Ajo qė mendon e mbi tė gjitha standardet qė ndjek Bashkimi Evropian nė lidhje me mbetjet, kanė qenė nė qendėr tė tė dy palėve kėto ditė: kryeministrit Edi Rama qė mbron importin e mbetjeve dhe atyre qė e kundėrshtojnė atė.
Historia Ime ka mundur tė lexojė transkriptet dhe rekomandimet e njė konference me temė Seleksionimi i mbetjeve nė kontekstin e njė ekonomie qarkulluese nė Evropė tė mbajtur mė 29 janar 2016 nga Komisioni Evropian (Municipal Waste Europe dhe EUROCITIES).
Menjėherė tė bie nė sy njė element i rėndėsishėm i kėsaj pakete qė ėshtė nevoja qė vetė Bashkimi Evropian ia njeh vetes pėr rishikimin e ligjeve tė BE-sė pėr mbetjet duke e vėnė theksin tek riciklimi dhe ripėrdorimi i mbetjeve urbane. Pėr tė arritur kėtė, Komisioni Evropian ka sugjeruar si domosdoshmėri ndryshimin e mėnyrės sė mbledhjes sė mbeturinave nga familjet nė vendet e Bashkimit Evropian.
Debati kryesor gjatė Konferencės ishte si tė lehtėsohet zbatimi i praktikės sė seleksionimit tė mbetjeve. Ndryshe nga si e ka paraqitur qeveria shqiptare, diferencimi i mbetjeve nuk e bėn riciklimin domosdoshmėrish njė proces mė tė kushtueshėm, thuhet nė paketėn e sugjeruar nga Komisioni Evropian. Sipas BE, ėshtė mė e kushtueshme nė rast se mbetjet nuk seleksionohen qė nė burim (madje qė nė kuzhinat e familjeve), njė fakt ky qė rrėzon argumentin e qeverisė shqiptare sipas sė cilės ky proces ėshtė i shtrenjtė.
KE ka shpjeguar gjithashtu se diferencimi nuk ėshtė as i papranueshėm nga publiku. Nėse jepen stimujt e duhur financiar, ndėrgjegjėsues etj, shembujt pozitivė tė qyteteve kanė treguar se qytetarėt e kanė pranuar sistemin dhe kanė bashkėpunuar. Nuk ėshtė i vėrtetė as fakti se kjo praktikė mund tė funksionojė vetėm nė qytete tė vogla apo tė mesme. Praktika e kryeqyteteve evropiane ka treguar tė kundėrtėn, sipas dokumentit me rekomandime nga kjo konferencė qė Historia Ime e zbardhi tė plotė nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian.
Gjatė konferencės, ekspertė tė ndryshėm kanė theksuar se riciklimi duhet tė jetė me patjetėr njė proces ku qytetari tė luajė rol kyē. Qytetet e vogla dhe tė mesme shpesh kanė rezultate mė tė mira se kryeqytetet pėr shkak tė afėrsisė dhe impaktit qė kanė tek qytetarėt. Pra riciklimi dhe procesi i seleksionimit ėshtė shumė mė i suksesshėm nė nivel lokal pasi ka pėrfshirje mė tė madhe.
Ajo qė sugjeron Komisioni Evropian ėshtė nė kundėrshtim me atė qė po propozon qeveria shqiptare. Sugjerohet ti jepet prioritet procesit tė riciklimit nė nivel lokal dhe forcimit tė marrėdhėnies bashki qytetar dhe jo ndėrmarrja e politikave pėr importimin e mbetjeve jashtė kufijve.
KE-ja sugjeron qė mbeturinat tė mos lėvizen, pra tė mos eksportohen apo importohen, por tė riciklohen aty ku janė, mundėsisht nė qytetet apo qytezat ku prodhohen. Ndėrsa ajo qė na sugjeron qeveria shqiptare ėshtė importi i plehrave tė huaja, qė sipas saj do ti hapte rrugė fuqizimit tė industrisė ricikluese.
Paketa e propozuar nga Komisioni Evropian pėrfshin tre kėrkesa tė cilat vendi ynė i sheh ende nga larg (pėr tė mos thėnė se po ecen nė drejtim tė kundėrt):
Grumbullim i diferencuar (seleksionim) i mbetjeve urbane
Pakėsim sa mė i madh i landfilleve deri nė mbyllje tė tyre pėr mbetjet e seleksionuara
Kthimi i kulturės sė riciklimit dhe ripėrdorimit nė njė objektiv kryesor
Shteti me performancėn mė tė lartė tė riciklimit dhe ripėrdorimit tė mbetjeve ėshtė Gjermania me 64% dhe me performancė mė tė ulėt Rumania me vetėm 3% ndėrkohė qė pjesa tjetėr shkon nėpėr landfille. Ndėrkohė kryeqytetet me performancė mė tė mirė janė cilėsuar Ljubjana nė Slloveni dhe Talin nė Estoni. Shembulli i kėtyre dy qyteteve rrėzon edhe mitin paragjykues se Evropa e veriut ėshtė e suksesshme nė kėtė proces nė krahasim me jugun apo vendet qė dikur i pėrkisnin ish bllokut komunist.
Nė Shqipėri ende nuk kemi ndėrgjegjėsim pėr praktikėn e koshave tė ndarė (plastikė, metal, letėr, qelq), e aq mė pak zbatim tė teknikave pėr shtimin e mbetjeve tė ricikluara.
Pėr letrėn dhe metalin, teknikat mė frytdhėnėse nė Evropė janė ato tė grumbullimit derė mė derė e ndėrsa pėr produktet e qelqit mbledhja nė pikat e grumbullimit. Gjithashtu shumė qytete aplikojnė edhe formėn pay-as-you-throw, (paguhesh sapo i hedh mbeturinat) duke i shpėrblyer financiarisht qytetarėt qė diferencojnė mbetjet e tyre. Sipas propozimit tė KE-sė, komunikimi i mirė me qytetarėt ėshtė gjithmonė ēelėsi pėr njė proces tė suksesshėm.
Vendet qė duan tė kontribuojnė nė zhvillimin e ekonomisė qarkulluese dhe riciklimit, duhet patjetėr tė adopotojnė sistemin e diferencimit tė mbetjeve.
Lexoni tė plotė kėtė dokument tė Bashkimit Europian qė nxjerr zbuluar qeverinė shqiptare nė lidhje me argumentet qė ka pėrdorur kėto kohė pėr ligjin e mbetjeve.
/historia ime/
Krijoni Kontakt