave që i kujtojnë atij “tradhëtinë” që u bëri shqiptarëve në vitin e tretë të pushtetit, ngrihet mbi premise tërësisht spekulative.

    Por qytetarët ka ditë që e pyesin Ramën se si është e mundur që në një vend që nuk është i aftë të menaxhojë as plehrat e veta apo të kontrollojë drogën që ka mbuluar vendin, të marrë përsipër të lejonë futjen e plehrave të Europës?

    Në tentativën e tij për të qetësuar shqiptarët që po organizohen për protesta popullore masive për ta kundështuar ligjin, Rama u tha ricikluesve se vetë mafia e plehrave është tërësisht kundër riciklimit. Dhe për këtë mori shembull Napolin, por pa dhënë asnjë fakt apo detaj.

    Kryeministri ka disa ditë që është i shqetësuar për ligjin që miratoi pa e diskutuar me qytetarët, që 3 vjet më parë mblodhën 65 mijë firma për ta rrëzuar ligjin e importit të plehrave me referendum, firma këto që u mblodhën edhe me ndihmën e deputetëve të Ramës.

    Ai akuzohet se këtë ligj e ka miratuar vetëm për interesa të pastra financiare, klienteliste e korruptive dhe se po lejon pikërisht mafian e plehrave të hyjë në Shqipëri.

    Shumë analistë tregojnë se vendimi i kryeministrit Rama ka me shumë thelb korruptimi se sa interesi për 3200 punonjës që përfitojnë nga ky biznes. Futja me ligj e importit duket se ka dorë mafia dhe qindra milionë euro të cilat sillen rreth këtij ligji.

    Me ironi e sarkazëm ndaj atyre që e akuzojnë kryeministrin për këtë ligj, ai u drejtua në fund të fjalës së tij “Kush do të flasë tani nga mafiozët?”.

    Teatri i kryeministrit me ricikluesit vazhdoi me përdorimin e një pedagogie të një universiteti privat. Ajo i ngriti atij shqetësimin për protestën që po organizohet kundër tij, për arsye se ka lejuar me ligj hyrjen e plehrave të huaja në Shqipëri. Roli që i ishte caktuar ishte ai një “kundërshtarje” të moderuar kreut të qeverisë. Ajo u shfaq si përfaqësuese e atyre që kanë dalë në protestë kundër armëve kimike. Kryeministri e vuri edhe më tepër në dukje këtë. “Me sa më shohin sytë, 90 % e juve këtu keni qenë në protestën kundër armëve kimike”, tha Rama për të dhënë idenë se ka ftuar në takim edhe kundërshtarët e ligjit dhe po ashtu për t’u thënë qytetarëve se armët kimike dhe ligji i plehrave nuk janë njësoj. Por pedagogen në fjalë askush s’kujtohet të këtë bërë ndonjë kritikë për ligjin që lejon importin e plehrave. Nëse do të ishte në atë krah, ajo do të ishte duke i kërkuar llogari kryeministrit. Do të ishte rreshtuar me ata që po organizohen për t’u përballur me të në dyert e kryeministrisë dhe jo në rreshtin e garniturës së shou-t të tij. Të tillë “kundërshtarë me porosi” s’bënë gjë tjetër veçse e nxorrën zbuluar kryeministrin, që shirej sikur ka ftuar edhe ata që i ka kundër, kur në të vërtetë ata janë në një tjetër llogore.

    Është e qartë se hallin më të madh, kryeministri Edi Rama nuk e ka me pronarët e fabrikave të riciklimit, që janë gati ta falenderojnë nga mëngjesi në darkë për ligjin e ri. Problem është me qytetarët, me ambjentalistët, me shoqërinë civile që nuk kanë asnjë fitim apo interes me importin e plehrave. Këto të fundit Rama i shpërfilli dhe nuk i konsultoi në asnjë moment para se të miratohej ligji në parlament. I vetmi konsultim ndodhi mes Eduart Shalsit dhe Besnik Bares. Tani që qytetarët janë gati të dalin në protesta kundër importit të plehrave, kryeministri ka nisur një fushatë gjoja sqarimi. Për shembull në takimin që pati me pronarët e fabrikave të riciklimit ai i krahasoi importin e plehrave me importin e grurit.

    “Këtu bëhet fjalë për mbetje që nuk t’i dhuron askush. Është njësoj si të thuash që gruri për t’u bërë miell nuk duhet të blihet jashtë. Kjo është lëndë e parë që përpunohet dhe sjell përfitim ekonomik përmes një procesi të domosdoshëm” u shpreh Rama që kujdes të bëjë dallimin se nuk flitet për plehra, por për mbetje, lëndë e parë që nuk ta fal askush në Bashkimin Europian.

    Mbetet të shikohet se kush do të fitojë nga përballja:Shoqëria civile apo kryeministri Rama!


    Kombet e Bashkuara paralajmërojnë: Mbetjet toksike të materialeve elektrike hidhen në vendet e varfra

    Emri:  Mbetjet.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  57.2 KB

    Miliona telefona celularë, laptopë, tableta, lodra, kamera dixhitale dhe aparate të tjera elektronike të blera këtë Krishtlindje janë të destinuara të krijojnë një përmbytje të rrezikshme “e-mbetjesh” të cilat janë flakur ilegalisht në vendet në zhvillim. Kështu ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Volumi global i mbetjeve elektronike pritet të rritet me 33 për qind gjatë katër viteve të ardhshme, e do të peshojë sa tetë piramida egjiptiane të mëdha, sipas matjeve të iniciativës “StEP” të Kombeve të Bashkuara, e krijuar për të përballuar rritjen e krizës së e –mbetjeve. Vitin e kaluar rreth 50 milionë tonë e-mbetje u gjeneruan në mbarë botën – ose rreth shtatë kilogramë për çdo person në planet. Këto janë mallra elektronike të përbëra nga qindra materiale të ndryshme dhe përmbajnë substanca toksike si plumb, mërkur, arsenik dhe material për ngadalësimin e zjarrit. Për shembull, një kompjuter mund të përmbajë deri në tre kilogramë plumb.

    Kur arrijnë në landfill, këto materiale toksike lëshohen në mjedis, duke ndotur tokën, ujin dhe ajrin. Gjithashtu, aparatet shpërbëhen në kushtet e tyre fillestare. Punëtorët që punojnë në këto vende vuajnë vazhdimisht nga probleme shëndetësore, si pasojë e ndotjes.

    Një tregues i nivelit të e-mbetjeve të dërguara në vendet në zhvillim u bë i ditur nga Interpoli, javën e kaluar. Sipas Interpolit, gati një në tre kontenier që dalin nga Evropa e që u kontrolluan nga agjentët e Interpolit përmbanin e-mbetje të paligjshme. 40 kompani po hetohen lidhur me këtë fakt.

    “Periudha e Krishtlindjeve do të shkaktojë një hov në shitjet dhe mbetjet për rreth botës,” deklaroi Ruediger Kuehr, Sekretar ekzekutiv i StEP.

    “Shpërthimi po ndodh sepse ka shumë inovacion teknologjik. Televizora, telefona celularë dhe kompjuterë po zëvendësohen gjithmonë e më shpejt. Jetëgjatësia e një produkti po shkurtohet.”

    Sipas, raportit të StEP, e-mbetjet – të cilat përfshijnë që nga frigoriferët e vjetër deri tek lodrat, madje edhe furça elektrike dhëmbësh – janë bërë grupi i mbetjeve që po rritet më shumë. Kina gjeneroi 11.1 milionë ton vitin e kaluar, e ndjekur nga SHBA-të me 10 milionë tonë, por gjithsesi ka një ndryshim domethënës në sasinë e e-mbetjeve për person. Për shembull, mesatarisht çdo amerikan gjeneron 29,5 kilogramë, domethënë pesë kilogramë më pak për person se në Kinë.

    Deri në 2017-ën, Ruediger Kuehr pret që volumi i produkteve të prishura apo që nuk përdoren më si televizorë, telefona, kompjuterë, monitorë, lodra elektrike dhe produkte të tjera të jenë të mjaftueshme për të mbushur 15 mijë milje me kamionë 40 –tonësh. Në Evropë, Gjermania shkarkon sasinë më të madhe të e-mbetjeve në total, por Norvegjia dhe Lihtenshtajni hedhin më shumë mbetje për person. Britania është tani e vendi i shtatë në botë duke shkarkuar 1.37 milionë tonë, ose rreth 21 kilogramë për person. Nuk ka shifra nga qeveritë apo industria që të tregojnë se sa shumë eksportohet.

    Megjithëse është e ligjshme të eksportosh këto mallra në vendet e varfra nëse ato mund të ripërdoren, pjesa më e madhe dërgohet në Afrikë ose Azi me dëshmi të rreme, thotë Interpoli. “Shumë janë të klasifikuara në mënyrë të gënjeshtërt si “mallra të përdorura”, megjithëse në të vërtet nuk janë më funksionale. Ato shpesh devijohen për në tregun e zi dhe trajtohen si materiale të përdorura për të shmangur kostot që vijnë nga riciklimi i ligjshëm,” shprehet një zëdhënës i projektit. “ Një pjesë e rëndësishme e eksportit të e-mbetjeve shkojnë në vendet jashtë Evropës, duke përfshirë edhe vendet e Afrikës Perëndimore. Trajtimi në këto vende zakonisht ndodh në sektorë informalë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe duke rrezikuar shëndetin për popullatën vendase,” tha ai.

    Pak vende e kuptojnë problemin, sepse nuk mbahet asnjë e dhënë mbi të gjithë e-mbetjet, shprehet Agjencia Evropiane e Mjedisit, sipas së cilës 250 mijë tonë deri në 1,3 milionë tonë produkte elektrike të përdorura dërgohen jashtë Evropës çdo vit, pjesa më e madhe për në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Azisë. “Këto produkte më pas procesohen në kushte të rrezikshme, duke dëmtuar shëndetin e njerëzve vendas dhe duke dëmtuar mjedisin,” deklaroi një zëdhënës.

    Një studim i ri i Institutit Teknologjik të Massachusets tregon se SHBA-të shkarkuan 258.2 milionë kompjuterë, monitorë, televizorë dhe telefona celularë në 2010-ën, nga të cilat vetëm 66 për qind u ricikluan. Afërsisht 120 milionë telefona celularë u mblodhën, pjesa më e madhe e të cilëve u dërguan në Hong Kong, Amerikën Latinë dhe Karaibe.

    Jetëgjatësia e një telefoni celular tani është me pak se sa dy vjet, por qeveritë e vendeve evropiane, SHBA-ve dhe Japonisë thonë se qindra milionë po hidhen çdo vit. Në SHBA, vetëm 12 milionë telefona celularë u mblodhën për tu ricikluar në 2011-ën, megjithëse 120 milionë u blenë. Ndërkohë, modele të reja të telefonave po hidhen në treg duke lënë ato të vjetrat të përfundojnë nëpër landfille. Pjesa më e madhe e telefonave përmbajnë metale me vlerë. Qarku i brendshëm mund të përmbajë bakër, ar, zink, berilium dhe tantalium; veshjet e jashtme janë zakonisht të përbëra nga plumbi dhe kompanitë prodhuese të telefonave po rrisin përdorimin e baterive prej litiumi.

    Pavarësisht kësaj, më pak se 10 për qind e telefonave celularë çmontohet dhe ripërdoret. Pjesë e problemit është që kompjuterët, telefonat dhe pajisje të tjera elektrike po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe përbëhen nga përbërës gjithmonë e më vegjël.

    Dështimi në riciklim është duke ulur gjithnjë e më shumë sasinë e mineraleve të rralla të tokës, të nevojshme për të prodhuar pajisje elektrike të gjeneratës së ardhshme. / Exit – Artikulli është marrë nga gazeta britanike “The Guardian”



    Koha Jone

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: Kryeministri Rama: Të importojmë e riciklojmë plehrat e botës në Shqipëri!

    Kta jane diletante fare, mafje karagjozesh.
    Plerave te e italise nuk i dihet historia, duan ta "sofistikojne" e te dalin siper italjanve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 30-09-2016 më 19:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •