Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pse Rama mburret hapur që ka në xhep ambasadorin Lu dhe Ilir Metën - Nga Poli Hoxha

    Nuk dihet pse edhe pozita, edhe analistët që me shkrimet e tyre e kritikojnë apo bëjnë sikur, kanë “harruar” që Edi Rama karrierën e tij politike e ka të ndarë në dy epoka. Në të dyja ai ka qenë në pushtet plot 13 vjet, si ministër Kulture (1998-2000) dhe veçanërish (2000-2011) si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, Tiranës. Praktikisht Edi Rama ka qëndruar në opozitë shumë më pak se politikanë të tillë që e kanë nisur karrierën që në vitin 1990, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    Por po ndodh një fenomen, një tip hipnoze kolektive që e projekton Edi Ramën vetëm në epokën e tij të dytë, atë të kryeministrit këto tre vitet e fundit. E vërteta është, se ai nuk është “një dhëndurë i ri“ i pushtetit dhe kulisave të tij, por një ujk i vjetër. Duket se këtë fakt e ka harruar lidershipi i opozitës dhe veçanërisht ortaku i tij “nga halli”, Ilir Meta.

    Partia Demokratike ka iniciuar tre komisione hetimore parlamentare për Edi Ramë si kryetar Bashkie, por ai që mbahet mend nga publiku është ai “Olldashi” në vitin 2003, i cli mblodhi “një kamion” me fakte për abuzimet në Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë e Tiranës, kur drejtoheshin prej kryeministrit të sotëm. Tashmë dihet sesi dosjet e “kamionin Rama” të mbledhura nga deputetët e Partisë Demokratike, prokuroia i rrasi në bodrumet e saj dhe ndoshta tani pas kaq vitesh, kanë përfunduar në brumatriçet e ndonjë fabrike që riciklon letër.

    Ai akuzohej në atë kohë, veçanërisht për një skemë të pastër korrupsioni me lejet e ndërtimit. Vite më pas, kur kryeministri i sotëm tentoi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që firmosi me Berishën, të eliminonte nga skena politike partitë e vogla me shënjestër të paracaktuar LSI-në, Ilir Meta gjatë një shpërthimi të pazakontë përpara kamerave, lëshoi akuzën e rëndë për mënyrën sesi i qaset pushtetit ortakui i tij i sotëm; “një pallat, një votë”.

    Asnjëherë nuk u hetua për akuzat në medie por edhe nga biznesmenë me emër dhe mbiemër, se Rama si kryetar i kantierit gjigant të ndërtimit siç ishte kryeqyteti në kohët e tij, për çdo leje kërkonte 20% të objektit ose vlerës së tij. Duket se sot të gjitha këto janë harruar nga të gjithë pa përjashtim, por shprehja e famshme e vetë Ramës që, “nuk ka bir nëne dhe bir kurve të gjejë gjë në xhepat e mi”, pas kaq vitesh na shtyn të pyesim;

    Po sot si kryeministër, çfarë mund të ketë në xhepat e Edi Ramës? Paratë e taksapaguesve shqiptarë për të cilat akuzohet se po i grumbullon çdo ditë, të pjesës që i japin kultivuesit dhe trafikantët e drogës sipas opozitës, apo çfarë?!

    Nëse atëherë kur ishte kryebashkiak, komisioni “Olldashi” nuk arriti dot ti kontrollonte xhepat për ti gjetur 20 përqindshin e biznesit të ndërtimit, sot e akuzojnë se paratë që ka grumbulluar atëherë dhe po grumbullon me shpejtësi sot, nuk ja mban më xhepi, prandaj i ka transferuar të gjitha nga ferri shqiptar në parajsë, pra në shtete offshore. Në qoftë se i marrim të mirëqena këto akuza, i bie që Edi Rama sot si kryeministër të jetë i qetë, sepse në xhepat e tij nuk ka gjë dhe kushdo “bir nëne apo kurve”, do të ngelet i zhgënjyer nëse fut duart për të bërë kontrollin që nuk e bën prokurorët e Theodhori Sollakut.

    Por xhepat e kryeministri Rama, nuk mund të jenë kurrsesi bosh. Dhe kjo duket nga siguria, arroganca që shfaq, edhe kur e akuzojnë për gjëra shumë e shumë më të rënda, se gjoba permanente ndaj biznesit të ndërtimit, edhe kur duket se nuk i ka punët mirë me situatën ekonomike dhe atë të krimit të organizuar, as kur shumë fërkojnë duart se në mos sot nesër, Ilir Meta do ta rrëzojë nga froni.

    Diçka të fortë, më të vlefshme edhe se paratë ka në xhepat e kryeministrit, përndryshe nuk ka se si shpjegohet karshilliku që i bën opozitë, madje edhe votuesve të tij, sa herë që i jepet mundësia.

    Për të mësuar të vërtetën, ndoshta nuk është nevoja fare tani pas 10 vitesh të kërkojmë ndihmën e ndonjë biri nëne apo kurve qoftë, që të fusë duart në xhepat tashmë të zmadhuar e të sofistikuar të kryeministrit, sepse ai na i tregon vetë.

    Në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama, ka folur fare qartë. Sa herë që i kërkojnë llogari për situatën e rëndë kriminale me ferma kanabisi, për avionë, pista e punishte të përpunimit të drogës, ai ju përplas në fytyrë emrin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Dhe nuk është i vetëm rasti i deputetes Jozefina Topalli, kur i tundte në parlament foton e avionit të Ishmit. Kaq shumë u shtua presioni publik për heshtjen e “çuditshme” të tij, sa që u detyrua më në fund të flasë përpara studentëve të gazetarisë. Por çfarë tha? Ndryshe nga herët e tjera kur flet për temën e tij të preferuar të krim-pushtetit me fakte konkrete, lëshoi një konstatim “as mish as peshk”; Fajin për drogën e kanë të gjitha qeveritë.

    Në fakt shqetësimi dhe presioni publik ka qenë për atë që po ndodh sot dhe jo për “historikun” e drogës këto 25 vite në Shqipëri, prandaj edhe shqetësimi publik për këtë sjellje “të çuditshme” të ambasadorit të respektuar, vazhdon.

    Nuk bëjmë ndonjë herezi nëse themi se është krijuar perceptimi, se të paktën për disa çështje madhore, siç është edhe ajo e kultivimit masiv të kanabisit në të gjithë vendin, kryeministri “e ka në xhep” ambasadorin Lu. Ne e dimë shumë mirë që ai mund të jetë kudo, në zyrën, banesën e tij, te gazetarët, biznesmenët e huaj apo përpara laptopit duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe jo te xhepi i Edi Ramës, qoftë edhe te i madhi. Por kryeministri me deklaratat e tij, na cyt që ne të kuptojmë të kundërtën. Kjo besojmë se e do një përgjigje të prerë nga ambasadori, sepse ashtu si në SHBA edhe këtu në Shqipëri, heshtja nënkupton pohim dhe aprovim.

    Nga ana tjetër Edi Rama nuk ndalet që të na lërë të kuptojmë, opozitës në veçanti, se ai përveç xhepit të madh të xhaketës, edhe të voglin nuk e ka bosh. Në seancën e fundit për importimin e mbetjeve, kur i përgjigjej opozitës për këtë çështje apo edhe kanabisin, më shumë se të justifikohej, u kujdes tu tregonte plot triumfalizëm, se më në fund me Ilir Metën kishte arritur marrëveshjen për të qenë bashkë edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Ilir Meta nuk e mohoi këtë zhvillim dhe duket qartë që faza shantazh-kudërshantazh është mbyllur ashtu si këmbëngulte Rama. Prandaj edhe është bërë kohët e fundit kaq euforik dhe ka shtuar dozat e arrogancës.

    Nuk e dimë se çfarë kanë menduar ata që kanë shpresuar te Ilir Meta deri atë ditë, se ai ishte një nga mënyrat për të ndalur turavrapin drejt greminës ku po e çon vendin Rama, por një psherëtimë të tipit “ e futi edhe këtë në xhep”, logjikisht e kanë lëshuar.

    Me pak fjalë kryeministri po na thotë hapur se në xhepin e madh ka futur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse në atë të voglin “mbretbërësin” Ilir Meta.

    Ne nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim e të shohim, (nëse është krejtësisht e vërtetë kjo mburrje e kryeministrit), se sa gjatë do të qëndrojnë në xhepat e tij Lu dhe Meta, të cilët deri tani na janë paraqitur si burra të fortë.

    Kurse opozita të fsheh lotët nëse qan ashtu si i paralajmëroi kryeministri në parlament, të hedh sytë nga qytetarët, të përvesh mëngët, të heq komplekset ndaj diplomatëve në Tiranë…

    Për sa i përket Ilir Metës, opozita do të bënte mirë që të mos e llogariste më në përpjekjet e saj për të shpëtuar vendin, veten, njëkohësisht edhe Partinë Socialiste nga një individ i vizatuar qartë tashmë si autokrat dhe i dyshimtë në shërbesat e tij ndaj krimit ekonomik dhe atij të organizuar. Nuk është ndonjë mëkat që herë pas here, “politikisht” ta kthejë kokën edhe nga ai, por vetëm atëherë kur të ketë dalë përfundimisht nga xhepi i vogël, ku Rama thotë se më në fund ka futur Ilir Metën./SYRI.net/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pse Rama mburret hapur që ka në xhep ambasadorin Lu dhe Ilir Metën - Nga Poli Hoxha

    Analize e sakte e portretit me shume drite-hije të pashpjegueshme te Rames! Per me teper qe rikthen ne memorien tone te shkuaren e tij te erret ne te gjitha postet drejtuese qe i jane "dhuruar"...

    Personalisht nuk kam patur kurre iluzione se nje figure e tille mund te ndryshonte rrjedhen negative qe ka ndjekur vendi yne gjithe keto vite. Perkundrazi kam qene i bindur se Rama ka mangesi ne formim dhe tundim te jashtezakonshem per te bashkepunuar me mafian me shume se te gjithe paraardhesit e tij. Menyra sesi e betonizoi deri ne ballcamosje kryeqytetin duke e lene ate pa asnje trashegimi, deshmojne qartazi keto qe po them. Prandaj nje figure enigmatike dhe aspak shpres-ngjallese si Rama, nuk duhet te ishte bere kurre kryeministri i vendit. Kete mendim kam patur ne 2005-en, kur mori kreun e PS-se, te njejtin mendim kam edhe sot!

    Ne gjithe karrieren e tij te gjate 18 vjeçare, ky klloun cirku do mbahet mend vetem per mbjelljen me bare buze Lanes. Gjithçka tjeter, ka qene nje deshtim, zhgenjim, mosmbajtje premtimi, tallje, genjeshtra, arrogance, prepotence, llomotitje, skandale, korrupsion etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 24-09-2016 më 20:21
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Pse Rama mburret hapur që ka në xhep ambasadorin Lu dhe Ilir Metën - Nga Poli Hoxha

    Nga nje piknisje ne ate vend duhet filluar por po nuk ndryshoi mentaliteti dhe kultura e njeriut cdo pike o cep nga te fillohet eshte e kote. Do mbetemi gjithmone me shpresen e budallait se kryeministri o gjykatesi i neserm do jete me i mire se ai i djeshmi . Dhe kjo shprese e budallait kthehet ne zgjenjim sa qe rivlesohet edhe me i keqi i se shkuares per te mos thene qe e vetmja merite e ketyre 25 vitete eshte rivlersimi i Enverit,po i harroen krimet dhe po i rivlesohet qeverisja.Paradoks qe sjell zhgenjimi, te rivlesosh mjerimin e jo lirine e djeshme. Merita e vetme e Rames eshte rivleftesimi i figures se Saliut ndersa merita e shokut Sali e di vetem dhe ja di per nder Partia.
    Ta fillosh nga Saliu dhe Rama eshte e kote sepse nuk mundet te ndryshosh dot popullin o njeriun e thjeshte,mbase duhet filluar nga e kunderta...Gjithmone ne qofte se duhet apo do populli se duhet filluar.

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Pse Rama mburret hapur që ka në xhep ambasadorin Lu dhe Ilir Metën - Nga Poli Hoxha

    Rama esht si ai femija qe luan videogame me gjetona.

    Gjetoni per te blere/vjedhur votat ishte ndarja e pushtetit me felliqsirat anemabane vendit.

    Qe te rrije ne pushtet, nuk i mjaftojne felliqsirat e brendshme, por duhet sesben edhe mbeshtetja e nderkombtarve.

    Nderkombtaret, nuk te japin gje falas... , nje gjeton e bleu me tufen e muhaxheidineve, nje gjeton tjeter me plehrat...

    Kshu pra, Rama ka ne xhep gjetonin e radhes... sa ta mbaroje, nese nuk ka me me se te blej gjetonin e radhes, nderkombtaret i fusin nje shqelm b.s
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •